Tuesday, May 10, 2011

KQZ: Basha vazhdon të kryesojë ndaj Ramës, po e shton epërsinë

Kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 61.265 vota kundrejt kandidatit kundershtar Edi Rama, i cili ka 60.938 vota. Në Tiranë ende numërimi vazhdon.

(I plotësuar) Të dhëna gjithmonë e më shumë optimiste po mbërrijnë për kampin e djathtë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lidhur me rezultatet e shënuara nga kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha.

Ora 17:41 Në Tiranë janë numëruar 229 kuti votimi nga 485 kuti votimi, nderkohe qe numerimi vazhdon vetem,ne 4 nga 11 KZAZ e Tiranes. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 57111 kundrejt Ramës qe ka 56940 vota.

Policia: Personat e paautorizuar, larg Qendrave të Numërimit të Votave

“Palët e përfshira në procesin zgjedhor, mbështetësit apo simpatizantët e subjekteve politike, duhet të mos bëhen burim apo pjesëmarrës incidentesh të mundshme”.

Ky është apeli që mbërrin nga Policia e Shtetit lidhur me problematikat e ndeshura gjatë ditës së sotme lidhur me tentativën e hyrjes së personave të paautorizuar në Qendrat e Numërimit të Votave.

“Aktualisht, nga ana e bluve të kryeqytetit po qëndrohet në këtë KZAZ për të ruajtur rendin dhe sigurinë në pritje të një vendimi të dytë të KQZ për t’u larguar”, citon deklarata në fjalë.

Duke raportuar konkretisht, rastin gjatë mesditës së sotme në KZAZ-në nr.54, në shkollën “Avni Rustemi”, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, për të nxjerrë jashtë personat e paautorizuar në Qendrat e Numërimit të Votave.

“Efektivat e komisariatit nr.3 në kryeqytet, pas marrjes së vendimit nga ana e KQZ-së për ndërhyrje, kanë bërë të mundur largimin nga ambienti ku numëroheshin votat, personat e paautorizuar që ndodheshin aty”, sqaron deklarata e policisë lidhur me një rast të tillë.

Duke përfunduar se nga ana e saj, do garantohet deri në fund ruajtja e rendit dhe sigurisë, kjo në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Policinë e Shtetit “Për detyrat e policisë së shtetit dhe forcave të ushtrisë në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore”.

* * * * * * *

Ora 17:15 Në Tiranë janë numëruar 226 kuti votimi nga 485 kuti votimi, nderkohe qe numerimi vazhdon vetem,ne 4 nga 11 KZAZ e Tiranes. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 56522 kundrejt Ramës qe ka 56200 vota.

Ora 16:25 Në Tiranë janë numëruar 214 kuti votimi nga 485 kuti votimi, nderkohe qe numerimi vazhdon vetem,ne 4 nga 11 KZAZ e Tiranes. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 53822 kundrejt Ramës qe ka 53353 vota.

* * * * * * *

Kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha vazhdon të kryesojë në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës, kundrejt rivalit Edi Rama.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së deri më tani janë numëruar 192 kuti në Tiranë nga 485 që janë gjithsej.

Në bazë të këtij numërimi, rezultati deri në orën 13 është 48.568 vota në favor të kandidatit Lulzim Basha, kundrejt 48.000 vota për kandidatin Edi Rama. Siç vihet re kandidati, Lulzim Basha është në avantazh me 568 vota.

* * * * * * *

Basha: Fitorja po merr trajtë, jam në pritje të lexohet edhe vota e fundit

Kandidati i “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha në një dalje para mediave pak minuta më parë se është në pritje të numërimit të votave.

Basha ka falënderuar të gjitha ata që po punojnë për këtë proces.

“Dua të falënderoj të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit për numërimin e drejtë të çdo vote dhe për të siguruar një proces numërimi të saktë”, u deklarua Basha.

“Kanë mbetur pa numëruar shumë vota, jam i bindur se vota e qytetarëve do të lexohet drejtë. Ndërsa duket se fitorja e shumëpritur po merr trajtë në gjithë qytetin, dua të t’ju them se do të pres deri sa të lexohet edhe vota e qytetarit të fundit” , theksoi Basha.

Deri tani në Tiranë janë numëruar 182 kuti nga 485 dhe në avantazh është zoti Lulzim Basha 46582 vota dhe Rama me 46270 vota. Pra zoti Basha është në avantazh me 312 vota.

* * * * * * *

Ristani: Masa për komisionerët që lënë në mes detyrën


Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka kërkuar KZAZ-ve të marrin masa nëse komisionerët braktisin procesin e numërimit të votave.

Në mbledhjen e sotme KQZ-ja me 6 vota pro shkarkimin e komisionerëve që lënë procesin e numërimit dhe zëvendësimin e tyre.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani theksoi se ky institucion është i gatshëm të ndërmarrë masat e ndëshkimit për komisionerët të cilët lënë në mes procesin e numërimit të votave dhe zvarrisin procesin.

Ndërkohë nënkryetarja Dëshira Subashi theksoi se duhet shënuar në dokumentacion çdo bllokim dhe largim që ndodh në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

“Që të mos ndodhë nesër të thoni se pse nuk ndodhet në dokumentacion një problem dhe shqetësim i tillë”, theksoi Subashi.

* * * * * * *

Zgjedhjet, PD-ja përmbysë rezultatin në Durrës

Partia Demokratike (PD) ka arritur të përmbysë rezultatin elektoral në Durrës. Tashmë, është kandidati i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, që udhëheq në garën ndaj kryetarit aktual (PS), Vangjush Dako.

Kështu kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Fredinand Xhaferraj ka marrë 8992 vota ndërsa rivali i tij Vangjush Dako ka marrë 8980 vota.

Ndërkohë, në Tiranë vazhdon të prijë kandidati i PD-së, Lulzim Basha i cili ka marrë 46110 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama i cili ka marrë 45 879 vota.

Ndërkohë PD udhëheq edhe në Shkodër, kurse PS-ja në Elbasan, Korçë, Vlorë, Fier dhe Lushnjë.

* * * * * * *

Vijon numërimi, kryeson Basha

Numërimi i votave në njësitë e ndryshme në Tiranë ka bërë që dy kandidatët për bashkinë më të madhe në vend të jenë vetëm pak vota larg nga njëri tjetri.

Nga 181 kuti të numëruara nga 485 që janë gjithsej kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha kryeson me 331 vota ndaj kandidatit të PS-së Edi Rama.

Kështu sipas rezultateve të deritanishme kandidati i djathtë Basha ka marrë 46110 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama i cili ka marrë 45879 vota.

Ndërsa në disa njësi bashkiake procesi i numërimit është pezulluar gjatë natës ndërkohë që pritet të nisë mëngjesin e sotëm.

* * * * * * *

Basha: Çdo orë konfirmohet fitorja në Tiranë

Dua të falenderoj të gjithë komisionerët e të gjithë partive politike për punën e palodhur dhe plot përkushtim në këtë fazë shumë të rëndësishme të procesit zgjedhor, fazën e numërimit të çdo vote të qytetarëve të Tiranës. Në veçanti, dua të falenderoj komisionerët e Partisë Demokratike, numëruesit e Partisë Demokratike, vëzhguesit e Partisë Demokratike dhe të “Aleancës për Qytetarin”, për durimin e treguar në pjesën e parë të ditës së sotme, gjatë numërimit të qendrave të votimit që tradicionalisht favorizojnë Partinë Socialiste. Por ndërsa numërimi vazhdon dhe rezultati është ngushtuar, është zhgënjyes bllokimi preferencial i numërimit nga pala tjetër, në qendrat e votimit që tradicionalisht favorizojnë Partinë Demokratike. Kanë mbetur për tu numëruar plot 180 mijë vota, këto vota duhet të numërohen me qetësi dhe transparencë. Zëri i këtyre qytetarëve duhet, dhe do të dëgjohet. Dua të përsëris vendosmërinë time për të respektuar procesin e numërimit të çdo vote të qytetarëve të Tiranës dhe rezultatin e dalë prej saj. Bazuar në të dhënat që po konsolidohen çdo orë, pas numërimit të çdo vote, kam besim në konfirmimin e fitores së shumëpritur në Tiranë.

* * * * * * *

Si të menaxhohet humbja e Ramës?

Simbolika e Njësia Nr.8

Bledi KASMI

Njësia 8 përfshin një nga zonat tradicionale të Tiranës me një popullsi kryesisht autoktone. Konsiderohet si një nga zonat bastion të PD, e cila në 20 vitet e fundit ka votuar vetëm për kandidatët e kësaj partie. Edhe në vitin e mbrapshtë ‘97 kur një pjesë e mirë e Tiranës ishte nën terror, kjo zonë i qëndroi besnike PD.

Eshtë një zonë, që më parë njihej si lagjja nr.3 dhe që në zgjedhjet e vitit 1991 një episod shumë i rëndësishëm e bënë që të njihej në të gjithë Shqipërinë. Kur diktatura ishte në fundin e saj, në këtë zonë vendosi të kandidojë diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia. Përballë tij, PD vuri një emër modest, intelektualin, Franko Krroqi. Megjithëse ato ishin zgjedhje të manipuluara nga Partia e Punës në shumicën e territorit të vendit, ajo që nuk mundi të manipulonte Alia ishte humbja e tij pikërisht në këtë zonë. Fitues u shpall Franko Krroqi.

Kjo zonë e përzuri në mënyrë demokratike dhe e nxori përfundimisht jashtë nga politika diktatorin. Që nga ajo ditë, PS nuk ka mundur që të fitojë në këtë zonë të Tiranës. Kjo Njësi është vendosur prej ditës së djeshme në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Në një rast të paprecedent në historinë e këtyre viteve të fundit, në këtë Njësi numëruesit e votave nuk kanë mundur të numërojnë në 36 orë, më shumë se pesë kuti. Në zgjedhjet e kaluara, rezultati i kësaj Njësie u shpal brenda 36 orëve, pra të 30 qendrat e votimit u numëruan brenda kësaj kohe, ndërsa premisat e këtij viti janë që procesi të jetë i tejzgjatur.

Arsyet duhen kërkuar pikërisht tek vota e qytetarëve të kësaj zone, e cila e bën Ramën të ndjehet keq dhe të rrisë pasiguritë e tij për rezulatin e zgjedhjeve. Ai po kërkon t’a bllokojë leximin e votës së qytetarëve të kësaj zone, gjë të cilën nuk guxoi t’a bënte as Ramiz Alia, megjithëse kishte në dispozicion të gjithë makinerinë vrasëse të diktaturës.

Kjo është një zonë që mund të bëjë diferencë të madhe në Tiranë. Në pesë kutitë e para, Basha rezulton fitues me 510 vota, me një mesatare prej 100 votash për secilën qendër votimi. Ky trend i këtyre votave, e ka trembur Ramën, pasi nëse numërohen edhe të 25 qendrat e tjera të votimit, atëherë diferenca mes Bashës dhe Ramës mund të jetë diku më e madhe se 3 mijë vota. Në një rezultat mjaft të ngushtë të bilancit, Basha-Rama në zonat e tjera, kjo diferencë e kësaj zone do të ishte mjaft e ndjeshme në rezultatin e përgjithshëm.

Në Njësinë Nr.5, e cila konsiderohet si një nga bastionet e së majtës, në të cilën PS herë të tjera ka fituar me një diferencë prej mbi 5 mijë votash, kësaj here Rama nuk ka mundur të jetë më shumë se 1200 vota avantazh në 15 qendra që konsiderohen si zemra e votuesve të majtë. Duke qenë se pjesa e dukshme e votës së majtë për Ramën është lexuar gjatë ditës së djeshme, Ramën e tremb ajo çfarë gjendet brenda në kutitë e votimit. Në to nuk janë pak, por plot 180 mijë vota.

Taktika e Ramës e demonstruar dje është të ndërmarrë veprime radikale, si edhe rrethimi i qendrave të votimit, për të destabilizuar sa të jetë e mundur procesin e numërimit me qëllim që të mos lexohet vota e qytetarëve të Tiranës.

Një tjetër taktikë e përdorur gjatë ditës së djeshme ishte dhe shpallja e kutive me votues nga zona të sigurta të PD, si të pavlefshme. Dhe kjo ka tentuar të ndodhë mbrëmë në disa zona të kryeqytetit. Prova më e qartë e kësaj tentative të Ramës është edhe bllokimi i numërimit në Njësinë Nr.8 me arsyetimin qesharak se, numëruesit e PS ishin të lodhur, ndërkohë që përfaqësuesi i tij në atë njësi thoshte se ishte i gatshëm për të vazhduar punën. Si mund të lodhen numëruesit kur në 48 orë kanë numëruar vetëm 5 kuti, ndërsa nuk u lodhën dy vite më parë kur në 36 orë i numëruan 30 kuti të asaj Njësie?!

Rama mundohet ta fshehë panikun nga rezultati i Tiranës duke dalë para mediave dhe buzëqeshur me fituesin e Memaliajt, ndërsa sapo del nga konferenca e shtypit, urdhëron njerëzit e tij të rrethojnë qendrat e numërimit të votave. Fituesi i Tiranës nuk do të dalë nga leximi i votave vetëm të qytetarëve që jetojnë tek ish-blloku, por edhe nga leximi i atyre 180 mijë qytetarëve të tjerë.

PD ka dëshmuar gjatë gjithë këtyre viteve, se nuk i trembet rezultatit të zgjedhjeve dhe se nuk e konsideron fundin e botës një humbje elektorale, sikurse bën Rama. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe zoti Basha, i cili mbrëmë përsëriti se do të njohë çdo rezultat që del nga numërimi i të gjitha votave të qytetarëve të Tiranës. Ai që po përpiqet të mos njohë humbjen në Tiranë është Rama. Në funksion të kësaj skeme ka nisur bllokimi i numërimit të votave në ato zona që konsiderohen si bastione të PD.

Si të menaxhohet humbja e Ramës?

Vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshi Drejtroin e OSBE/ODIHR si dhe europarlamentarët kanë pasur rastin dje të shohin një proces zgjedhor të standardeve ndërkombëtare. Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve pohoi se ka qenë një ndër fushatat më të qeta të 20 viteve të fundit, ku numri i incidenteve ishte i papërfillshëm dhe shifra ishte në nivelin e 0.1%.

Qytetarët dëshmuan një kulturë demokratike të admirueshme dhe po kështu komsionerët bipartzianë të qendrave të votimit ishin rojtarë jo vetëm të partive, por mbi të gjitha të ligjit dhe votës së qytetarëve. Pjesa e parë e betejës së 8 majit përfundoi me një fitore të standardeve, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur edhe beteja e dytë, ajo e numërimit.

Arbitrat ndërkombëtarë kanë pasur rastin të shohin dje dy tablo të ndryshme të këtij vendi, ku normalitetit të një procesi zgjedhor, iu kundërvu në orët e mbrëmjes anormaliteti i kryetarit të partisë më të madhe opozitare, i cili në një rast flagrant dhe unikal në historinë jo vetëm të demokracisë tonë e theu heshtjen zgjedhore me një fjalim dogmatik, dhe më vonë i konsideroi zgjedhjet si “më të këqiat që ai kishte parë”, duke paralajmëruar në të njëjtën kohë dhe terrenin për të mos njohur humbjen e pritshme të zgjedhjeve.

Problemi më i madh gjatë ditës së sotme dhe ditëve të ardhshme duket se do të jetë mënyra se si duhet të menaxhohet humbja e Ramës. Njeriu që ende pa u hapur kutitë e votimit konteston rezultatin që gjendet brenda tyre po jep një dëshmi kundër votës. Ajo cfarë Rama po thotë është se nuk do të njohë verdiktin e sovranit, dhe kjo për të dytën herë brenda dy viteve. Nëse standardet e zgjedhjeve ishin prova e qeverisjes, menaxhimi i humbjes së Ramës është tashmë jo vetëm një problem shqiptar. Fatmirësisht arbitrat ndërkombëtarë janë këtu për të monitoruar, për të dhënë receta, por edhe për të nxjerrë me karton të kuq atë që nuk njeh dhe nuk respekton rregullat e lojës.

Bumçi: Basha përmbysi rezultatin

Basha: Premisat janë premtuese, do të respektojmë procesin e numërimit dhe shpalljen zyrtare të rezultatit

(I plotësuar)-Kanë nisur tashmë deklaratat dhe kundër-deklaratat nga dy kampet politikë ndonëse procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar.

Deputeti i PD-së Aldo Bumçi deklaroi kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka përmbysur rezultatin.

“Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Basha ka arritur rezultate mjaft të mira duke përfituar terren deri në masën 50 përqind” theksoi Bumçi.

Më tej deputeti Bumçi theksoi se edhe pse PD-ja është optimiste për rezultatin përfundimtar ajo do të presë rezultatin përfundimtar.

