Friday, October 22, 2010

“Shota” çoi peshë ulqinakët

Ansambli SHOTA1 “Shota” çoi peshë ulqinakëtUlqin, 7 tetor – Ulqinakët për herë të parë në këtë shekull entuziazmohen, emocionohen edhe duartrokasin një ansambël grandioz kombëtar, njofton KosovaLive.

Ansambli i këngëve dhe i valleve “Shota”, ata i bashkoi edhe i bëri krenarë që edhe ne shqiptarët kemi një formacion valltarësh të shkëlqyer mbarëkombëtar edhe ndërkombëtar.

Në mënyrën më brilante u interpretuan vallet nga të gjitha trevat shqiptare – “Vallja e Malësisë së Madhe”, valle me motive kosovare, valle me motive tiranase, “Vallja e Karadakut”, etj.

Me shumë pietet u ndoqën edhe këngët folklorike shqiptare të interpretuara nga Violeta Kukaj, Riza Bytyçi dhe Ismet Bogujevci etj.

Koncerti i ansamblit kombëtar “Shota” nga Prishtina që në këtë formacion për herë të parë vjen në Ulqin u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës së Ulqinit,Gëzim Hajdinaga.

“Pa dyshim kjo është ngjarja më e madhe kulturo-artistike e këtij viti në Ulqin. Interpretimet e shkëlqyera të valltarëve shënojnë kulmin e artit tonë skenik”, shprehet mikëpritësi, Gëzim Hajdinaga, i pari i Ulqinit.

Drejtoria e Shkollës fillore “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” nga Kraja i ka bërë kërkesë udhëheqjes së këtij ansambli që të japë koncert edhe në këtë zonë malore shqiptare në Komunën e Tivarit.
KOHA NET


No comments: