(I Plotësuar) Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 8 majit ka hyrë sot në ditën e pestë dhe gara mbetet e hapur vetëm për Tiranën, ndërkohë që në të gjitha bashkitë e tjera është mbyllur numërimi. Në rang vendi "Alenanca për Qytetarin" ka 644 918 vota kundrejt "Aleancës për të Ardhmen" e cila ka marrë 595 415 vota, ndërsa partitë jo pjesë e koalicionit kanë marrë 70062 vota. Sipas KQZ janë shpallur të pavlefshme 6373 vota. Sa i përket bashkive PS ka marrë 37 bashki, ndërkohë që PD ka marrë 28 bashki.
Arvizu:Lidershipi politik, të japë shenjë, rreth procesit
Pas kontakteve të vazhdueshme dhe informinin deri në detaje përsa i takon situatës një njësinë nr.5 në KZAZ-në 49, me deputetë të opozitës dhe maxhorancës, ambasadori amerikan Arvizu lëshon apelin e radhës,” njërëzit janë shumë të lodhur, ndaj duhet ti jepni fund këtij procesi tejet të gjatë”.
“Është për të ardhur keq që është ndërprerë numërimi. Këtu jam përpjekur të bisedojë me deputetët Taulant Balla dhe Eglantina Gjermeni, për të mësuar perspektivën e tyre, sikundër kam biseduar dhe me deputetin Gerti Bogdani për të mesuar perspektivën e tij. Kam biseduar me ekipin e ambasadës amerikane dhe të ODIHR dhe më herët kam folur me z. Rama”.
Arvizu dha dhe opinjonin e tij ndaj dy palëve:
“Të dyja palët po luajnë lojën e tyre dhe kjo është pjesë e politikës dhe duhet të ketë një kufi sepse mjaftë është mjaftueshëm dhe duhet të mendojnë për ndjenjat dhe shpresat e atyre që kanë hedhur votat e tyre”.
Më tej, Arvizu theksoi se i gjithë ky proces i tejzgjatur ka sjellë mjaftë lodhje, duke parë në të njëjtën kohë dhe gjendjen shëndetësore të deputetëve, për kreun e PS-së Rama dhe deputetin opozitar Erion Braçe.
“Sot është e premte. Procesi ka filluar të djelën mbrëma dhe të gjithë janë të lodhur dhe mendoj se më të lodhurit janë numëruesit, vëzhguesit dhe shtypi. Kam folur me Bashën dhe Ramën dhe qartazi ata janë të lodhur”.
Ndërkaq,ambasadori amerikan shprehu haptazi, se pas përfundimit të numërimit të votave do të ketë një fitues dhe një humbës, por e rëndësishme mbetet që humbësi ta pranojë këtë gjë.
Por me një mesazh mjaftë të qartë, ambasadori deklaroi: “Lidershipi politik duhet të japë shenjën e tij, për të vijuar këtë proces”.
TIRANE, NGUSHTOHET DIFERENCA BASHA 708 VOTA ME SHUME SE RAMA
Ora 22:08- Në Kryeqytet Lulzim Basha, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” po kryeson garën për Bashkinë e Tiranës me 708 vota më shumë kundrejt rivalit të tij Edi Rama. Të dhënat e fundit zyrtare nga KQZ për numërimin e 475 kutive nga 485 që janë gjithsej, tregojnë se Basha ka 122 929 vota kundrejt Ramës me 122 221 vota. Tashmë numërimi ka përfunduar në 10 njësi të Tiranës ndërsa mbeten edhe 10 kuti për t'u numëruar tek njësia nr.5.
BOGDANI: KUTIA 55 E NJËSISË 5 NË FAVOR TË BASHËS
Ora 20:48- Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani në një prononcim për NEWS24 deklaroi se procesi i numërimit në njësinë nr. 5 po vazhdon dhe se kutia e fundit e numëruar, kutia 55 e kësaj njësie ka shkuar në favor të kandidatit të PD Lulzim Basha.
“Është një proces i gjatë por që sot ka avancuar. Rëndësi ka që cdo votë që qytetarët kanë hedhur duhet numëruar. Kishte entuziazëm sepse kutia e sapo mbyllur ishte në favor të zotit Basha me 48 vota më shumë. Ajo që është e sigurtë është se zoti Basha do vazhdojë të jetë në avantazh”, tha Bogdani.
TIRANE, NGUSHTOHET DIFERENCA BASHA 531 VOTA ME SHUME SE RAMA
Ora 20:10- Në Kryeqytet Lulzim Basha, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” po kryeson garën për Bashkinë e Tiranës me 531 vota më shumë kundrejt rivalit të tij Edi Rama. Të dhënat e fundit zyrtare nga KQZ për numërimin e 474 kutive nga 485 që janë gjithsej, tregojnë se Basha ka 123 166 vota kundrejt Ramës me 122 635 vota. Tashmë numërimi ka përfunduar në 10 njësi të Tiranës ndërsa mbeten edhe 12 kuti për t'u numëruar tek njësia nr.5.
ZGJEDHJET, BURGAJ: POLICIA KA ZBATUAR ME KORREKTËSI LIGJIN
Ora 19:05- Policia e Shtetit ka qenë gjatë gjithë kohës në zbatim të ligjit me korrektësi, deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Duke folur për rolin e Policisë gjatë procesit për zgjedhjet lokale të 8 majit, Burgaj tha se, “deri në këto momente Policia e Shtetit ka qenë gjatë gjithë kohës në zbatim të ligjit me korrektësinë më të madhe”.
“Nuk ka asnjë rast denoncimi për asnjë punonjës të Policisë së Shtetit që të ketë shkelur ligjin”, tha ai.
Sipas tij, angazhimi i Policisë së Shtetit në këtë proces është vlerësuar edhe nga Ambasadori i OSBE, Ëolfarth, që ka theksuar se, Policia e Shtetit ka bërë një punë të shkëlqyer duke siguruar procesin e numërimit, një shërbim shumë i i rëndësishëm për qytetarët dhe për vetë demokracinë.
Deklarata e kreut të Policisë së Shtetit, Burgaj u bë në media pas një aktiviteti të organizuar ne Drejtorine e Pergjithshme të Policisë me rastin e dekorimit në përfundim të misionit të Këshilltarit të Lartë për çështjet policore në Zyrën e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Klaas Los.
NJËSIA 5, NXIRREN JASHTË PERSONAT E PA AUTORIZUAR
Ora 18: 55 Sipas gazetarit të NEWS24 Arbër Hitaj KZAZ e njësisë numër 5ka marrëvendim që të nxjerrë jashtë ambinetit ku po numërohen votat personat e paautorizuar nga KQZ.
KQZ, PS: INSPEKTORI TË VERIFIKOJË SHKAKUN E FLETËVË TË VOTITMIT TË DËMTUARA NË KZAZ-të PËRKATËSE
Ora 18:40 Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e sotme ka diskuar në lidhje me problemet e hasura me disa fletë votimi në njësinë numër 5, ku disa fletë votimi sipas përfaqësuesit të PS, Genc Gjoncaj janë verejtur sa ka pasur disa gërvishtje të cilat mund të jenë edhë për shkak të prodhimit, ndërkohë që ka kërkuar që KQZ të dërgojë inspektorët që të shohin më nga afër problemin.
“Është vënë re një fenomen se fletë e votimit kanë pasur shënime. Nuk do dëshiroja që kjo gjë të merrte veprim të gabuar nga KZAZ përkatëse, ndërkohë që mund të dërgojmë inspektorët që të bëhen verifikimi i duhur. Sipas njoftimeve në brumin e letrës ishin shënime të letrës jo të votuesit. Nuk di as sasinë e fletëve. të dëmtua, në fletën e votimit kishte të gërvishtura të fletës”,- deklaroi Gjoncaj.
Ndëkohë që përfaqësuesi i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti nga ana e tij tha se nuk është problem që i përket KQZ pasi ajo i përket vetë KZAZ që e ka këtë problem .
“Që inspektorët të shkojën është normale. Por unë nuk mendoj që këto vlerësime të procesit dhe ato që kanë të bëjnë me vlefshmërin e fletëve të votimit nuk është në kopetencën tuaj port ë asaj KZAZ. nëse ka problem të kontestohen dhe pala që ka problem . Të vazhdojë puna pa i shqetësuar komisionerët”,- u shprej Kosovrasti
Nga ana e tij kreu I KQZ Arben Ristani u shpreh ase të dyja palët kanë të drejtë dhe se nuk është veprim i gabuar nëse inpektori shkon dhe vërteton një fakt të tillë, pastaj KQZ do marrë një vendim sa i përket problemit.
GARA PËR 12 KUTITË E NJËSISË NR.5
Ora 17:20- Njësia më problematike e këtyre zgjedhjeve ka qenë njësia numër. 5 dhe pikërisht KZAZ 49 ku ende nuk ka mbaruar numërimi i votave. Gara mes Ramës e Bashës mbahet e hapur pikërisht prej 12 kutive të panumëruara ende në këtë njësi. Deri në këto momente janë numëruar 53 kuti, prej të cilave rezulton se në avantazh është kandidati Rama me 16007 vota, ndërsa Basha ka 11920 vota.
TIRANE, NGUSHTOHET DIFERENCA BASHA 837 VOTA ME SHUME SE RAMA
Ora 16:50 Në Kryeqytet Lulzim Basha, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” po kryeson garën për Bashkinë e Tiranës me 626 vota më shumë kundrejt rivalit të tij Edi Rama. Të dhënat e fundit jo zyrtare nga KQZ për numërimin e 473 kutive nga 485 që janë gjithsej, tregojnë se Basha ka 122247 vota kundrejt Ramës me 122873 vota. Tashmë numërimi ka përfunduar në 10 njësi të Tiranës ndërsa mbeten edhe 12 kuti për t'u numëruar.
GJERMENI: TË LEXOHET VOTA E QYTETARËVE SAKTË
Ora 17:17 Në njësinë numër 5 po vijon ende procesi i numërimit të votave. Tashmë është numëruar edhe kutia 53 dhe po pritet që procesverbali ti dërgohet KQZ. Gazetarët e NEWS24 raportojnë një prezencë të madhe të forcave të policisë, përfaqësuesve nga të dyja palët dhe militantëve të shumtë të Partisë Socialiste. Ndërkohë nga ambientet jashtë kësaj njësie deputetja e PS, Eglantina Gjermeni deklaron se po vijon procesi i numërimt dhe se kjo forcë politike pret një diferencë me 5000 vota në këtë njësi, por ky rezultat nuk pritet deri në mbrëmjen e sotme.
Sipas Gjermenit e rëndësishme është që vëzhguesit dhe numëruesit të punojnë të qetë dhe të numërojnë cdo votë në mënyrë transparente.
“Tani po numërohen të gjitha tavolinat përvec njërës për një motiv. Rezultati është pozitiv në favor të kandidatit Rama. Kemi dhe 12 kuti, dhe besojmë se do arriijmë 5000 vota diferencë. E rëndësishme është që të lexohet vota e qytetarëve në mënyrë transparente. Nuke besoj se ne brenda njësisë marrim presione nga jashtë e rëmdësishe është që ne të jemi të qetë dhe të mos kemi presion. E rëndësishme është që të lexohet vota që qytetarët kanë votuar”,- deklaroi Gjermeni.
NJËSIA 5, KADILLI: RAMS I DUHET NJË ALIBI PËR TË JUSTIFIKUAR HUMBJEN
Ora 16: 35 Deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli në lidhje me situatën e krijuar në njësinë 5 , u shpreh për gazetaren e NEWS24 se liderit socialist i duhet një alibi për të justifikuar humbjen, dhe po kapet tek sistemi, që sipas tij është transparent pasi po vëzhgohet nga dhjetra sy dhe kamera.
