Politikani holandez i të djathtës ekstreme, Gert Vilders, që e kishte përshkruar Islamin si “fashizëm”, është liruar nga çdo akuzë për nxitje urrejtje ndaj myslimanëve.
Një gjykatës në Amsterdam tha se deklaratat e liderit të Partisë së Lirisë nuk i drejtoheshin besimtarëve myslimanë, por Islamit.
Sipas gjykatësit, ato ishin të pranueshme brenda kontekstit të debatit publik.
Por paditësit thonë se nuk do e lënë me kaq. Ata kanë ndërmend ta çojnë çështjen në një gjykatë evropiane ose në OKB. Avokati i paditësve tha se ata janë tepër të zhgënjyer për shkak se është dhunuar e drejta e minoriteteve për të qenë të mbrojtur ndaj fjalimeve të dhunshme.
Vilders e kishte krahasuar Kuranin me librin e Hitlerit “Mein Kampf”.
Gjykatësi tha se edhe pse ishte denigruese si deklaratë, ajo nuk kishte nxitur urrejtje.
Vetë politikani 47 vjeçar tha se ishte jashtëzakonisht i lumtur me vendimin. Ai tha se kjo ishte një fitore për lirinë e shprehjes në Holandë.
No comments:
Post a Comment