Thursday, June 2, 2011

Qytetarja e parë e Kavajës ka kurdisur një supermashtrim për arsye që askush nuk i di

Krim makabër në Tiranë, zhduket foshnja e kryetarit të bashkisë së Kavajës


image

Merret peng, torturohet dhe detyrohet të lindë përpara kohe bashkëshortja e Elvis Roshit. Asnjë reagim zyrtar! I gjithë shteti në krim!

Në ditën e fëmijëve, një foshnjë erdhi me dhunë në këtë jetë dhe asgjë nuk dihet për fatin e tij...Një krim monstruoz ka ndodhur të martën në kryeqytet, aty ku siguria e premtuar nga pushteti na garanton çdo gjë veç jetës. Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Griselda Roshi është rrëmbyer në zonën Komuna e Parisit, rreth orës 19:15. Siç pohojnë familjarët, ajo ka pirë një kafe me një të njohurën e saj dhe më pas kishte marrë rrugën për në shtëpinë e prindërve. Në këtë kohë një makinë me xhama të zinj është ndalur dhe prej saj kanë zbritur tre burra të armatosur të cilët e kanë futur me forcë në makinë. Aty ata e kanë rrahur, kërcënuar dhe e kanë cuar në një tjetër vend, të parapërgatitur, ku veç tre burrave kanë qenë të pranishëm edhe disa të tjerë, madje edhe gra. Sipas burimeve familjare, në ato momente Griselda është rrahur dhe goditur me tytë kallashnikovi dhe ka humbur ndjenjat. Kur ka riardhur në vete, ajo mban mend t'i jetë injektuar një serum dhe disa momente më pas ka lindur. Për shkak të hemorragjisë shumë të madhe, Griseldës i kanë ndërruar edhe rrobat dhe në orën 3.45 të mëngjesit e kanë marrë sërish me fuoristradë duke e hedhur nga makina rreth 50 metra larg shtëpisë në Kavajë. E gjakosur dhe e rrahur, Griselda është zvarritur deri në shtëpinë e saj, pa fëmijën e sapolindur që ka mbetur në ambientin ku Griselda është mbajtur peng dhe dhunuar për më shumë se 6 orë. Gruaja është tashmë në gjendje të rëndë psikologjike dhe nuk di të thotë se kush ishin autorët e rrëmbimit, vendin ku lindi e detyruar fëmijën, apo vendndodhjen e foshnjës. “Unë nuk di ç’të them, këtë nuk ka kriminel që ta bëjë. Ajo është e sfilitur. Nuk kemi fjalë ta shprehim”, tregon një komshi i familjes. “Nuk duhet ta bënin, ata janë njerëz të mirë dhe këtë nuk e meritonin”, shprehet një tjetër. Forca speciale të policisë kanë shkuar në shtëpinë e çiftit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, është detyruar të kthehet nga Italia pasi ka marrë vesh lajmin tragjik. Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur një grup të posaçëm për hetimin e ngjarjes. Grupi kryesohet nga prokurori Henrik Ligori dhe përbëhet nga agjentë të policisë kriminale.

Para shtëpisë së familjes Roshi ndodhen shumë të afërm dhe shumë banorë të Kavajës, të tronditur jashtëzakonisht nga ngjarja e rëndë. Elvis Roshi është zgjedhur si kryetar bashkie i qytetit të Kavajës, në zgjedhjet vendore të 8 majit ku ka kandiduar nën siglën e Partisë Socialiste. Bashkia e Kavajës ka zgjedhur për t’u administruar nga një përfaqësues socialist, pas 20 vitesh nga mbërritja e demokracisë, madje ky qytet është cilësuar si një bastion i Partisë Demokratike.

Pushteti që pjell vdekje

Aksidentet në rrugë dhe vrasjet në mes të qyteteve nuk bëjnë më as lajm, jo më impenjim për policinë e shtetit që të dalë përpara qytetarëve që e paguajnë dhe të thotë të paktën se po zbardh krimin. Dy ditë më parë në kryeqytet, një foshnje ende pa dalë në dritë u bë viktima e radhës së një krimi që ia kalon historive horror të diktaturave më të egra nazi-fashiste. Autorët, në grup, nuk dihen dhe mbi të gjitha askush nuk mund të thotë se do të përballen ndonjëherë me drejtësinë, që në të shumtën e rasteve dorëzohet përpara ditës së gjyqit. Shteti i bërë njësh me pushtetin jo vetëm që nuk na mbron, por po bëhet përditë vrasës. I xhepave tanë, pasurisë, demokracisë dhe së fundi edhe i jetëve të foshnjave. Ky është fundi!

Heshtje zyrtare!!!

Ngjarja e rëndë në familjen e kryebashkiakut të Kavajës, për turpin e institucioneve nuk mori vëmendjen as të policisë dhe as të kryeministrit, si deputet i kësaj zone. Policia që del me qejf për të deklaruar sa herë kap ndonjë të ri me kokainë në xhep, dje nuk tha asgjë për ngjarjen horror që tronditi mbarë opinionin publik. Si një përgjigje që institucionet duhet të japin për raste të tilla, edhe kur në to nuk janë të përfshirë zyrtarë dhe të zgjedhur, por kur jeta e një fëmije të sapolindur mbetet në dorën e bandave të regjura të krimit. Heshti Berisha që për çdo ditë të muajit që kaloi u mor me vota, kuti dhe ligje që siç po del gjithnjë e më e qartë, i njeh vetëm kreu i qeverisë si të tilla. Kurrkush tjetër! Po dje, me buzëqeshjen që i mbin në fytyrë në ceremoni të tilla, uroi edhe fëmijët për festën. Jo foshnjen e familjes Roshi, e cila priste të vinte në jetë për pak ditë, normalisht. Ashtu si lindi bija e kreut të qeverisë pak kohë më parë dhe çdo grua tjetër me të drejta në këtë vend. Heshtën edhe mediat pranë qeverisë, që nuk nguruan të merren me orë e ditë të tëra me mënyrën si u hodh një votë në kutinë e gabuar. Heshtëm të gjithë, të ngujuar përpara televizorit ku makabriteti është bërë kronika e radhës, që vërtet kot vazhdon të quhet e zezë. Ka nisur të bëhet horror!

Gjithë shteti në krim

Tre njerëzit e armatosur, pa maskë që dolën në mes të rrugës dhe në mes të ditës për të rrëmbyer gruan e re shtatzanë janë vetëm nisja e një krimi të mirëfilltë shtetëror। Sepse arritën të lëvizin lirshëm deri në destinacionin tjetër, aty ku në grup, kanë detyruar Griselda Roshin të bëjë lindjen e parakohshme. Mediat folën për një klinikë private, ku mund të jetë kryer akti i rëndë, por asgjë nuk është zbardhur akoma zyrtarisht nga grupi hetimor i ngritur për këtë rast. Megjithatë nga dëshmitë që ka mundur të japë vetë gruaja, në një gjendje të rëndë fizike dhe psikike, dihet se ndaj saj është ushtruar dhunë deri në humbjen e ndjenjave përpara se t’i bëhet injeksioni që i ka përshpejtuar lindjen e fëmijës. Për fatin e vogëlushit asgjë nuk është thënë deri në orët e mbrëmjes. Policia nuk ka deklaruar as angazhimin e saj të përhershëm në mbrojtje të sigurisë dhe rendit, duke na shmangur të dëgjojmë se autorët janë larguar në drejtim të paditur. Dhe as që ata do të kapen për t’u vënë përpara drejtësisë...se këtë herë hapur është i gjithë shteti në krim. I njëjti shtet i identifikuar me pushtetin në ngjarjet e rëndit të kohëve të fundit, pas heshtjes të së cilave vjen krimi i radhës...

Edi Rama largohet nga shtëpia e Roshit. Shoqërohej nga bashkëshortja

Edi Rama dhe Elvis Roshi gjatë fushatës elektorale

(E PERDITESUAR)- Kryetari i Partisë Socialiste ka mbaruar një vizitë në familjen e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Rama kishte planifikuar një konferencë për shtyp, por ajo është anuluar. Rama shkoi në shtëpinë e Roshit pas ngjarjes së rëndë të rrëmbimit të së shoqes, e cila është detyruar të lindë fëmijën e saj para kohe pas rrëmbimit shtazarak. Rama shoqërohej nga e shoqja e tij dhe një grup deputetësh në këtë vizitë.

Shperndaje:

Gruaja e bashkiakut humb foshnjën, zbulohet klinika

ELVIS ROSHI, KRYETARI I SAPOZGJEDHUR I BASHKISE SE KAVAJES, GRUAJA E TE CILIT DJE DENONCOI RREMBIMIN DHE HUMBJEN E FOSHNJES

Denoncimi i Griselda Zaimit (Roshi) ka tronditur mesditën e djeshme opinionin publik. Dëshmia për rrëmbim nga tre persona të panjohur dhe lindje të detyrueshme në një ambient privat, ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Policinë. Çfarë deklaroi 27-vjeçarja para autoriteteve dhe kontradiktat në dëshmi. Në mbrëmje, Policia zbulon taksistin që dërgoi gruan e kryebashkiakut të Kavajës në një “klinikë” pranë Maternitetit të Ri të
Tiranës, ku dyshohet të jetë kryer ndërhyrja. Mister fati i foshnjes. Bashkëshorti ndodhej në Itali në momentin e “rrëmbimit”. Gruas iu kërkua që të bënte një ekspertizë mjeko-ligjore, por ajo kundërshtoi, duke pretenduar se ishte e rënduar psikologjikisht. Çfarë thonë gjinekologët për një rast të tillë, ç’ndodhte dje në Kavajë dhe vizita e Ramës dhe deputetëve të PS

Rrëmbimi, kontradiktat në dëshmi

Gruaja e Elvis Roshit heq fëmijën në një “klinikë” në Tiranë

Vendi ku pretendohet se është hedhur 27-vjeçarja

Gruaja e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Griselda Zaimi (Rro-shi), që ndodhej në muajin e nëntë të shtatzënisë, pretendoi dje se është rrëmbyer mbrëmjen e së martës në Tiranë nga persona që e detyruan të lindë fëmijën e më pas e hodhën në një rrugë në Kavajë.E tronditur nga ngjarja, por edhe me kontradikta në thëniet e saj, bashkëshortja e kryebashkiakut Elvis Rroshi ka rrëfyer para prokurorëve ngjarjen e rëndë, që sipas saj ka nisur të martën rreth orës 19:30, në afërsi të qendrës “Kristal” dhe është mbyllur rreth orës 03:30 të mëngjesit të djeshëm. Gruaja 27-vjeçare ka treguar për grupin hetimor se të martën ka dalë nga dyqani i bashkëshortit të saj, në qendrën “Kristal” në Tiranë. Sapo ka dalë në rrugë, është përballur me një makinë me xhama të zinj, nga e cila kanë zbritur dhe e kanë rrëmbyer tre persona të armatosur. Sipas gruas, rrëmbyesit e kanë goditur me një objekt të fortë pas koke dhe e kanë hipur në një fuoristradë me xhama të zinj. Ajo nuk ka arritur t’i shohë apo t’i njohë personat që e kanë rrëmbyer, por gjatë rrugës që udhëtonte me makinë, nga ku nuk mund të shihte asgjë, nga lëkundjet e automjetit ka pasur një ndjesi që po lëvizte në një terren me gropa. Më pas, Griselda Zaimi ka shpjeguar se personat që e rrëmbyen e kanë goditur sërish gjatë udhëtimit me makinë.
LINDJA E FEMIJES

Banesa e kryetarit te bashkise se kavajes

Pas disa minutash udhëtim, Griselda Zaimi ka pretenduar se ka parë veten në një ambient, që nuk e njihte dhe nuk e dinte se ku ndodhej. Ajo është shprehur se nuk arrinte të shihte njëri në dhomën ku ndodhej apo ndonjë person të veshur me rroba të bardha, që të ngjasonte me ndonjë mjek, edhe pse sipas saj, për një moment ka dëgjuar fjalët “doktori, doktori…”. Ajo nuk është në gjendje të kujtojë shumë detaje, por pak momente para se të humbiste ndjenjat, ka fiksuar se i kanë bërë një serum ose diçka të ngjashme, që sipas saj ka bërë të mundur lindjen e parakohshme të fëmijës. Ndërsa në lidhje me foshnjën, që sipas saj duhej të linde të paktën edhe për dy ditë, ajo nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë asgjë. Momenti i fundit që ajo mban mend nga rrëmbimi, është mëngjesi i ditës së djeshme, rreth orës 03:00, kur është hedhur nga makina në një rrugë pranë shtëpisë së saj, në lagjen “Zguraj”, në Kavajë. Nga aty dhe deri në shtëpi, përreth 70 metra, ajo ka treguar se ka shkuar zvarrë, e vetme dhe pa u ndihmuar nga njeri.
Kontradiktat
Historia e pazakontë është treguar dje nga Griselda Zaimi, gruaja e kryebashkiakut të Kavajës. Gjatë ditës së djeshme deri në darkë, versioni i rrëmbimit kriminal është shpjeguar nga vetë gruaja për prokurorët, të afërmit e familjarët e saj, por edhe për deputetët e PS që shkuan dje në banesën e Elvis Roshit në Kavajë. Por, në gjithë këtë rrëfim ka disa kontradikta. Një taksist deklaron se e ka shoqëruar 27-vjeçaren në një klinikë, kur ajo thotë se është rrëmbyer nga njerëz të armatosur. Më pas, kur mbërrin në klinikë, njëherë thotë se ka dëgjuar fjalën mjek, pastaj ka parë disa gra si mami dhe më tej shton se është goditur me tytë armë dhe më pas i kanë dhënë një ilaç nxitës për lindje.

Denoncimi i ngjarjes me telefon nga Italia

Prokuroria dhe Policia janë vënë në dijeni të rrëmbimit të Griselda Zaimit në orët e para të paradites së djeshme dhe denoncimi i parë është bërë nga bashkëshorti i saj, Elvis Rroshi, i cili ndodhej në Itali dhe u kthye dje në mesditë. Rroshi, i njoftuar nga të afërmit e tij për ngjarjen, ka lajmëruar me celular një inspektor policie të Kavajës, i cili ishte i afërm i tij, të cilit i ka kërkuar që t’i drejtohej Prokurorisë për atë çfarë kishte ndodhur. Menjëherë pas kësaj telefonate, denoncimi është bërë fillimisht në Prokurorinë e Kavajës, që më pas i është përcjellë Prokurorisë për Krime të Rënda, me akuzën “heqje e paligjshme e lirisë”. Ndërsa më vonë, denoncimi është kryer edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në Sektorin e Krimeve të Rënda. Mësohet se, pavarësisht urdhrit të prokurorit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, Griselda Zaimi ende nuk e ka kryer këtë ekspertizë.

Taksisti: 27-vjeçaren e çova unë në “klinikë”

Zbulohet “klinika” ku është hequr nga barku i nënës foshnja e Griselda Roshit, gruas së Elvis Roshit, kryetar i Bashkisë së Kavajës.Pas një hetimi të shpejtë disa orësh, Policia e Tiranës ka gjetur dje në mbrëmje ambientin ku është kryer lindja e fëmijës së 27-vjeçares Griselda Zaimi (Roshi). “Klinika” në fjalë ndodhet në zonën e “Brrylit” në Tiranë, pranë maternitetit të ri. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një klinikë të mirëfilltë të licencuar apo një ambient ilegal ku bëhen aborte. “Kemi gjetur ambientin ku është hequr fëmija, në vend-ngjarje grupi i hetimit ka gjetur edhe provat përkatëse që po ekzaminohen, kemi prova dhe dëshmi së tregojnë se shtetasja Griselda Roshi është mbajtur në atë ambient sa kohë nuk ka qenë në banesë”, kanë thënë dje burime të Policisë. Gjetja e një “klinike” të tillë është konfirmuar mbrëmë edhe nga burime të Prokurorisë, të cilat kanë kërkuar gjithsesi të jenë të rezervuara në dhënien e informacionit. Hetuesit ndërkohë theksojnë se klinika në fjalë ndodhet në të njëjtën lagje ku banojnë edhe prindërit e Griselda Roshit, gruas së kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, e cila tronditi dje opinionin publik me ngjarjen e saj. Në ambientin në fjalë, që nuk konfirmohet nëse është hotel, banesë private apo klinikë legale apo ilegale, thuhet se janë gjetur elementë që përkojnë me ngjarjen e ndodhur Griselda Roshit, konkretisht rroba dhe gjurmë gjaku si dhe mostra të tjera të vlefshme për ekspertim.
Taksisti
Krahas gjetjes së klinikës ku është bërë heqja e foshnjës nga barku i nënës, policia mbrëmë shoqëroi fillimisht dy taksistë duke mbajtur më pas më gjatë në dhomat e hetimit njërin prej tyre. Ka qenë pikërisht taksisti që tregoi se e kishte transportuar Griselda Roshin nga zona ku ajo pretendoi se ishte rrëmbyer për në klinikën ku ka ndodhur aborti i fëmijës. Konfirmimi i këtij taksisti se i kishte shërbyer 27-vjeçares për ta dërguar tek klinika në fjalë, ka hedhur poshtë variantin e dhënë nga vetë protagonistja e ngjarjes dje gjatë ditës, kur theksoi se ishte marrë peng nga persona të armatosur me një makinë me xhama të zinj dhe ishte çuar në ambientin ku ndodhi aborti. Në dëshminë e saj të parë, gruaja e kryebashkiakut të Kavajës ka pretenduar se është rrëmbyer tek zona e Tiranës së Re, pikërisht në kohën kur po i afrohej vendqëndrimit të taksive për të shkuar më pas në banesën e prindërve të saj në Tiranë.
Hetimi në dy pista
Pak orë pas denoncimit të bërë dje në Prokurorinë e Kavajës e më pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga shtetasja Griselda Roshi, Prokuroria regjistroi procedim penal për rrëmbim personi me pasoja të rënda. Krahas kësaj vepre penale, së cilës i është referuar hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, burimet nga ky institucion kanë pohuar se nuk përjashtojnë edhe pistën e një ngjarje të simuluar në rrethanat e saj të panjohura më parë jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Menjëherë pas denoncimit të bërë dje për ngjarje, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në banesën e kryebashkiakut Elvis Roshi në Kavajë, zv.drejtuesin e saj dhe një prokuror për kryerjen e veprimeve procedurale ndërkohë që në orët e mbrëmjes, në hetimin e kësaj çështje është angazhuar edhe një prokuror i tretë. Grupi hetimor pas fakteve të zbuluara dje në mbrëmje duket se ka anuar më shumë nga një ngjarje kontradiktore dhe me shumë gjasa e simuluar në shumë pjesë të saj.

Mjekët: Lindja s’ndodh pa ndihmën e gruas

TIRANE – Mjekët pohojnë se lindja e fëmijës në kushte normale në rrethanat që pretendohet se kanë ndodhur me bashkëshorten e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, është thuajse e pamundur. Sipas mjekëve, veçanërisht në rastet kur gruaja ka lindjen e parë, është tepër e vështirë dhe e rrezikshme që lindja të ndodhë në kushte rrethanore. Sipas mjekëve të fushës, kushtet ambulatore në fjalë edhe të shoqëruara me preparatet nxitës të lindjes, është e vështirë ta ndihmojnë realizimin e këtij procesi që mund të zgjasë me orë. Duke iu referuar pretendimeve për lindjen e foshnjës dhe rrëmbimin e saj në një ambient privat apo “të fshehtë”, mjekët thonë se është e pamundur që kjo të ndodhë. “Nëse gruaja është qëlluar e ka humbur ndjenjat, lindja e fëmijës pa ndihmën dhe bashkëpunimin e nënës është e pamundur dhe realizohet vetëm me vdekjen e foshnjes”, thane mjekët. Duke marrë në analizë gjendjen shëndetësore të 27-vjeçares ditën e djeshme, e cila me përjashtim të tronditjes nuk ka pasur probleme të tjera, sipas mjekëve është e pamundur që lindja të ketë qenë në kushte ambulatore dhe pa praninë e personelit mjekësor.

Kavajë, vendi ku u hodh gruaja kishte dëshmitarë: S’e kemi parë

TIRANE – Vendi ku Griselda Zaimi (Rroshi) pretendon se është hedhur nga personat që e kanë rrëmbyer, ndodhet në një rrugicë në lagjen “Zguraj” në Kavajë, pranë një shkolle. Ky vend ndodhet 5-6 metra nga rruga kryesore, në rrugën “Mehmet Ballamishta” dhe rreth 70 metra larg banesës ku jeton familja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Fare pranë zonës ku dyshohet se është hedhur gruaja 27-vjeçare, rreth orës 03:30 të mëngjesit të djeshëm, ndodhet një qendër interneti, e cila në këtë orë, por edhe më vonë, rezulton të ketë qenë e hapur. Të paktën disa punonjës të kësaj pike, të cilët treguan dje se kanë qenë në punë në atë orë, treguan se nuk kanë parë asgjë të dyshimte në atë zonë. Madje ata treguan se qendra e internetit ka qenë vazhdimisht e hapur deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa ata vazhdimisht dilnin e pinin cigare jashtë. Distanca mjaft e vogël, vetëm prej disa metrash, me një fushëpamje të lirë deri në vendin ku pretendohet se është hedhur gruaja e Elvis Rroshit, nuk i pengonte personat që ndodheshin pranë qendrës së internetit që të shihnin dhe të dëgjonin çdo gjë të dyshimtë. Por ata mohojnë të ketë pasur lëvizje makinash apo edhe këmbësorësh në atë zonë rreth orës që përflitet, por edhe më vonë, për aq kohë sa ata kanë qenë aty. Përgjatë gjithë pasdites së djeshme, përreth banesës së familjes Rroshi qëndronin persona të ndryshëm, të afërm, fqinjë, por edhe kureshtarë, të cilët prisnin për të mësuar diçka se çfarë kishte ndodhur. Fqinjë të afërt të familjes Rroshi, treguan dje se i njohin pothuajse të gjithë pjesëtarët e familjes, por Griseldën, bashkëshorten e kryebashkiakut, nuk e kishin parë shpesh dhe pothuajse nuk e njihnin.

Ekspertiza
Ditën e sotme në orën 09:00, shtetasja Griselda Roshi pritet të paraqitet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore. Realizimi i një ekspertize të tillë nuk ka qenë i mundur dje, për shkak se gruaja nuk ka pranuar t’i nënshtrohej kontrollit. Ndërkohë, mbrëmë vonë grupi i hetimit pohoi se kishte rënë në marrëveshje dhe ka marrë miratimin e 27-vjeçares për t’u paraqitur sot në ora 09:00 për ekspertizën mjekoligjore. Është kjo ekspertizë e cila do të përcaktojë në mënyrë përfundimtare, nëse lindja e fëmijës ka qenë e shëndetshme, e nxitur nga faktorë të jashtëm apo nga shkaqe të tjera.

Rama me bashkëshorten Linda në familjen e Elvis Roshit

Kreu socialist, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, ishte dje në familjen e Elvis dhe Griselda Roshit në Kavajë. Mbrëmë rreth orës 21:00, Rama ka mbërritur në Kavajë në banesën e kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Elvis Roshi, i kandiduar nga Partia Socialiste në 8 maj. I shoqëruar nga bashkëshortja dhe miku i tij Erion Veliaj, Rama ka qëndruar për rreth gjysmë ore në shtëpinë e Roshit, aty ku familjarë dhe miq të tij ishin mbledhur për të marrë vesh rrethanat se si është zhvilluar ngjarja. Rama nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment, ndërsa është njohur nga Roshi rreth ngjarjes. Dje pasdite, kryesocialisti anuloi sipas Partisë Socialiste një konferencë shtypi në selinë rozë, për të qenë pranë mandatarit të PS për Bashkinë e Kavajës. Por më parë në Kavajë kishin mbërritur një grup deputetësh socialistë, rreth 20, të cilët qëndruan deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Paulin Sterkaj, Dashamir Peza, Artan Gaçi, Ledi Shamku, Damian Gjiknuri, Vasilika Hysi, Eduard Shalsi, Ditmir Bushati etj. Ishin dje pranë kryetarit të Bashkisë së Kavajës në formë solidariteti dhe mbështetje për të kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe çuarjen para drejtësisë të autorëve. Gjatë gjithë mbrëmjes deputetë socialistë, qytetarë, të afërm dhe komshinj të kryetarit të Bashkisë së Kavajës kanë populluar oborrin dhe rrugën përpara pallatit ku banon familja Roshi. Të kontaktuar në telefon, deputetë socialistë nuk dhanë asnjë version rreth ngjarjes apo pistë të drejtësisë, por e konsideruan këtë një ngjarje të paprecedentë dhe kriminale. Pritet që sot të ketë deklarata zyrtare rreth kësaj ngjarje edhe nga ana e Partisë Socialiste.

Hetim mjekeve të klinikës

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e Tiranës kanë shoqëruar mbrëmë 25 persona për ti marrë në pyetje në lidhje me abortin e gruas së kryebashkiakut të Kavajës. Mes të shoqëruarve mësohet se veç dy taksistëve janë edhe disa persona që pretendohet se janë mjekë dhe staf i klinikës ku dyshohet se është kryer heqja e foshnjës nga barku i nënës. Hetimet kryesore janë përqendruar mbi këta persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Elvis Roshi u zgjodh me 880 vota plus

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi u zgjodh në zgjedhjet e 8 majit me një diferencë prej 800 votash ndaj kandidatit demokrat, duke marrë në total 6008 vota. Në një dalje publike me kreun e PS-së Edi Rama, Roshi tha se do të jetë bashkiaku i të gjithë qytetarëve të Kavajës. “Do jem një kryetar bashkie që do i shërbej qytetin tim. Do jem një kryetar që do i shërbej si demokratëve dhe socialistëve. Do realizoj angazhimet e mia që kam marrë para bashkëqytetarëve të mi. Ju them të gjithë komisionerëve, mos u trembni ruajini votën siç e ruajta unë deri në fund, sepse jemi fitues në të gjithë Shqipërinë. Ju lutem mos nënvlerësoni, ruajeni votën deri në fund”, tha Roshi.

ETLEVA DELIA

Braçe: PS duhet të jetë nesër në Kuvend, të qëndrojë jo të ikë

Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Erion Braçe, kërkon pjesëmarrje në seancën e Kuvendit për të kundërshtuar
shitjen e aseteve publike nga qeveria.Përmes rrjetit social “Facebook”, Braçe kërkon një reagim më të fortë të PS-së ndaj projektligjit të qeverisë për shitjen e katër hidrocentraleve. Reagimi i Braçes erdhi pas deklaratës së kreut socialist, Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët, ku u shpreh se “kur PS të vijë në pushtet, do të anulojë të gjitha këto veprime, të cilat i cilësoi mafioze”. “PS deklaroi pak më parë se nuk do ta njohë privatizimin e shpallur nga Sali Berisha në sektorin strategjik, veçmas të energjisë! Por bën gabim! Nuk është privatizim! Është shpronësim me dhunë, pas vjedhjes së zgjedhjeve, që i bëhet çdo shqiptari! Deklarimi për shtyp nuk mjafton! PS duhet të kundërshtojë ashpër shpronësimin në Kuvend, sheshe, rrugë, kudo!”, shprehet Braçe në profilin e tij në Facebook, duke marrë pas këtij apeli me dhjetëra

Faqja zyrtare e deputetit Erjon Braçe në Facebook

komente dhe mbështetje nga miqtë e tij në këtë rrjet social. Shumica e miqve të nënkryetarit të Grupit Parlamentar socialist në Facebook mbështesin qëndrimin e tij, ndërsa shprehen se Partia Socialiste nuk po kërkon me forcë të drejtën e saj për votën e qytetarëve, por dhe për shitjen e pronës publike. Grupi Parlamentar socialist ka vendosur të mos marrë pjesë në asnjë komision të përhershëm parlamentar apo seancë plenare deri në dhënien e vendimit përfundimtar të Kolegjit Zgjedhor për rezultatin e Bashkisë së Tiranës. Por, Braçe mendon se sa kohë bëhet fjalë për shitje nga ana e qeverisë të pasurisë kombëtare, PS duhet të shkojë në Kuvend dhe ta kundërshtojë këtë veprim, e jo të bëjë bojkot në një moment të tillë. “Berisha është i mundur! Ai po mbaron, ka bërë gabimin e fundit të jetës! Berisha nuk lufton dot më: një hajdut nuk ka kurajë luftëtari! Berisha nuk ka para për luftë. Shpronësimi i çdo shqiptari nga pasuria publike bëhet për të mbledhur para! PS duhet të jetë nesër në Kuvend, të qëndrojë, jo të ikë! Të paralajmërojë shitësit se do ketë drejtësi, të paralajmërojë blerësit se nuk do gëzojnë pasurinë kombëtare!”, u shpreh Braçe. Kryesocialisti u shpreh dje se marrëdhëniet e Grupit Parlamentar socialist me Kuvendin do të mbeten të ngrira deri në përfundim të procesit gjyqësor në Kolegjin Zgjedhor. “Të gjitha çështjet që lidhen me vendimmarrjet e PS dhe të Grupit Parlamentar të saj, të opozitës në tërësi, lidhur me të nesërmen, janë çështje që do të diskutohen gjerësisht pas përfundimit të procesit të hapur ende të 8 majit, në Tiranë”, u shpreh Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët. Përveç deklaratës së Ramës në lidhje me këto privatizime, nuk ka ende diskutim në Grupin Parlamentar socialist se çfarë qëndrimi do të mbahet për projektligjin e shitjes së hidrocentraleve të vogla në vend. Edhe pse një çështje kaq sensitive, dje deputetët e Partisë Socialiste nuk morën pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, veçanërisht në Komisionin e Ekonomisë, ku janë diskutuar dhe termat ekonomikë rreth kësaj procedure.

BRAÇE, KUNDËR QËNDRIMIT TË PS NDAJ KQZ

Pak ditë më parë, numri dy i Grupit Parlamentar socialist, Erion Braçe, kërkoi nga lidershipi i PS një reagim më të fortë ndaj KQZ-së dhe qeverisë. Përsëri përmes Facebook-ut, Braçe bëri apel që “Partia Socialiste duhet të dalë nga kllapia”. “PS po sillet si humbëse, jo si e zgjedhura e njerëzve. Partia Socialiste duhet t’i përdorë këto dy mandate për t’i dhënë zgjidhje problemit të demokracisë në rrugë institucionale e në rrugë jashtinstitucionale. Tani!” shprehej Braçe.

ARISTIR LUMEZI

Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në pyetje Griselda Roshin

Shekulli Online | 02/06/2011 | Kronike | komentet 16 KOMENTE | face Facebook | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Griselda Roshi ka mbërritur rreth orës 12:20 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku po merret në pyetje në lidhje me deklaratat për rrëmbimin e saj dy ditë më parë. Sipas burimeve jozyrtare, nga hetimet e kryera, Prokuroria hedh dyshime mbi shtatzëninë e gruas në momentin që ajo pretendon se është rrëmbyer. N.q.s. dyshimet e institucionit të akuzës vërtetohen, Griselda rrezikon të kthehet nga akuzuese në të akuzuar për kallëzim të rremë. Ndërkohë, mister mbetet fati i foshnjës së gruas 28-vjeçare.

Çështja "Griselda", Prokuroria hedh poshtë pistën e rrëmbimit


Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë pistën e rrëmbimit të bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, pas hetimeve të kryera rezulton se nuk ka elementë që të vërtetojnë pengmarrjen e Griseldës.


"Hetimet dhe analiza konkulduan se nuk ka elementë që vëtetetojnë pengmarrjen e shtetases Griselda Roshi", thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.



Misteri i Griseldës, Instituti i Mjekësisë Ligjore nis ekspertimin


Griselda Roshi, bashkëshortja e kryetarit të ri të Bashkisë së Kavajës, e cila u rrëmbye dhe u torturua në mënyrë macabre nga persona të panjohur dy ditë më parë, është paraqitur sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Gruaja 28-vjeçare do t'i nënshtrohet një ekspertize, e cila pritet të hedhë dritë mbi lindjen e fëmijës së saj, fati i të cilit nuk dihet akoma.


28-vjeçarja është paraqitur rreth orës 9:30 në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, e shoqëruar nga forca të policisë dhe familjarë të saj.


Griselda Roshi denoncoi një ditë më parë se persona të armatosur e kishin rrëmbyer në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet dhe më pas e kishin dërguar në një vend të panjohur për të, ku më pas i ishte hequr fëmija që do të sillte në jetë pak ditë më vonë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në pyetje Griselda Roshin
Griselda Roshi

Rrëmbimi, 7 orët e tmerrit për gruan e kryebashkiakut të Kavajës

2011-06-02

  • Rrëmbimi, 7 orët e tmerrit për gruan e kryebashkiakut të Kavajës
  • Policia dhe prokuroria “kyçin” gojën

Griselda Roshi, shtatzënë në muajin e nëntë, u mor nën kërcënimin kallashnikovëve në rrugën “Komuna e Parisit”, pranë qendrës “Kristal” mbrëmjen e së martës

Horror, 28-vjeçarja u detyrua të lindte nën dhunë

Një krim i paramenduar që i kapërcen kufijtë e imagjinatës njerëzore diskutohet nën zë në të gjithë Tiranën. Gruaja e kryebashkiakut të sapozgjedhur të Kavajës, Elvis Roshi, ka përjetuar orët e ankthit nën kërcënimin e armëve. Krimi nuk e ka kursyer atë edhe pse shtatzënë në muajin e nëntë dhe priste të sillte në jetë një fëmijë, një djalë. Për ironi të fatit, gjithçka ka ndodhur në vigjilje të 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve.

Ka qenë ora rreth 19.30 e së martës kur Griselda Roshi, 28 vjeç, teksa ka shijuar kafen në lokalin e një të afërmi të burrit të saj, në qendrën “Kristal”, është larguar së bashku me mikeshën që e shoqëroi për të marrë një taksi dhe shkuar në shtëpi. Kushëriri i burrit ishte personi i fundit që ka shkëmbyer bisedën në largim e sipër me të, teksa i shoqi ndodhej jashtë Shqipërisë për punë personale.

Familjarët i kanë thënë policisë se Griselda kishte ardhur në Tiranë të premten pasdite, pasi ishte në ditët e saj për të sjellë në jetë fëmijën. Sipas familjarëve, teksa ajo ishte duke ecur drejt vendparkimit të taksive, një fuoristradë me xhama të zinj ka ndaluar përpara saj dhe nga makina kanë dalë 3 burra të armatosur që e kanë futur me forcë në makinë.

Aty ata e kanë goditur me qytën e automatikut, kërcënuar dhe, sipas dëshmisë së gruas, i kanë injektuar diçka që e bëri të kishte një shikim të turbullt. Griselda nuk ka ditur asgjë rreth vendit ku do ta çonin rrëmbyesit, por ajo ka mundur t’u thotë hetuesve se kishin udhëtuar në autostradë në drejtim të Vorës. 28-vjeçarja u ka thënë hetuesve se rrëmbyesit duhet ta kenë çuar në një vend të parapërgatitur, pasi ka mundur të fiksojë tavolinën spitalore që shërben për operacione. Madje gruaja në dëshminë e saj u ka thënë hetuesve se në momentin kur është detyruar të lindë fëmijën kanë qenë të pranishme edhe femra, pasi ka dëgjuar zërin e tyre, ndërsa nuk ka mundur t’u fiksojë pamjen për shkak të shikimit të turbullt nën efektin e injeksionit që i kishin bërë menjëherë pas futjes së dhunshme në fuoristradë.

Më tej Griselda nuk ka ditur t’u thotë asgjë të vlefshme hetuesve, pasi ajo kishte humbur ndjenjat si pasojë e dhunës dhe injeksionit, teksa duhet të ketë sjellë në jetë fëmijën.

Pas lindjes vjen dhe periudha më e vështirë për gruan, të cilën për shkak të hemorragjisë, rrëmbyesit i kanë ndërruar rrobat. Mëngjesin e së mërkurës e kanë hipur në fuoristradën me të cilën e kishin rrëmbyer dhe pas udhëtimit prej disa minutash e kanë hedhur disa metra larg shtëpisë së prindërve të saj në Kavajë.

Familjarët thonë se ajo u flak dhunshëm, barbarisht në rrugë, diku pranë shkollës 9-vjeçare “3 Dëshmorët” nga ku u shpall rreth ditë më parë fitorja e bashkëshortit të saj në zgjedhjet e 8 majit, aty ishte KZAZ-ja.

E gjakosur dhe dhunuar, Griselda ka mundur të zvarritet deri në shtëpinë e saj, pa fëmijën e sapolindur që ka mbetur në ambientin ku ishte mbajtur peng për më shumë se 7 orë. Familjarët thonë se ka qenë ora rreth 03.30 kur 28-vjeçarja është gjetur në gjendje shoku. Policia ka marrë në pyetje të dëmtuarën, të afërm dhe familjarë të saj, por aktualisht nuk ka asnjë person të dyshuar, si dhe nuk ka të dhëna për motivin e kësaj ngjarjeje horror që e ka zanafillën në një nga lagjet më të banuara të kryeqytetit.

Familjarët thonë se Griselda është tashmë në gjendje të rëndë psikologjike dhe nuk di të thotë se kush ishin autorët e rrëmbimit, vendin ku lindi e detyruar fëmijën, apo vendndodhjen e foshnjës dhe as fatin e saj. Askush nuk di të thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur, por të gjithë deklarojnë se këtë nuk ka kriminel që ta bëjë. Griselda është e sfilitur. Nuk ka fjalë që të shprehë tmerrin e orëve që kaloi nën kërcënime dhe dhunë. Qytetarët e Kavajës thonë se nuk duhet t’i ndodhte diçka e tillë familjes Roshi, ata janë nga më të respektuarit dhe nuk e meritonin një gjë të tillë.

Vali Qyrfyçi, Luan Kondi


Gruaja e dhunuar, në spital për plagët dhe traumën

2011-06-02

Bledi Gilaj (KERKO ...)

  • Gruaja e dhunuar, në spital për plagët dhe traumën
  • Policia bastis një klinikë private dhe shoqëron 25 veta
  • “Griselda piu kafe me një shoqe te lokali im”

Rama dhe deputetët socialistë, në banesën e Roshit

Familja Roshi ka pësuar një shok psikologjik nga horrori i përjetuar, ndërkohë që fati i foshnjës së tyre ende nuk dihet. Ndërsa policia dhe prokuroria kanë heshtur gjatë gjithë ditës për motivet e këtij krimi makabër, deputetë socialistë kanë shkuar në banesën e familjes Roshi, të cilët mendojnë se krimi ka ardhur vetëm për shkaqe politike, pasi Elvis Roshi arriti të fitojë në Kavajë si kryetar bashkie me siglën e PS-së, ndërkohë që qyteti njihej si bastion i patundur i Partisë Demokratike. Por, tashmë ai po kalon një shok psikologjik, bashkë me të shoqen, Griseldën, nga ky krim i kryer ndaj tyre.

Griselda, nëna e një foshnje, që nuk dihet nëse është gjallë apo ka vdekur, tashmë është e shtruar në spitalin e Kavajës, pasi ka kaluar në depresion të thellë. Edhe Elvis Roshi, babai i kësaj foshnje dhe bashkëshorti i gruas së marrë peng e të dhunuar, ka kaluar në shok psikologjik, ndërkohë që i është dashur të përgjigjet edhe për hetuesit për dyshimet e tij mbi këtë ngjarje makabër. Tmerrin e ndodhur nuk e ka përjetuar vetëm çifti, por edhe familjet e të afërmit e tyre, ndërkohë që të njohurve ende nuk u besohet se mund të ketë ndodhur një gjë e tillë. Griselda 28-vjeçare nuk di të thotë se kush ishin autorët e rrëmbimit, vendin ku lindi e detyruar fëmijën, apo vendndodhjen e foshnjës. “Unë nuk di ç’të them, këtë nuk ka kriminel që ta bëjë. Ajo është e sfilitur. Nuk kemi fjalë ta shprehim”, tregon një komshi i familjes. “Nuk duhet ta bënin, ata janë njerëz të mirë dhe këtë nuk e meritonin”, shprehet një tjetër.

Teksa kjo ngjarje makabër ka tmerruar çdo njeri, që ka parë apo dëgjuar për të, ekspertët shprehen se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur kurrë në vendin tonë. Forca speciale të policisë kanë shkuar në shtëpinë e çiftit për të kryer hetimet e nevojshme, ndërsa bashkëshorti i Griseldës, kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është detyruar të kthehet nga Italia, pasi ka marrë vesh lajmin tragjik. Ai ka deklaruar vetëm pak fjalë për hetuesit, duke u shprehur se nuk kishte asnjë konflikt dhe nuk dinte çfarë emri t’i vinte një ngjarjeje të tillë. Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur një grup të posaçëm për hetimin e saj. Grupi kryesohet nga prokurori Henrik Ligori dhe përbëhet nga agjentë të policisë kriminale.

Shtëpinë e familjes Roshi e kanë vizituar dje shumë të afërm dhe shumë banorë të Kavajës, të tronditur jashtëzakonisht nga ngjarja e rëndë, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe deputetët e Partisë Socialiste. Ngjarja e rëndë e Kavajës solli edhe ndërprerjen e axhendës politike të kreut socialist, Edi Rama, i cili dje në mbrëmje është nisur drejt këtij qyteti për të qenë pranë familjes së kryebashkiakut Elvis Roshi. Së bashku me disa deputetë të tjerë të Partisë Socialiste: Paulin Sterkaj, Vasilika Hysi, Eduard Shalsi, Ledi Shamku, Dasahmir Peza, Saimir Tahiri dhe Fatmir Toçi, kreu i selisë rozë ka vizituar familjen e të sapozgjedhurit në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, e cila është aktualisht nën traumën e ngjarjes. Edhe pse ende pa një deklaratë politike për atë çfarë ndodhi, solidarizimi i drejtuesve të lartë socialistë flet për një qëndrim të pritshëm në këtë plan, nisur edhe nga fakti se ngjarja e Kavajës paralelizon me disa çështje të tjera që kanë prekur të zgjedhurit e PS-së. Kështu mund të renditen lehtë situatat e rënda me të cilat selia rozë është dashur të ballafaqohet edhe në aspektin njerëzor si vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, vrasja e ish-kryekomunarit të Hasit apo edhe vizita në familjet e viktimave të demonstratës së 21 janarit. Sikundër mund të thuhet se të gjitha këto ngjarje mbeten ende të pazgjidhura. Nga ana tjetër duhet nënvizuar se ngjarja e Kavajës mbetet shumë e rëndë në specifikën e vet edhe pse është e paprecedentë në regjistrin e kronikës shqiptare.

Rrëmbimi Griselda Roshit, policia shoqëron 25 persona

Bashkëshortja shtatëzënë e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Griselda Roshi është rrëmbyer dje pasdite, rreth orës 19.15, në zonen e Komunës së Parisit në Tiranë. (I plotësuar)

Burime jozyrtare nga prokuroria pohojnë për Top Channel se është zbuluar ambienti ku dyshohet se i është hequr foshnja Griselda Roshit, bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Sipas këtij burimi, bëhet fjalë për një klinikë private mjekësore pranë Maternitetit të Ri në Tiranë, e cila për momentin nuk mund të konfirmohet nëse është e licensuar apo jo.

Ndërkohë, mësohet se policia ka shoqëruar në ambientet e saj në cilësinë e dëshmitarëve rreth 25 persona. Mes të cilëve mendohet se është edhe një mjek i klinikës private, por edhe shoferi i taksisë që prokuroria dyshon se ka shoqëruar Griseldën në klinikën private.

Ky zbulim i fundit rrëzon dëshminë e mëparshme të vetë Griseldës, e cila tha se ishte rrëmbyer nga një fuoristradë me xhama të zinj. Gjithsesi gjithcka mbetet ende për t’u vërtetuar nga grupi hetimor.

Për të mbështetur familjen Roshi në këto caste të vështira, vec familjarëve, të afërmve dhe bashkëqytetarëve, në Kavajë ka mbërritur edhe kryesocialisti, Edi Rama dhe deputetë të Partisë Socialiste të cilët qendruan në familjen Roshi për më shumë se 60 minuta.

* * * * * * *

Horror në Kavajë

Sipas burimeve familjare, ajo pasi ka pirë një kafe me një mikeshë të sajë në një lokal, i është drejtuar një taksie për të lëvizur drejt shtëpisë së prindërve të saj.

Griselda kishte ardhur në Tiranë pasi ditën e premte priste të lindte. Sipas familjarëve, teksa ajo ishte duke ecur drejt taksisë, një fuoristradë me xhama të zinj ka ndaluar përpara saj dhe nga makina kanë dalë 3 burra të armatosur që e kanë futur me forcë në makinë.

Aty ata e kanë rrahur, kërcënuar dhe e kanë cuar në një tjetër vend, të parapërgatitur, ku vec tre burrave kanë qenë të pranishëm edhe disa të tjerë, madje edhe gra.

Sipas burimeve familjare, në ato momente Griselda është rrahur dhe goditur me tytë kallashnikovi dhe ka humbur ndjenjat. Kur ka riardhur në vete, ajo mban mend t'i jetë injektuar një serum dhe disa momente më pas ka lindur.

Për shkak të hemoragjisë shumë të madhe, Griseldës i kanë ndërruar edhe rrobat dhe në orën 3.45 të mëngjesit e kanë marrë sërish me fuoristradë duke e hedhur nga makina rreth 50 metra larg shtëpisë në Kavajë.

E gjakosur dhe e rrahur, Griselda është zvarritur deri në shtëpinë e saj, pa fëmijën e sapolindur që ka mbetur në ambjentin ku Griselda është mbajtur peng dhe dhunuar për më shumë se 6 orë.

Ajo është tashmë në gjendje të rëndë psikologjike dhe nuk di të thotë se kush ishin autorët e rrëmbimit, vendin ku lindi e detyruar fëmijën, apo vendndodhjen e foshnjës.

“Unë nuk di c’të them, këtë nuk ka kriminel që ta bëjë. Ajo është e sfilitur. Nuk kemi fjalë ta shprehim”, tregon një komshi i familjes. “Nuk duhet ta bënin, ata janë njerëz të mirë dhe këtë nuk e meritonin”, shprehet një tjetër.

Forca speciale të policisë ndodhen aktualisht në shtëpinë e ciftit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, është detyruar të kthehet nga Italia pasi ka marrë vesh lajmin tragjik.

Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur një grup të posacëm për hetimin e ngjarjes. Grupi kryesohet nga prokurori Henrik Ligori dhe përbëhet nga agjentë të policisë kriminale.

Para shtëpisë së familjes Roshi ndodhen shumë të afërm dhe shumë banorë të Kavajës, të tronditur jashtëzakonisht nga ngjarja e rëndë।

Griselda Rroshi: Nuk isha shtatzënë. Sajova gjithçka

Policia jep detaje mbi hetimet e kryera rreth ngjarjes që çuditi opinionin publik, duke nxjerrë përfundimin se gjithçka ishte e sajuar dhe një mashtrim i vërtetë

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, Griselda Roshi pranon se dëshmia e saj për rrëmbim ka qenë e rremë. Një gjë të tillë ajo e ka pranuar par prokurorëve të Gjykatës së Krimeve të Rënda. 28-vjeçarja e shoqëruar nga një psikologe ka sqaruar ngjarjen e cila në fakt si përfundim ka rezultuar se ka qenë gjithçka e sajuar prej saj. Ajo ka sqaruar se nuk është rrëmbyer dhe se nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë.

Policia: Gruaja e kryebashkiakut të Kavajës, nuk ishte shtatzanë

Një fakt të tillë e konfirmoi zyrtarisht pak më parë Policia e Tiranës, sipas të cilës, nuk është aspak e vërtetë dëshmia e dhënë nga gruaja e kryebashkiakut të Kavajës se qenka detyruar të lindë me zor fëmijën e saj nga persona që e rrëmbyen.

Dhe kjo pasi, ai në të vërtetë nuk ka ekzistuar fare.

"Janë identifikuar dhe pyetur personat që janë takuar me shtetasen Griselda Zajmi, ku nga deklarimi i shoqes së saj, me iniciale J.T, tregon se ka pirë kafe me Griseldën tek ambjenet e lokalit të Qendrës Kristal, ku kanë qëndruar deri rreth orës 19.00’.

Më pas këto, shtetase kanë dalë nga kjo qendër dhe përpara saj, Griselda ka hipur në një taksi duke i thënë shoqes që do të shkonte në shtëpi.

Shtetasja J.T deklaron se Griselda dukej shtatzënë pranë muajit të lindjes", thuhet në deklaratën e policisë.

Më pas, ajo shton se në pyetje janë marrë edhe mjekët e klinikës private, ku është paraqitur zonja e parë e Kavajës dhe ankohej për të vjella dhe diarre, e se ka rezultuar që kjo shtetase në dukje nuk ishte shtatzanë dhe nuk patur ankesa në lidhje me shtatzaninë.

Ndërkaq, policia sqaroi më tej se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale të gjitha pamjet filmike të regjistruara tek Qendra Kristal si dhe i çdo ambienti tjetër biznesi i pajisur me kamera përgjatë rrugës “Komuna e Parisit” ...

Ekpertiza: Griselda Rroshi nuk ka qënë shtatëzënë

Ekspertiza mjeko-ligjore arrin në rezultatin se Griselda Rroshi muk ka qenë shtatëzënë. Pas ekzaminimeve të bëra pranë Institutit të mjekësisë ligjore, ekspertët mjekoligjor,gjinekologët dhe psikologët kanë vërejtuar se Griselda Rroshi nuk ka pasur shenja të një aborti të bërë ditët e fundit.

Sipas informacioneve mendohet se aborti mund të jetë realizuar kohë më parë dhe Griselda ka pasur një shtatëzani të simuluar. Ekspertiza mjeko-ligjore ndaj Roshit është bërë pas kërkesës së prokurorisë që 28-vjeçares t`i bëhej ekspertiza për të vërtetuar mënyrën se si ajo kishte lindur fonjën e saj.

Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore përkon në të njëjtën linjë me prokurorët e çështjes të cilët më herët hodhën dyshime pë shtatëzaninë e 28-vjeçares. Ndërkohë gruaja e kreut të bashkisë së Kavajes, Griselda Rroshi është marrë në pyetje nga grupi hetimor, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo do i nënshtrohet një seance pyetjesh për të hedhur drite mbi vërtetësinë e ngjarjes, që dyshohet se mund të jetë një inskenim i vetë gruas.

Më herët prokuroria hodhi poshtë pistën e pretenduar nga 28-vjeçarja Rroshi për një rrëmbim, pengmarrje dhe lindje të dhunshme të fëmijës së saj për të cilin ende nuk dihet asgjë. Griselda Roshi, bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi denoncoi dje në polici se është rrëmbyer dhe më pas është detyruar të lindë forcërisht fëmijën e saj.

Prokuroria: Griselda Roshi nuk është rrëmbyer

Griselda Roshi nuk është rrëmbyer. Kështu ka deklaruar zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme, e cila i referohet hetimit të deritanishëm të Prokurorisë për Krime të Rënda dhe bashkëpunimit të saj me Policinë e Shtetit.

Në njoftimin zyrtar thuhet se pas regjistrimit të denoncimit më datën 01.06.2011 për rrëmbenin e shtetases Griselda Roshi, realizuan një sërë veprimesh hetimore për verifikimin e rrethanave të ngjarjes duke vlerësuar dhe vetë sensibilitetin që paraqet ky rast.

Në bazë të analizës të veprimeve hetimore të deritanishme, u arrit në konkluzionin se nuk ka elementë që të vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes së shtetases Griselda Roshi, çfarë hedh poshtë pistën e variantit të rrëmbimit dhe marrjes peng të fëmijës së sapolindur.

Ndërkohë, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punohet për të sqaruar më tej arsyet dhe motivimin e denoncimit.

No comments: