Friday, June 24, 2011

Bosnja dhe Mali i Zi, shtetet më të rrezikshme të Evropës


Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi janë dy shtetet ballkanike që renditen më së larti në listën e shteteve më të rrezikshme në Evropën Qendrore dhe atë Juglindore, bazuar në vlerësimet politike, ekonomike dhe strukturale të rrezikut, ka treguar të mërkurën hulumtimi i “Euromanias”.

Bosnja renditet e 130-ta, ndërsa Mali i Zi zë vendin e 107-të në raportin global të qershorit, i cili përfshinë mendimin e ekonomistëve për siguri në 184 shtete të ndryshme të botës.

“Mali i Zi bie kaq poshtë në listë për shkak të rezultateve ekonomike, duke pasur parasysh faktin se ekonomistët si problemin kryesor të shtetit e shohin stabilitetin e bankave dhe përqindjen e punësimit. Shteti është krejt në fund të listës, renditur në mesin e 10 shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, bazuar në faktin e qasjes në kapitalin tregtar. Në këtë mes, Kroacia bashkërenditet edhe me Bjellorusinë”, thuhet në raport.

Nga shtetet e rajonit, përveç Malit të Zi dhe Bosnjës, Kroacia zë vendin e 61-të në renditjen globale, Serbia ndodhet në vendin e 84-të, Maqedonia në të 87-tin dhe Shqipëria në vendin e 91-të.

Shtetet më të sigurta, sipas “Euromania”, janë Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra, Danimarka dhe Suedia, ndërsa në mesin e 10 më të lartave janë edhe Singapori, Finlanda, Kanadaja, Holanda dhe Gjermania. /kd/

No comments: