Ambasadori i SHBA në Tiranë
Aleksandër Arvizu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, shprehet se vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk duhet të ndikohet prej palëve që janë në konflikt interesi me vendimin e këtij institucioni. Arvizu, në këtë mënyrë, u ka bërë thirrje partive që të presin të qetë vendimin e kolegjit.“Procesi elektoral ka hyrë në atë qe e quajmë fazë ligjore të kontestimeve. Dhe mendoj se ligjet kritike janë ato që unë i quaj ligje normative. E dimë të gjithë se kolegji do mblidhet sot dhe mendoj se kjo atmosferë do të zgjasë disa ditë. Mendoj se faza ligjore është e vetmja fazë që duhet vendosur dhe ne, SHBA dhe miqtë tanë europianë e kemi thënë mendimin tonë”,- tha Arvizu. Ambasadori i SHBA-së gjithashtu, apeloi duke kërkuar që palët të pranojnë dhe respektojnë vendimin e Kolegjit Zgjedhor mbi animimet e paraqitura nga partitë politike. “Ka dy gjëra themelore që nevojiten të theksohen. Njëra është se është shumë e rëndësishme që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor të mund të marrin vendime mbi këto çështje bazuar në vetë ato, pa asnjë lloj ndërhyrjeje apo ndikimi nga asnjë palë. Dhe pika e dytë është që sapo kjo të bëhet dhe vendimi të jepet, është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të pranojnë përfundimin, sepse kjo është pjesë e procesit ligjor demokratik”,- u shpreh Arvizu.
No comments:
Post a Comment