“Parashikimet tona kanë qënë që të mbarojnë që dje procesi i numërimit, por është e nevojshem që të gjendet një balancë, që nuk po gjendet mirë në njësinë numër 5. Por kutitë janë aty ne na mbetet vetëm ta numërojnë, por ngarkesa është e madhe. Frika e Partisë Socialiste vjen pasi janë mosbesues pasi kanë humbur zgjedhjet e 2009. Unë jam deputet dhe puna ime nëkëtë njësi është vetëm që të mbikëqyr dhe të mos ndikojmë në asgjë pasi pasi janë dhjetra kamera dhe sy që na ndjekin. Ramës i duhet një alibi që të justifikojë humbjen dhe kapet tek sistemi”,- tha deputeti demokrat Fatbardh Kadilli.
PD: DO BËJMË GJITHCKA QË ZËRI I QYTETARËVE TË LEXOHET
Ora 16:20 Partia Demoktratike i ka bërë thirrje numëruesve, komisionerëve dhe vëzhguesve që po vijojnë punën në njësitë kryesore në kryeqytet që të vijonë numërimin e votave të qetë dhe që të mos marrin parasysh presionin që po bëhet ndaj tyre nga ana e opozitës.
“Partia Demokratike falenderon numëruesit, komisioneët dhe vëzhguesit. Duke patur parasysh presionin që po bëhet ndaj tyre i fton që të vijojnë punën. Edi Rama duhet të monitorojë jo të ofenduaje numëruesit dhe vëzhguesit. Kërcënimet dhe presionet janë tipare e atyre që nuk e ndihmojnë procesin. Të gjithë numëruesit, vëzhguesit e PD janë emëruar për të ushtruar detyrën e tyre në përputhje me ligjin në kontrast me ato të PS që janë në shkelje të ligjit",- deklaroi Mustafaraj.
Sipas zëdhënëses për shtyp të PD, procesi i numërimit në njësinë 5 po vijon normalisht dhe në tranparencë të plotë, ndërkohë që akuzoi opozitëm se po i bën thirrje që të rrethojnë njësitë ku po vijon numërimi i votave.
“Numërimi në njësinë 5 po vijon dhe brenda 5 orësh janë numëruar 6 kuti dhe tani po numërohen 2 kuti të reja. Cdo votë do të lexohet në monitorë nga vëzhgues vendas dhe të huaj dhe kjo tregon tranparencë. Të gjithë po presin rezultatin dhe ne nuk kemi ndërmend tju përgjigjemi më të njëjtën gjuhë sic po bën Edi Rama. Ne nuk do i bejmë thirrje qytetareve që të rrethojnë njësitë. Partia Demokratike do të bëjë gjithcka që zëri I qytetarëve të lexohetnë mënyrë të qarte dhe transparente",- deklaroi zëdhënësja e PD, Albana Mustafaraj.
TIRANE, NGUSHTOHET DIFERENCA BASHA 937 VOTA ME SHUME SE RAMA
Ora 15:21 Në Kryeqytet Lulzim Basha, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” po kryeson garën për Bashkinë e Tiranës me 937 vota më shumë kundrejt rivalit të tij Edi Rama. Të dhënat e fundit të KQZ për numërimin e 465 kutive nga 485 që janë gjithsej, tregojnë se Basha ka 120423 vota kundrejt Ramës me 119586 vota. Tashmë numërimi ka përfunduar në 10 njësi të Tiranës ndërsa mbeten edhe 12 kuti për t'u numëruar në njësinë nr 5.
PARTITE NE RANG VENDI
Ora 14. 28 Deri ne oren 14. 28 minuta PS ka marrë 401 927 ndërsa PD 309 442 vota. Pas tyre renditet LSI që në shkallë kombëtare ka marrë 108 246 vota, e ndjekur nga PR me 67 039 vota, e më pas PDIU me 59 499 vota. PDS me 48 998 vota e PDK me 43 402 vota, PBDNJ me 38 183
KOALICIONET NE TIRANE
Në Tiranë sipas KQZ koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” ka marrë 101 689 vota, Aleanca për Qytetarin, 100 054 vota dhe partitë e tjera 3699 vota
NJESIA 5 NIS NUMERIMI ME 2 KUTI
Ora 14. 45: Nis numerimi ne dy kuti te tjera, kutia 53 e 54.
KQZ EMERON NJE KRYETAR NE KZAZ 49
Ora 14. 45 KQZ u mblodh në orën 14. 30 minuta lidhur me miratimin e dy akteve për emërimin e një kryetari në KZAZ nr 49 dhe një numërues tjetër në një KZAZ tjetër.Në KQZ u ngrit shqetësimi për tabelat përmbledhëse për rezultatet e këshillat të minibashkive, të cilat janë me kokën e bashkisë së Tiranës , si dhe për përpunimin e rezulatit zgjedhor.
DEPUTETË “PUSHTOJNE” AMBIENTET E KZAZ PËR NJËSINË 5
Ora:14 20-Gazetari Artan Hoxha bën të ditur se shefi i policisë numër 2 i ka informuar se në ambientet e KZAZ ku po numërohen votat për njësinë bashkiake numër 2, ka prezencë të madhe deputetësh demokratë dhe socialistë të cilët po krijojnë probleme gjatë procesit të numërimit të votave.
Gazetari Hoxha bën të ditur se shefi I rajonit 2 të policisë i konfirmon rrëmujën më të madhe në këtë ambient duke shkaktuar dhe debate gjatë të cilave policia nuk mund të ndërhyjë për shkak të imunitetit të tyre.
“Në rast se do të ishte dhe kryeparlamentarja Topalli, këtu do të mund të zhvillohej një seancë parlamentare e vërtetë, ndërkohë që prezencën e deputetëve e ndalon Kodi Zgjedhor. Këtu duhet ndërhyrë me patjetër”, theksoi Hoxha për TVNews24.
Sipas Hoxhës duke se shtabet partiake të të dyja kampeve politkke, ajo demokrate dhe socialsite kanë rënë dakort vetë të ndjekin e monitorojnë procesin e numërimit të votave, ndërkohë që Kodi Zgjedhor e ndalon prezencën e tyre në të tilla ambiente.
NJËSIA 9, PAKUJDESI GJATË VOTIMIT, PËRFSHIHEN NË REZULTATE
Ora 14:25-Njësia numër 9 kanë mbetur pa numëruar dhe 2 kuti për këshillat bashkiakë. Por, ndërsa pritet që të përfundojë numërimi dhe për këto kuti, Ilirjan Hoxha, personi që merret me transferimin e të dhënave drejt serverit të KQZ bën të ditur se në KZAZ nr 53 në 6 qëndra votimi ka parregullsi të mëdha nga pakujdesia gjatë votimit, ku fletë votimi për kryetarët e Bashkisë janë hedhur drejt kutive për këshillat bashkiake e anasjelltas. Kjo pakujdesi sipas Hoxhës janë shënuar sit ë rregullta, problem që sipas tij tani duhet të zgjidhet nga KQZ.
“Tabelat e rezultateve kanë përfshirë në këtë shifër dhe fletë votimi që vijnë nga fletë të kutive të tjera. psh në ato për kandidatët janë futur fletë për këshillin bashkiak. Kjo gjë nuk sjell pasoja në vlerësim dhe rezultatet pasi cdo situatë është e dokumentuar, e evidentuar dhe e shënuar në procesverbale”, theksoi Ilirjan Hoxha.
BARE: FUNDI I NUMËRIMIT I QARTË BERISHA HUMBËS. JANE KERCENUAR KOMISIONERET TANE
Ora 14. 20 Deputeti socialist Besnik Bare e cilëson si të pazankonte mënyrën si po ecën procesi i numërimit. Ai beson se “kjo qendër padiskutueshmërisht do t’i japë fitoren Ramës. Fundi është i qartë.Berisha humbës , Do ti duhet ti pranojë humbjen Ramës”- deklaroi Bare në një prononcim për NEWS24.
AMBASADORJA BRITANIKE NE KZAZ 49
Ora 14. 12 Si vëzhguese në këtë KZAZ e instaluar ne shkollen Vasil Shanto erdhi dhe vetë ambasadorja britanike.
PD, ALBANA VOKSHI: PROCESI I NUMËRIMIT I QETË DHE PA TENSIONE
Ora 14:00-Deputetja demokrate Albana Vokshi bëri të ditur nga njësia numër 5 ku ndodhet si vëzhguese se procesi i numërimit në këtë qëndër numërimi po ecën normalisht.
Ajo tha se procesi ecën ngadalë për shkak të mënyrës sesi numërohet, pasi vota lexohet, skanohet dhe shikohet nga vëzhguesit.
“Mënyra sesi është organizuar ky proces, pasi cdo votë duhet të numërohet skanohet se duhet të shihet nga vëzhguesit, e rëndësishme është që të numërohet dhe vëzhgohet nga të gjitha kampet. Mua më pëlqen të prek cdo votë vetë. Përsëris se tensionime nuk kam parë dhe sot nuk ka patur”.
Bogdani: Rama ka frikë nga rezultat
Pas akuzave të PS-së se në njësinë numër 5 ka njerëz të inkriminuar që po numërojnë votat, ka reaguar edhe selia blu.
Deputeti i PD-së Gerti Bogdani nga selia e PD-së ka reaguar duke thënë se Edi Rama ka frikë nga rezultati i votave, prandaj dhe po prishe procesin e numërimit dhe po kërcënon numëruesit e votimeve në njësinë nr. 5.
Ora 12. 45 Në Kryeqytet Lulzim Basha, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” po kryeson garën për Bashkinë e Tiranës me 876 vota më shumë kundrejt rivalit të tij Edi Rama. Të dhënat e fundit të KQZ për numërimin e 464 kutive nga 485 që janë gjithsej, tregojnë se Basha ka 120162 vota kundrejt Ramës me 119286 vota.
Tashmë numërimi ka përfunduar në 10 njësi të Tiranës ndërsa mbeten edhe 14 kuti për t'u numëruar në njësinë nr 5.
NJËSIA 5, DHE 14 KUTI PËR NUMËRIM, RAMA NË AVANTAZH
Ora 12:00-Në KZAZ numër 49 po vijon numërimi i votave për njësinë bashkiake numër 5 të Tiranës. Krahasuar me ditët e tjera numërimi sot po vijon i qetë, pa tensione dhe mësohet se kanë përfunduar 2 kuti dhe kanë mbetur për numërim votat e 14 kutive të tjera.
Kështu nga 65 kuti gjithsej në këtë njësi janë përfunduar numërimi i 51 kutive nga ku rezulton kandidati I PS, Rama me 3 974 vota para.
Ndërkohë jashtë KZAZ të vendosur në shkollën “Vasil Shanto” ndodhet dhjetra simpatizantë të PS që po presin në ankth rezultatin.
Berisha: Shqiptarët mbështetën mazhorancën
Kryeministri Berisha ka falenderuar shqiptarët për besimin që treguan ndaj qeverisjes aktuale duke i dhënë votën politike në zgjedhjet e 8 majit.
Në mbledhjen e parë të qeverisë që nga zhvillimi i zgjedhjeve, kryeministri Berisha ka theksuar se shqiptarët në rang kombëtar mbështetën mazhorancën ndërsa ka shtuar se votëbesimi i qytetarëve do të konvertohet nga qeveria me më shumë projekte dhe mirëqënie për ta.
"Në votim ka pasur dhe një fletë politike, votim tërësisht politik pasi ka pasur siglat e pative. Qytetarët me votën politike i besuan kësaj mazhorance” theksoi Berisha duke shtuar se mazhoranca kryeson me 6 përqind në këtë votim politik.
“Falendoroj të gjithë shqiptarët për mbështetjen e madhe dhe i garantoj ata se qeveria do ta konvertojë besimin në projetke të mëdha, në refoma të thella, me ndërtimin e infrastrukturës rrugore moderne, në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe me rritje e pagave dhe pensioneve” theksoi Berisha.
Sipas tij votëbesimi politik për qeverinë përbën një garanci për një fitore të sukesshme për mazhorancën në vitin 2013.
Duke iu referuar votimit në kryeqytet, kryeministri Berisha theksoi se është në pritje të rezultatit përfundimtar duke shtuar se procesi I numërimit të votave po zhvillohet në mënyrë korrekte.
Nis numerimi në KZAZ 49, njesia 5
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth është paraqitur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në KZAZ-në 49, në njësinë 5 për të parë nga afër nisjen e procesit të numërimit.
Pas ndërprerjes së numërimit gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme , ambasadori Wollfarth është rikthyer sërish sot në njësinë 5 për të vëzhguar numërimin e 16 kutive të fundit të cilat do të përmbyllin edhe procesin e zgjedhjeve.
Basha dhe Rama presin sot 16 kutitë e fundit me vota
Shqipëria kaloi dje edhe një natë tjetër me numërimin e vetëm 40 kutive, duke e shtyrë për sot mbylljen e rezultateve të zgjedhjeve vendore. Shpejtësia e numërimit ka qenë tepër e ulët gjatë gjithë ditës dhe vetëm në mbrëmje vonë ky process mori një nxitje të konsiderueshme nga shtimi i vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, si dhe ambasadorët e OSBE dhe BE, Volfart dhe Sekui, vëzhguan nga afër numërimin e votave në disa qendra të ndryshme. Prania e diplomatëve bëri që grupet e numëruesve ta rrisnin mjaft shpejtësinë e punës; ata numëruan për 20 minuta një kuti me disa qindra vota, kur mesatarja e kësaj pune ka qenë mbi një orë, pa llogaritur ndërprerjet e shumta dhe pushimet e gjata që marrin këto grupe.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Arvizu, tha se qytetarët shqiptarë kanë votuar në mënyrë demokratike dhe e meritojnë që vota e tyre të numërohet saktë. Thjesht duhet që votat të numërohen më shpejt.
“Duhet menduar për njerëzit që hodhën votat e tyre në këto kuti dhe ato duhen numëruar, prandaj erdhëm që të mbështesin njerëzit që numërojnë votat, dhe të ndihmojmë në mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve. Kujtoni se ku ishim në muajin shkurt apo mars. Shumë njerëz nuk besonin atëherë se do të ishte e mundur që të mbaheshin zgjedhjet vendore në 8 maj. Askush nuk po thotë që çdo gjë ishte e përsosur, por nëpër të gjithë Shqipërinë kishte një entuziazëm shumë të madh” - tha ambasadori Arvizu.
Sipas tij, njerëzit votuan në një pjesëmarrje shumë të madhe - pjesëmarrja në zgjedhjet vendore iu afrua atyre për zgjedhjet parlamentare. - Kjo tregon se sa e fortë është dëshira e qytetarëve për të marrë pjesë në proceset demokratike.
“Këto zgjedhje nuk u bënë vetëm nga K.Q.Z dhe as ndërkombëtarët, por u mbajtën sepse populli mori pjesë dhe shprehu mendimin e vet me këto votime. Reforma e sistemit zgjedhor është e nevojshme për Shqipërinë, sipas rekomandimeve të ekspertëve të OSBE-së. Shqipëria është në një proces integrimi në BE dhe rishikimi i kodit zgjedhor duhet pas kësaj. Por tani duhet të kalojmë këtë hap të zgjedhjeve vendore dhe duhet të mbyllen rezultatet” - tha ambasadori amerikan në Shqipëri, Arvizu.
Kjo është hera e parë që zgjedhjet në Shqipëri dalin me rezultate kaq të ngushta. Aktualisht kandidati Lulzim Basha ka vetëm 638 vota më shumë se kandidati Edi Rama, ndërsa kanë mbetur edhe 16 kutitë e fundit. Matematikisht secilit kandidat i duhet që të marrë rreth 50 vota nga çdo kuti që të sigurojë fitoren për bashkinë e Tiranës. Pajisjet elektronike dhe kujdesi i numëruesve po bën të mundur saktësimin e diferencave shumë të vogla. Për këto dallime kaq të vogla në zgjedhjet e mëparshme, as që bëhej fjalë, sepse fituesit gjithmonë kanë siguruar një sasi të madhe votash. (ba/bw/voa)
No comments:
Post a Comment