* * * * * *

Basha: Premisat janë premtuese, do të respektojmë procesin e numërimit dhe shpalljen zyrtare të rezultatit

Numërimi i votave të 8 Majit për Tiranën është në fillimet e tij. Lulzim Basha deklaroi edhe një natë më parë para mediave se pas një procesi me standarde mjaft të larta të votimit, do të presë deri në fund procesin e numërimit dhe shpalljes zyrtare të rezultatit. Ne ju kërkojmë të bëni durim dhe të mos shqetësoheni nga rezultatet e para që dalin në media. Aktualisht shifrat e mëngjesit po përmbysen dhe kemi një situatë mjaft optimiste. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme në zgjedhje dhe shumë premisa të tjera janë shumë premtuese për projektin e ndryshimit të Tiranës. Lulzim Basha është i vendosur të respektojë deri në fund standardet europiane të këtyre zgjedhjeve për të pritur procesin e numërimit dhe shpalljes zyrtare të rezultatit.

* * * * * * *

KZAZ 52 në Tiranë, kryeson Basha

Nga numërimet e deritanishme pranë KZAZ-së nr.52 në Tiranë, rezulton se kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, kryeson ndaj rivalit të tij socialist, Edi Rama.

Për këtë është prononcuar edhe Jorida Tabaku, kandidate për këshilltare e Partisë Demokratike.

Sipas të dhënave të deritanishme, kandidati Basha ka fituar 1199 vota, ndërsa Rama vetëm 795.

Tabaku ka deklaruar gjithashtu, se janë gati të tjerë persona që do të zëvendësojnë palën e numëruesve që mund të paraqitet e lodhur nga procesi.

Sipas saj, fitorja e kandidatit Basha duket e qartë, kjo edhe për faktin se shifrat e votave pro tij, po përparojnë dukshëm në këtë KZAZ ndaj rivalit të tij socialist Edi Rama.

* * * * * * *

KQZ, publikon rezultatatet paraprake

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve deri në orën 16:00, ndërkohë që po vijon ende numërimi në disa qarqe të vendit.

Kështu sipas KQZ-së kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Vangjush Dako kryeson me 1653 vota kundrejt kandidatit të djathtë Ferdinand Xhaferri i cili ka marrë 1533 vota.

Ndërsa në bashkinë e Korçës kryeson kryetari aktual Niko Peleshi me 3723 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Andrea Mano i cili ka marrë 2927 vota.

Kështu sipas raportimeve, në Vlorë kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Shpëtim Gjika me 5075 vota kundrejt rivalit të tij Ardian Kollozi i cili ka marrë 4090.

Ndërkohë në Bashkinë e Elbasanit kryetari aktual Qazim Sejdini kryeson me 5732 vota kundrejt rivalit të tij Durim Hushi i cili ka marrë 3782 vota.

Ndërsa në bashkinë e Beratit kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Nasufi kryeson me 696 vota kundrejt rivalit të tij të djathtë me 682.

Në bashkinë e Fierit kandidati “Aleanca për të Ardhmen”, Baftjar Zeqaj ka marrë 5723 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 4021 vota.

Ndërsa në bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual i bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Flamur Bime me 4168 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Genci Sinoymeri i cili ka marrë 3229 vota.

Në bashkinë e Shkodrës kandidati i djathtë Lorenc Luka kryeson me 723 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Geng Uruçi i cili ka marrë 464 vota.

Ndërkohë në bashkinë e Kukës kandidati për koalicionin e djathtë Hasan Halilaj ka marrë 4839 vota ndërsa kandidati i majtë Cengu ka marrë 2862 vota.

Edhe në bashkinë e Kamzës kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Xhelal Mziu kryeson me 4247 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 3782 vota.

PD-ja shpalli fitore në disa bashki të Shqipërisë

Ka përfunduar numërimi i votave në disa qytete dhe komuna të Shqipërisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet e para, duke zyrtarizuar fitoren e Partisë Demokratike (PD) në baskitë: Kukës, Bajram Curri, Peqin, Lezhë, Pukë dhe Delvinë. Kandidati i Partisë Demokratike në Peqin, Ilir Rrushi ka fituar me diferencë të thellë votash kundrejt rivalit të tij socialist Naim Teqja me 908 vota.

Numërimi i votave vazhdon në bashkinë Korçë, Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier. Në Berat kandidati i PD-së, Ilir Deçolli është në avantazh ndaj rivalit të tij të PS, Fadil Nasufi. Po ashtu, KQZ ka nxjerrë fitues kandidatët socialistë në bashkinë Tepelenë, Ersekë dhe Rrëshen, si dhe komunat Otllak dhe Ura Vajgurore në Berat, ku kandidatët socialistë kanë fituar respektivisht me diferencë të ngushtë, prej 12 votash secili.

Në Tepelë është vërejtur një përçarje e votave mes kandidatit të mbështetur nga PD-LSI dhe atij të LZHK-së, pasi ky i fundit ka marrë 1188 vota kundrejt 750 atij të PD dhe 1741 të kandidatit socialist.

Dy kutitë e para në Durrës, Dako 444 vota, Xhaferraj 412

Janë numëruar dy prej 165 kutive të votimit për Bashkinë e Durrësit. Vangjush Dako kryeson me 444 vota ndërsa rivali i tij Ferdinand Xhaferraj ka marrë një numër prej 412 votash. Në qarkun e Durrësit demokratët nga 5 kuti të numëruara prej 20 të tilla në total kanë marrë 1839 vota kundrejt 706 votave të socialistëve. Durrësi ka nisur numërimin e votave me më vonesë se sa të gjitha KZAZ-të në gjitha qendrat e qarqeve. Së fundi ka nisur numërimi edhe në Bashkinë Shkodër ku Partia Demokratike ndodhet në avantazh.

Shkodër, nis procesi i numërimi pas ndërprerjes disa orëshe

Ka nisur procesi i numërimit në qytetin e Shkodrës, pas pushimit disaorësh që kërkuan komisionerët. Nuk priten rezultate surprizë në qytet, por ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e ulët e votuesve për qytetin rreth 30 përqind, ndryshe nga herët e tjera. Sipas rezultateve zyrtare të një dite më parë nga KQZ-ja, morën pjesë në nivel qarku mbi 58 për qind e votuesve. Procesi i votimit dhe i administrimit të materialit zgjedhor ishte shumë i mire, ndërsa ngërçi u pa në nisjen e procesit të numërimit. Shkak u bënë mosmarrëveshjet për disa lista.

Himara “ndëshkon” Bollanon, por fiton homologu i tij me posterat në greqisht, Jorgo Goro

Bashkia e Himarës ka një emër të ri, Jorgo Goro. Jo shumë i ndryshëm nga kryebashkiaku aktual Vasil Bollano, përveç emërtesave partiake. Kandidati i Partisë Socialiste (PS) ka mundur të fitojë kundrejt kundërshtarëve si Vasil Bollano i PBDNJ-së, Savo Prifti i PD-së dhe Dhimitër Llazari, kandidati i MEGA-s.

Diferenca ka qenë rreth 200 vota. Vlen të theksohet se ndryshe nga kandidatët Bollano dhe Goro, ishte kandidati i Partisë Demokratike dhe i “Aleancës për Qytetarin”, ai që zhvilloi një fushatë të denjë elektorale dhe me një platformë konkrete për zhvillimin e qytezës së lënë në harresë nga pushteti vendor. Nuk duhet të harrojmë faktin që kandidati i Partisë Socialiste, Jorgo Goro, përdori postera në greqisht gjatë fushatës elektorale. Po ashtu, dyshime të forta ka patur gjatë fushatës për një bashkëpunim të ngushtë të Bollanos dhe Goros, në dëm të kandidatëve Prifti dhe Llazari. Gjë që e bën rezultatin zgjedhor në Bashkinë e Himarës të diktuar nga interesa të caktuara.

KQZ vendos lejimin e vëzhguesve të partive të vogla gjatë procesit të numërimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arben Ristani, u shpreh se partive të vogla nuk duhet t’ju shkeljen të drejtat që ja ua jep ligji. Nisur nga disa ankesa të partive të vogla pranë KQZ-së, për moslejim të vëzhguesve të tyre në procesin e numërimit. Ristani ka kërkuar të lejohen vëzhguesit e partive të vogla në procesin e numërimit, pasi këtë të drejtë atyre ju a jep ligji. Në mbledhjen e sotme, Ristani ka njoftuar se ka shumë sinjalizime dhe ankesa nga partitë e vogla që shprehin shqetësim për moslejimin në procesin e numërimit.

“Të merren masa, të njoftohen urgjent KZAZ-të përkatëse dhe të lejohen vëzhguesit e përcaktuar nga këto subjekte politike”, ka thënë Ristani.

Sipas tij, shqetësimet janë shumë të drejta dhe atyre nuk duhet t’u shkelet asnjë e drejtë që ua përcakton ligji.

* * * * * * *

Zgjedhjet, KQZ publikon rezultatatet e deritanishme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatat deri në këto moment për disa nga bashkitë më të rëndësishme në vend. Kështu sipas KQZ-së në bashkinë e Beratit kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Nasufi kryeson kundrejt rivalit të tij të djathtë.

Ndërkohë në bashkinë e Fierit kandidati “Aleancës për të Ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 5043 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 3505 vota.

Edhe në bashkinë e Lushnjes kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Fatos Tushe kryeson me 1849 vota kundrejt kandidatit “aleanca për qytetarin” Sanxhaku i cili ka marrë 1344 vota.

Në bashkinë e Pogradecit deri më tani kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Artan Shkëmbi i cili ka marrë 2075 kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Luan Topçiu.

Ndërsa në bashkinë e Kuksit kryeson kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Hasan Halilaj me 3299 vota kundrejt kandidatit të majtë Alfred Cengu i cili ka marrë 1949 vota.

Një surprizë është Kruma ku kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, kryeson me 1619 vota kundrejt rivalit të tij Bardhyl Peka i cili ka marrë 1239 vota.

Ndërkohë në bashkinë e 6 më të madhe në vend atë të Kamzës deri më tani kryeson kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Xhelal Mziu me 3228 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 3076 vota.

Ndërsa në bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual i bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Flamur Bime me 3137 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Genci Sinoymeri i cili ka marrë 2528 vota.

* * * * * * *

Socialistët publikuan rezultate të tjera për disa bashki të Shqipërisë

Partia Socialiste (PS) vijon të publikojë rezultate të cilat sipas saj paraqesin një fitore të kandidatëve të “Aleancës për të Ardhmen” në disa bashki të vendit.

Në konferencën e dytë për ditën e sotme zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli ka theksuar se deri më këto momente në bashkinë e Kavajës ku në 2 qendra ka përfunduar procesi i numërimit të votave rezulton fitues me 70 për qind kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” kundrejt rivalit të tij i cili ka marrë vetëm 30 për qind të votave.

Sipas Kodhelit gjithashtu ka kandidatët e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” kanë përparuar në Përmet, Ballsh, Poliçan, Rrëshen dhe Ura Vajgurore.

“Drejt rrugës së fitores janë kanditatët tanë në Korçë, Pogradec, Patos, Bulqizë dhe Fushë Krujë ku procesi i numërimit ende po vazhdon”, theksoi Kodheli.

Më tej Kodheli në emër të PS-së ka falënderuar të gjtihë qytetarët që votuan Partinë Socialiste (PS) duke dhënë një mbështetje për kandidatët e saj.

* * * * * * *

Tiranë, vijon numërimi i votave

Janë numruar 30 kuti nga 433 që ka gjithsej Tirana ndërsa deri më tani kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama.

Kreu aktual i bashkisë Rama ka marrë me 10251 vota kundrejt rivalit të tij të djathtë Lulzim Basha i cili ka marrë 8755vota.

Në Tiranë Edi Rama i PS 7766 vota, ndërsa Basha i PD 6422 vota ndërsa Milloshi me 73 vota ndërsa kandidati i Partisë Komuniste ka marrë 44 vota.

Në KZAZ nr 2 që përfshin njësinë nr 9 u numeruan 5 kuti, nga të cilat në 4 kuti kryeson Rama në një kuti Basha

PS jep rezultate, Rama kryeson me 10 përqind të votave

Partia Socialiste shpalli fitore në dia bashki ndërsa paralajmëroi fitore në disa bashkia të tjera ku procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende.

Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Mimi Kodheli theksoi se kreu aktual i bashkisë së Tiranës Edi Rama kryeson me 10 përqind të votave në 7 minibashki të kryeqytetit.

Sipas saj Partia Socialiste është fituese në disa bashki të vendit si në Vlorë, Fier, Lushnje, Himarë, Korçë, Elbasan ndërsa është fituese në shumë komuna të vendit.

Përfundon numërimi në Himarë, fiton kandidati i PS-së

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Himarës ku rezulton se fitues për këtë bashki është kandidati i PS-së Jorgo Goro. Sipas rezultatit më të fundit Goro ka fituar 30 vota më shumë se kandidati i PBDNJ-it Vasil Bollano.

Ndërkohë pas këtij lajmi përkrahës së PS-së janë mbledhur përpara zyrës së kësaj force politike në Himarë dhe kanë nisur të festojnë.

Ndërkohë në një linjë telefonike për “Ora News” Goro është shprehur i kënaqur nga rezultati duke shtuar se do të kërkojë edhe “ndihmën e kandidatëve të tjerë për t`i ndryshuar faqen Himarës”.

* * * * * * *

Vijon numërimi në Tiranë, Rama në epërsi

Numërimi i votave në njësitë e ndryshme në Tiranë ka shtuar edhe diferencën mes kandidatëve. Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deri në këto momente 7510 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha ka arritur në 6444 vota.

Kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi ka marrë 61 vota. Kështu kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” kryeson deri më tani me 1066 vota më shumë se rivali i tij i djathtë Lulzim Basha.

Ndërkohë vijon procesi i numërimit të votave në njësitë bashkiake në kryeqytet duke bërë kështu që të thellohet edhe diferenca mes kandidatëve për bashkinë më të madhe.

* * * * * * *

Rezultatet paraprake të numërimit në Tiranë rendisin kandidatin e PS-së Edi Rama në avantazh ndaj kandidatit të PD, Lulzim Basha. Rama ka 3301 vota kundrejt kandidatit të djathtë Lulzim Basha i cili ka marrë 2984 vota ndërsa kandidati Hysni Milloshi ka 51 vota.

* * * * * * *

Pukë, fiton kandidati i PD

Numërimi i votave në Bashkinë e Pukës ka nxjerrë fitues kandidatin e Partisë Demokratike, Beqir Arfiti.

Raportohet se vetëm pak minua më parë ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Fitues është shpallur koalicioni kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” me 955 vota. Pas saj vjen koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” me 902 vota, e ndjekur nga Partia Çështja Shqiptare me 704 vota.

* * * * * * *

Në Peqin, fiton kandidati i PD-së, ndërsa në Ersekë, kandidati i PS-së

Raportohet se procesi i numërimit të votave në qytetin e Peqinit ka përfunduar. Sipas të dhënave kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ilir Rrushi rezulton fitues. Rrushi ka marrë 2760 vota. Ndërsa kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Naim Teqja, ka marrë 908 vota.

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në bashkinë e Ersekës. Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Ali Laho ka marrë 1548 vota ndërsa kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” Zhaneta Prifti ka marrë 1232 vota.

* * * * * * *

Gjirokastër dhe Përmet, kryesojnë kandidatët e PS

Në Bashkinë e Gjirokastrës dhe në atë të Përmetit, kandidatët e Partisë Socialiste janë në avantazh përballë kandidatëve të Partisë Demokratike.

Në bashkinë e Gjirokastrës janë numëruar 9 kuti dhe pritet të numërohen edhe 8 kuti të tjera. Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Flamur Bime me 1941 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Genci Sinoymeri, i cili ka marrë 1477 vota.

Në bashkinë e Përmetit kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” me 1407 vota, kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Kujtim Hoxha i cili ka marrë 1260 vota.

* * * * * * *

Rezultatet paraprake në Fier dhe Himarë

Ndërsa në Bashkinë e Fierit kandidati i PS-së, Baftjar Zeqo ka marrë 2611, ndërsa kandidati i PD-së, Ilir Bele ka marrë 1756.

Në Himarë, nga rezultatet paraprake kandidati i PS-së, Jorgo Goro kryeson përballë kandidatit Vasil Bollano.

* * * * * * *

Rezultatet paraprake në Elbasan, Korçë dhe Rrëshen

Në bashkinë e Elbasanit, rezultatet paraprake rendisin në avantazh kandidatin e PS, Qazim Sejdini. Sejdini ka marrë 3346 vota kundrejt Durim Hushit me 2342 vota. Ky rezultat ka dalë nga numërimi i 12 kutive, nga 96.

Po ashtu, edhe në qytetin e Korçës, kandidati i PS, Niko Peleshi është në avantazh me 956 vota.. Ndërsa kandidati i PD-së, Andrea Mano ka marrë 851 vota. Në Korçë janë numëruar gjithsej 5 kuti.

Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” është në avantazh edhe në qytetin e Rrëshenit. Sipas rezultateve paraprake, 2997 janë marrë nga kandidati i PS dhe 2113 vota për PD. Janë numëruar 18 nga 20 kutitë./BotaSot/

No comments: