TIRANE – Lajmifundit – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se 50.9 për qind ka qenë pjesëmarrja totale në votimet për zgjedhjet lokale në gjithë vendin deri në ora 19:00, orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit.
Probleme ka pasur në qarkun e Tiranës, ku shumë votues kanë pritur në radhë edhe pas përfundimit të orarit zyrtar për shkak se procesi ka qenë i avashtë nisur nga fakti se votimi bëhej me katër fletë që duheshin plotësuar nga çdo votues.
Më poshtë pjesëmarrja sipas KQZ:
Qarku BERAT 47.7 52.4
Qarku DIBER 58.8 48.7
Qarku DURRES 48.7 35.1
Qarku ELBASAN 55.2 41.9
Qarku FIER 42.9 43.5
Qarku GJIROKASTER 55.3 44.7
Qarku KORCE 52.0 45.6
Qarku KUKES 66.9 46.1
Qarku LEZHE 44.9 46.7
Qarku SHKODER 58.6 48.8
Qarku TIRANE 38.1 49.1
Qarku VLORE 42.1 42.1
Total rang vendi 50.9 45.4 (treguesi i dyte thote per pjesmarrjen e femrave ne votime)
Sondazhi i NOA: Basha 59%, Rama 38% dhe Milloshi 3%
Tiranë, 8 Maj 2011 NOA – Një sondazh që u zhvillua këto ditët e fundit tek NOA – Agjencia Kombëtare e Lajmeve, nxjerr fitues kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha.
Në këtë sondazh, pati 2353 votues.
Ndër ta, 59 për qind ose 1398 vota janë dhënë për Lulzim Bashën.
Për Edi Ramën, kryebashkiaku aktual dhe kandidat për një mandat të ri nga Aleanca për të Ardhmen, janë dhënë 38 për qind ose 899 vota.
Kurse për kryetarin e Partisë Komuniste Hysni Milloshi, janë dhënë 3 për qind ose 56 vota, sikundër mund të shihni dhe në tabelën e detajuar.
Sondazhi i NOA konsiderohet ndër më të sigurtët e sondazheve online, pasi gjatë gjithë periudhës disaditore, çdo lexues kishte të drejtën e një vote të vetme. Për më tepër, askush s’mund të jepte votë në kompjuter të dytë, pasi sistemi ndalon këtë formë manipulimi duke njohur një IP të vetme për çdo lexues që dëshiron të votojë në sondazh.
e.t/NOA
Qendra Ndërkombëtare për Strategji Fushatash shpall Bashën fitues
Sondazhi i organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Strategji Fushatash në lidhje me procesin zgjedhor të 8 majit për Bashkinë e Tiranës përcakton si fitues kandidatit e “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha me 54.8% të votave, ndërsa për Edi Ramës del se merr 43.6%. Kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, fiton 0.4 %, ndërsa 1.2 % nuk pranojnë që të shprehen. Të dhënat e këti sondazhi tregojnë se 54.8% e të anketuarve do të votojnë në zgjedhjet vendore të 8 majit, kandidatin Lulzim Basha dhe 43.6% e tyre do të votonin për kandidatin e “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama. Marzhi i gabimit për këtë sondazh sipas organizatorëve është llogaritur në 8%.
Lidhur me preferencat sa i takon partive del se Partia Socialiste mbështet nga 43.2%, Partia Demokratike 49.6%, Lëvizja Socialiste për Integrim 4%, për partitë e tjera 2.4%, ndërsa 0.8% nuk japin asnjë lloj informacioni. Ndërkohë, si prioritet 39. 8 % e të anketuarve rendisin punësimin si çështje parësore, për të vijuar më tej me 22.35 % për infrastrukturën, 16.2% për mirëqenien, 4.9 për të rinjtë, 4.5 projekte konkrete, 3.3 arsim, 2.4% rritje pensioneve, 2% ulje çmimesh, 1.6 gjelbërim, 0.8% ulje taksash. Personave të përfshirë në këtë sondazh u janë drejtuar pyetje specifike mbi kandidatët, Rama dhe Basha. Opinioni për Ramën: 24% mendojnë se është punëtor, 15% arrogant, 15% mashtrues, 14% i aftë, 7% korrekt, 7% i zgjuar, 6% i konsumuar, 5% i paaftë, 5% i ndershëm, 2% jo familjar. Opinion për Bashën: 26% mendojnë se është i aftë, 19% i kulturuar, 11% i zgjuar, 10% mashtrues, 9% i paaftë, 6% punëtor, 5% sjell ndryshimin, 5% s’bën për kryebashkiak, 5% diplomat, 2% barbar, 2% i besueshëm.
Agjensia e Lajmeve “SOT” sondazh
A do fitojë Lulzim Basha përballë Edi Ramës Bashkinë e Tiranës? | ||
---|---|---|
PO | ||
19296 | 58.3% | |
JO | ||
13829 | 41.7% |
Numero di votanti | : 33125 |
Primo voto | : Martedì 30 Novembre 2010 20:44 |
Ultimo voto | : Lunedì 09 Maggio 2011 01:10 |
“TIRANA OBSERVER” Sondazh
Zgjedhjet e 8 majit po afrojnë, si mendoni ju kush do e fitojë bashkinë e Tiranës ? | ||
---|---|---|
Lulzim Basha | ||
42554 | 61.5% | |
Edi Rama | ||
25961 | 37.5% | |
Nuk më intereson | ||
664 | 1% |
Number of Voters | : 69180 |
First Vote | : Wednesday, 16 March 2011 00:45 |
Last Vote | : Monday, 09 May 2011 01:13 |
Basha: Do të pres numërimin zyrtar, pala tjetër të pranojë rezultatin
TIRANE – Lajmifundit – Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha doli para medias në një deklaratë mbrëmjen e sotme.
Ai tha se “sapo qytetari i fundit i Tiranës që kishte ndërmend të votonte ka hedhur votën e tij, nuk ka mbetur më qytetar pa votuar”.
“Unë kisha ruajtur këtë moment për këtë mesazh për qytetarët. Dua ti falënderoj që u përfshinë në fushatë, për vëmendjen që i kushtuan kandidatëve dhe mundësinë që më dhanë mua ti kushtoj vëmendje”, tha Basha.
Ai u shpreh se pjesëmarrja rekord për Tiranën, procesi i ndershëm demokratik dhe ligjor, transparenca e procesit kërkojnë që palet të njohin e të respektojnë rezultatin.
“Të gjithë qytetarët e Tiranës janë fitues, të dhënat si pjesëmarrja, sondazhet e exit-poll janë optimiste, unë jam i vendosur të pres numërimin dhe shpalljen e rezultateve”, tha Basha.
Ai theksoi se transparenca e numërimit, respektimi i rezultatit është shërbimi më i mirë që mund ti bëhet vendit. Basha tha se numëruesit kanë tani në duar procesin zgjedhor.
Rama: Fitorja e PS e sigurt, këto, zgjedhjet më të shëmtuara
TIRANE – Kryetari i PS, Edi Rama deklaroi sot në mbrëmje se fitorja në Tiranës është e sigurt. “Falenderoj ato që votuan sot Aleancën për të Ardhmen, Partinë Socialiste, mua dhe të gjithë kandidatët tanë. Fitorja jonë në Tiranë është e qartë dhe mbetet për tu parë vetëm thellësia e saj. Akoma më e bukur do të jetë fitorja anë e mbanë Shqipërisë.”, tha Rama.
Rama i bëri thirrje komisionerëve dhe numërusve që të bëjnë kujdes për të mos lejuar deformimin e vullnetit të popullit. “Dëshiroj të komunikoj për të gjithë njerëzit e angazhuar nga Vermoshi në Konispol në këtë proces zgjedhor që puna e bërë deri tani nën një presion të shëmtuar e të kudo ndodhur, të vazhdojë me ngulm me vëmendje dhe durim të hekurt.. Populli ka folur qartë. Ne kemi detyrim në çdo cep të Shqipërisë që të nxjerrim nga kutitë shprehjen e popullit sovran pa lejuar që ajo të cenohet apo deformohet.”, theksoi Rama.
Ai u ndal në vlerësimin e tij për procesin zgjedhor të 8 majit duke thene se “këto ishin zgjedhjet më të mira në ekran të paktën qysh se une mbaj mend por ishin edhe zgjedhjet më të shëmtuara në realitetin e njerëzve të zakonshëm. Shqiptarët nuk ja kishin borxh as Saliut dhe as Ilirit të gjithë atë presion dhe trysni të ushtruar ndaj tyre.”.
“Gjithsesi problemin me rezultatin do ta ketë kundërshtari dhe jo ne.”, tha Rama.
Ai i bëri gjithashtu apel drejtorit të përgjithshëm të policisë që të qëndrojë në krye të detyrës dhe të mos e ngatërrojë ngjyrën blu të policisë me ngjyrën e partisë së atyre që kanë humbur zgjedhjet.
Exit poll “Gani Bobi”: Lulzim Basha 58.4%, Edi Rama 39.8%
TIRANE – Lajmifundit – Institui Gani Bobi bëri publike pak çaste më parë në emisionin Opinion rezultatet e exit pollit të realizuar në Tiranë për zgjedhjet lokale.
Në lidhje me votimin për kryetar bashkie, sipas Gani Bobit, 58.4 për qind e qytetarëve kanë votuar Lulzim Bashën ndërsa 39.8 për qind kanë votuar Edi Ramën.
Po kështu 0.4 për qind kanë votuar kandidatin e tretë për kryebashkiak, Hysni Milloshi. Per asnjerin jane pergjigjur 2.3 per qind.
Sipas Gani Bobit, votimi për njësitë bashkiakë është si më poshtë:
Minibashkia 1
Adron Seseri PD 57%
Lindita Nikolla PS 43%
Minibashkia 2
Elez Gjonçaj 62.8%
Artemon Cukalla 37.2%
Minibashkia 3
Ilir Kokona 67.5%
Enver Sulollari 32.5
Minibashkia 4
Hysen Gjura 57%
Vaid Kalaja 43 %
Minibashkia 5
Erisa Xhixho 46.5%
Jeta Seitaj 53.5%
Minibashkia 6
Luzhiana Abazaj 53.5%
Krenar Cenollari 46.5%
Minibashkia 7
Krenar Alimehmketi 60%
Erion Koka 40%
Minibashkia 8
Arben Tafaj 62%
Sead Vorbsi 38 %
Minibashkia 9
Indrit Fortuzi 62.5%
Armond Halemi 37.5 %
Minibashkia 10
Blendi Fuga 65%
Enada Alikaj 35%
Minibashkia 11
Haki Mustafa 66.5%
Naim Asllani 33.5%
Votat per Keshillin Bashkiak, sipas Partive
PD 52 %
PS 40 %
LSI 6.1%
PSD 0.3%
PDIU 1 %
PBDNJ 0.1%
PR 0.2%
LZHK 0.2 %
Zgjedhjet, exit-polli i PS: Edi Rama 53%, Lulzim Basha, 42%
TIRANE – Lajmifundit – Partia Socialiste shpalli pak çaste më parë exit-pollin e saj me anë të Besnik Dervishit.
PS është forca e parë politike në Shqipëri e cila deklaron publikisht rezultate të një exit-polli për këto zgjedhje. Sipas Besnik Dervishit, nga intervistimi i 15 mijë votuesve del se preferenca në Tiranë për kryetar bashkie është 53 për qind për Edi Ramën dhe 42 për qind për Lulzim Bashën.
Besnik Dervishi tha se koalicioni i PS ka marrë 48 për qind të votave kurse koalicioni i PD ka marrë 41 për qind të votave.
Sipas përfaqësuesit të PS, Besnik Dervishi, Edi Rama ka mbi 17 mijë vota avantazh në Tiranë krahasuar me rivalin Lulzim Basha. Kjo shifër është dhënë ndonëse PS e ka bazuar exit-pollin e saj tek intervistomi i 15 mijë qytetarëve!
Berisha: Exit-poll i PS? Më shumë i besoj Facebookut
TIRANE – Lajmifundit – Kryeministri Sali Berisha doli para medias pak çaste më parë në lidhje me votimet e sotme për zgjedhjet lokale.
“Në karrierën time nuk kam dëgjuar kurrë që exit-pool e partive të nxjerrin humbëse partinë. Po ja lë kundërshtarit tim ta besojë sondazhin e tij. Një tjetër sondazh i pavarur i një instituti të paanshëm Gani Bobi nxjerr një diferencë të madhe, diferencë jo vetëm dy shifrore por edhe pothuajse me dy dhjetëshe mes zotit Basha dhe zotit Rama. Ashtu sikundër ka një kontingjent intervistuesish që nuk kanë pranuar të përgjigjen në pool. Sidoqoftë ajo që mund të konfirmoj është se unë jam njeri që u besoj vetëm pool-eve të syve dhe të zemrës së zgjedhësve. Çfarë del prej tyre në mënyrë direkte dhe telepatike më bind mua dhe atë vlerësoj. Të gjitha këto histori pool-esh, unë një besoj dhe i besoj Facebook-ut”, tha Berisha.
Ai garantoi se Partia Demokratike është e hapur dhe do të pranojë çfarëdo rezultati.
Rama: Fitorja ne Tirane është e qartë
Zeri i Popullit
Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar fitoren e sigurte te opozitës jo vetëm ne Tirane, por edhe ne bashkite e komunat e tjera te vendit.
Megjithe problemet e renda për zgjedhjet qe duhet te shënonin fitoren e demokracisë ne Shqipëri, sipas Rames, fitorja e PS-se, jo vetem ne Tirane, por ne te gjithe vendin është e padiskutueshme. “Fitorja në Tiranë është e qartë, por tani ne presim që të dëgjojmë fitoren edhe në gjithë vendin”, tha Rama. Ndërkohë, kreu socialist ne deklaratën e tij te pare për shtyp pas procesit te votimit u shpreh se zgjedhjet lokale të vitit 2011 ishin më të shëmtuarat ne historinë e votimeve, por sipas tij vlerësimin përfundimtar do ta marrin kur të vuloset rezultati. “Këto ishin zgjedhjet më të mira në ekran, por ishin më të shëmtuarat në realitetin e njerëzve të zakonshëm. Presionet, kërcënime dhe përpjekje të gjithanshme për të ushtruar trysninë e shtetit mbi shqiptarët që nuk ia kishin borxh kryeministrit “, tha Rama. Por megjithe këto probleme e presione nga ana e pushtetit, Rama u shpreh i bindur ne mbrojtjen deri ne fund te votës. “Ne jemi në këmbë, 24 në 24 në të gjithë Shqipërinë, për të mbrojtur çdo votë, duke e numëruar sikurse e ka përcaktuar vullneti i çdokujt qytetari” tha më tej Rama.
No comments:
Post a Comment