Adelina Ismajli, turi ne SHBA
Adelina Ismajli ishte shtangur kur një media papritur kishte shpallur vdekjen e saj. “Ishte një ndjenjë katastrofale. E kam ndier veten shumë keq. Vecc meje, keq këtë gjë e ka përjetuar edhe familja ime, të cilët janë traumatizuar nga ky lajm”, thotë Adelina. Këngëtarja ka shkuar edhe më tutje duke thënë se ka indikacione se kjo thashetheme ka qenë e ndikuar nga dikush tjetër. “Thjesht dikush ka dashur që unë ta anuloj koncertin në SHBA, pra në Amerikë”, ka thënë këngëtarja, në intervistën e saj të parë pas këtij skandali të mediave shqiptare. Adelina është e kontraktuar me një kompani avokatësh nga Zvicra, e cila ia mbron asaj të drejtat e imazhit, të drejtat autoriale dhe e mbron nga shpifjet. “Tani me këtë gjë po merret avokati, sepse duhet të dinë edhe shumica e artistëve në Ballkan se këngët e mia dhe imazhi mbrohen me patentë të ligjeve zvicerane. Në këtë rast, avokatët po punojnë në mbrojtjen e të drejtave të imazhit”. Këngëtarja ka thënë se tashmë i ka dhënë vetes pushim për rreth një javë. Ajo ka thënë se ia ka dhënë vetes këtë pushim pas turneve që ka mbajtur brenda dhe jashtë vendit. “Ndërkaq, javën që lamë pas, jam larguar nga New Yorku për të shkuar në Paris”, ka thene kengetarja per Express. Ismajli nuk ka dashur të japë arsyet se pse rri kaq shumë në Paris, edhe pse më parë ajo kishte thënë se është në studime atje. Kurse sa i përket ndonjë projekti të ri, këngëtarja ka thënë se do të ketë risi edhe në karrierën e saj. “Po, projekti që është duke u bërë jashtë Kosovës, ka kohë që është përfunduar, por nuk e kemi lansuar. Kjo për shkakun tim dhe jo për shkaqe të produksionit, sepse kam disa kërkesa që janë të miat për disa vende ku nuk më ka pëlqyer vetja dhe që dua t’i largoj. Kur realizohet ai, nuk kam ide njëherë për njëherë”, ka thënë Ismajli. Ndërkaq, në lidhje me koncertin e saj në New York, Adelina ka thënë se ka qenë një befasi për të, edhe pse një aksident i një të riu, ku ai ishte alivanosur, ka bërë që ajo të merakoset shumë për të. “Shumë e mirë, një perfekt skenë. Aq më pak kur na që jemi shqiptarë nuk e përjetojmë çdo ditë ndriçimin dhe zërimin e skenave të këtilla. Kjo normalisht se më ka dhënë më shumë emocione dhe ka qenë ndjenjë e veçantë”
No comments:
Post a Comment