Fabiana Semprebom është e dashura e tenistit argjentinas Guilermo Kanas, te pezulluar nje vit (2004) per perdorim dopingu.
Fabiana është një modele braziliane, e cila e kuptoi shumë shpejt se çdo të thotë të plotësosh ëndrrat e një adoleshenteje kur ke miliona në duar. U zbulua krejt rastësisht nga një agjent sportistësh, ndërkohë që ai bënte shoping dhe ajo shërbente si prezantuese e dyqanit.
Tani portofoli i Fabianës përfshin punë si modele për disa nga kompanitë më të mëdha në botë: Adidas, DKNY, American Eagle dhe Victoria’s Secret.
Fabiana përfaqëson disa nga agjencitë më të mëdha të modës në botë, dhe duket se do të jetë çështje kohe që ajo të arrijë nivelin e supermodeleve të tilla si Adriana Lima, Gisele Bundchen dhe Heidi Klum.
No comments:
Post a Comment