Friday, June 3, 2011

E ftuar për darkë në Paris

Sepse ndodh të darkosh në një restorant francez. Apo të ftojnë për darkë në shtëpi disa miq ngaParisi. Këtu fillon gjithë historia. Veshja e duhur, dhurata që çohet, koha që do shkosh, si do sillesh në tavolinë. Që të mos jetë një ngjarje për t’u harruar, merrni ca leksione.

Dhe pse stili amerikan i të ushqyerit nuk e ka lënë pa e prekur as shtetin me klastë kontinentit, Francën, për fat të mirë, tradita e kuzhinës franceze vlerësohet në të gjithë vendin. Si të zbehej ajo që është pa dyshim një nga krenaritë e Francës?! Çdo rajon krenohet me pjatat e veta, djathërat dhe verën. Sigurisht që rregullat e tavolinës kanë po aq rëndësi, në mos më shumë se gjithë të tjerat në këtë traditë. Ato ndiqen me përpikëri në shtëpi, në festat private dhe publike, në restorante apo bare. E veçanta qëndron në faktin se konsiderohen më shumë si një seri rregullash të stilit të jetës, sesa klishe të ngurta që duhen ndjekur për hir tëdetyrimit gjatë ngrënies. Ne po ju njohim me më të rëndësishmet e tyre, për të mos u ndier asnjëherë në situatë të vështirë në vendin e njohur për rregullat dhe etiketën.

ETIKETA E PRITJEVE

Po të jesh në Francë, do shfaqje një mungesë të theksuar respekti nëse shkel etiketën e ngrënies. Është shumë e rëndësishme që një i huaj t’i njohë mirë rregullat e tavolinës. Për shembull, kurrë mos u ço lule organizatorëve të festës, sepse pritet që t’ua kesh dërguar përpara ose pas pritjes. Nuk të lejohet të sjellësh miq me vete ose ndonjë kafshë shtëpiake nëse nuk ke pyetur më parë. Sidoqoftë, nëse ndodh të sjellësh një tjetër njeri, duhet t’ia thuash emrin e tij ose të saj organizatorit të pritjes. Në Francë, të vetmet lloje ushqimesh që një i ftuar mund të refuzojë janë mishi me erëza dhe midhjet. Të zotët e shtëpisë ose organizatorët nuk i shërbejnë ato pa pyetur më parë për shijet e miqve. Drekat ose darkat zgjasin dy deri në katër orë, sepse një vakt konsiston në disa pjata të servirura me radhë. Miqtë duhet të hanë sasi të vogla nga çdo servirje. Çdo pjatë sillet me radhë dhe po ashtu hiqet, po diçka mbetet patjetër mbi tavolinë gjatë gjithë vaktit: e përhershmja gota e verës franceze. Ti duhet ta lësh gotën thuajse plot nëse nuk dëshiron më verë.

MANIERAT FRANCEZE TË TAVOLINËS

Francezët e kanë përsosur artin e përdorimit tëpirunëve dhe thikave. Mishi i pulës dhe peshku priten dhe kapen me disa mjete të veçanta tavoline. Francezët shkojnë aq larg, sa edhe frutat i hanë me thikë dhe pirun. Sallata nuk duhet prerë kurrë, paloset gjethja dhe futet në gojë me pirun. Thika e sallatës është mbi tavolinë, por përdorimi i saj duhet të jetë gjëja e fundit që duhet të bësh. Djathi pritet për së gjati, ndërsa djathi në formë të rrumbullakët që të formohen feta të rrumbullakëta. Mos i mbaj bërrylat mbi tavolinë. Duart duhet të jenë të dukshme, por jo mbi prehër. Nëse ke mbaruar, lër pirunin dhe thikën në formë kryqi mbi pjatë, që piruni të rrijë sipër thikës. Një traditë e konsoliduar është Aperitiff – njerëzit mbërrijnë rreth gjysmë ore përpara fillimit të darkës për të pirë një gotë e për të biseduar me miqtë, njerëzit e familjes, kolegët apo fqinjët.

