Sunday, May 8, 2011

Zgjedhjet, beteja për 12 bashkitë kryesore të vendit(Hap pas hapi me zgjedhjet)

Ambasadori i OSBE: Me rëndësi numërimi i rregullt i votave

Ambasadori i OSBE: Me rëndësi numërimi i rregullt i votave

Ambasadori i OSBE, Eugel Vvolfarth në një prononcim për median u ka bërë thirrje komisionerëve dhe administratës zgjedhore që të bëjnë kujdes me administrimin e procesit të numërimit të votave.
Pasi e ka vlerësuar procesin e votimit, diplomati i OSBE ka thënë se sfidë e rëndësishme është edhe përmbyllja me sukses e procesit të administrimit të materialeve dhe numërimit të votave.

Si e keni parë votimin ditën e sotme? Ka pasur disa raste sporadike te problemeve qe janë shfaqur në disa qendra votimi. Si e shihni situatën?

Së pari, jam i lumtur që ODIHR-i është këtu bashkë me shumë vëzhgues të tjerë për të siguruar një këndvështrim të pavarur. Procesi i votimit ka filluar rregullisht në orën shtatë të mëngjesit në shumicën e qendrave të votimit dhe ne shpresojmë të kemi përpara një ditë të qetë. Dëshiroj të bashkohem me Presidentin në ftesën e tij ndaj gjithë qytetarëve që nuk kanë votuar ende që të shkojnë e të votojnë. Ky është qëllimi. Që qytetarët të votojnë. Është një ditë e mrekullueshme pranvere. Ditë e mirë për të votuar e për të shijuar jetën. Përveç jetës politike duhet të ketë edhe jetë private dhe familjare, prandaj ju ftoj, gjithashtu, që pas votimit, ta shijoni jetën me familjet tuaja.
Unë i respektoj shumë ata që sot shërbejnë në komisionet e qendrave të votimit. Ata duhen përgëzuar, ashtu siç duhet përgëzuar edhe policia për shërbimin që u ofron sot qytetarëve. Shërbimi i tyre, sigurisht, nuk mbaron në orën shtatë të mbrëmjes. Më pas vjen procesi i numërimit, i cili është po aq i rëndësishëm dhe ne sigurisht presim që pas zgjedhjeve demokratike të kemi edhe pranim të rezultateve. Kështu që, do të shtoja: mos harroni se Shqipëria po vizitohet nga shumë ndërkombëtarë dhe kjo përbën edhe një mundësi për t’u treguar atyre imazhin e mirë të Shqipërisë, mikpritjen e madhe dhe këtë vend të mrekullueshëm që shihet edhe nga këtu dhe që është vërtet madhështor. Nuk duhet harruar se ata e marrin këtë si një kartëvizitë të një vendi paqësor dhe demokratik dhe e përhapin këtë lajm të mirë për Shqipërinë.

Ndërkombëtarët e kanë konsideruar 8 Majin si një provë për demokracinë e Shqipërisë. A mendoni se deri tani procesin zgjedhor ka shkuar siç duhet?
Le të shohim se çfarë do të deklarojë ODIHR-i. Ata kanë bërë të ditur se do të dalin në media me vëzhgimet e tyre. Dita po vazhdon dhe ODIHR-i është këtu për të dhënë pikërisht atë pjesë të raportit.

A do të kishit ndonjë mesazh për klasën politike?
Klasa politike duhet të demonstrojë aftësi drejtuese duke i pranuar rezultatet e një procesi zgjedhor demokratik, ku qytetarët hedhin votën e tyre, e cila numërohet siç duhet dhe ku gjatë gjithë procesit demonstrohet një sjellje e qytetëruar. Këtë e pres më shumë nga politikanët sesa nga qytetarët, por sigurisht kjo vlen për gjithë shqiptarët.


Zgjedhjet, beteja për 12 bashkitë kryesore të venditTIRANE- Sot është dita kur dy kampet politike do të vihen përballë zgjedhjeve lokale që janë vlerësuar si më të rëndësishmet në 20 vitet e fundit ku padyshim ashpërsimi i kësaj gare janë dhe protesta e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues të opozitës.

Betejat më të forta janë 12 bashkitë më të mëdha të vendit në rang qarku që kanë dhe numrin më të madh të votuesve, por gjithashtu dhe bashkitë e nivelit të dytë dhe komunat në të gjithë vendin.

TIRANE
Dy partitë më të mëdha në vend, PD e PS kandidojnë me figura të njohura. Beteja më e fortë mbetet kryeqyteti ku përballë do të vihen dy prej figurave më të spikatura të partive politike. Edi Rama që prej vitit 2005 drejton PS-në kandidon për të marrë drejtimin metropolit të vendit edhe për 4 citet e ardhshme pas tre mandateve si kryetar bashkie, ku Tirana ka pësuar zhvillime të rëndësishme demografike dhe sociale. Me sloganin “E vetmja rrugë” Rama kërkon votëbesimin e qytetarëve për të vazhduar atë që ai e vlerëson “Projekti për Tiranën europiane” por edhe qendër rajonale.

Mazhoranca kandidon në këtë garë Lulzim Bashën. Një nga figurat më të spikatura të qeverisë Berisha. Njeriu që nga demokratët vlerësohet si arkitekti i hyrjes në NATO dhe liberalizimit të vizave. Me sloganin “Ju jeni të parët” Basha kërkon të marrë drejtimin e Tiranës në një sfidë tejet të vështirë ku tre figurat e njohura të demokratëve kanë humbur në votimet e mëparshme.
ELBASAN
Një tjetër përballe e rëndësishme është ajo e Elbasanit. Ku Qazim Sejdini i PS-së kandidon përballë Durim Hushit të LSI-së.
Sejdini fitoi për PS-në bashkinë e Elbsanit në zgjedhjet e 2007, pasi i kishin humbur ato të 2003. Sejdini vlerësohet si një kryebashkiak që ka kontribuar shumë për qytetin dhe konsiderohet si favorit në këto zgjedhje. Përballë tij është Durim Hushi, një ish socialisti i cili prej disa muajsh i është bashkuar partisë së Ilir Metës. Shkak për prishjen me socialistët ishte votimi që i bëri emrit të Bamir Topit për president në vitin 2007 duke shkelur urdhrin e partisë për të mos votuar.
DURRES
Në Durrës përballja është mes kryetarit aktual Vangjush Dako, i cili kandidon për një mandat të dytë dhe ish ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferraj, i vlerësuar nga demokratët si një nga ministrat më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar.
Me sloganin “E vetmja rrugë për Durrësin” Dako kërkon të vazhdojë projektet e filluara,ndërsa Xhaferraj me sloganin “Durrësi meriton më shumë” premton kthimin e qytetit në një nga qendrat e turizmit rajonal.
FIER
Në Fier, kryetari i bashkisë Baftiar Zeqaj garon për një mandat të tretë në krye të bashkisë më kryesore në zonën e Myzeqesë. Përballë tij është kandidati Ilir Bele i cili ka sloganin kryesor “Bashkë për Fierin”
VLORE
Në Vlorë është përballja mes kryetarit aktual të Vlorës, Shpëtim Gjika dhe ish deputetit demokrat Ardian Kollozi. Gjika kërkon mandatin e tretë, pasi mori postin e kryetarit të bashkisë në 2003 dhe u rikonfirmua në 2007. Gjika si gjithë kandidatët e “Aleancës për të Ardhmen” kandidon me sloganin “E vetmja rrugë për Vlorën”. Nga ana tjetër rivali i tij Ardian Kollozi një personalitet i njohur i demokratëve kërkon të thyejë traditën vlonjate që prej vitesh votojnë majtas në zgjedhjet lokale.
BERAT
Në Berat garojnë kryetari aktual i bashkisë Fadil Nasufi i PS, i cili konkuron për një mandat të tretë. Përballë tij është mjeku Ilir Decolli i cili kandidon nën siglën e “Aleancës për Qytetarin”
KORÇA
Korca do të ketë përballë dy garues të fortë që më parë kanë mbajtur postin e rëndësishëm të prefektit. Niko Peleshi i PS-së kandidon për një mandat të dytë, pas fitores në vitin 2007, ku kthehu në një fitore të të majtëve bashkinë më të rëndësishme të juglindjes së vendit. Ai garon me sloganin “Një hap përpara”. Përballë tij do të jetë Andrea Mano i cili ka premtuar se do sjellë ndryshim për Korcën.
GJIROKASTER
Qyteti jugor i Gjirokastrës do të ketë përballë kryetarin aktual Flamur Bime i cili garon për një mandat të tretë për kryetar bashkie, me Genc Sinoimeri që kandidon nën siglën e LSI-së.
LEZHE
Lezha paraqet një tjetër betejë të fortë. Viktor Tusha i LSI-së aktualisht kryetar bashkie garon për një tjetër mandat. Ai u shpall fitues në 2007 nën siglën PS- LSI. Përballë tij do të ketë një kandidat të fortë të PS-së ish deputetin Gjok Jaku, i cili më parë ka drejtuar bashkinë e Lezhës.
SHKODER
Kryeqendra e veriut, Shkodra do të ketë përballë nga PD, kryetarin aktual të bashkisë Lorenc Luka, përballë socialistit Genc Uruci.
PESHKOPI
Në qarkun e Dibrës, në bashkinë e Peshkopisë, kryetari aktual i bashkisë Ilir Klosi garon për një mandat të tretë në krye të kësaj bashkie. Nga opozita garon Ilir Vranicim, i PS-së.
KUKES
Në Kukës kandidon Hasan Halilaj, kryetari i bashkisë,nën siglën e PD-së përballë kandidatit PS, Alfred Cenko.
Përvec betejave për qarqet kryesore të vendit gara të forta do të ketë dhe në bashki të tjera të venduit si ajo e Lushnjes, ku përballë do jetë kandidati i PS-së, ish deputeti Fatos Tushe dhe kryetari aktual i bashkisë Alber Sanxhaku.
SARANDE
Në Sarandë do të jetë nga PS , ish ministri i Brendshëm Stefan Cipa dhe kryetari aktual Rajmond Gjoka.
TEPELENE
Në bashkinë e Tepelenës përballë do jetë kryetari aktual Sevo Mici, ndërsa nga socialistët do të jetë Mehmet Peci.
Ballshi, Laci, Librazhdi, Gramshi, Kavaja Peqini e Pogradeci, e Tropoja pritet të kenë një garë të fortë në këto zgjedhje.

Fatos Nano: Vota e 8 majit t’i largojë qytetarët nga 21 janari

Fatos Nano NOA/LSA

Tiranë, 8 maj 2011, NOA – Votimeve të 8 majit nuk i mungoi ish-lideri historik i Partisë Socialiste Fatos Nano, i cili me bashkëshorten e tij Xhoana votuan sot në orët e drekës në qendrën e votimit pranë shkollës ‘Dora d’Istria”, në minibashkinë nr. 10 në kryeqytet.

Ish-kryetari i PS-së dhe ish-kryeministri socialist për disa mandate në qeveritë socialiste deri në vitin 2005, kur ai humbi zgjedhjet parlamentare, pas hedhjes së votës bëri dhe një mesazh të shkurtër për qytetarët shqiptarë.

“Ne jemi larg zgjedhjeve të komunizmit, jemi larg zgjedhjeve të vitit 1997, jemi shumë afër e Europës. Shpresoj që kjo votë t`i bëjë qytetarët të largohen nga 21 janari e të tjerë”, u shpreh ish-kryeministri Nano.

Mesazhi i Nanos ishte konçiz dhe përmbante një apel të qartë për qytetarët, për t’iu afruar me këto zgjedhje sa më shumë Europës së Bashkuar, e duke iu larguar sa më shumë ngjarjeve të 21 janarit, ku pas akteve të dhunës në drejtim të policisë dhe godinës së qeverisë, u vranë katër demonstrues.

Ky mesazh i Nanos nga sa u nënkuptua ishte i qartë edhe për kryesocialistin Edi Rama, i cili thirri demonstratën popullore të 21 janarit.

mit/NOA

Rastësia e Bashës, u martua në 8 maj në sallën e Bashkisë

Dita më e lumtur e jetës së Lulzim Bashës dhe Aurelës ka kaluar nga Bashkia e Tiranës.

Foto e martesës që çiftit kandidat për kreyqytetarë, është bërë në sallën ku kreybashkiaku Edi Rama për 11 vite me radhë ka dalë të japë konferencat e tij për shtyp. Rastësi interesante.

Por nuk mjafton me kaq. Rastësia tjetër është që fotoja është shkrepur më datë 8 maj. Një ditë si kjo e sotmja, por 7 vite më parë, në vitin 2004, kur Basha e bindi Aurelën që të bëhej bashkëshortja e tij. Sot, ajo sallë e Bashkisë ndoshta shihet me shijen e 7 viteve më parë, por e sigurt është që Basha këtë radhë nuk kërkon


Familja Basha, dje në kodrat e Liqenit Artificial

dorën e Aurelës, por çelësat e sallës. Sido ndodhtë, sot, më datë 8, familja Basha është e sigurt që do të festojë dhe normalisht bashkëshorti duhet të blejë edhe dhuratën e përvjetorit.

Në fakt, 8 maji i 2004 ishte e shtunë, por kjo pak rëndësi duhet të ketë.
Fotot e tjera tregojnë familjen e madhe sot. Dje Lulzimi me Aurelën ja dedikuan ditën e heshtjes zgjedhore vajzës së vogël.

Fotografët i kapën ata tek po bënin shëtitje paradite në kodrat e liqenit, me Dafinën përdore. Në foto duket qartë se familja pret të zgjerohet sërish.

___________________________________________________________

Mediat e huaja: Zgjedhjet lokale 2011, vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë

Mediat e huaja: Zgjedhjet lokale 2011, vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë

Mediat ndërkombëtare po raportojnë rregullisht për zgjedhjet lokale që po mbahen në Shqipëri duke vlerësuar se testi kalohet vetëm nëse arrihet mbajtja e rregullt e këtyre zgjedhjeve.
Në një raportim të veçant për zgjedhjet, agjencia e lajmeve AFP, ka informuar se procesi nisi mjaft i qetë, ndërsa në orët e mesditës janë raportuar disa incidente. Kështu sipas AFP-së, në Shkodër, një komisioner i Partisë Socialiste ka thënë se është rrahur nga militantë pro-qeveritar, ndërsa një ekip i Televizionit kombëtar, Top Channel, është penguar në punë dhe është rrahur në një nga zonat e Tiranës që konsiderohet si bastion i Partisë Demokratike.
Më herët gjatë ditës, në qendrën e votimit që ishte vendosur në shkollën Sabaudin Gabrani në Tiranë, AFP e përshkruan atmosferën e qetë ku shumë votues kanë përshëndetur njëri tjetrin derisa kanë pritur në rend për të votuar.
AFP citon një përkrahëse të qeverisë e cila thotë se situata do të jetë e qetë sepse kështu janë urdhëruar nga autoritetet udhëheqëse. “Kështu është urdhëri që kemi marrë nga autoritetet, të mbajmë situatën e qetë dhe të mos reagojmë ndaj provokimeve”, thotë Pulinka Krate.
Komuniteti ndërkombëtarë dhe në veçanti Bashkimi Evropian i sheh këto zgjedhje si një test i rëndësishëm për Shqipërinë deri vazhdon të jetë pothuajse e bllokuar nga kriza politike e dy vjeçarit të fundit.
Vec AFP, edhe Rojters dhe media të tjera botërore raportojnë rregullisht nga Shqipëria, duke e vënë theksin për rëndësinë që ka zhvilimi i një procesi normal zgjedhor për të ardhmen e Shqipërisë.

Dy orë nga mbyllja e votimit, pjesëmarrja 35.04 për qind

Tiranë, 8 maj 2011, NOA – Ndërsa kanë mbetur dy orë nga orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit në mbarë vendin, deri në orën 16.00 kanë hedhur votën në kuti 35.04 për qind e votuesve në mbarë vendit. Këtë shifër e bëri publike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili nënvizoi se ka radhë qytetarësh nëpër qendra të shumta votimi në pritje për të votuar për organet e qeverisjes vendore.

Sipas KQZ-së pjesëmarrja më e madhe në përqindje e votuesve rezulton në qarkun e Elbasanit ku deri më tani kanë hedhur votën në kuti 40.80 për qind e zgjedhësve të thirrur për të votuar në këtë qark.

Gjithashtu deri në orën 16.00 në qarkun e Durrësit kanë votuar 38.59, për qind; në qarkun e Beratit 29.5 për qind, në qarkun e Dibrës 23.73 %, në qarkun e Fierit 23 për qind.

Në rritje është edhe përqindja e votuesve në Tiranë, ku deri në orën 14.00 kishin votuar 17.57 për qind e zgjedhësve.

Në zgjedhjet e 8 majit janë thirrur për të hedhur votën plot 3 milionë e 166 mijë e 279 votues.

Në garë me njëri tjetrin janë 872 kandidatë, për 384 njësi vendore, ndër të cilat 65 bashki, 308 komuna dhe 11 njësi bashkiake në kryeqytet.

Në të gjithë Shqipërinë janë ngritur 4 mijë e 882 qendra votimi dhe janë shtypur plot 3 milionë e 710 mijë fletë votimi.

Qendrat e votimit duhet të mbyllen në orën 19.00.

Por duke iu referuar fluksit të qytetarëve që presin në radhë për të votuar, pritet që në ato qendra ku ka ende votues, procesi të mbyllet pasi të mbarojnë votimin të gjithë qytetarët.

mit/NOA

KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje 21.89%, deri në orën 14.00

Tiranë, 8 maj, NOA Update- Niveli i pjesëmarrjes në zgjedhje të qytetarëve në shkallë vendi, deri në orën 14. të mesditës së sotme mësohet të jetë 21.89 %.

Këtë shifër e ka komunikuar publikisht vetë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili ka pohuar edhe risitë e grafikëve të përqindjeve të votuesve në rang vendi.

“Për shkak të teknologjisë së përdorur, transparenca do të jetë në nivelin maksimal”, tha ai.

Duke shtuar se kemi patur një minimum problematikash gjatë këtij procesi zgjedhor dhe se problem mbetet vetëm moshapja e disa qendrave të votimit.

“8 qendra votimi nuk kanë arritur të hapen. Ndërsa boja matrikuluese është një çështje e vjetër”, shtoi ai … (vijon).

n.e/NOA

Burgjet: PS shkeli të drejtën e të dënuarit për të votuar

Burgjet: PS shkeli të drejtën e të dënuarit për të votuar

TIRANE – Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi sot ndaj akuzave të Partisë Socialiste duke theksuar se është përpjekur të garantojë të drejtën kushtetuese të shtetasve të dënuar për të marrë pjesë në votime.
Duke marrë shkak nga njoftimi i ardhur nga IEVP “Jordan Misja”, se i paraburgosuri Renaldo Dervishi nuk është lejuar të votojë në qendrën e votimit në shkollën “Xhezmi Delli” nga disa përfaqësues të subjektit të Partisë Socialiste, me argumentimin se po shkelet ligji, si dhe të një rasti tjetër të ngjashëm në njësinë 9 me 2 të paraburgosur të IEVP “Mine Peza”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se:
Në bazë të ligjit 8328, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, neni 5 dhe neni 32, përcaktojnë qartë se ekzekutimi i dënimit me burgim bëhet duke respektuar dinjitetin e të dënuarit dhe përshkohet nga ndjenja njerëzore. Bazuar në ligj, ashtu si personit me liri të kufizuar nuk mund t’i mohohet e drejta e arsimimit, kujdesit shëndetësor, etj, në të njëjtën mënyrë, kurrsesi nuk mund t’i mohohet e drejta e fjalës nëpërmjet votës.
Sipas përcaktimeve të nenit 59 të Kodit Zgjedhor, hapen qendra votimi në ato Institucione të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, në të cilat ndodhen mbi 15 të burgosur të cilët janë banorë të njësisë vendore ku ndodhet institucioni. Bazuar në këtë, janë hapur qendra votimi në IEVP Fushë-Krujë, Durrës, Berat, dhe Vlorë. Për rastet e tjera, institucionet penale, kanë marrë masa për shoqërimin e personave pranë qendrave të votimit të zonave përkatëse, ku rezultojnë të regjistruar të dënuarit apo paraburgosurit.
Veç rasteve të përcaktuara në nenin 59 të Kodit Zgjedhor, ku janë përgatitur listat e zgjedhësve për të burgosurit që do të votojnë në qendrat e votimit që janë hapur pranë IEVP, në zbatim të dispozitave kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor, përkatësisht të neneve 3, 44, dhe 45, mbi bazën e kërkesave të dënuarve dhe të paraburgosurve, kundrejt dokumentacionit të nevojshëm ligjor, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për shoqërimin e tyre pranë qendrave të votimit, ku ata kanë qenë të regjistruar për të votuar.
Në asnjë dispozite të Kodit Zgjedhur nuk thuhet se i dënuari ose i paraburgosuri nuk duhet të shkojë që të ushtrojë të drejtën kushtetuese të votimit në qendrën e votimit ku ai është regjistruar. Shoqërimi i tyre nga ana e Policisë së Burgjeve është bërë konform dispozitave ligjore në fuqi. Të burgosurit janë shoqëruar për të votuar nga disa IEVP, si “Jordan Misja”, “Mine Peza”, “Ali Demi”, Vaqarr, Tepelenë, Korçë, Rrogozhinë etj.
Burgjet pohojnë se deri në orën 16:00, kanë votuar 417 persona me liri të kufizuar në të gjitha IEVP. Nga këta, 100 të paraburgosur dhe të dënuar janë me shoqërim.


OSBE: Klasa politike të njohë rezultatin

Tiranë, 8 maj, NOA – “Jam i lumtur që kemi një numër të madh vëzhguesish që do të monitorojnë këto zgjedhje dhe presim që të kemi një ditë të qetë”.

Kështu u shpreh sot kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfart, lidhur me procesin zgjedhor, gjatë një prononcimi për mediat.

I gjendur në Petrelë, në shoqërimin e kreut të shtetit Bamir Topi, shefi i OSBE-së, ai i ftoi të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar deri tani, të nisen për ta bërë këtë.

“Siç e shihni, është një ditë e mirë jo vetëm për të votuar, por edhe për ta shijuar me familjet.

Unë doja të përshëndesja gjithë komisionerët dhe gjithë policët që janë duke u ofruar shërbimin e tyre qytetarëve”, tha më pas Wolfart.

Duke përfunduar se kemi shumë ndërkombëtarë që janë duke vizituar vendin tonë këto ditë, duke e parë këtë si një kartë-biznesi për të, pasi ata do kenë mundësi të shohin bukuritë e tij.

“Le të presim që misioni i ODIHR-it të japë rezultatet e tij mbi procesin, dita vazhdon ende …”, përfundoi Eugen Wolfart.

Pa harruar që t’i drejtohet klasës politike për njohje të rezultatit dhe respektim të standardeve.

n.e/NOA

Topi-Lenarçiç: Zgjedhjet, hap vendimtar për integrimin në BE

Tiranë, 8 maj, NOA – Presidenti Bamir Topi zhvilloi sot paradite një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të ODIHR-it, Janez Lenarçiç.

Ky i fundit po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, në kuadër të monitorimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Pasi shprehu fillimisht mirënjohjen për ndihmesën dhe kontributin e vazhdueshëm të organizmave ndërkombëtare, Topi vlerësoi angazhimin dhe punën e pakursyer të ODIHR-it me dërgimin e një misioni të gjerë vëzhgimi.

“Përfundimi i zgjedhjeve sipas rregullave ligjore e brenda standardeve demokratike, e sidomos pa incidente, mbetet me mjaft rëndësi për të ardhmen e vendit dhe të shtetasve shqiptarë, për forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e institucioneve shtetërore”, u shpreh Topi gjatë takimit.
Gjithashtu, ai ritheksoi rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve.

Ky proces sipas Topit, do të hedhë një hap vendimtar e cilësor në rrugëtimin integrues drejt Bashkimit Evropian.

Nga ana e tij, drejtori i ODIHR-it, Janez Lenarçiç, vuri në dukje se “kodi zgjedhor përbën një themel të kompletuar teknik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, porse ajo që nevojitet më së shumti është angazhimi i partive politike për të respektuar qëllimin e ligjit”.

Njëkohësisht, ai ndau të njëjtin mendim me presidentin Topi se respekti për institucionet e shtetit, shprehja e maturisë dhe e ekuilibrit është e një rëndësie jetike për të sotmen dhe të ardhmen integruese evropiane të Shqipërisë.

n.e/NOA

Shkodër, Policia: Komisioneri i PD nën akuzë për konfliktin

Shkodër, 8 maj 2011, NOA – Policia e Shkodrës deklaroi se sot rreth orës 07.20, në ambientet e jashtme të Qendrës së Votimit Nr. 345, në fshatin Kuç, Komuna Gur i Zi, rrethi Shkodër, ka ndodhur një konflikt mes dy komisionerëve të kësaj qendre.

Duke zbardhur këtë incident policia e Shkodrës thekson se „si pasojë e një konflikti të çastit mes shtetasit Zamir Fusha, vjeç 40, banues në fshatin Kuç, Komuna Gur i Zi, me detyrë nënkryetar i komisionit zgjedhor në Qëndrën e Votimit Nr. 345, përfaqësues i subjektit politik të Partisë Demokratike dhe shtetasit Barhi Meti, vjeç 44, banues në fshatin Juban, Komuna Gur i Zi, i cili është me detyrë komisioner në qëndrën e votimit të sipërpërmendur, që përfaqëson subjektin politik të Partisë Demokristiane, shtetasi Zamir Fusha ka goditur me grushta shtetasin Barhi Meti“.

Sipas policisë i dëmtuari ka marrë dëmtime të lehta në fytyrë dhe trup dhe pasi ka marrë ndihmën e duhur mjeksore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, është paraqitur në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së qytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale, dhe materialet në ngarkim të shtetasit Zamir Fusha, iu kaluan Prokurorisë.

Fusha është nën akuzë për pengim të subjektit me dhunë apo mjete të tjera, për zgjedhjet në organet përfaqësuese.

mit/NOA

Goditet vëzhguesi shqiptaro-amerikan, Policia e Tiranës flet për incidentet

Policia e kryeqytetit

Tiranë, 8 maj 2011, NOA Update – Vëzhguesi i Shoqatës Vatra shtetasi, shqiptaro – amerikan, Isat Nuhi Billali, 38 vjeç pas një debati me persona të tjerë është goditur rreth orës 13.30’ në ambientet e jashtme të shkollës “Naim Frashëri” në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Policia e Shtetit duke zbardhur incidentet e ndodhura jashtë qendrave të votimit në kryeqytet bën me dije se aktualisht shërbimet e

parandalimit dhe të hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 po marrin në pyetje vëzhguesin e dëmtuar, i cili po ndihmon për të identifikuar autorët si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Tiranës identifikoi disa incidente të ndodhura sot.

Në një deklaratë për shtyp kjo polici theksoi se në Kombinat, në afërsi të shkollës “Myslym Keta” në Tiranë, janë konfliktuar me njëri tjerin tre shtetas, të cilët sikundër deklaron policia e Tiranës janë shoqëruar në komisariatin e zonës për t’u marrë në pyetje.

Sipas hetimeve policia konkuldoi se motivi i grindjes së shtetasve

Vladimir Hysi, 53 vjeç, Kryeplak për Njësinë Nr.6 Tiranë, Gildian Koraqi, 51

vjeç dhe Bujar Karaj, 32 vjeç, ka qenë për mbajtjen e rradhës për të votuar

zgjedhjet vendore 2011.

Drejtoria e Tiranës foli edhe për një incident në oborrin e shkollës “Myslym Keta”, ku autorët e dyshuar Gildian Koraqi dhe Bujar Karaj, kanë debatuar dhe më pas

kanë goditur dhe dhunuar 53 vjeçarin Vladimir Hysi.

Sipas policisë Gildian Koraqi dhe Bujar Karaj janë shoqëruar dhe po merren

në pyetje, ndërkohë që do të procedohen për veprën penale dëmtime të tjera

me dashje.

Po kështu policia dha informacion zyrtar edhe për incidentin e sotëm në rrugën e “Elbasanit” në afërsi të Qytetit Studenti në Tiranë, ku u vodh një kamera dixhitale e një operatori të televizionit TCH.

Pas këtij informacioni shërbimet e paradalimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, kanë nisur punën për të identifikuar dhe kapur autorit e kësaj vjedhje, ndërkohë që u arrit menjëherë gjetja e kamerës në rrugicat pranë Pallateve Grandi në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë.

Ndërkohë policia bën me dije se njëri prej autorëve, që është një i mitur 14-vjeçar është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.

mit/NOA

Nga Gazeta Zeri Popullit ora 17:00


Presidenti Topi ben thirrje per pjesemarrje masive ne votime dhe zgjedhje te qeta

TIRANE- Në Shqipëri procesi i votimit për drejtuesit vendorë dhe anëtarët në këshillat bashkiakë dhe komunarë, për 4 vitet e ardhshme ka nisur i qetë por me disa probleme teknike që janë raportuar në disa qendra votimi në Tiranë por edhe në qytete të tjera, si Durrës, Korcë, Shkodër, Mirditë. Janë 3. 164.859 votues të regjistruar në listat e zgjedhësve, për të votuar në 4932 qendra votimi të cilat sipas ligjit janë hapur në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 19:00 të ditës së sotme.

BERAT NË RANG QARKU ORA 17:00, PJESMARRJA 30%
16:55 Në Berat në 324 qendra votimi procesi ka vijuar normalisht. Në 2 qendra votimi ka filluar me vonesë për shkak të mungesës së vulës por procesi ka vijuar normalisht dhe nuk ka pasur asnjë incident përvec disa parregullsie në lidhje me ngjyrën e bojës që hiqeej me lehtësi.´p jesmarrja në niel qyrku rret 30%. Në komunën Lapardha 2 rreth 350 fletë votimi të kandidatëve mungojnë, por procesi vijon normalisht.

KRUJË, ORA 17:00, PJESMARRJA 35, 6 %
Ora 17:00 Në Krujë, procesi ka vijuar i qetë. Pjesmarrja në Krujë ka qënë 35, 6 %, ndërsa në Fushë Krujë votuan 37.2%. Në komunën e Thumanës mungojnë 200 fletë votimi por procesi voton, por një % e madhe nuk voton dot. Fluksi normal.

SARANDË, ORA 16:00, PJESMARRJA 32%
Ora 17:55 Sarandë probleme nuk janë vërejtur gjatë procesit zgjedhor . Në orën 16:00 në Sarandë pjesmarrja shënohet 30 %, në Delvinë pjesmarrja 32 %. Ndërkohë që kanë votuar edhe emigrantët.

KQZ Pjesemarrja 35 % e votuesve deri ne 17: 00
Ora 17:00 Komisioni Qendror Zgjedhor bën publike të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 17:00. Kur kanë mbetur vetëm dy orë nga mbyllja zyrtare e qendrave të votimit, vetëm 35 % e votuesve kanë hedhur votën e tyre deri në këtë orë.

VOTIMI I TË BURGOSURVE NË NJËSINË NR. 3, REAGON PS
Ora 16:30 Partia Socialiste ka reagur në lidhje me skandalin e shoqërimit të burgosurve nga focat e policisë në njësinë 3 përkatësisht në shkollë ‘Xhezmi Delli’.Sipas dhënëses elektorale të PS Mimi Kodheli një furgon policie me targa P19N ka shoqëruar në ambienete e njësisë numër 3 të burgosur për të votuar. Sipas Kodhelit Partia Socialiste ka fakte të cilat vërtetojnë pjesmarrjen e të burgosurve në procesin zgjedhor dhe për këtë PS do të bëjë denoncimin në instancat përkatësë.
“Në shkollën ‘Xhazmi Delli’ kanë votuar të burgosur të cilët janë shoqëruar me furongon të policisë së burgjeve me targa P19N të cilët në shkëelje të hapur kanë shoqëruar të burgosurv në këtë qendër votimi. Kemi paralajmërime që ka dhe votime në qendra të tjera. Këto veprime janë të jashtëligjme ne kemi të të dhëna dhe do denoncohen. Kjo situatë është e patolerueshme pasi kemi implikim të forvacve të shtetit që shoqërojnë të burgosurit”,- ka denoncuar Kodheli.
Ndërkohë zëdhënësja elektorale e PS I ka bërë thirrje votuesve që të mos I braktisin qendrat e votimit. “Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të votojnë sa më shpejt dhe të tregojne durim edhe nëse ka radhë pasi ushtrimi i të drejtës juridike të votës tregon se pjesmarrja juaj e lartë është garancia më e mirë e këtyre zgjedhjeve”,- theksoi Kodheli.

LIBRAZHD, PS DENONCON VOTIMET NE GRUP, PEZULLOHET VOTIMI NE XIBRAKE

Ora 16: 26 Në Librazhd PS denoncon tentativat për votimin në grup në qendrat e votimit në komunën Hotolisht, në fshatin Cercan, dhe Hotolisht fshat. Në Xibrakë në komuën Shalës të Elbasanit një grup simpatizantësh të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” kanë tentuar të votojnë në grup dhe kur janë penguar nga komisionerët PS kanë thyer kutitë e votimit. Menjëherë është pezulluar votimi, raportohet në orën 16:00. Është kërkuar ndihma e KZAZ nr13 si dhe është raportuar në KQZ. Ndërkohë që në qendrat e tjera të votimit në qarkun e Elbasanit procesi ka ecur normalisht.

DEVOLL, NUK LEJON VOTIMIN NE GRUP, KOMISIONERI PS RRIHET NGA MILITANTI PD

Ora 16: 00 Një incident është shënuar në qendrën e votimit nr 3998 në fshatin Fitore të komunës Miras të Devollit ku një militant i PD-së ka dashur të votojë në grup por është penguar nga komisioneri socialist. Nga sa raportohet nga mediat militanti i PD-së Vilson Seto, kur ka hasur në pengesën e komisionerit të PS-së, Edison Lipe, për të mos lejuar të votonte në grup ka ushtruar dhunë ndaj tij. Procesi i votimit u ndërpre për 20 minuta dhe më pas ka nisur normalisht.

PUKË, DENONCOHET VOTIMI FAMILJAR

Ora 15: 58 Kreu i PS në Pukë Pjetër Marku ka denoncuar votimin familjar në qendrën 0388 në fshatin Berishë e vogël. Ndërkohë që sipas tij ka presione mbi votuesit nëpërmjet filmimit të votës.“Në qendrën 0388 kryhet votim familjar, ndërkohë vijojnë presionet duke filmuar me celularë votat si pasojë e presioneve të kandidatëve të djathtë mbi votuesit”- ka denoncuar kreu i PS në Pukë Pjetër Marku.

DEPUTETI I PS: TEK NJËSIA 3 PD-LSI PRESION NDAJ VOTUESVE

Ora 15:40 Deputeti i PS Ilir Gjoni nga njësia numër 3 në kryeqytet e cila ndodhet në ambientet e shkollës ‘Xhezmi Delli’ ka denoncuar problemet në këtë qendër përsa i përket shoqërimit nga ana e policisë së personave të burgosur të cilët kanë votuar në mënyrë të dyshimtë në këtë qendër votimi. Ndërkohë që ka shprehur dhe një sërë problematikash në këtë njësi.

“Një furgon policie burgu ka sjellë të burgosur në këtë qendër votimi. Nuk jam në gjendje të jap numër total por vetëm 2 persona me emër të burgosur mund ti identifikoj . Në këtë shkollë që në mëngjes përkrahës të PD dhe LSI po ushtrojnë presion dhe përpiqen që të diktojnë moshat e thyera se për kë të votojnë si dhe po përdorin mjete të shumta presioni tek votuesit. Është një pikë ketu pranë që grumbullohen njerëz që marrin disa karta por që nuk mund të verifikojmë nëse janë karta identiteti apo para për votues”,- ka deklaruar deputeti socialist Ilir Gjoni.

SUBASHI: SHQETESIMI I PS PER BOJEN MATRIKULUESE I DREJTE

Ora 15: 30- Nënkryetarja e KQZ, e zgjedhur nga PS-së, Deshira Subashi konfirmon se “shqetësimi i PS sa i përket bojës matrikuluese ishte i drejtë”. Në orën 13.30 minuta vajta të votoja dhe boja në gishtin tim u hoq me një letër të lagur, sapo dola nga qendra e votimit, ndërsa bashkëshortit tim i cili nuk fshiu gishtin në momentin e daljes nga qendra e votimit, por në një kohë të mëvonshme, kur kishte tentuar te fshinte bojen, nuk kishte ndodhur. Duke treguar eksperiencën e vet, znj Subashi tha se cështja e bojës ka të bëjë me momentin e ngrirjes. Në replikë Ristani u përgjigj se “është e njëjta deklaratë që ti ke bere edhe në zgjedhjet e 2009.” Ndërsa Subashi në një prononcim të mëvonshëm për mediat tha se “drejtuesit e KQZ e përcollën me indiferencë këtë shqetësimi”

VËZHGUESIT VENDOR: KA INCIDENTE GJATË PROCESIT ZGJEDHOR

Ora 15:00 Koalicioni i vëzhguesve vendorë nëpërmjet një konference për shtyp në ambientet e hotel Tirana mesditen e sotme ka vërejtur një sërë problemesh të cilat po shoqërojnë procesin e votimit në një sërë qendrash në rang vendi. Ndërkohë që zëdhënësja për shtyp e vëzhguesve vendor ka deklaruar se vëzhguesit po hasin vështirësi gjatë monitorimit në terren pasi nuk kanë përkrahjen e anëtarëve të komisioneve në qendra të ndryshme të vendit ndërkohë që ka evidentuar problematikën në rang vendi përsa i përket votimit familjar, presioneve ndaj votuesve, materiale propagandistike pranë kutive të votimit, dhomën e fshehtë të votimit me probleme që nuk sigurojnë fshehetësinë e votës, probleme me bojë shënjuesin.

VLORË, TENTOHET TË VOTOHET ME KARTËN E DIKUJT TJETËR

Ora 14.30 Pamje filmike ekskluzive nga NEWS24 bëjnë publike një rast flagrant ku një zonjë ka tentuar të votojë me një kartë identiteti e cila nuk ishte në emër të saj. Ngjarja ka ndodhur në një qendër votimi në Nartë të Vlorës ku një zonjë ka tentuar ta votojë me një kartë identiteti e cila nuk ishte e saj. Komisionerët kanë pikasur kartën e cila nuk kishte lidhje me identitetin e vërtetë të zonjës dhe kanë qënë pikërisht ato që kanë bërë publike këtë abuzim në media ndërkohë që zonja ka deklaruar se kishte bërë një ngatërresë me kartën e identitetin.Ajo që ngjall hije dyshimi është fshehja e kartës së zonjës nga një komisioner i cili nuk dihet ende se cilës palë i përket, por ajo që dihet është se komisionerët që kanë bërë publik shkeljen janë komisionerë socialist.

KQZ: DERI NE 14:00 VOTUAN 30 %, RISTANI: INCIDENTET TE VOGLA

Ora14:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 14.00 në mbarë vendin kanë votuar gati 30 % e votuesve. Në një konferencë për shtyp të parën për 8 majin kreu i KQZ-së Arben Ristani e quajti procesin zgjedhor të qetë ndërsa problemet në disa qendra votimi, tha se kanë ndodhru në gati 01% të të gjitha qendrave të votimit.

Ristani informoi se procesi i numërimit do të mund të ndiqet nga gazetarët direkt nëpërmjet ekraneve gjigande që KQZ ka vendosur në ambientet e saj. Rezultatet do të jenë të mundura nëpërmjet grafikave.

Sa i përket bojës matrikuluese e cila nga ana e PS-së denoncon se ka probleme në disa qendra votimi Ristani tha se është prodhuar nga një kompani gjermane e cila është bërë dhe më parë, dhe se është cilësore. “Unë vetë kam votuar herët në mëngjes, dhe mund të shikoni dhe ju që boja në gisht ende nuk më ka ikur”- tha Ristani.

DHUNOHET OPERATORI I TOP CHANEL

Ora 13:41 Në njësinë numër 2 e cila ndodhet në qytetin studenti ka ndodhur një incident me operatorin e dhe gazetarin e TCH të cilët po filmonin se si po procedohej procesi zgjedhor në këtë zonë, ndrëkohë që papritur janë sulmuar nga persona të cilat kanë marrë me dhunë kameran më të cilën operatori po filmonte. Sipas të dhënave paraprake që raportohen nga korrespondenti i NEËS24 burimet e forcave të komisariatit numër 1 është bërë e mundur gjetja e kamërës si dhe është identifikuar njëri nga personat i cili ka dhunuar grupin e xhirimit.

INCIDENTE TEK NJËSIA NUMËR 7, DHUNOHET PËRFAQËSUESI I PS

Ora 13:25 Në njësinë bashike numër 7 e instaluar në shkollën ‘Naim Frashëri’ përfaqësuesi i PS Gjovalin Guraj ka deklaruar se është dhunuar për shkaqe banale nga persona të panjohur. Sipas korrespondentes së NEWS24, e cila ka kontaktuar dhe me deputetin socialist Bersnik Bare i cili ndodhet në njësinë nr. 7 ka raportuar edhe për incidente në qendra të tjera votimi në kryeqytet.

KORCE, U TENTUA TE VOTOHET NE GRUP ME SHUME SE NJE HERE

Ora 13.00 Koalicioni i vëzhguesve vendorë raporton për tentative të votimit në grup të më shumë se një herë i disa personave në qendrën e votimit me nr. 37 93, rreth ores 10: 55 minuta. Madje ka pasur dhe ndërhyrje të forcave të rendit. Ndërkohë që koalicioni raporton se në Bubullimas të Lushnjes fletët e votimit janë konstatuar të njoma. Në njësinë 6 në Tiranë ka pasur diskutime për saktësinë e cilësisë së bojës por më pas është rregulluar.

SHKODER, NE SHLLAK VOTIMI I BLLOKUAR
Ora 13. 09 Nga KQZ NEWS24 raporton se ka nisur votimi në Bushat dhe në një një qendër të Vlorës ku votimi ishte bllokuar deri në 11. 30 minuta. Mbetet i i bllokuar procesi në KZZ 42 në 6 qendrat e votimit në Shllak të Shkodrës. NEWS24 raporton se komisionerët socialistë ndodhen pranë qendrës së votimit por nuk pranojnë të nisin procesin. Te kontaktuar edhe me dy deputetët, PS, e PD të zonës nuk kanë shpjeguar shkakun përse komisionerët janë larguar së bashku me vulën.

PS DENONCON VOTIMIN ME KARTA FALSE
Ora 12.45 Partia Socialiste ka denoncuar votim me karta identiteti të falsifikuara në njësinë numër 2 në kryeqytet, në zonën e Qytet Studentit. Njoftohet se personat të cilët kanë tentuar të votojnë me karta false në qendrat 17 e 18 të kësaj njësie janë identifikuar nga komisionerët socialist. PS bën me dije se do të bëjë kallzim penal në Prokurori.

KAMËZ, PROBLEME NË 3 QENDRA VOTIMI
Ora 12:35 Nga njoftimet në terren njoftohet se në tre qendra votimi në Kamëz ka pasur probleme ku për shkak në dy prej tyre është pezulluar për pak kohë procesi zgjedhor. Korrespondenti i NEWS24 raporton se ka pasur probleme në qendrën numër 15 78, ku si pasojë e fluksit të madh të njerëzve është bllokuar procesi zgjedhor për 45 minuta. Ndërkohë një anëtar i komisionit që i përket të PBDNJ ka denoncuar një person që e ka kërcënuar me jetë. Mësohet se ka tencion në derën pritëse të të gjithë qëndrave të votimit. Në qendrën numër 15 73 dhe 15 73/1 vijon normalisht votimi por një komisioner socialist është nka ndaluar një votim familjar.

“Nuk ka ndodhur asnjë herë, asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë. Shenjat e dëshpërtimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë. Më vjen keq që qytetaërt tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt do i japin votën.”- tha Kosovrasti. Ndërkohë që fjala e tij u ndërpre nga Ristani i cili kërkoi “mos bëni fsuhatë në KQZ. Shfaqni problemin që keni vetëm kaq.“

KORCË, LARGOHEN KOMISIONERËT E PS NGA QENDRA E VOTIMIT
Ora 12:00 Vijojnë problemet në qarkun e Korcës. Sipas njoftimeve më të fundit komisionerët e PS janë larguar nga posti i tyre duke ndërprerë kështu procesin zgjedhor në Ravonik. Pritet rikthimi i komisionerëve.

LIBRAZHD,LARGOHEN KOMISIONERËT E PD NGA QENDRA E VOTIMIT
Ora 11:45 Dy komisionerë të Partisë Demokratike kanë braktisur qendrat e votimit në Librazhd. Korrespondentët e NEWS24 bëjnë me dije se në fshatin Gaferr dhe Sopot komisionerët e PD kanë braktisur procesin zgjedhor ndërkohë që nuk bëhët i ditur largimi i tyre. Në Hotolisht dhe Cercan janë regjistruar presione për votim të hapu.

Ora 11:31 Kreu i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidati i koalicionit ‘Aleanca për Ardhmen’ për kreun e bashkisë së kryeqytetit Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe nëna e tij zonja Antoneta Rama është drejtuar paraditen e sotme në qendrën e votimit të instaluar në ambientet e shkollë 9-vjecare ‘Pjetër Budi’.
Ndërkohë Rama dhe familjarët e tij po kryejnë procedurat normale të votimit nën prezencën e nje numri të madh mediash. Duke folur per mediat, ai tha se te gjithe qytetaret duhet te shkojne perpara kutive, per te votuar per Tiranen qe ata duan. “Të mos votosh, sot do të thotë të rrish në varfëri. Ata që duan drejtësi, punë dhe liri, duhet të votojnë. Nuk duhet të kenë frikë dhe ngurim. Presionet I ka marrë era. Ju keni në dorë të ardhmen e vendit. Forca e votës sot do të jetë shumë e madhe. Vota e ka bërë Tiranën që është sot. Vetëm vota mund ta bëjë Tiranën dhe Shqipërinë si duhet. Shqipëria ka nevojë për votën tuja”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

10.50 PS KA DENONCUAR NE KQZ PARREGULLSITE E PROCESIT NE DISA ZONA TE VENDIT

10.48 PRESIDENTI TOPI VOTON i shoqeruar nga bashkeshortja e tij dhe vajzat. Topi ka deklaruar se eshte dite e rendesishme per demokracine dhe per pjesmarrje ne votime

ORA 10.30 PS DEKLARON PROBLEME ME BOJEN E IDENTIFIKIMIT, QE REZULTON TE FSHIHET

BERISHA VOTON DHE KTHEHET NE ZYREN E PD. NUK FLET PER INCIDENTET E ZGJEDHJEVE
Ora 10:00- Berisha ka votuar ne Tirane. por ai nuk ka bere asnje koment per problematiken e zgjedhjeve qe eshte vene re ne qendra te ndryshme ne territor dhe incidente te perfaqesuesve te tij ne komisione.
KUKAN MONITORON QENDRAT E VOTIMIT: BE PRET QE ZGJEDHJET TE JENE TE LIRA
Ora 09: 40 Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Eduard Kukan ka lëvizur nga një qendër votimi në tjetrën për të monitoruar vetë nga afër si po shkon procesin i votimit. I dërguari i posacëm i Parlamentit Europian ka mbërritur në Tiranë dje pikërisht për të vëzhguar zgjedhjet për tu larguar nesër drejt Brukselit ku dhe do të raportojë mbi atë cka ndodhi në Shqipëri më 8 maj.
“Jam këtu që të vëzhgoj zgjedhjet. Dëshirojmë të ketë sa më shumë pjesëmarrje në votime dhe më pas do ti përcjell kolegëve të mi në PE atmosferën e këtyre zgjedhjeve. “ – ka thënë Kukan në një prononcim për tv NEWS24.
“ Dëshirojmë që tabloja të jetë sa më reale”- ka theksuar europarlamentari Kukan nga një qendër votimi në njësinë bashkiake numër 2 ku së bashku me delegacionin që e shoqëron kishte vajtur për të monitoruar procesin e votimit. “Edhe dje kemi pasur një sere takimesh dhe sot kemi qenë në disa qendra votimi.
Përshtypjet janë të mira gjithsesi nuk mund të arijmë konkluzionet për të gjithë shqipërinë sepse kemi vizituar vetem ca”- vazhdoi Kukan
“Dua të theksoj rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për institucionet Europiane të cilat presin që këto zgjedhje të jenë të drejta të lira e demokratike”- nënvizoi Kukan.

KORCË PROBLEME ME DISA QENDRA VOTIMI
Ora 9: 44- Në 9 qendra voimi në Kolonjë ka probleme teknike në disa qendra votimi për shkak të mungesës së komisionerëve. Ndërkohë që njoftohet se në 10 qendra që nuk kishte nisur votimi pak minuta më parë, tashmë në 9 qendra ka nisur votimi normalisht. Në komunën Mollas ka probleme üpër shkak të mungesës së komisionerit të LSI. Në komunën Gorë qendra e votimit ndodhet e bllokuar për shkak se listat përfundimtare të votuesve nuk kanë vulen e kreut të komunës. Kreu i PS Korcë mësohet se ka bër para një muaji padi në prokurori për problemet me listat. Bëhet fjalë për 60 votues që nuk janë regjistruar në këtë komunë. Progradec probleme në dy qendra për shkak të kutive të thyera.

MIRDITË 3 QENDRA TË PAHAPURA ENDE
09:47- Qendra votimit numër 793 në fshatin Shën Gjergj, qendra numër 798 në fshatin Shende nuk ka filluar ende procesi i votimit për shkak të mungesës teknike. KZAZ numër 38 ka marrë vendim për tërheqjen e materialeve të fletëve të votimit.

TEPELENË PROBLEME ME LISTAT
09:48- Ka banorë në pritje për të votuar dhe pse të paisur e karta identiteti nuk gjejnë emrat në listat e votimit, aktualisht janë 3 peersona të cilët nuk po gjejnë emrin në listat e vtinmit, por pritet që numri të rritet. Në rang qarku nuk ka probleme.

LEZHË, 40 FLETË VOTIMI PA NUMËR SERIE
Ora 09:15 Në Lezhë janë hasur probleme me fletët e votimit pasi 40 fletë votimi në fshatin Simon kanë rezultuar pa numër serie, ndërkohë që raportohet se në rang qarku votimi vijon pa probleme dhe incidente.

BERAT, VONESA NË DISA QENDRA VOTIMI
Ora 09:17 Disa qendra votimi në Berat janë hapur me rreth 10 minuta vonesë pasi ka pasur probleme në disa prej tyre. Tashmë vijon procesi normalisht.

INCIDENT NË SHKODËR, MILITANTË TË PD GODASIN KOMISIONERIN E PS
Ora 09:11- Një incident elektoral është shënuar pak minuta më parë në qëndrën e votimit numër 345 në Kuc të Shkodrës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se komisioneri i Partisë Socialiste Bahri Meti është goditur nga militantë të Partisë Demokratike në këtë njësi , në momentin kur komisioneri socialist kishte dalë për pak minuta jashtë qendrës së votimit. Mësohet se votimi në njësinë numër 345 në Kuc të Shkodrës është ndërprerë, ndërkohë që komisioneri i PS i plagosur është dërguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës. Korrospondetja e NEWS24 bën me dije se tashmë procesi ka rinisur normalisht. Nuk dihen ende shkaqet e incidentit.

JA KU DO TË VOTOJNË KRERËT E SHTETIT DHE ZYRTARËT E LARTË SHQIPTAR
Ora 9:04 Ndëkohë që në të gjithë vendin ka nisur procesi i votimit dhe janë shënuar votuesit e parë, krerët dhe zyrtarët më të lartë të shtetit pritet të votojnë paraditen e sotme në qendrat përkatëse të votimit.
Bëhet e ditur se presidenti Bamir Topi do të votojë rreth orës 10:30 në qendrën e votimit të instaluar në ambientet e shkollës 9-vjecare ‘Servet Malci’.
Kryeministri i vendit Sali Berisha do të votojë në qendrën e votimit të instaluar në ambientet e Liceut Artistik, rreth orës 10:00 të paradites së sotme.
Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidati i koalicionit ‘Aleanca për të Ardhmen’ për bashkinë më të madhe të vendit, bashkinë e Tiranës njoftohet se do të votojë rreth orës 11:30 në qendrën e votimit të instaluar në ambientet e shkollë 9-vjecare ‘Pjetër Budi.
Ndërsa kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, aleat në zgjedhjet e 8 majit me koalicionin e djathtë ‘Aleanca për Qytetarin’, do të votojë rreth orës 09:30 në qendrën e votimit të instaluar në kopshtin numër 31, i cili ndodhet në zonën e ish-bllokut.

FLUKS EMIGRANTËSH NË KAKAVIJË DHE KAPSHTICË
Ora: 08:30 NEwS24 raporton për një fluks emigrantësh që hyjnë në atdhe për të votuar. Janë mbi 9 mijë emigrantë që kanë kaluar traun e pikës doganore të kakavijës brenda 24 orëve, ndrëkohë që korrospondetër e NEWS24 bëjnë me dije üpër një fluks edhe në pikën doganore të Kaphticës. Në Gjirokastër në orën 08:00 NEWS24 raporton për fillimin e votimit në të gjitha qendrat e votimit. Probleme të vogla ishin konstatuar me hapjen e 3 qendrave brenda në qytet, që kishin të bënin me mungesën e bojës së vules dhe mungesën e komisionerëve, por ato ishin zgjidhur.

NJËSIA NUMËR 9, NIS ME DISA MINUTA VONESË VOTIMI
Ora 08: 20 Në njësinë bashkiake numër 9, e cila ndodhet në shkollën Sami Frashëri ka rinisur normal procesi i votimit , pasi ka filluar me disa minuta vonesë. Tashmë gjithcka është normalizuar në 3 qendrat e votmit të kësaj njësie. Ndërkohë që bëhet e ditur se qendra e votmit 1966 dhe 1996/1 ka numrin më të madhe të votuesve për për njësinë bashkiake numër 9. Në këtë njësi shënohen 549 votues.

TIRANE, NE QENDREN 1753 NUK VOTOHET, PA KRYETAR KOMISIONI
Ora 08: 00 Në qendrën 1753 e instaluar në shkollën “Kongresi i Lushnjes” është ndërruar në momentin e fundit kryetari i komisionit të qendrës së votimit pasi ishte banor i një tjetër njësie vendore. Fatmir Xhaka, anëtar i komisionit, përfaqësues i PS-së tha se ndërrimi duhej të ishte bërë më përpara dhe jo në momentin e fundit. Në orën 08.00 në këtë qendër ku votohen 800 votues nuk kishte nisur votimi

HAPQEN QENDRAT E VOTIMIT, VIHEN RE PROBLEMET E PARA
Ora 07: 40 Në orën 07.00 janë hapur zyrtarisht qendrat e votimit. Nga raportimet e para në NEWS24 të gjitha qytetet për momentin gjithcka është e qetë ndërkohë që në Tiranë dhe Pogradec është raportuar për mos fillim të procesit të votimit. Në Tiranë NEWS24 raporton për dy qendra votimi qënuk janë hapur ende, deri në orën 07. 30, ndërsa në Pogradec nuk është hapur një qender votimi.
Në njësinë bashkiake nr 9, në shkollën “Sami Frashëri” qendra e votimit me nr. 1969, në orën 07: 30 ende nuk ishte hapur për shkak të disa problemeve me dokumentet. Ndërkohë që vihen re votues që presin të votojnë. As në “Kongresin e Lushnjës”, nuk është hapur një qendër votimi me nr 1753 për shkak të mungesës së një komisioneri, informon NEWS24
NEWS 24 raporton se në Pogradec nuk është hapur qendra e votimit 3786, pasi kutitë e votimit ishin dëmtuar gjatë transportimit. Drejtues të KZAZ 32 kanë thënë se i kanë dërguar faks KQZ për të sjellë kuti të reja votimi

ZGJEDHJET
Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 56 subjekte zgjedhorë, 45 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të djathtë, “Aleanca për Qytetarin”, i cili përfshin 22 parti dhe kryesohet nga PD dhe koalicion i spektrit të majtë “Aleanca për të Ardhmen”, që grupon 23 parti dhe kryesohet nga PS.

Zgjedhjet do të jenë nën vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe të vetë Parlamentit Europian. Një delegacion i këtij institucioni, i kryesuar nga eurodeputeti Eduard Kukan ndodhet në Tiranë, ndërsa sot pritet të vijë dhe drejtori i OSBE/ODIHR-it, Janez Lenarçiç.

Në axhendën e tij, zyrtari i lartë i OSBE-ODIHR-it parashikon që në orën 11:00 të zhvillojë një takim me Presidentin e vendit, Bamir Topi.
Mbi 7 mijë forca policie janë angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

VEZHGIMI
Mbi 4000 vëzhgues, të huaj dhe vendas janë regjistruar në KQZ për të monitoruar procesin zgjedhor duke u shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë.

Mes tyre është dhe misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR, përbëhet nga 300 vëzhgues afat shkurtër të cilët do të monitorojnë dhe procesin e numërimit, ndërsa 900 vëzhgues janë akredituar nga koalicioni i vëzhguesve vendorë, të cilët do të kryejnë monitorim on-line 24 orë duke komunikuar në kohë reale me publikun।

K O M E N T E

Maja e Komlikut.

Luvigj Sterbyci flet per 8 Majin e vitit 20011-te; se per kete 8 Majin e vitit2011-te, merre me leng se mishi u mbarua, e mori PS-ja; por me qense jane zi bashke mishi me lengun, u bene mire se dhe ju tonet jeni dhe do t'ju bjere te hani ndonje thele mishi. E keni per ta marre shume shpejt, se te majtet i mesoi majtizmi me jetua me pak dhe ju u mesut keq; jeni bere si hienat, hani dhe nga gjahu i luanit dhe gjahu juaj. Komentet se kush fiton duhet lene ne fund, sondazhet jane levozhka dhe te genjejne. Nuk ka rendesi kush fiton, se nuk bejne me pak dhe te majtit po e moren; rendesi ka se e majta ua hoqi bojen, populli shqiptare eshte ngopur me te djathten.. Gjate LNCL. e majta u thirri ballist dhe tradhetare e bashpuntore te fashizmit dhe ua mori pushtetin, por e prishi se duhet ta linte ne pluhur...! Ndersa gjate ndertimit socialist u etiketoj armiqe te brendshem dhe ata qe rrinin urt te deklasuar deri ne sakrifica te medha..., shohim e bejme! Nese do ta perkrahnin ate sistem, do t'u bashkonte me popullin dhe tua hiqte vizen e kuqe. Sot, nuk mund te gjeshe nje epitet qe s'ua kane thene te djathteve se ne fakt u keni ardhe hakut tash 20 vjet popullit mbare dhe jo te majteve, se kryemajtistin ua kemi dhene tu drejtoje.Faleminderit!

LUVIGJ STERBYCI

Dihet tash me se elektorati i majte eshte i zhgenjyer nga lideret e saj aktual dhe prandaj nuke jane te interresuar per te votuar,dhe thone ta mbajne ky qe e ka,dhe elektorati i djathte eshte i interresuar per te votuar per te cuar deri ne funde rrugen qe ka nisur drejte zhvidhimit te shqiperise,dhe pake ore qe kane mbetur shpresoj te votojne ata qe kane deshire te votojne,shpresoj qe ne oret e ardhshme te behet numrimi i votave i qete dhe partia socjaliste ta njofin humbjen dhe verdiktin qe i ka dhene populli sot me 8 maje 20011,ngushdhime te majteve per humbjen,dhe te shpresojne se dite ma te mira do kene pase,rrofte populli shqiptare,Luvigj Sterbyci,mi.

No comments: