| |||||
Kur dy njerëz debatojnë ide të kundërta, është mungesë e thëllë edukate që njëri të kthejë kurrizin e të largohet në mes të debatit. Kur këtë e bëjnë në Kuvend përfaqësuesit e gati gjysmës së shqiptarëve, kapërcejnë çdo kufi të edukatës, moralit, kulturës demokratike. Shkon në cakun e frikacakërisë e mospërballjes edhe me absurditetin e realitetit të vështirë politik shqiptar. Në seancën e të enjtes, kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, i bëri pyetje të rëndësishme kryeministrit të vendit. Pyetje që me siguri ziejnë në kokën e shumë shqiptarëve të cilët kjo opozitë i përfaqëson dhe jo: 1.Hetimet mbi vrasjen e Fatmir Xhindit. 2.Hetimet mbi vrasjen e kryekomunarit të një komune të Kukësit. 3.Shpenzimet e kota e dogmatike për të ndryshuar vend selisë së Kuvendit. 4.Përgjigje serioze ndaj propozimit më të fundit të opozitës për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. 5.Dhuna verbale ndaj deputetes se partisë socialiste, pas denoncimeve publike të aferave korruptivo-mafioze të ministres së kabinetit Berisha. E të tjera probleme që një opozitë duhet të debatojë deri në lodhje sa të ketë rezultat. Por opozita ikën, kthen kurrizin, lë atë sallë, të cilën ka fatin dhe mandatin ta frekuentojë. Një taktikë e përsëritur kjo tashmë, disi më e rrallë së fundmi, por dukshëm e pranishme në metodën opozitare të erës së Edi Ramës. E pra, kjo nuk shkon. Nuk shkon në familje, që burri apo gruaja të kthejnë kurrizin, ndërsa flitet për hallet që e kanë mbuluar atë. Nuk shkon në punë, që kolegët t’i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit, ndërsa debatohet për shqetësimet e problemet që kanë; nuk shkon në institucionet shtetërore, ku politika ka privilegjin t’u shërbejë qytetarëve, të shtrojë problemet e të largohet me inat. Kush braktis, është i humbur. |
Sunday, November 7, 2010
NUK IKET NGA KUVENDI
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment