Friday, June 3, 2011

Të fshehtata e Blerim Destanit


Search


Aktori shqiptar që ka prekur Hollivudin, në një rrëfim për revistën “Jeta”. Nuk e morëm vesh nëse është ose jo i dashuruar momentalisht. E ka lënë enigmë. Ama kemi zbuluar shumë sekrete të tjera, që po i ndajmë dhe me ju.

Sa e do/urren veten tënde?
E urrej shumë rrallë, gati asnjëherë.
Hera e parë që ke ndjerë se je sexy?
Kam harruar.
Kur ka ndodhur kjo?
Ka kaluar shumë kohë.
Çfarë të pëlqen tek një femër?
Femërorja, që buron prej vetë femrës, pa makijazh, por e pastër, organike. Kjo edhe tek unë zgjon butësinë, delikatesën.
Një çmenduri që ke bërë për dashurinë.
Dashuria për t’u realizuar kërkon shumë çmenduri. Më pëlqen maratona
në dashuri, kur zhveshjet shpirtërore vijnë përpara zhveshjes së gardërobës. Kam vrapuar shumë maratona në rrugë të gjata.
Karriera jote sentimentale e përshkruar me tre fjalë.
Jetë, dashuri, lumturi. Njeriu kur dashuron dhe kur vuan e ndjen fuqishëm
jetën, gjithçka në mes këtyre dy fazave është përgatitje për njërën apo tjetrën. Në planin sentimental
jam shumë i kënaqur.
Romantike është: ti, ajo dhe…
Unë po. Duhet të jetë edhe ajo...
Je i dashuruar tani?
Kam ende shumë dashuri brenda vetes. Do të doja që kjo dashuri së shpejti të fillojë të konsumohet, pra në një lidhje me të...
Çfarë ke bërë mbrëmë?
Atë që kam bërë edhe parmbrëmë.
Si fle?
Nuk e di! Kur fle nuk e shoh veten.
Çfarë nuk mungon kurrë në garderobën
tënde?

Ato që më bëjnë të ndihem rehat.
Veshja e fundit që ke blerë.
Një kostum për premierën e filmit “Dossier K” në Belgjikë.
Libri që ke mbi komodinë.
Kohët e fundit zakonisht mbi komodinë
kam skenarë që presin në radhë. Janë gjërat e fundit që lexoj në mbrëmje dhe të parat që më zënë sytë në mëngjes.
Filmi i preferuar.
“Once Upon a Time in America”
Çfarë sheh në YouTube?.
Zakonisht shoh sugjerime të miqve. Nuk kam preferenca të veçanta.
Po në tv?
Televizor shoh rrallë, zakonisht vetëm filma.
Dhurata e fundit që ke bërë.
Një lule dhe një...
Na thoni një moment të lumtur.
Kur energjia dhe emocionet e investuara
zënë vend dhe të kthehen me të njëjtin intensitet.
Kënaqësia më e madhe?
Kur je i vlerësuar.
Të jesh mirë do të thotë…
Të jesh mirë do të thotë të jesh i mirë, ta duash jetën dhe përherë
të mendosh pozitivisht.
Çfarë duhet të të kenë zili?
Asgjë. Nuk e kam hetuar këtë tek askush.
Çfarë këndon nën dush?
Atë që më zë veshi para se të më mbulojë zhurma e ujit.
Pjesa jote më delikate?
Zemra... ndjeshmëria.
Çfarë të dallon nga të tjerët?
Nuk dalloj nga të tjerët.
Çfarë ke hedhur nga sendet e tua tre muajt e fundit?
Sendet me afat përdorimi. Sendet që kanë simbolikë asociative në jetën time nuk i hedh asnjëherë.
Çfarë të zgjon në mëngjes dhe të bën të dalësh nga shtrati?
Zilja e telefonit.

No comments: