Saturday, June 4, 2011

Bllofi i Erjon Veliaj me ndërkombëtarët: Rrëmbimi i bashkëshortes së Elvis Roshit ka prapavijë politike. Reagojnë qytetarët: Skenar i Edi Ramës

03-06-2011 / Gazeta 55Bllofi i Erjon Veliaj me ndërkombëtarët: Rrëmbimi i bashkëshortes së Elvis Roshit ka prapavijë politike. Reagojnë qytetarët: Skenar i Edi Ramës

Zbardhet e-maili i dërguar nga Erion Veliaj në adresë të disa ambasadorëve të SHBA dhe BE në lidhje me ngjarjen e ndodhur me gruan e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.


Ditën e parë të ngjarjes, kur dëshmia kundërthënëse e Griselda Roshit (Zaimit) ende nuk ishte verifikuar, Erion Veliaj u ka shkruar ambasadorëve të disa vende me ndikim në Shqipëri duke e portretizuar ngjarjen si politike ndërsa ka theksuar se Elvis Roshi ishte kërcënuar edhe gjatë fushatës elektorale.


Teksti i mesazhit të Veliajt


“Miq, Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapo-zgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën.


Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit). Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve.


Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore……Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t’ju japim nesër.


Faleminderit


Erion


Dështon deklarata e Boshtinarut


Eurodeputeti famëkeq s’arrin dot të mashtrojë Brukselin për “kanibalizmin foshnjor” në Shqipëri


Vënia në jetë e një skenari hollyëood-ian, por me një aktrim amatoresk, ka pasojat e tij, jo vetëm në Tiranë, por edhe më gjerë, deri në linjën Bukuresht-Bruksel. Bllofi 2 ditor në Kavajë mori dhen dje kur analizat dhe ekspertiza mjeko-ligjore hodhi dritë mbi një ngjarje e cila 24 orë më parë ishte dënuar masivisht nga mbarë opinioni publik shqiptar, si një makabritet që meritonte ndëshkimin e drejtësisë. Keqardhja më e madhe u konstatua dje, kur organet e hetimit konkluduan se nuk bëhej fjalë për rrëmbim të bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Kavajës. Nuk bëhej fjalë për “rrëmbim foshje”.


Por, po ashtu nuk bëhej fjalë fare për shtatzëni të Griselda Roshit. Pikëpyetja e madhe shoqëroi të gjithë ditën e djeshme, ndërsa në mendjen e njerëzve vërtitej pikërisht kjo poli-dramë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Nuk ka asnjë foshnjë të rrëmbyer si dhe asnjë lindje të detyruar me simulantë, siç u pretendua nga mendjet e djallëzuara. Çështja nuk ndalet me kaq. Ditën e “rrëmbimit” të Griselda Roshit, bashkëshortes së kryetarit të sapo zgjedhur të bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, Edi Rama ndërpreu marrëdhëniet me mediat, edhe pse kishte paralajmëruar në mënyrë urgjente mbajtjen e një konferencë për shtyp nga selia e PS-së.


Para se të nisej për në Kavajë, në shtëpinë e Z.Roshi, mësohet se Edi Rama ka zhvilluar disa telefonata me homologët e tij në Parlamentin Evropian ku sigurisht ka ndarë detyrat dhe ka përcaktuar aksionin që do të pasonte situatën më pas. Në një bisedë të menjëhershme me eurodeputetin rumun, Viktor Boshtinaru, kryesocialisti Edi Rama i ka kërkuar atij që të thërrasë një mbledhje urgjente të komisionit për marrëdhëniet më jashtë të Parlamentit Evropian si dhe të mbante një fjalim ku të etiketonte qeverinë e kryeministrit Sali Berisha si përgjegjëse për “grabitjen” e foshnjës së Griselda dhe Elvis Roshit! Boshtinaru, i njohur për bëmat e tij antishqiptarëve, duke filluar nga tentativa për bllokimin e procesit të liberalizimit të vizave si dhe një ndër lobuesit më të mëdhenj në Bruksel pas 21 janarit, për t’i rikthyer vizat shqiptarëve si dhe për të ndërprerë çdo raport me qeverinë e Tiranës, rikthehen në zymtësinë e ngrehinës socialiste me një tjetër bëmë po aq sa ato të tij dhe homologëve të tij të korruptuar.


Fatmirësisht, dështoi skenari ogurzi në Tiranë, dështoi edhe fjalimi varrhimës i Viktor Boshtinarit në Bruksel. Boshtinaru do të akuzonte Tiranën zyrtare, qeverinë e vendit dhe mazhorancën parlamentare se janë përgjegjëse për një “kanibalizëm foshnjor”, “grabitje foshnjash” si dhe “vjedhje votash”.


Tre togfjalësha këto që lidhen kryekëput me megalomaninë politike të Edvinit në Tiranë dhe lobuesve të tij fat keq në Parlamentin Evropian. Piku i kësaj ‘revolte’ që kishte ngjallur ndjesinë e mbarë shqiptarëve, do të arrinte pikun pikërisht sot, kur Kolegji Zgjedhor do të certifikojë rezultatin zgjedhor për bashkinë e Tiranës. Vendimi fisnik i Kolegjit Zgjedhor tmerron mbarë ngrehinën socialiste.


Dështimi i skenarit të “grabitjes së foshnjave”, nën-rendit, dështimin final të Edvinit; “atë të humbjes përfundimtare të pushtetit financiar dhe klientelist në bashkinë e Tiranës”.

No comments: