Monday, June 20, 2011

Hidhet shorti per kompeticionet europiane

Sot ne Nion te Zvicres eshte hedhur shorti per kupat europiane, Champions League dhe Europa League. Nga skuadrat shqiptare duket se ka qene Skenderbeu skuadra me pafat, ndersa Flamurtari e Vllaznia nese nuk gabojne, duhet te kalojne ne raundin e dyte.

Skenderbeu - APOEL FC

Per Skenderbeun duket se detyra do te jete nje paraqitje dinjitoze dhe jo synimi per kualifikim. Ne raundin e dyte te Champions League ata do te kene perballe APOEL FC qe sapo u shpall kampion i Qipros ne fund te ketij sezoni, eshte nje mision i pamundur per korcaret. Nese arrihet kualifikimi ndaj nje kundershtari te tille mund te konsiderohet pa frike si nje nga arritjet me te medha te skuadrave shqiptare ne kohen e demokracise.

APOEL u kualifikua per ne grupet e Champions League sezonin e kaluar ku edhe pse u rendit e fundit me tre pike, arriti te merrte dy barazime ndaj Atlético Madrid dhe nje ndaj Chelsea. Qipriotet kane luajtur 34 ndeshje ne Champions League, duke arritur 9 fitore, 7 barazime dhe 18 humbje, ndersa per Skenderbeun ky do te jete debuti.

Tirana - Spartak Trnava / Zeta

Tirana do te duhet te prese mbylljen e raundit te pare per te mesuar kundershtarin per raundin e dyte te Europa League. Bardheblute do te kete perballe Spartak Trnava te Sllovakise, ose Zeta te Malit te Zi. Per tiranasit Zeta do te ishte nje kundershtar paksa me i favorshem pasi ata nuk kane shume histori ne Europe. Por edhe Spartaku ka vite qe nuk eshte me ne majat e tij. Per sllovaket arritja me e madhe ne arenen nderkombetare ka qene gjysmefinalja e Kupes sa Kampioneve ku e eleminuan nga Ajax.

Nje short jo dhe aq i veshtire ky per Tiranen qe do te kete shansin te perserise ate qe beri Flamurtari ne 1987, arritjen e raundit te trete, megjithese jo ndaj emrave aq te bujshem.

Buducnost - Flamurtari

Flamurtari ka pasur nje short me te favorshem pasi ne raundin e pare te Europa League do te perballen me Buducnost nga Mali i Zi qe u rendit ne vend te dyte ne kampionatin e ketij vendi. Arritja me e madhe e malazezeve ne arenen nderkombetare eshte arritja e finales se Kupes se Ballkanit ne 1991. Ne ate kampionat ata jane ndeshur me Tiranen duke arritur rezultatet 2-1 dhe 0-0. Po ne Kupen e Ballkanit ata kane luajtur edhe kunder Vllaznine ne 1976/77 duke marre nje fitore 2-0 dhe nje barazim 1-1.

Ne sezonin e kaluar Buducnost arriti nje rezultat te kenaqshem duke u kualifikuar per ne raundin e trete te Europa League. Ata eleminuan FK Baku te Azerbajxhanit ne raundit e dyte por u munden me pas nga Brøndby IF.

Nese Flamurtari kalon malazezet e Buducnost, atehere ata do te perballen ne raundin e dyte te Europa League me Jablonec te Republikes Ceke.

Birkirkara - Vllaznia

Vllaznia ka qene skuadra qe ka pasur me shume fat ne short. Ata do te kene perballe maltezet e Birkirkara ne raundin e pare te Europa League. Birkirkara eshte ndeshur edhe me pare me skuadra shqiptare kur ne vitin 2004 u eleminua nga Partizani. Ata kane kaluar vetem nje here nje raund ne Europe, ne vitin 2001 kur eleminuan Lokomotiven e Tbilisit me dy barazime 0-0 dhe 1-1.

Vllaznia edhe pse nuk eshte ne momentin e saj me te mire, duket se do do ta kete te lehte te kaloje kete raund. Shkodranet kane kaluar shpesh raundin e pare ne vitet e fundit, dhe duket se do ta vazhdojne kete gje edhe kesaj rradhe. Ne perballjen e vetme qe ata kane pasur me nje skuader malteze, ata fituan me rezultatin e thelle total 6-0 kunder Sliema Wanderers ne 1987.

Nese shorti per kete raund ka qene i lehte per Vllaznine, ne raundin e dyte ata do te kene perballe Thun te Zvicres, gjithmone nese nuk gabojne ndaj maltezeve.

Shkendija dhe Renova

Pervec skuadrave nga Shqiperia, kete sezon do te jene edhe dy skuadra te tjera shqiptare ne kompeticionet europiane. Jane Shkendija dhe Renova nga Maqedonia, qe kete sezon u renditen ne vend te pare dhe te trete respektivisht.

Shkendija do te kete nje perballje te veshtire pasi shorti e ka vene perballe Partizanit te Beogradit. Renova do te kete perballe Glentoran F.C. te Irlandes se Veriut, duke pasur disi me shume shanse per te shkuar me tej. Nese Renova kalon, ne raun din e dyte do te kete perballe Vorskla Poltava, ku aktivizohen Armend Dallku dhe Ahmed Januzi.

(FutbolliShqiptar.net)






No comments: