TIRANE- Sot, Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian do t’i hapë dritën jeshile heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë- Hercegovinës drejt vendeve të zonës Shengen. Vetëm pak orë para marrjes së këtij vendimi që cilësohet historik nga autoritetet e vendit, Tirana është veshur me flamuj, banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e shumëpritur për shqiptarët.
Në takimin që fillon në orën 10.00, ministrat pritet të votojnë "pro" vendimit të shumëpritur për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vendimi i tyre duket të jetë tanimë një formalitet. Skepticizmi i Francës dhe Hollandës apo dhe shqetësimi i vendeve si Belgjika e Gjermania, për rrezikun e një fluksi të azilkërkuesve, pas asaj që ndodhi në fillm të vitit por edhe në këtë vjeshtë me qyteratët e Serbisë dhe Maqedonisë nuk është përkthyer në një bllokim të procesit, por ka nxitur ngritjen e një mekanizmi të rreptë monitorues të vënë në jetë nga Komisioni Europian si një lëvizje për t’iu përgjigjur dyshimeve të këtyre vendeve.
Franca ka kërkuar që masat monitoruese të jenë më të ashpra, por ajo e vetme nuk mund të bëj më shumë. Vendimi mund të merret edhe me shumicën e vendeve anëtare dhe mekanizmi i kontrollit do të jetë sot pjesë shoqëruese e liberalizimit të vizave.
Megjithatë vendet e Bashkimit Europian të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave. Liria me viza do te jete per 3 muaj, me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones shengen, pervec Britanise dhe Irlandes.
Komisioni i BE-ja i ka kerkuar te Tiranes dhe Sarajeves tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrimi në BE, pas problemeve qe u perball Europa me azil-kërkuesit të Maqedonisë vitin e kaluar.
Tirana pret vendimin me feste
Pa dyshim qe vendimi per liberalizimin e vizave do te pritet me feste ne Tirane. Kjo kuptohet edhe pasi nje dite para vendimit, kryeqyteti shqiptar eshtë zbukuruar në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave që do të merret nesër nga ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian.
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e madhe dhe të shumëpritur nga shqiptarët me emrat e kryeqyteteve kryesore të Europës. "Berlin 1334 km", "Zyrih 1117 km", "Milano 971 km", mund të duken si reklama të agjencive turistike, por në fakt janë tabelat e vendosura në çdo kryqëzim të kryeqytetit, që lajmërojnë udhëtimin pa viza drejt destinacioneve europiane.
Në qendër një tabelë e madhe tregon largësinë e një fluturimi me avion nga Tirana drejt kryeqyeteteve europiane ndërsa në udhëkryqe krahas shenjave të sinjalizimit janë vënë edhe tabelat që tregojnë distancën nga qytetet dhe kryeqytetet europian shoqëruar me shënimin " Pa Viza ".
Ne cdo shtylle sot tunden flamujt blu te BE, ndersa eshte vendosur që festimet të zhvillohen të martën në mbrëmje ku në sheshin “Nënë Tereza” po aktualisht po ndërtohet një skenë gjigande ku do të mbahet një koncert, ndërsa do të ketë edhe projeksione të ndryshme në universitetin e Tiranës.
(e.n/d.b/news24/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment