Monday, June 30, 2008

EDI RAMA , SIKURSE RAMIZ ALIA

EDI RAMA , SIKURSE RAMIZ ALIA

-OPINION-

NGA JAKUP.B. GJOÇA

Natyrisht,edhe pse nuk është 1 prilli, lajmin nga Burreli që është shkarkuar nga puna kryeinspektori i policisë, Frrok Prenga , për shkak se një qytetar ndërpreu fjalimin e rradhës të Edi Ramës, dhe pa marrë leje – as nga vetë fjaluesi Edi Rama dhe as nga ...policia -guxoi dhe tha “ Poshtë Edi Rama”, unë do ta merrja si një shaka.

Shaka qytetare , të kundërreagimeve dhe irritimeve popullore të monotonive të fjalimeve të Edi Ramës.

Vërtet, në këto2-3 vjet, Edi Rama a ka lënë shesh, a ka lënë fshat pa mbajtë fjalim?

Deri këtu, asgjë e veçantë. Në (këtë) demokraci që jetojmë, a nuk e ka të drejtën- pa marrë lejen e askujt- gjithësecili që të flasë atë që mendon ?Dhe në demokraci , nuk është fajësim penal, fjala e thënë , fjala e shprehur.Qoftë - e thënë dhe e shprehur- edhe pa lejen e ...policisë.....

Këtu fillon absurditeti i realitetit të pushimit të punës të kryeinspektorit të policisë Frrok Prengu dhe fajësimi penal i qytetarit Mikel Preçi.

Një kryeinspektor policie mund të dënohej vetëm në kohën e Ramis Alisë, po qe se ndokush- pa lejen?!...- do të ndërpriste fjalimet e Ramis Alisë e do të guxonte të fliste....

Vetëm në kohën e Ramis Alisë kushdo qytetar që do të guxonte dhe do të ndërpriste fjalimin e Ramis Alisë- në sheshe si këto të Edi Ramës sot- dhe të fliste , do të dënohej me burgim.

Pyes. Që të besoj nëse është e vërtetë .Të jetë shaka, nuk e besoj, se nuk është 1 prilli....

-A është pushuar nga puna kryeinspektori i policisë të Burrelit Frrok Prençi? Mos vallë Edi Rama kujtoi se është Frroku i Çupajve dhe urdhëroi pushimin nga puna?Frrok për Frrok! ( Rama nuk mund tja falë Frrok Çupit kritikat e hapura për abuzime ekonomike. E ka porosi nga Sali Berisha).

Ndryshe, është e pamundur që në 2008-n, të pushohet nga puna një kryeinspektor i policisë ngaqë një qytetar flet pa lejen e Edi Ramës.Flet pa lejen e Ramës aty në sheshin e qytetit. Çfarë u bënë qytetarët? Deputetët e PS-së, që askush nuk flet pa miratimin e Edi Ramës? ( Erion Braçja- që i nisi letër OKB-së pa lejen e Edi Ramës- do ta pësojë- shikojeni dhe dëgjojani këngën nga Edi Rama).

Qytetarët, çfarë janë? Të burgosurit e kujdo kryeinspektori policie, dhe kushdo që “gabon” dhe i prish fjalimet –pa marrë lejen- e Edi Ramës, do të dënohet penalisht?

Po Edi Rama, ku e mori lejen që flet që kudo që gjen ndonjë shesh, krekoset dhe mban fjalime?

Në kë emër ? Të kujt DIALOGU?

Fjalimet e Edi Ramës, janë të kopjuara nga fjalimet e Ramiz Alisë. Në Dialogun e Ramis Alisë me popullin, në prag të vdejkejs të Enver Hoxhës.

Fjalimet e MONOLOGUT.Këto janë fjalimet e Edi Ramës.

Dialog do të thotë debat. Dialog do të thotë që të dëgjosh edhe Mikel Preçin. Këdo Mikel Prençi.

Dhe po qe se thotë cilido Mikel Prençi “ Poshtë Edi Rama” përse duhet të dënohet?

Po sikur Mikel Prençi, të papagallonte “Rrroftë Edi Rama” a do të dënohej për prishje të qetësisë publike?

Derisa edhe një kushdo qoftë Mikel Prençi, thotë hapur, po në sheshin e mejdanit “ Poshtë Edi Rama”, kjo a e shqetëson Edi Ramën?

Jo se u “prish” qetësia publike . E fjalimit të tij ....

Edi Ramën duhet ta shqetësojë ajo që do të shprehë cilido Mikel Prençi. Kur thërret në sheshin e burrave “Poshtë Edi Rama”. Te vetevtja e tij, te politika e tij, te fjalimet e tij, te mburrjet e tij, te premtimet e tij, ka shumë gjera që akoma ka njerëz që nuk i besojnë.

A ka forcë argumentimi, a ka politikë bindëse Edi Rama që të bindë të pabindurit e fjalës, të premtimeve, të mburrjeve të tij?

Ky duhet të jetë shqetësimi i parë qytetar, moral dhe politik i Udhëheqësit.

Në Demokracinë e Fjalës dhe të Shprehjes, nuk ka prishje të qetësisë pubike, dhe as dënime .

Për prishje publike shqetësohen vetëm diktatorët e Fjalës, diktatorët e imponimit dhe të manipulimit të Mendimit.

Besoj se nuk harrohet ajo (që thanë sigurimi i shtetit) , edhe ajo përpjekje që dikush donte të vendoste bombë në sheshin ku Ramiz Alia do të fliste në Tropojë. (Mos tju shkojë mendja që “dikushi” ishte Sali Berisha...). Sa veta u burgosën vetem e vetëm pse mbi ata ra hija e ...dyshimit të prishjes të qetësisë të rendit publik.

Edhe Mikel Prençi u arrestua nga policia e Edi Ramës, për prishje të rendit publik...

Pas këtij arrestimi të Mikel Preçit, edhe Edi Rama foli në sheshin e Burrelit pa e ndërprerë më askush.... Cili është ai i marrë që të shkojë në burg me gojën e vet?

Nuk është shaka. Dhe as 1 prilli....

No comments: