Organizatat mafioze ne bote jane te shumta. Madje jane nje rrezik i perhershem, e ne shume raste te veshura me pushtet. Kryejne investime te medha dhe mbajne disa mijera njerez me buke.
“COSA NOSTRA”
Daton që në shekullin XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafies në Sicili. Shefat historikë të “Cosa Nostra”-s siciliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano.
“CAMORRA”
Është themeluar në mes të shekullit XVI në Napoli. Fjala “Camorra” dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. “La Camorra” aktualisht vepron në 111 vende. Struktura është e ngjashme me atë të “Cosa Nostra”-s, ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar. Fusha kryesore të veprimtarisë: trafiku i drogës, falsifikimet, vënia e gjobave, trafiku i armëve, prostitucioni, rrëmbimet, etj. Shefat historikë të “Camorra”-s kanë qenë Karmine Alfieri dhe Rafaele Kutolo.
“NDRANGETA”
Me seli në Kalabri përbëhet nga 144 organizime me 5600 anëtarë. E realizon kontrollin në territorin kalabrez falë lidhjeve mafioze të quajtura “Ndrine”. “Ndrangeta” ka kryer dy vrasje të ashtuquajtura të mëdha, në gusht të vitit 1991 vrau prokurorin Skopeliti dhe më pas ish-presidentin e hekurudhave të Italisë, Ludoviko Ligato, si dhe cilësohet me karakter të dukshëm antishtet. Shefi historik i “Ndrageta”-s është konsideruar De Stefano.
“SACRA CORONA UNITA”
Është organizata mafioze më e rëndësishme në Pulia të Italisë. Fillimet i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm. Përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies, për sa i përket territorit dhe aferave. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmente shqiptarësh.
“ORGANIZATSYA”
I ka fillimet që në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ndahet në 3 nivele: Grupe të vogla të përbëra nga 10 deri në 15 persona, të pavarur në mënyrë direkte nga krerët e mafies, brigadat e mëdha që përbëhen nga 200 deri në 300 persona, të cilët drejtojnë grupet e vogla dhe të ashtuquajturit “vjedhësit e ligjit”, që janë rreth 150 veta. Shumica janë avokatë, mjekë, inxhinierë dhe politikanë, ata janë të aftë të realizojnë projekte dhe operacione financiare me shifra stratosferike. Mafia ruse merret më shumë me trafik droge dhe armësh.
“NEOMENKLATURNAJA”
Interpretimi i fenomeneve mafioze në Rusi do të duhej vendosur në një kontekst më të gjerë analizash mbi të ashtuquajturën “Nomenklaturnaja privatizacija” (kjo do të thotë privatizim në shërbim të nomenklaturës), falë së cilës, eksponentë të nomenklaturës së lartë dhe të mesme të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik kanë arritur, në pjesën më të madhe, që gjatë viteve të tatëpjetës dhe rrëzimit të regjimit komunist (1986-1992) të shndërrohen në kapitalistë dhe pronarë të rinj,.
“YAKUTSA”
Çdo bandë mafioze në Japoni quhet “Yakutsa”, por drejtohet nga krerë të ndryshëm. Në traditën e saj spikasin rituale shumë të vjetra si shumë kohë para viteve ’90. Riti i Sakazukishiki-t, është ceremonia e pranimit të çdo anëtari të ri, i cili betohet për besnikëri dhe devotshmëri duke pirë sakë nga gota e kryetarit. Riti i Irezumi-t ose tatuazhi, i cili duke qenë se është i ndryshëm për çdo bandë, dëshmon përkatësinë e anëtarëve të bandave. Riti tjetër i organizatës mafioze japonezë “Yakutsa” është Yubitsume, e cila ka të bëjë me prerjen e gjymtyrëve të ndryshme të trupit.
“COSA NOSTRA”
Lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime, dhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Janë 5 familje në Amerikë që mbanin kontakte të ngushta me krerët në Itali: Familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy të fundit marrin pjesën me të madhe të fitimeve.
“SOLMCEVO”
Organizatë mafioze ruso-aziatike, e cila funksionon kryesisht në Hungari, Republikën Çeke, Gjermani, Austri, Belgjikë, Itali, SHBA, Kosta Rika, Izrael, por edhe në shumë vende të tjera të Azisë së Jugut. Është një organizatë që për nga ashpërsia konkurron me “Cosa Nostra”-n dhe “Camorra”-n. Merret kryesisht me trafik armësh, qeniesh njerëzore dhe droge. Kriminaliteti ruso-aziatik është tashmë i specializuar në trafikun e heroinës që vjen nga “Trekëndëshi i Artë” (Birmani-Laos-Kamboxhia) dhe nga “Gjysmëhëna e Artë” (Pakistan-Afganistan-Iran) dhe për shpërndarjen vijuese në vendet e ish-BS-së, Evropës dhe SHBA-së.
“XXI SECOLO”
Organizatë mafioze ruso-aziatiko-italiane dhe ka lidhje të forta me mafien gjermane, amerikane, izraelite dhe qipriote. Vazhdon të shtrijë praninë e saj ende jashtë kufijve të Federatës Ruse, madje edhe jashtë kufijve të vetë CSI-së, në tregun e ligjshëm dhe të zi të rajoneve të ndryshme të botës, Europë Qendrore dhe Lindore (ku dominon bota e krimit), Europë Perëndimore, SHBA, Afrikë, Amerikë Qendrore dhe Jugore, Lindje e Afërt dhe e Largët.
“CERNOJ”
Është organizata mafioze ruse më e frikshme e gjithë Europës. Funksionon në Britaninë e Madhe, Zvicër, Izrael, Montekarlo e deri në SHBA. Trafiku i fëmijëve është specialiteti i kësaj organizate, por jo më pak janë edhe vrasjet dhe ekzekutimet makabre. Kjo mafie ruse merret me shitjen dhe blerjen e foshnjave dhe shërbimi i fshehtë gjerman thotë se ka të dhëna se organet e fëmijëve lypsarë të vrarë nga mafia ruse janë dërguar me dokumente të falsifikuara në klinikat e vendeve perëndimore.
“TRIAD”
Është organizata më e fuqishme mafioze për trafikun e drogës. “Triad”-a kineze është marrë si shembull konkurrimi për mafien ruso-aziatike. Anëtarët e kësaj organizate kanë instaluar baza operative për trafikimin e heroinës në Hong Kong, Singapor dhe Bangkok. Fillesat e kësaj organizate mund të themi që janë më të lashtat në krahasim me të gjitha mafiet e tjera, ato datojnë që në vitin 1760. Por megjithëse kjo organizatë ka shekuj që është krijuar, veprimtaria e saj kriminale ka nisur në vitin 1911.
“CARTEL”
Organizata më e fuqishme në trafikun e kokainës. Kjo organizatë mafioze është formuar në vitet 1970-1980 nga Madellin Cartell në Kololumbi. “Kartelet” kolumbiane janë rrjeti më i fuqishëm i transportit të kokainës jug-amerikane, të destinuar për tregun evropian dhe atë të ish-Bashkimit Sovjetik, për të cilin SHBA shërben si pikë tranziti. Kohët e fundit është vënë re se me këtë organizatë të fuqishme mafioze ka lidhje edhe e ashtuquajtura mafie shqiptare. Por jo aq sa mafia ruso-aziatike.
“MAZUTKINO”
Rrjeti i saj është i shtrirë në Poloni, Austri, Gjermani, Lihtenshtein, Zvicër, Montekarlo, Itali, SHBA, etj. Nga faktorët konkurrues dhe frenues të mafies ruso-aziatike, si një nga protagonistët kryesor në tregun e heroinës është ekspansioni galopant i kultivimit të bimës së hashashit në vendet ish-sovjetike të Azisë Qendrore (vlerësohet se në këtë zonë, kryesisht në Uzbekistan, Taxhikistan dhe Kirgistan ka tre milionë hektarë të mbjella me hashash.
FAMILJA E “MAFIES SË ZEZË”, SHBA
U krijua nga Demetrius Flenory dhe vëllai i tij, Terry. Kjo bandë e filloi aktivitetin e saj kriminal duke shitur doza të vogla kokaine në rrugët e Detroitit gjatë viteve ’80 dhe përfundimisht u zhvillua brenda gjithë vendit dhe jashtë SHBA-së. Investigimi dyvjeçar i federalëve konkluduan se anëtarësimi i saj është gjithëpërfshirës. Banda ka marr goditjen e saj më të madhe në vitin 2005, ku gjatë një aksioni të DEA (strukturë policore amerikane) u arrestuan 30 persona që dyshohej të ishin pjesë e “Familjes së Mafias së Zezë”.
“MAFIA E ZEZË”, FILADELFIA
Në vitet 1980 disa të rinj të afërm me njëri-tjetrin krijojnë grupin “Mafia e të rinjve zezakë”. Ajo kontrollonte gangsterët xhamajkanë, të cilët kishin kontrollin e trafikut të kokainës në Filadelfia të SHBA-ve. Ata ishin të dhunshëm dhe të mësuar me frikësimin e dëshmitarëve dhe vrasjeve. Lideri i saj, Aron Jones ka vdekur në Pensilvani. Pjesa tjetër që ngeli e “Mafias së zezë” shpesh bashkëpunonte me mafian italiane të Filadelfias.
MAFIA TURKE
Ka pasur në kontroll një pjesë të madhe të trafikut të heroinës në të gjithë botën. Disa herë ka qenë bashkëpunëtore me mafian ruse, dhe pak me mafian italian. Ashtu si organizatat simotra edhe mafia turke operonte më tepër në trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe të “mishit të bardhë”, siç njihet në gjuhën e mafias. Madje sipas disa raporteve, vetëm tetë vjet më parë në Stamboll operonin nga organizata e mafies turke 200 gangsterë. Kontrolli i mafias turke arrinte deri në lindjen e mesme, dhe disa herë edhe deri në vendet aziatike.
“MAFIA IRLANDEZE”
Banda irlandeze është një nga organizatat më të vjetra kriminale në SHBA, dhe ka ekzistuar që nga fillimi i shekullit të 19 deri në ditët e sotme. Origjina e saj ishte në lagjen amerikanë të irlandezëve, dhe më pas banda irlandeze u përhap në të gjitha qytetet kryesore të Amerikës, duke përfshirë Boston, Neë Yorl, Çikago, Nju Orleans, Filadelfia dhe Atlantik Siti. Gjithashtu aktiviteti i saj ishte shtrirë edhe në Kanada e quajtur si banda e vdekjes së Montrealtit. Ajo ishte bota e krimit. Historia e mafies irlandeze përfshin edhe qytetet e Irlandës, Anglisë dhe Skocisë
No comments:
Post a Comment