RREGULLAT E VESHJES

Në Francë duhet t’i kushtosh rëndësi veshjes. Francezët janë njerëz që e kanë të zhvilluar sensin për modën dhe ideja e tyre për stilin casual nuk është dhe aq e shpenguar sa në vende të tjera perëndimore. Francezët pëlqejnë gjërat elegante në jetë, kështu që ata zakonisht vënë aksesorë të cilësisë së mirë. Kjo tregon vëmendjen e tyre të stërholluar ndaj detajeve. Burrat duhet të veshin kostume të errët seriozë për të bërë figurë të mirë. Ndërsa gratë duhet të veshin kostume stylish ose fustane elegante me ngjyra të lehta. Veshjet e tyre duhet të jenë elegante dhe me klas, pa të çara, as të shkurtra shumë mbi gju. Rrobat e tejdukshme ose ekstravagante janë tregues i mungesës së shijes. Gjithsesi, fustanet me shpinë të zbuluar të gjatë dhe xhaketat elegante konsiderohen klas. Copat cilësore janë gjithmonë të pëlqyera në Francë. Fustani i vogël i zi francez është ikonë në festat-koktej. Këpucët duhet të jenë diskrete.Kodi i pranuar i veshjes përbuz këpucët sportive.

TË HASH JASHTË NË FRANCË

Nëse je e ftuar në një festë të madhe, sidomos në Paris, ti pritet që të shkosh një çerek ore me vonesë nga koha e fillimit. Sa më në jug të shkosh, aq më fleksibël bëhet qasja me orarin. Nëse ke shkuar në zona rurale ose në qytete më të vogla, të flasësh frëngjishte të pastër është shumë e rëndësishme. Njerëzit në fshat e konsiderojnë të pasjellshme t’u drejtohesh në një gjuhë tjetër ndërkombëtare.

KUJTOHU:Dhjete gjera qe duhet te besh dhe dhjete qe nuk duhet kur je ne nje tavoline France

BEJ:

1. Nëse i zoti i shtëpisë të ka ftuar për
darkë në orën 8, konsiderohet e sjellshme të
shfaqesh atje 15 minuta pas kohës së dhënë.
2. Sillu një dhuratë të zotëve të shtëpisë –
parapëlqehet një kuti çokollatash.
3. Dërgo lule para ose pas ftesës.
4. Në fund të festës, të zotët e shtëpisë shërbejnë lëng
portokalli ose diçka të këtij lloji. Kjo përkthehet që
duhet të largohesh, sepse festa ka mbaruar.
5. Bëhu gati për një vakt të gjatë. Vaktet tradicionale
franceze përfshijnë pjatën e parë, pjatën kryesore,
sallatën, djathërat dhe ëmbëlsirën.
6. Është e detyrueshme të mbulosh gojën kur
gromësin dhe ta bësh këtë pa tingull.
7. Manierat e sjelljes në Francë kërkojnë që duart,
jo bërrylat, duhet të jenë mbi tavolinë.
8. Mishi pritet duke mbajtur thikën në dorën e
djathtë dhe ndërkohë e ke fiksuar me pirun, që
e mban në të majtën. Copat e ushqimit duhen
marrë po me pirunin që mbetet në dorën e majtë.
9. Kur të duhet të ngrihesh nga tavolina, por do
kthehesh përsëri për të përfunduar darkën, lëre
pecetën mbi karrige, jo mbi tavolinë.
10. Në fund të darkës kur po planifikon të ikësh, duhet
ta palosësh pecetën me kujdes dhe ta vendosësh
mbi tavolinë si shenjë që ke mbaruar plotësisht.

MOS BEJ

1. Nuk duhet të vishesh
shumë casual për një darkë në
restorant francez.
2. Mos përdor pjesën anësore të pirunit
për të prerë një copë ëmbëlsire.
Restorantet e klasit ofrojnë një thikë
speciale dhe një pirun në varësi të
ëmbëlsirës.
3. Në asnjë rrethanë nuk duhet ta
presësh të gjithë ushqimin menjëherë.
Kjo bëhet vetëm për një fëmijë që
nuk di të përdorë thikën.
4. Kurrë mos i kërko shefit të kuzhinës
në një restorant francez ketchup –
kjo do të thotë që nuk po të pëlqen
ushqimi.
5. Shmang bisedën për dy tema: pará
dhe receta kuzhine në tavolinë.
6. Nëse do t’u çosh diçka të zotëve të
shtëpisë, mos ço verë. I zoti i shtëpisë
është ai që siguron verën që do ai.
7. Mos i shërbe verë vetes.
8. T’i mbash sytë ngulur te etiketa e
shishes, konsiderohet e pasjellshme.
9. Mos përdor thikë për bukën. Thyeje
me dorë.
10. Mos lër gjë në pjatë, sepse kjo do të
thotë që nuk të pëlqeu darka.

No comments: