Sunday, June 29, 2008

NUK DI KE TE BESOJ?...

NUK DI KE TE BESOJ?...

Nga Mark Gjonaj

Nuk di ke te besoj per te njejtin problem, ate qe shikoj ne ekranin numer nje te televizionit te Michiganit; apo ate qe shkruhet ne gazeten Iliria.

Para ca ditve dy here radhazi, nen drejtimin e televizionit te Detroitit u shfaqen kater kleriket e shqiptarve te diaspores te intervistuar nga gazetari dhe drejtuesi TV1 zoti Gani Vila. Cfare u tha ne kete bisede? - Pa as me te voglen shtese ose mungese, u folen fjale te pergjithshme. Duhet te kemi unitet ne mes feve, duhet te japim ne shembullin si drejtues, duhet te na shohin ne te bashkuar qe te reflektoje te besimtaret, duhet te kordinojme punet ne mes te institucioneve dhe te duhura te tjera si nje variant i zgjuar i burokracise teologjike fetare per te mbuluar te verteten e luftes se ftohte dhe te thashethemnajeve qe jo pak jane shkruar dhe perhap ne shtypin e diaspores, ne television, ne revista dhe ne gjithe mediat me fryme shqiptare.

Per fat te mire ne kombin tone nuk kemi grupime etnike agresive te tipit sunihe dhe shite qe te ishin ne lufte me njeri tjetrin per vend te pare fetare. Ne se pati ndonje teprim ne emrimin e kuadrove veri- jug, gjate regjimit te kaluar, ka reth gjashtembedhjet vjet qe ka ardhur duke u rregulluar dhe cdo gje do te vin duke zene vendin e vet. Ne se kemi unitet brenda kombit, ne radhe te pare i dedikohet vete vellezerve shqiptare, historikisht jo fetar. Ndersa persa i perket varseve fetare te tyre ne qafe, sejcili vendose dhe ruan ate qe i shkon per gusto. Ato qe e thellojne hendekun ne mes bashkombesave tane jane vete fete; me teurite dhe praktikat fetare, ritualet dhe ceremonite e ndryshme qe nen drejtimin e klerikeve perkates, duke perdorur krahmarrjen, shpinmarjen, i tejkalojne here njera here tjetra shkallet e intolerances dhe te mirkuptimit. Rralle dhe aspak kemi degjuar qe ofendohen ne mes tyre vellezerit shqiptare me fe te ndryshme. Per kete te gjitha qeverite dhe sistemet qe kemi kaluar, duhet tu jene mirnjohes vellezerve shqiptare me fe te ndryshme. Mikrobin e se keqes, ndarjes dhe venies per diskutim se cila fe duhet te jete e pare; se cila duhet te asimilohet dhe te kaloje te e para sipas tyre eshte feja e Krishtere me ndarjet e saje (protestane, orthodokse, katolike etj.)

Specialistet me te mire qe perhapin thashetheme nderfetare jane ato persona qe rrine nen keshilla te institucioneve te tilla, me afer klerikut, rojtarve te kulteve qe nga nje here marrin formen e fondamentalizmit te fshehte. Keta persona kure gjejne ambjent te ngrohte, perkrahje, qofte me njerze injorant, qofte edhe me elita intelektualesh; qe shperthejne duke u revoltuar e qare hallin se perse te mos kemi nje fe dhe feja te ishte ajo e Krishtere. Ndersa vellezerit tane te fese se Muhametit jan me te qete, me te ekuilibruar; ata mendojne se cdo gje mund te ndodhe, por sot per sot eshte feja e te parve te tyre qe u kane lene dhe do ta respektojne.

Frymzues, sponsorizues dhe perhapes te ideve te gabuara per ndarje apo krahasime ne mes feve jane sponsoret, artikujshkruesit me pikpamje te paqarta, te semuara dhe nga njehere ngatrestare dhe anti kombetare. Keta persona veprojne ne prapaskene dhe nuk dalin hapur te tregojne se cilet jane ato klerike qe i sponsorizojne keto shkrime; te dalin hapur se te jeshe klerik nuk do te thote se je patriot e atdhetare. Jo te gjithe jane te shquar gjate historise se njerzimit dhe do te mbeten ne histori. Vete kleriket nga leksionet qe kane marre nga shkollat e mbaruara jashte shtetit, jane te infektuar me mikrobin e ndarjes dhe prej ketyre percillet shekuj mbas shekujsh dhe gjenerata mbetet e ndare. Ketu qendron dhe mikrobi i se keqes.

Krahas ketyre qendrojne edhe deklarimet e klerikeve ne shtyp, radio dhe television. Kleriku i grumbullimit te shqiptarve te Malsise, ne shtepine e Shen Palit, ka bere gabim kur krahasoi mizorite e Perandorise Turke me fene myslimane; a thue se Perandoria Romake ka bere me pak. Asgje te mos kishte bere, vetem qe ka vrare njeriun numer Nje te historise biblike dhe djegur e ekzekutuar figuara te shquara te shkences dhe filosofise, eshte e bollshme per ta skualifikuar. Pra ky klerik e ka konceptin e gabuar ne koke dhe eshte i revoltuar se ashtu sic ishte perandoria, ashtu eshte edhe feja e saje sot, ngado qe ajo pushtoi. Me kete koncept do te punoje dhe me bashkpuntoret e tij dhe ne mbasmedje dalin duke u perqafuar me fete e tjera. Ose duke akuzuar te tjeret se hapin fjale per ndarje pikerisht ato persona qe nuk besojne ne perendi.

Kleriku eshte i molepsur edhe me idene e gabuar se ka njerze qe nuk besojne dhe se keta fusin percarje. Atyre nuk u punon fare llogjika e ftohte filozofike e sociollogjike se nuk ka asnje qenje njerzore pa besim. Ai qe nuk ka besim nuk ka ndergjegje shoqerore, nuk eshte njeri. Pra besimtare ose mosbesimtare ata kuptojne besimin ose mosbesimin tek Zoti. Keta harrojne se njeriu nuk mund te jetoje pa elementet e besimit dhe te shpreses. Por nje pjese e madhe e botes nuk e kane besimin tek zoti, por tek shkenca, teknika, tek filozofia, historia, superfuqia, tek perparimi, drejtesia. Dhe se nuk e kane tek Zoti, asgje nuk ka ndodhur dhe nuk do te ndodhe ne te ardhmen.

Besimi me absolute duhet te jete te rruga e gjate nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do te shkojme per gjetjen e celsit te sekretit te origjines se materies fillestare. Njeriu, po te mendonte veshtirsite, nuk do ti futej fare kesaje rruge, biles do te kalonte ne fatalizem qe fatkeqsisht rane shume njerze te medhenje; por duke pase besim se kemi hece nga e panjohura ne te njohuren, nga e thjeshta ne te nderlikuren, ai ka arrite kete shkalle zhvillimi qe kemi sot. Pra, kleriket e intervistuar nga televizioni, ose me mire te themi te thirrur ne raporte, nuk thane asgje tjeter perpara komunitetit, vetem fjale te pergjithshme. Aq me teper, nuk u tha as nje fjale per identitetin Shqiptar. Nuk ma merre mendja te jene shkruar me qindra letra falenderimi per cfare u shfaq ne television; sepse me temen qe keni rrokur dhe botuar ne gazeten "Iliria", supozohet qe tavolina te ishte e rrumbullaket dhe me perfaqesues te tjere qe u perkasim feve te ndryshme dhe intelektuale te diaspores. Per mua ne kete takim ishte me rendesishme qe te kishte perfaqesues edhe nga feja e dyte me e madhe, ajo orthodokse. Nuk eshte e qarte akoma, jane ata qe nuk duan te bashkpunojne me tre fete e tjera; apo ka ndonje problem me te thelle qe te kohes se priftit grek Mark Lipe qe Noli i madh luftoi kaq shume ne fillim te shekullit te kaluar per konceptet shoviniste dhe aneksioniste te fese greke, kunder fese orthodokse shqiptare. Kritiken, prifti i shen Palit ne intervistat e kaluara e ka bere direkt ne objektiv, se perfaqesuesin e kishes orthodokse shqiptare, ne nuk e njohim fare dhe as nuk mbajme lidhje me te.

Cfare na shkruan gazeta "Iliria", nepermjet gazetarit dhe spikeri te televizionit zotit R. Floqi? Une mendoj dhe gjykoj nga kryeartikulli i shkrimit, "Nje leksion mbi identitetin e shqiptarve nga kleriket e Michiganit"; e dates 30 Qershor – 3 Korrik 2006, me numer 1559; se gazetari nuk ka informacion te plote per cfare na kishin thene kleriket. Gjykoj keshtu se gazetari ka aftesi te pasqyroje me shkrim per cfare kerkohet edhe kure ka pak material, ose eshte i zbete; por do ti vendose shkrimit nje kryeartikull tjeter mbi bazen e burimit fillestare dhe qe i pergjigjet tematikes se intervistimit.

Ndonse gazetari ne fjale, e ka thene shume mire ne shkrimin e tij se identiteti i shqiptarve eshte shqiptaria; kjo nuk mbizotroi ne bisedat e klerikve ne takim dhe as nuk shihen ne shkrimet e tyre. Eshte e drejte se, "Pa qene shqiptare i mire nuk behesh besimtare i mire dhe se te gjithe duhet te vlersojme dhe te respektojme vlerat fetare te cdo besimi …" Po si shprehen disa ithtare te fese per kete raport? - Le te shikojme si pergjigjet nje besimtare i fese orthodokse, kur ai pyetet se si bashkjeton feja me kombin; e pasqyruar ne librin e madh te z. Vehbi Bajrami te "Shqiptaret e Amerikes".

Ai thekson: "Une nuk jam shqiptare i mire ne se nuk jame kristian i mire. Per mua e para eshte feja e pastaj kombi. Kur une kuptoj se c'me predikon Jezusi, mund te behem shqiptare i mire. Ne se them qe identiteti nacional vjen para fese, cfare mund te ndikoje qe te behem shqiptare i mire?... Feja te meson se si te behesh shqiptare i mire… Radhitja komb e fe per mua s'eshte logjike". Nuk ka me haptas dhe me qarte se eshte shprehur perfaqesuesi i fese ortodokse. Haptas u thote shqiptarve se nuk ka asnje tjeter element edukimi pervec bibles e cila sipas tij e ka krijuar ndergjegjen e njeriut dhe vecse bibla eshte elementi i vetem i superstruktures se edukimit te shoqerise njerzore, per rjedhoje edhe te shqiptarve; prandaj mbajeni fort per bishti dhe mos e hiqni nga dora se nuk ka tjeter ndikim ne kete bote qe ne te behemi shqiptare te mire.

Ndoshta nuk eshte vendi te analizojme se perse nuk kishin ardhur ne kete takim te rendesishem perfaqesuesit e kishes orthodokse te "Shen Thomajt"; por per tju pergjigjur priftit te shen Palit se simbas tij ka dizinformacion e zera keqdashes qe perhapin per mungese harmonie ne mes liderve fetare; eshte vendi ti themi, se ky ishte nje nenvlehtesim qe i behet atij takimi nga kjo fe. Mund te mos vinte lideri kryesore, per arsye te justifikueshme, por nje tjeter mund te zinte kariken e tij. Ketu nuk eshte fjala qe ai te thote, te pranoje dhe te jete dakort me lideret e tjere. Por eshte fjala qe mungesa e prezences, shoqeron edhe mungesen e unitetit fetare e kombetare. Lideri katolik i kishes "Zoja Pajtore" flet me mosbesim kure thote se: Meqense eshte veshtire ngritja e nje qendre kulturore shqiptare, ajo c'ka ne mund te bejme si drejtues te komuniteteve fetare eshte bashkrendimi i veprimtarive tona kulturore, artistike, sportive, te mesimit te gjuhes shqipe etj. Edhe atij nuk i lejohet, por mas te keqes si i thone, qofshin keto ide vetem te gazetarit dhe jo te perfaqesuesit te shtepise se Zotit.

Po perse eshte e veshtire zoti klerik te ngrejme qendren e madhe kulturore kombetare qe te bashkoje tere shqiptaret e diaspores ne Detroit pa dallime fetare, partiake, ideje, krahine, besimtare dhe mosbesimtare etj?. A eshte e veshtire apo i shtojme ne veshtirsite per qellime te caktuara qe ne fakt ju shpreheni vete kur thoni: per bashkrendimin e veprimtarive kulturore artistike? Perse absolutizojme mangesite e krijimit te ketij objekti qe i sherben ceshtjes kombetare? Perse i minimizojme faktoret atikombetare qe veprojne ne prapavije kunder rruges se drejte te bashkimit te kombit dhe edukimit me traditat me te shkelqyera qe i kane qendruar shekujve dhe jane kthyer ne modelime te perjetshme kulturore? Ja pra mosbesimi ku e ka burimin, tek ju ne radhe te pare dhe jo tek ata qe nuk besojne ne perendi, ne pacavure qe kane zene myk nder tempuj dhe dale nga dale do te perhapet edhe ne mushkrite e bashkombesave tane pa e degjuar, deri ne metastaze.

Po intervistuesi, gazetari te tv'se si nuk u ndalu ne kete ide te klerikut qe sipas atij edhe nje shekull tjeter do te vazhdojme qe bashkombasit tane te edukohen, kulturohen ne qendra fetare sipas feve perkatese? Dhe ne gazete, television i thoni vetes se jemi dhe qendra kulturore shqiptare ne Detroit; dhe me qen se sot per sot nuk e kemi, ju zotrinje te televizionit jeni me afer te ketij slogani. Po a nuk mud te nderhynit dhe ta pyesni klerikun se cila eshte qendra kulturore reale dhe perse e perdorni edhe ju kete titull ne masmedia? Nga kush keni ndrojtje zoterinje te televizionit? Perse nuk u thuhet haptazi klerikeve mendimi i paster i intelektualve dhe i diasporiteve me te mire dhe atdhetare, se ka hikur koha kur ju mbanit dy kunguj nen sqetull, duke perfituar nga disa mangesi te organizimit te diaspores? Ne qofte se ju kemngulni ti mbani, me dashje sabotoni dhe nuk dergoni uje ne gjithe mullirin kombetare, duke ruajtur fitimet dhe beneficet qe keni nga ky organizim duke perfituar nga autoriteti fetare qe kane dy profetet. Ata ne asnje menyre nuk duhet te marrin atributet kryesore qe i sherbejne ceshtjes sone kombetare. Cdo gje duhet te shkoje e paster ne rjedhjen tone kombetare dhe jo te llustruara me ngjyra fetare (myslimane, orthodokse, katolike e te tjera), qe na jane krijuar ne vendin tone dhe qe te gjitha drejtohen nga qendrat fetare perkatese te botes per interesat e tyre dhe jo te kombit tone. Ceshtja jone kombetare e disiplinuar tashme dhe ne kornizen e saje ligjore me ligjet shoqerore e ka percaktuar qarte pozicionin e fese me shtetin dhe kure kultet fetare fusin hundet, ose nga nje here del me i madhe bishti se sqepari, sic na doli ne Permet, Gjirokaster, Shkoder, Prishtine e gjetke, shteti i thote ndale dhe sipas perkatesise e fajt dhe i ndeshkon.

Nuk ka perse nje prift here pase here te marre si shembull kryetarin e shtetit te Vatikanit (Papen), sepse ti ndoshta e respekton, ndersa ai tjetri ndoshta as nuk don te degjoje per bemat e tij, sepse eshte i nje feje tjeter. Feja me e madhe kristiane ne Amerike eshte ne opozite me cdo veprim te fese katolike; per shtesat ne bibel, per format e ceremonive dhe riteve fetare dhe krejt misterit qe i japin jetes se pertejshme, te amshueshme dhe te perjetshme. Ne fakt te gjitha fete e nje kahu, nuk bejn as nje kritike njera tjetres, dhe e ruajne me kujdes gjithe "bastionin" e mashtrimit, se per ndryshe, ai do te binte per nje - here. Vetem nje fakt per profetin e tyre te pa perlyer; kan bere disa filma qe besimtaret e tij jan te tronditur kur shohin Jezusin te gjakosur, te martuar, bile edhe me femije, dhe nuk i bashkojn te "vjelmet" e tyre ne nje shume qe te shfaqin nje film dhe vetem nje; i integruar simbas bibles. Po ku duan t'ja dine ata? Ata, dine vetem te marrin, jo te japin.

Nga gjithe kjo perpjekje per te bere dhe per te shkruar ne gazete; konkluzioni dilte i qarte, se emigrantet ishin te merzitur, qe sipas tyre nuk na kishin pare te tere kulteve te bashkuar, megjithse edhe kesaje radhe nuk na pane te bashkuar; del vetvetiu se perfundimisht edhe keshtu sic jemi te organizuar, jemi "mire", i sherben ceshtjes "kombetare" dhe se per kleriket pak rendesi ka. Ne radhe te pare duhet ta ngjyejme buken ne njomtesine e fese perkatese dhe pastaj ta shijoje sejcili. Sipas tyre, feja i sherben ceshtjes kombetare vetem duke e ruajtur e pershtatur format e saje te bisnesit. Cdo rruge e qendrim tjeter per ato eshte antife, antikombetare, antizot. Ajo po bene te gjitha perpjekjet per te sabotuar elementet me te mundeshme, te domosdoshme dhe bindese se pa u bashkuar nuk do te kemi unitet te qendrushem kombetare. Televizioni i shqiptarve te Detroitit, duhet ti zgjaroje keto dialogje me intelektual te mirefillte, dhe ti afroje rreth tavolines se tije sepse kane mendime shume interesante por pak media per tu shprehur. Kjo behet me programim, me te ftuar. Televizioni shqiptare i Detroitit te mos trembet, se nuk jane kishat dhe xhamite me rekllamat e tyre qe e mbajne ne kembe, por jane biznesmenet mendjendritur dhe te palodhur, pronare te ndryshem te degjuar dhe te heshtur, diasporite dhe familje te nderuara qe i japin mundesi te mbijetoje. Ju duhet ti futeni me thelle dhe serjozisht ceshtjes se antarsimit ne t.v, dhe do te behet e mundur qe ne regjistrat tuaja te futen shume emra shqiptaresh. Mendojeni ju rrugen e stimulimit te ndershem te emigrantit qe ai te gjendet vete prane jush. Lidhuni me grupin e studimit, dhe te regjistrimit te diaspores. Beni biseda dhe thirrje gjithe diaspores duke e paksuar pak ahengun dhe cifteline, me qellim qe ajo te bucase me vone.

Te pranoni gjithe ata shkrime dhe ide te pastra ne programet e iformacionit te televizionit tuaj, sepse do te jene nje arme me larghedhje te madhe, ku te gjithe kane deshire te qellojne me te, ne poligonin e madh te jetes se emigrantit, qe jo pak veshtersi kane pasur per ta ndertuar, ne dhe te huaj. Mos prisni asgje revolucionare nga qendrat konservatore fetare, te cilat tere bazen e ekzistences se tyre e mbeshtesin ne dy disiplinat qe tashme kombi yne i ka te perkthyera edhe ne gjuhen shqipe dhe i shikon me kujdes ne jeten praktike, saqe, asnjeher nuk ka rene ne rrjeten e zeze te grackes fetare. Ata, asnjehere nuk kane qene bujare me djersen e tyre, por me te komunitetit, duke shfrytezuar ndjenjat dhe paditurine e tyre. Ne kemi nje thenje nga anet tona se ai qe nuk te jep ne te falmen, nuk te jep as ne te pasmen. Cdo shpjegim tjeter dhe fetishizim i kesaje nga ana e tyre, eshte mashtrim. Ata japin dhe bejne mire vetem per interesat e tyre, per hierarkine e tyre, interesa rekrutimi, perulje, dhe xhvatje resursesh njerzore sa me shume njera tjetres. Ata, sa me shume te genjejne dhe te rekrutojne ne fete e tyre vellezerit e nje kombi; aq me mire e bejne "detyren"; aq me mire u sherbejne qendrave te tyre fetare dhe ky fenomen brenda nje kombi sic jemi ne, i sherben vetem percarjes dhe ngatrresave, dhe sot per sot paraqet rezikshmeri. Ju zoterinje te televizionit dhe miqe dhe shoke te mije deri tani; ne rastse qindra letra e mesazhe i keni te kesaje natyre, qe edhe une po ju dergoj nje; gjejani kohen dhe njiheni komunitetin dhe po ju them se e keni fituar davane. Ne rast se ju shkruani per ti bere qejfin vetes dhe klerikeve, se ne fakt nuk i keni, keni demtuar veten dhe ato.

Ju uroj pune dhe biznes te mbare si drejtues dhe bord te televizionit. I testoni dhe pajisni specialistet tuaj, jo vetem me laisencen profesionale, per cdo nensektor, por ne radhe te pare u kerkoni laisencen kombetare. Kjo eshte kushtetuta shpirterore qe e dallon kombetaren nga atikombetarja; kjo ua heq masken gjithe atyre pseudopatrioteve e pseudoatdhetarve qe per te mbushur xhepat e tyre nuk lene gure pa levizur dhe teuri pa perdorur nga arsenali teulogjiko fetare i tyre.

10/07/2006

No comments: