NION- Kosova do të marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit 2014, që do të mbahet në Brazil. Lajmi është publikuar dje në gazetën serbe “Kurir”, që bazpohet në burimet e saj brenda UEFA. Sipas saj, në mbledhjen e fundit të UEFA-s në Nion kanë marrë pjesë edhe shumë biznesmenë shqiptarë, që po lobojnë për pranim të Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA e UEFA. “Kuriri” shkruan se kundërshtari më i madh i kësaj çështjeje është presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, që sipas saj, shqiptarët presin që ai të humbasë zgjedhjet e vitit 2011.
“Edhe pse mbledhja në Nyon nuk kishte të bënte asgjë me Kosovën, në ndërtesën e UEFA-s ishte një numër i madh i biznesmenëve shqiptarë. Shpejt kuptova se pjesëmarrja e Kosovës në kualifikimet për Botërorin 2014 është punë e kryer. FIFA jozyrtarisht ka dhënë leje për këtë dhe një gjë e tillë pritet të bëhet edhe nga UEFA. Megjithatë, kundërshtari më i madh i pranimit të FFK-së mbetet Platini dhe për këtë shqiptarët presin që ai të mos fitojë zgjedhjet për kryetar të UEFA-s vitin tjetër”, ka thënë një burim i “Kuririt”, i afërt me UEFA-n. Kjo gazetë ka marrë edhe një pohim nga kreu i Federatës Kosovare Fadil Vokrri, ndërsa i gjithë shkrimi ka titullin: “Skandal: Futbollistët kosovarë në Botërorin 2014”. Kjo, sipas gazetës, është një shuplakë tjetër për Serbinë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment