Nga Frrok Cupi
Me duket se te gjithe qendrojne ne deren e Republikes, sidomos me 8 maj dhe pas tij; sidomos pas 28 qershorit 2009 dhe pas kesaj dite; sidomos pas vitit 1997 dhe pas vitit 1991; sidomos... gjithnje. Te gjithe ndodhen para deres se Republikes, edhe ata qe bejne keq, edhe ata qe ruajne te miren. Madje edhe ata qe nuk duan ta njohin Republiken, aty ndodhen duke pritur... Cfare pritet ne deren e Republikes?! Sot pritet te merren postet dhe gradat pas zgjedhjeve; por ketu gjithnje merren shperblimet dhe dekoratat, haqet dhe meritat, triumfet dhe deshtimet, dekretet dhe ndeshkimet... Gjate gjithe historise keshtu ka ndodhur ne deren e Republikes, e duan apo nuk e duan, qysh 2400 vjet me pare; madje edhe ne porten e Republikes virtuale te Platonit. Disa quhen deretare, disa te tjere miq, disa kordhetare dhe disa sulmues mbi deren e Republikes. Madje ketu ka ndodhur qe vete deretari i pare i Republikes qe eshte Presidenti, e ka braktisur deren ne diten me te keqe, por perseri eshte kthyer te dera. Presidenti i republikes e la deren e Republikes nen sulmin e njerezve te dhunshem me 21 janar te ketij viti, la forcat e armatosura dhe qeverine e Republikes, e shkoi ne shtepine e tij periferike. Edhe ata qe sulmuan Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, ne fakt sulmuan nje porte te Republikes; por edhe keta jane kthyer tashme duke pritur ne dere cfare do te jape ligji per ta. Nuk ka asnje rruge tjeter per te hyre ne jeten moderne, pervec deres se Republikes.
Ketu nuk bejne hije vetem ata qe i bejne keq Republikes, por edhe miqte me te mire. Miqte me te mire te Republikes bekojne ne deren e saj dhe trokasin lehte. Sa shume miq te virtytshem kane hyre ne kete dere, ne deren e republikes sone te re, qe nga aleatet e medhenj amerikane dhe evropian- perendimore, deri te albanologet e artistet e shquar. Perseri jane duke pritur miq te trokasin ne deren e Republikes, pa u trembur se ne dere jane grumbulluar edhe keqdashes apo perfitues te Republikes.
Para ca ditesh pritej qe ne porte te hynte presidenti i Komisionit Evropian, Barroso; por nderroi rruge per pak, ose shtyu ardhjen kur pa qe ne dere ishin mbledhur zjarrmetare qe synonin seline e KQZ. Tani po presin Evropianet qe te mbarojne zgjedhjet, te bjere qetesia sado pak te dera e Republikes, dhe keta te vijne. Jane per t'u bere punet e shumta Republikane per te avancuar drejt Evropes. Si mesdhetare qe jemi, e ndiejme me mire kur troket nje mik ne dere, se kur trokasim vete. Por ketu pritet te trokasin mijera e mijera njerez gjate stines se veres, qe e quajme edhe stina mesdhetare e Diellit. Pastaj trokasim vete, qe ne mengjes, sapo hapim deren e kafenese ku jetojne se bashku deretare dhe te oborrit. Jo vetem keta qe vijne nga larg, qofte te huaj ose shqiptare, por te gjithe ne trokasim ne deren e Republikes, thuajse perdite.
Si gjithe bota e perparuar, edhe ne kemi te perbashket deren e Republikes.
-Ku po shkon ti?- pyeti nje burre i madh i mishte fshatarin cek qe kishte ardhur nga larg per te pare se cfare po ndodhte ne gjykate. Burri qe pyeti ishte roja, ose deretari, sipas tregimit te Franc Kafkes, qe e kishte shtepine ne sheshin e Ores Astronomike ne qender te Prages. Fshatari qe erdhi tha se kishte ardhur per te pare "cfare ndodh aty brenda, ne sallen e ligjit". Rojtari, ose deretari i salles se ligjit i tha se ishte "i forti" i fundit, por te tjere prisnin nga salla ne salle. Ia beri te pamundur hyrjen ne sallen e ligjit. Fshatari kishte marre dhurata te cmuara me vete; dhe njeriu i mishte, ose deretari, nuk ktheu asnje prej tyre. Megjithate nuk i hapi rruge. Nje jete te tere priti fshatari per te hyre ne sallen e ligjit. Edhe pleshtat e gezofit te rojes i numeroi dhe i njohu, por ne deren e ligjit nuk mundi te hyje; madje nje dite,- sipas Kafkes,- iu lut edhe pleshtave qe ta bindin zotin e tyre per te hyre brenda. Deri ne fund te jetes i humbi edhe shikimi, por kurre deshira per te hyre ne sallen e ligjit.
Kushedi sa shume njerez kane tentuar qe nga lindja deri ne fund, per te hyre ne sallen e Ligjit. Ligji eshte konsideruar Republike. Njezet shekuj me pare, kur Demokracia e Eklezise se Athines dha sinjale se kishte mbaruar misionin, atehere nisi Republika ose sundimi i ligjit. Te medhenjte e diturise mbi shtetin e volen emrin "republike" prej latinishtes "res publike" qe thoshte "pune publike".
A lejohen njerezit qe te hyjne ne sallen e Republikes? Cfare ben deretari i shekullit te ri? Tani deretari nuk ka nje gezof me pleshta, por ka nje veshje tjeter. Me e pakta, deretari eshte i veshur me kravate dhe me kemishe te bardhe; ose ka ne xhep nje kuintal euro. Ne kohen e Kafkes askush nuk dinte per kete dreq paraje qe po cmend te madh e te vogel, por qe po pasuron te medhenjte.
Kthehemi te pyetja: Kush i ndalon njerezit te hyjne ne Republike?
1.
Te huajt qe presin te vizitojne atdheun tone, askush nuk mund t'i ndaloje; por nuk eshte fjala vetem per keta. Te ndaluarit e pare jane militantet politike, qe fatkeqesisht kane marre pamjen e verberise klasike. Here nga njeri krah, here nga tjetri, keta nuk duan te shikojne brenda salles se ligjit te Republikes. Kesaj here jane militantet e socializmit qe nuk duan t'ia dine per ligjin dhe Republiken. Keta kane kerkuar te dalin ne rruge, njesoj si ne demokracine e Spartes, por nuk kerkojne sallen e ligjit. Ligji iu ka dhene te drejten qe te vijne ne Parlament (jo ne Eklezi) dhe te kerkojne te drejtat. Brenda ne dhomen e ligjit ndodhet e drejta per te numeruar vota, per te bere komisione, per te bere kerkesa ne gjykate, per te folur dhe ndryshuar. Deretari nuk i lejon fshataret socialiste qe te hyjne brenda, por iu thote "flisni me pleshtat e gezofit tim". Keta yshten te thyejne Republiken, por jo te njohin Republiken.
2.
Ne deren e ligjit te Republikes pret vete ligji, i cili ne te shumten e rasteve, i ndalon njerezit te hyjne. Tirania e ligjit eshte tirania me e keqe. Teprimi me shume e shume ligje, moszbatimi i ligjeve- te dy keta faktore rendojne mbi "fshatarin" qe pret gjithe jeten te shijoje Republiken. Per gjithcka kerkohet ligj; ose per cdo ligj kerkohet moral, ose per cdo pike morale kerkohet te caktohet nje ligj. Shoqeria e turmes ka hyre ne korridoret e gjykates, dhe ka zene portat per te pare cfare ndodh brenda Republikes. Turmat popullore ne shoqerite e dobeta i zene rrugen vetvetes per te hyre ne brendesi.
3.
Semundja e re e kohes e pengon "fshatarin" e Kafkes qe te hyje ne sallen e ligjit. Kjo eshte semundja e pasurimit pa shkak dhe e mafies. Periudha e tanishme eshte periudha kur socializmi si ideologji po shoqerohet me mafien si eksperience. Sidomos ne spektrin e majte po zhvillohet korrupsioni politik dhe ekonomik qe e ndalon njeriun te shikoje cfare ndodh ne brendesi te Republikes. Eshte rritur shume cmimi i banesave, eshte bere e pamundur zgjedhja sipas kritereve te vleres dhe eshte cimentuar parlamenti me te panjohur e te paditur. Ne kete ane dera e republikes konsiderohet e mbyllur, edhe pse nuk duket se ka nje roje special... Keta qe thone se nuk e njohin ligjin, ne fakt duan te thyejne deren e Republikes.
No comments:
Post a Comment