Shkruan Nafi Çegrani
Përse i vrau UDB-ja…?
Është me rëndësi të veçantë në villimin e këtij shkrimi ,apo si një far hyrje të them ca fjalë mbi një LETËR QARRKORE e cila ato vite, dhe sidomos gjate 1981, në shumë adresa personalitetesh dhe institucionesh të krerëve të LKJ-së dhe disave në Kosovë, si Veli Devës, Xhavit Nimanit e Mahmut Bakallit, Xhevdet Hamzës dhe Azem Vllasit etj.
Por tanimë, gjendej kjo letër e shkruar nga Njujorku nga Prof Nikolla Kosta, edhe në sirtaret e UDB-së dhe KOS-it jugosllav,madje e palosur origjinali edhe në dosien voluminose të cilën Shërbimet e fshehta të sigurimit të Jugosllavisë dhe Sektori diplomatic të cilët e mbanin të ashtuquajtur ,,DOSJE ZA NEPRIJATELSKA ALBANSKA EMIGRACIJA,, (Dosje mbi emigracionin armik shqiptar) që në këndin e djathë lartë mbante edhe siglën ,,Strogo drzhavna tajna,, (Fshehtësi e lartë shtetërore).Pra, kopje të kësaj letre mbante edhe SDB e Maqedonisë në Shkup, sepse vjente nga Nju Jorku, dhe nga organet e sigurimit të shtetit trajtohej si një letër e nënshkruar nga një person, pas të cilit ,mendohej, se qëndronin krerët më të lartë të mërgatës shqiptare andej Oqeasnit,nga Prof. Nikolla Kosta.Prandaj, UDB-ja Jugosllave një kopje nga origjinali I saj ia kishte dërguar njëkohësisht edhe krerëve të Sigurimit në Tiranë… Shikuar sipas përmbajtjes, por edhe nga një referat i shkruar atë kohë nga shefi të kabinetit të Kryetarit të KK të LK të Kosovës, Xhafer Karahoda, shohim se e njëjta iu është dedikuar autoriteteve më të larta të atëhershme partiake e shtetërore të RS të Kroacisë, Sllovenisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës. Është e rëndësishme të thuhet se prof. Kosta letrën e shkruan në emër të gjithë shqiptarëve të SHBA-së, të cilët, siç thuhet në të, “janë thellë të shqetësuar për fatine vëllezërve shqiptarë në Jugosllavi”.
Për shkak disa të dhënave të panjohura deri më sot që ofrohen në këtë letër, të cilat janë tepër të rëndësishme për historiografinë shqiptare, të njëjtën duhet ta nxjerrin nga arkivat e fshehta institucionet shqiptare në Tiranë dh eta botojnë në tërësi, ose me trajtimin dhe shtjellimin e kësaj letre e cila ka një rëndësi të madhe për historiografinë tone, të merren dhe bëjnë qasje shkencore dhe analitike historianët por edhe njerës të profileve të tjera dhe të publicistikës, për të mirën dhe të vërtetën e luftës dhe aktivitetit politik të mëtgatës sonë e cila bëri gjatë viteve kundër regjimit serbosllav dhe dhunës ndaj shqiptarëve,që nka koha e Franjo Herleviqit,Lluka Banoviqit, Petar Graçaninit, Stane Dolancit etj. etj
*****
Dhe, gjitha informacionet raportet dhe analizat te cilat beheshin dhe e tere e verifikuar nga tereni nen obrelen e nje hijerarhije rigoroze dergoheshin ne forma elaboratesh dhe ne shumen e rasteve depeshe te shifruara per raste urgjente dhe me poste special per mes linjeve ajrore organeve dhe sektoreve te fushave te vecanta te nivelit federative dhe anasjelltas tek kryeshefat e Sherbimeve te UDB ,por edhe te KOS-it…!
... Për planet e hartuara operative secrete si dhe urdhërat e nënshkruara nga Stane Dolaci dhe Zdravko Mustaq në Kabinetet e UDB-së dhe KOS-it Federativ jugosllav në Beograd, gjegjësisht për likuidimin e Jusuf Gërvallës dhe disa shqiptarve të tjerë në Perëndim, paraprakisht kishin dhënë pëlqim ,,zyrtar,, edhe disa nga krerët e Komitetit Qendror të LK, e në saje të raportit operativ të shefave të SDB-së për Kosovë dhe të Selim Broshës, shef sektori për emigracionin shqiptarë krahinor I cili mbulohej më herët nga Kojko Medinica, Spasoje Gjakoviq,Mehmet Shoshi dhe Mehmet Maliqi dhe klani i tyre në Prishtinë dhe Shkup (me të cilët në këtë drejtim edhe kryeshefat e Shërbimeve sekrete sllavo-maqedone në koordinim të planeve operative të nivelit republican me atë federative, paraprakisht kishin bërë një të ashtuquajtur ,,kombinacion operativ,, duke I transferuar nga Kosova në redaksinë e ,,Flakës,, në Shkup Teki Dërvishin,Jusuf Gërvallën,Mehmet Emërllahun, Nexhbedin Sobën dhe ca të tjerë të cilët, tanimë do të ishin për disa vite me rradhë nën vëzhgimin permanent dhe përcjellje të vazhdueshme nga një rrjet më I gjërë gazearësh në relacionin Shkup-Prishtinë (ku duhet të përmendi se rezidentë këtu ishin Sefedin Sulejmani me pseodonimin ,,Sokrati,, të cilin e mbanin në lidhje Evzi Mehmedi dhe Sllave Vasovskië ishte edhe Sllavka Biljanovska,zv.kryeredaktorje,të cilën e mbanin në lidhje direkte Dushko Trajkovski dhe Nikolla Ilievski… Madje si informatorë të përbetuar: Adem Gajtani, Enver Shala,Sejdali Saliu, (i cili pas një ,, misioni,, të kryer me me klanin e Gostivarit në krye me Despod Aleksovskin Stojçe Gjorgjievski, Temelko Boshkovskin dhe Zhivko Mtevskin, u emrua në sketorin e tyre si nëpunës-operativ i UDB-së).Kurse Neset Emini u ,,transferua nga RSVR-ja si redactor në ,,Flakë,,.Madje rrjeti i spiunëve të këtij formati ishte i zgjeruar edhe në Radio në kye me Muamer Vishkon dhe ca të tjerë, e gjer në Prishtinë ku tanimë me vite vepronin një rrjet tjetër informatorësh ku bënin pjesë Fahredin Gunga, Jusuf Buxhovi, Agim Zatriqi ,Rizah Alajn, Bajram Sefaj (këtë njëherit e mbante si dopio lidhje Adem Gajtani, i cili ,,reportazhet,, dhe ,,udhëpërshkrimet e Sefajt në ,,Flakë,, i botonte me directive të UDB-së…Ky rrjet informatorësh shqiptarë u zhvillua edhe më tepër pas ,,prishjes së marrëdhënieve,, në mes Kinës dhe Shqipërisë,e sidomos pas vdekjes së Titos, kur tanimë UDB-ja kishte vë në veprim ca metoda dhe kombinacione të tjera në relacionin Shkup-Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas,duke e ,,transferuar,, Jusufin në ,,Rilindje,, për vëzhgim më të thellë,sepse atje gjendeshin në focus përpunimi edhe ca persona të tjerë me urdhër të Selim Broshës, Zdravko Mustaqit dhe Stane Dollancit…(Një kombinacion tjetër-ndryshe operativ ishte ai që UDB-a dhe KOS-I zhvillonin me Sali Bajrën e Kaçanikut duke e vë në vëzhgim ,paraprakisht punësuar si kontabilist në firmën ,,Makoplod,, në Shkup,madje sërish në Prishtinë, e rrethsë cilit ishin vënë në lëvizje vëzhgimi edhe Nuhi Vinca dhe njëfar Çollaku, për spiunim e mbante në lidhje Bexhet Bexheti. Ashtu siç veprohej edhe me Beqir Berishën, të cilin këmba –këmbës e përcjellte ,,kolegu,, I tij nga e njëjta redaksi e Shkendies me pseodonimin ,,Vetulla,,.Por, këto janë storie të tjera të kësaj natyre e të cilat në një mënyrë apo tjetër,mbanin një korelacion dhe lidhëshmëri të fshehtë operative sipas metodave,praktikës dhe teorisë së konspiracionit të UDB-së,të cilët në përgjithësi I kontrollonte edhe KOS-si, sepse tanimë ishin vënë veprimet operative-agjenturore të spiunazhit jugosllav edhe në rradhët e emigracionit shqiptarë jo vetëm në shtetet e Europës perëndimore, por agjent të infiltruar gjendeshin më edhe në rrethin e ngushtë të disa organizatave të mërgatës sonë edhe andej Oqeanit në Amerikë,Australi dhe Zelandë të re para dhe pas vdekjes së Titos, sidomos pas ngjarjeve të 1981…Tanimë, mes shqiptarëve dhe me shqiptarë, në një anë tjetër ,edhe SIGURIMI I Tiranës, kishin çelë monopatet e një konspiracioni spiunazhi dhe bashkëpunimi drejtues dhe besimi të fshehur, të motivuar si antishqiptar, të burgosnin dhe likuidonin sa më shumë shqiptarë si në Kosovë dhe Maqedoni, gjegjësisht në diasporë nga rradhët e krerëve të mërgatës shqiptare dhe grupeve rivale të cilëve me vite ua kishin fut grindjet dhe përçarrjet, antagonizma dhe zënka për hakmarrje dhe… duke hapur një front të gjërë plot me konflikte të përgjakura, ku shqiptari i cili ishte i PAPËRSHTATSHËM, duhej të komprometohej edhe si ,,spiun, dhe ata të cilët ishin të përshtatshëm ,mbaheshin të kamofluar dhe në saje të propagandas së organizuar duhej në sytë e të tjerëve (grupit) të paraqitej si një PATRIOT i ,,denj,, për kauzën kombëtare…Kurse ata të cilët ua prishnin planet dhe ua turbullonin ujin, në çdo mënyrë duhej të ekzekutoheshin në pritë ose ndonjë mënyrë tjetër…! Për të gjitha këto dhe likuidime të fshehta, sidomos për vrasjen në Shtutgard, si dhe për shumë histori të tjera rrënqethëse,konfliktesh dhe zënka shqiptarësh të kurdisura nga vetë UDBja dhe KOS-I jugosllav, kush ka nënshkruar dhe si janë realizuar këto ,,operacione deliktesh të lagështa,, kanë dijeni vetë Zdravko Mustaq, Stane Dollanc, oficeri i lartë i UDB-së federative DEJAN LUÇIQ me pseodonimin ,,Xhems Bondi,, i Beogradit, si dhe ca të tjerë si Bozho Spasiq dhe klani i tij.
E këtë që shkruaj në lidhje me tradhëtitë që ua kanë bërë shqiptarëve patriotë dhe veprimtarëve të devotshëm për kauzën kombëtare, ndër vite e dekada , Brenda dhe jashtë Jugosllavisë titiste gjatë regjimit komunist, nuk I kam shtjelluar ose përfshirë në masë të duhur të gjithë atë që është një sage tmerresh shqiptare në shtigjet e Ballkanit dhe më gjërë. Pra, dua të them se për arsyeje objective dhe subjektive, duke menduar se është në interes të kombit të mbahen ende disa gjëra si fshehtësi dhe nuk e shkruaj si tërësi të plotë, derisa të vijë një kohë më e volitshme, më e përshtatshme për intereset e kombit tone.Bile, edhe me kaq sa po shkruaj, jam krenar të nxjer në shesh të vërtetën njerëzore, per të bëmat dhe tmerret që ushtruan edhe mbi të pandehurit e pafajshëm, ose ndaj atyre të cilët i likuiduan dhe as sot nuk u dihen varret!
Tabore e grupe klanesh mafioz, kodesh e spiunë të stërvitur në rrjete e agjenturave dhe të rekrutimeve të spiunazhit jugosllav. Nuk dua as të mbaj në heshtje historitë dhe informacionet që di, nuk kam ndër mend fshehjen e realitetit, pikërisht lidhur me dosjen dhe ngjarjen mbi vrasjen e poetit, gazetarit dhe veprimtarit Jusuf Gërvalla (dhe vëllait të tij Bardhoshit e Kadri Zekës) natën plot acar të 17 janarit të vitit 1982 në afërsi të Shtutgardit të Gjermanisë…/ Anatomia e kesaj ngjarje te rëndë dhe trishtuese I ka rrënjët diku shumeë më thellë në analet secrete të Shërbimeve të fshehta jugosllave, përçka duhet realisht të shkruajn studjuesit dhe historianër në apsektet shkenëcore dhe argumenteve të reales, gjë e cila, mjerisht ende mbahet në heshtje nga ata të cilët dijnë më tepër, meqë për këtë kanë shkruar shumë gazeta, janë shkruar edhe libra.(Sidomos në librin ,,Atentatet,, të Ibrahim Kelmendit, i cili direct ka qënë në korelacion të ngjarrjeve dhe fillimisht përplasjeve ose ,,antagoniymave,, mes grupeve rivale shqiptare jo vetëm në Gjrmani por edhe jasht saj në disa vende të tjera tëe Europëes Perëndimore, e te cilat me mjeshtëri I ka ditë sipas informacioneve UDBJA dhe ka luajtur me mjeshtëri rolin agjenturor të spiunayhit,duke realiyuar qëllimet e saja me prapavija tmerri dhe vdekje. I.K. si një ndër protagonistët krzesor në rradhët e mërgatës shqiptare dhe veprimtarisë qoftë edhe të konflikteve mesgrupore që kanë pas, nuk di për cfarë arszeje, ende mban në heshtje shumë gjëra, duke përfshirë këtu edhe shumë emra dhe mbiemra, shumë nofka e pseodonime, shumë individ të cilët edhe sot fshihen pas disa ngjarjeve të cilat kanë parapri, madje edhe pas emrave fallco dhe identiteteve të ndryshme ose të dyshuara.Ndoshta edhe këtë e ka bërë me qëllim të caktuar për ndonjë arszeje të cilën e di vetëm aid he ndoshta edhe ndonjë tjetër të lidhjeve mesgrupore të interest apo kapricit! U shkruajtën edhe shumë të pavërteta,duke u orvatur dikush që gjërat të mbeten edhe më tej të pa zbardhura.Këtë nuk e kuptoj dot pse? Megjithatë,ma merr mëndja se dikushka arsyet e veta që vrasja në Shtutgart të mbetet nën perden e heshtjes dhe të velove të atij operacioni konspirativ.dhe në mosybardhjen e së vërtetës edhe për shumë kohë e vite.
Por, kush e vrau Jusuf Gërvallën?
Si u përgatit skenari i këtij atentati mizor në një pritë klasike dhe aq misterioze? Cila ishte përmbajtja e kombinacionit të shifruar mes Prishtinës e Beogradit me Tiranën dhe anasjelltas në vjeshtën e vitit 1980 (pas vdekjes së Titos)? Porosia e kujt ishte? Kush ishin “dora e zgjatur” e UDB-së për naçallnikët e Beogradit? Pse? Kush ishin shqiptarët e përfshirë në rrjetin famëkeq udbashian? A kishte dijeni Jusuf Buxhovi në Bon për zhvillimet e ngjarjeve dhe të dramës Brenda harkut kohor të atyre viteve? Pse nuk thuhet e vërteta nga Ibrahim Kelmendi dhe të tjerët mbi Atentatin? Si dështoi plani “A” dhe u realizua plani “B” sipas skenarit të UDB-së? Për këtë, shumëçka mundet të flas dhe rrëfejë kryeshefi i sektorit për çështjet e terrorizmit islamik të UDB-së Federative, Dejan Luçiq, të cilin në karierën e tij, pos problemeve të Homeinit dhe Teheranit, mjaft ka qënë i preokupuar edhe me fenomenet e konfliktit,hakmarrjes dhe përçarjeve në mes shqiptarëve, të cilën luftë të fshehtë e ka pasur si pasion dhe brengë të veçant...Por, cili ishte konflikti I Jusuf Gërvallës dhe “grupit” të tij me “grupin” e I. Kelmendit? Si e shfrytëzoi UDB-ja këtë konflikt dhe antagonizmat e tjera për përçarjen e shqiptarëve dhe realizimin e qëllimeve të veta sekrete antishqiptare jo vetëm në Gjermani e Zvicër, por edhe më gjerë në radhët e mërgatës shqiptare këndej dhe andej Oqeanit Atlantik? Për të gjitha këto duhet shkruar realisht, me qëllim që të nxjerrin mësime, për të mirën e shqiptarëve! Për të gjitha këto aspekte më konkretisht do të shkruaj në veçanti në librin e dytë timin në vazhdim me titull ,,UDB-a dhe shqiptarët 2,, sidomos për planin e zhvilluar agjenturor dhe të SPIUNAZHIT jugosllav ku merrnin pjese bashkarisht UBJA,KOSI dhe SHËRBIMI I SEKTORIT DIPLOMATIK PËR INFORMACION pranë konyulatës jugosllave në Cikago në veprimtaritë përcarrëse dhe konflikteve Brenda për Brenda Lidhjes së Prizrenit në krye me Xhafer Devën e Hysen Terpesën, dhe pikërisht rreth vrasjes së veprimtarit të devotshëm të kauzës kombëtare Kalosh Hamdi Recanit në Kenosha nga një dorë e yeyë të një gjakatari shqipfolës,afro 10 vite para atentatin në Shtudgard të Gjermanisë. /Dua të cek vetëm faktin se për parapregatitjet për likuidim të Kaloshit nga një mashë udbashinae me prejardhje nga Kosova, e që do të vëhej në veprim sipas instruksioneve të Beogradit, e kasha sinjaliyuar Kaloshin në Kenosha perms një lidhje të afërt familjare.Kalosh Hamdi Reçani e dinte kete se gjendej në listen e yeye të UDB-së, por nuk ia merrte mendja se shpejt do ta likuidonin/
/..UDB-ja madje nuk lejoj as kufomën t ia varrosnin në vendlindjen e tij në Reçan të Gostivarit.Djemt dhe farefisi ishin të detzruar ,pas dz orësh të plota të mbajtjes së ajroplanit në qiell mbi ajropçortin e Beogradit, ta vayhdonin fluturimin dh eta varrosnin në Stamboll të Turqisë, gjersa me qindra shqiptarë nga treva e Gostivarit të cilët dëshironin të merrnin pjesë në këtë varrim, me autobusat e nisur u kthzen me dhunë nga pikat kufitare e Devebairit ose Pallankës, dhe emrat e të gjithëve u shënuan në kartotekat e Temelko Boshkovskit ne SVR- e Gostivarit, I cili madje me raporte yyrtare do të informonte SDB-në në Shkup/.Por e tërë kjo është një sage tjetër e fatumit shqiptarë në kanxhat e spiunazhit udbashian…
Po ku qëndrojnë fillet e “Dosjes G”? Por, jo si në librin ,,Atentatet,, të Ibrahim Kelmendit ose ndonjë libri si Apostol Dukës ,,Vrasje në Shtudgard,, ! Sepse planet secrete dhe operacionet e kësaj natyre të cilat me një mjeshtri të përsosur dhe në saje të teorisë dhe praktikës së konspiracionit më të thellë, siç vepronte Shërbimi i Zbulimit dhe Kundërspiunayhit jugosllav ka ndërmarrë dhe zhvilluar në mënyrë aq perfide me rrjet të perfeksionuar dhe persona të infiltruar, të ushtruar mire bile, të UDB-së dhe KOS-it ushtarak dhe diplomatik jugosllav, kanë qënë të një formati të tmerrshëm dhe sekrete ku kanë qënë, mjerisht të involfuar dhe ,,syri i fshehtë,, apo,siç thotë populli ynë, dora e zgjatur, e një klani të verbërt më të gjërë ( e ca prej tyre të ,,ulur në dy karike,, duke vënë ,,lidhje agjenturore dhe informative edhe me ca zyrtar të Sigurimit,, në disa qendra diplomadike dhe ambasada shqiptare si në Vien, Romë, Paris dhe gjer në Shkup e Stamboll, ku rolin më të dëndur të agjenturës dhe spiunimit e kanë luajtur sërish me direktiva të posaçme të UDB-së agjentë specialist të saj duke e vë shqiptarin përballë hakmarrjrs mr shqiptarë të shitur…
Në të vërtetë “Dosia G” e Jusuf Gërvallës është sajuar kur ai ishte
shumë i ri, aty nga fundi i vitit 1968. Pikërisht atëherë kur në faqet e disa
gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe (që botoheshin në Shkup dhe
Prishtinë) Jusufi kishte botuar ndonjë varg apo ndonjë shkrim gazetaresk.
Sapo kishin filluar të dëgjoheshin tingujt e bukur nga kitara, kur kishte nisë ti
këndonte dashurisë së sinqertë, ashtu siç mund ta bënte vetëm ai, shpirti i
butë prej poeti!
Në zyrat e SDB-së u shkrua një raport, ku “burimi” i informacionit ishte
shqiptar. Madje edhe disa të tjerë. Operativi i sektorit të brendshëm për
,,irredentizëm,, mbushi formularin dhe në fund të raportit zyrtar shkroi edhe
disa rreshta, komentin e tij në lidhje me Jusuf Gërvallën. Ato 2-3 faqe raport
i futi në një dosje prej kartoni, me numër të evidentuar në kartotekën e
SDB-s për Kosovë. Kështu edhe u sajua “Dosja G”. Hapjen e kësaj dosje e
aprovoi edhe kryeshefi i atij shërbimi në Prishtinë, i cili, po ashtu ishte
shqiptar!
Vetëm pak kohe më pas, nisën të hartohen dhe realizohen planet
operativë të vëzhgimit, ndjekjes dhe survejimit, mbledhjes së informacioneve
“delikate” nga informatorë dhe burime të ndryshme, të cilët ishin ose vinin
në kontakte të përditshëm me J. Gërvallën dhe shokët e tij (Teki Dervishi,
Daut Demaku, Nexhbedin Soba, Gani Bobi, Ibrahim Kadriu,Beqir Musliu,
Mehmet Emerllahu, etj, e të cilët po ashtu UDB-ja nisi që ti skedonte e të
përgatiste për ta kanxhat e Goli Otokut.)
Ato vite, përsëri sipas kombinacioneve operative të SDB-së për Kosovë
me atë të Maqedonisë, Jusuf Gërvalla, Teki Dervishi, Mehmet Emerllahu,
Nexhbedin Soba (pa ditur këta se ç’po ndodh) ishin transferuar (sipas një
konkursi) dhe ishin “pranuar” në redaksinë e “Flakës së Vëllazërimit” në
Shkup si gazetarë, lektorë etj. Tanimë, kishte kohë që kishin filluar “lojërat e
djallit”. Çdo lëvizje dhe kontakt i tyre vëzhgohej, raportohej dhe evidentohej
me kujdes e vazhdimisht. Sidomos rreth Jusuf Gërvallës dhe Teki Dervishit
ishin angazhuar një numër i gjerë në rrjetin e informatorëve të cilët i mbanin
në “lidhje” Sllave Vasovski, Sveto Mitrevski, Dushko Trajkovski, Ilija
Nikollovski , Nazmi Musliu, Dushko Mitevski, Bexhet Bexheti ,
Milosh Mutev-,,Trbushki,,, Saqip Kollarkari, Nikolla Ilievski, Neset Emini,
Sejdali Saliu, Sllavska Biljanovska (kjo e fundit e ardhur nga Shqipëria dhe
me direktivë të UDB-së si rezidente në redaksinë “Flaka” kryente funksionin
e zv. Kryeredaktores që nëkohën kur kryeredk. ishte Lutfi Rusi).
Kur “grupi i rrezikshëm” me në krye Jusuf Gërvallën dhe Teki Dervishin
punonin në redaksinë “Flaka”, SDB-ja me anë të rrjetit të informatorëve
krijonte atmosfera të ndryshme zënkash, konfliktesh dhe përçarjesh mes
gazetarëve, madje edhe në Radio e Televizion, duke i shfrytëzuar këto raste
për qëllimet e veta. Zhvilloheshin kombinacione të njëpasnjëshme operative.
(Këtu duhet të përmend edhe angazhimet e informatorit -spiun Moamer
Vishko me pseudonimin “Gorilla”, dosjen e të cilit sot e mban Beogradi). Si
operativ i SDB-së për Maqedoninë, që merresha edhe me krijimtari letrare,
kisha një konsideratë të veçantë për Jusufin dhe Teki Dervishin, për
Nexhmedin Sobën,Alush Kamberin etj. Ndaj dhe shpesh i njoftoja për
qëllimet e SDB-së, kur në ato zënka e konflikte futeshin individ të angazhuar
të cilët dinin të mbillnin sherr. Kjo ishte edhe arsyeja e një dialogimit tim të
ashpër në redaksinë e “Flakës” me Sllava Biljanovska, e cila si
zëvendëskryeredaktore e kësaj gazete që në kohën e Lufti Rusit, i raportonte
rregullisht për gjendjen “politike” në redaksi Dushko Trajkovskit dhe të
tjerëve në SDB. Më vonë pasuan edhe konfliktet dhe përballjet e tjera mes
meje dhe bylykbashëve të UDB-së për Maqedoni.
Më duhet të them se me një raport më të gjerë, i ashtuquajtur “operativën
elaborat” (analizë operative), Beogradi është njoftuar më detajisht rreth
veprimtarisë së Jusuf Gërvallës me shokë si dhe angazhimet agjenturore
dhe kombinacionet që ka ndërmarrë SDB-ja e Maqedonisë. Fill pas këtij
momenti, në redaksinë e “Flakës” u bënë ca rokada e ndryshime të kuadrove,
si dhe “suspendimi” i letrarit Teki Dervishi (angazhimi i tij edhe në Teatrin e
Kombësive survejohej vazhdimisht). Kontaktet dhe lëvizjet e tij vëzhgoheshin
nga një tabor i tërë informatorësh. Jusufi u “transferua” në “Rilindje”, Sejdali
Saliu, gazetar i “Flakës” tanimë u emërua operativ i SDB-së i detashuar në
Degën në Gostivar. Jusuf Buxhovi u dërgua në Bon të Gjermanisë.Bashkim
Hisari në sektorin informativ dhe të spiunazhit diplomatik në ambasadën
jugosllave në Gjermani,prej nga do të pasojnë edhe direktiva të veçanta
dhe detyra konspirative të UDB-së për Ibrahim Kelmendin dhe rrjetin e tij
që mbulonte Zvicrën,Gjermaninë,Danimarkën,Belgjikën dhe Austrinë.
Dosja e Jusuf Gërvallës (madje edhe e Mehmet Emerllahut, Nexhbadin
Sobës dhe…) u dërguan me postë speciale sekrete në skedarët e Sektorëve
të SDB-së për Kosovë, që do të plotësoheshin edhe më nga bashkëpunëtorët
e tyre; Bashkim Hisari, Selim Brosha, Mehmet Shoshi, Muharem Dana,
Mehmet Maliqi, Jusuf Karakushi, dhe ata të KOS-it. Vallja e djallit ndaj
Gërvallës dhe shokëve të tij vazhdonte edhe në Prishtinë me një ritëm tinëzak
duke i vënë para dhe mbrapa mafiozë të “klanit” ideologjik marksist-leninist.
Sllavët duke zbërthyer fenomene, vese dhe psikologjinë e shqiptarit, i
përçanë me metoda të stilit moskovik, e që historikisht shqiptarët e paguan
shtrenjtë, ashtu siç kanë vepruar dikur Mugoshat, Vukmanët e Popoviçët
në kohën e Rankoviçit, ku u likuiduan njerëz të pafajshëm, e shumicës ende
nuk u dihen varret.
Atë verë të nxehtë, para se të arratisej në Turqi, e takova Jusufin në
Shkup, përpara godinës së “Nova Makedonia”, shoqëruar nga dr. Ali Aliu
dhe Rexhep Zllatku. Rexhepi ishte kryeredaktor i “Flakës” dhe më kishte
angazhuar edhe mua si gazetar. I përshëndeta!Kurse Jusufit, ia shtërngova
dorën përzemërsisht, sepse që kur ishte larguar nga “Flaka” nuk e kisha
takuar. Në fytyrën e tij vërejta një brengë, si një tojë malli e dhembje, dhe
dukej se punët nuk i kishte mirë. Si mik i vjetër, si njëri i kalitur, doja ti jepja
zemër, forcë, kurajë, dhe njëkohësisht, (si ish operativ i SDB-së), ta sinjalizoja
për survejimet që ndoshta ende i bënin në relacionin Shkup-Prishtinë dhe
anasjelltas. I thashë se duhej të bëhej i fortë, pasi edhe mua më vëzhgonin
ditë e natë. “Më vijnë pas, më ndjekin fshehtas, por se kam gajle fare”, i
thashë në bisedë e sipër. Jusufi më shikoi drejt e në sy, duke pohuar me
kokë. Profesor Aliu dhe Rexhep Zllatku buzëqeshën pakëz, në heshtje dhe
duke ecur ngadalë, u futën në godinën e “Nova Makedonias”. (Ali Aliu dhe
Rexhep Zllatku kishin vendosur ta ndihmonin Jusufin, t’i nxirrnin në strajcë
disa ekzemplar nga një libër i tij, që e kishte botuar ato vite “Flaka”, por me
urdhër nga “lart” libri ishte ndaluar nga faktorët maqedonas, të cilët e mbanin
mbyllur me zinxhirë në bodrumet e “Nova Mkedonia”).
Më vonë mora vesh se Jusufi ishte arratisur në Turqi.
Shpesh herë e sjell në kujtesë pamjen e poetit dhe gazetarit Jusuf
Gërvalla, me atë brengë e mall, sikur të kishin rënë hije tmerri në ballin e
tij ku kishin nis të dukeshin ca rrudha të thella…
Të gjitha porositë e operacioneve kriminele, rrëmbime, vrasje e likuidime,
atentate në prita klasike si ajo e stilit “Pritë në Bistricë”, synonin likuidimin e
shqiptarëve me “Kapetan Llesha” shqipfolës! Çfarë paradoksi në tërësinë e
dramës me fund tragjik, si ajo e Jusuf Gërvallës me “veprimtarë” si Abdullah Prapashtica,
ose madje edhe Xafer Shatri,Rizah Saliu, Ibrahim Kelmendi dhe ca të tjerë .
Gjersa, Sabri Hamiti në dramën “Misioni” me të drejtë thotë se si
argati i shndërruar i pushtuesit, luan rol kryesor në likuidimin e Jusuf Gërvallës.
UDB-ja, siç është e njohur në popull SDB-ja, dhe shërbimet e tjera të
fshehta si KOS-i jugosllav, kur është fjala për “Problemin Shqiptar”, brenda
dhe jashtë Jugosllavisë ka vepruar me metoda speciale dhe në mënyrë
perfekte, përmes rrjetit të spiunazhit dhe agjentëve të kundërspiunazhit,
përmes “Keqave” dhe “Gorrilave” të koduar dhe me emra të maskuar, si ,,Hiltoni,,
,,Kobra,, ,,Drini,, ,,Pashtriku,, duke u shitur si “patriotë”, e të tjerët duke i denoncuar
si “tradhtarë”. (Me një mision të këtillë UDB-ja në burgun e Idrizovës kishte angazhuar
të dënuarin “marksist-leninist” Skënder Pashollin nga Kërçova, i cili kishte bërë
,,vajtje dhe ardhje,, në Shqipëri si edhe qindra të tjerë si ky!) Kështu vepronte UDB-a me tërë
Arsenalin e sdaj të spiunimit nër shqiptarë praktikën dhe konspiracionin e saj për të
Konfrontuar krerët nga rradhët e mërgatës shqiptare ku ajo yhvillonte JOËRAT E DJALLIT.
Dosjen e Juzuf Gërvallës, UDB-ja e mban ende të mbyllur në dry, sepse aty
fshihen qindra kodoshë e informatorë të “klanit” marksist-leninist, ,,zogist,, duke mbajtur fshehur
edhe shumë dokumente, fakte, plane e komplote, të cilat dirigjoheshin nga drejtuesit e
UDB-së në drejtimin Prishtinë-Beograd-Shkup, të udhëhequr nga Lluka
Banoviç, Franjo Herleviç, Stane Dollanc, Zdravko Mustaq, Branko Mikuliç,
Dushko Zgonjanin, Bozhidar Spasiç, Nikolla Ilievski, Mehmet Maliqi-Cukulli
(babai i “analistit” Shkëlzen Maliqi), Selim Brosha, Jusuf Karakushi e deri te
Mustafë Sefedini etj. Në rrjetin e merimangës së Lumave e Selimbroshajve,
të Hisarajve e Buxhorave u angazhuar edhe taborë të tërë urithësh në drejtimin
Bon- Shtutgard- Vjenë - Beograd- Prishtinë dhe anasjelltas.
Disa muaj pasi dështoi plani “A”, SDB-ja jugosllave (sipas porosisë së
nënshkruar nga Selim Brosha, Stane Dollanci dhe Zdravko Mustaq) ishte
vënë në lëvizje dhe realizim plani “B”, operacioni i koduar me emërtimin
“Olluja Shtutgard” (Stuhia Shtutgard) …
Katër hije të zeza kaluan nga ana tjetër e rrugicës së fjetur të qytezës
afër Shtutgardit. Një veturë tjetër qëndronte e parkuar disa dhjetëra metra
përtej trotoarit me dëborë. Në krye të tyre ishte i quajturi Zhelko Razhnjatoviç “Arkani”,
serb me një fytyrë fëmije dhe shpirt krimineli / i cili në ,,linjat e spiunazhit,, kishte rënë që nga viti 1974 ,
/ishte future në ,,shtigjet e vdekjes,, për të mbuluar krimet e bëra, ishte vë në shërbim të klanit dhe
nëntokës udbashiane…ashtu siç do të vepron shumë vite më vonë edhe krimineli Millorad Llukoviq, i vetëquajturi ,,colonel,, me pseodonimin ,,Ulemek Mihajlo – LEGIJA,, si një nga drejtuesit e sektorit për ,,aksione të lagura,, direct do të koordinon edhe vrasjen e Enver Hadrit po në Bruksel të Belgjikës, dhe me urdhër të Millosheviqit pasi Hadri ua paska turrbulluar ujin në institucionet e Këshillit Europjan kundër të bëmave të Serbisë në Kosovë.,,Ulemek Legija,, tanime edhe kryeshef në SDB-në e Millosheviqit dhe nje nga krerët e ,,Klanit të Zemunit,, duke drejtuar shumë grupe kriminale dhe paramilitare serbe në betejat e fshehta të organizatës ,,Otaxhbina,, !
…Vetëm disa dhjetra minuta para se të ndodhëte vrasja e çuditshme dhe apsurde e trefishtë të asaj nate tmerri afër Shtudgardit, një person tjetër i veshur me një sako ngjyrë gri apo kafeje dhe me një kapele në kokë, me një nxitim dhe me hapa të rëndë, duke ecur pas dy hijeve të yeya, u futën bri një strehe në këndin e murrit të ndërtesës me fasadë gri, dhe një veturë tjetër më tej e parkuar, e kthyer gati për në drejtimin e kundërt / stil ky, të cilin e kishin praktikuar gati dy vite më parë , sipas skenarit të Zdravko Mustaqit dhe Stane Dollancit për vrasje me plan, siç ndodhi ajo e veprimtarit Vehbi Ibrahimit para banesës së tij në Bruksel /. Njëri ndër këta hije vdekje ishte edhe Mirosllav Bizhiç me pseudonimin “Shiptar”, mjerisht, të ndihmuar nga disa shqipfolës, shqiptarë të shitur dhe masha të ndryshkura , të cilët drejtuan gishtin duke treguan në drejtim të garazhës përball nga do të dilnin asaj nate Jusufi me të vëllanë dhe Kadriun…Ishin në pritë,dhe vetëm ,,dikushi-shok,, i afërt i tyre e dinte mire se në sa ora do të delnin ata të shkonin në një ,,takim-mbledhje,, me disa shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova ,aty afër Shtudgardit , ku do të merrnin pjesë edhe Ibrahim Kelmendi, Xhafer Shatri, Rizah Salihu dhe disa të tjerë, ku duhej të bënin edhe disa ,,këshillime- marrëveshje,, për të mënjanuar disa ,,ngatërresa,, e acarrime në marrëdhëniet e tyre dhe veprimtaritë për kauyën e kombit shqiptarë. Dhe…kështu, asaj nate përplotë acar ngrice dhe dëbore, me një kriter shumë të lartë fshehtësie,tinëzak dhe konspirativ, punët shkonin në heshtje të plotë, sipas planit famkeq të Bozho Spasiçit, shef sektori në SDB-në e Beogradit, i nënshkruar nga Zdravko Mustaqi dhe Stane Dollanc, fillimisht për vrasjen e Kadri Zekës, kryen atentatin më mizor edhe mbi Jusuf Gërvallën. Ata vranë edhe vëllain e tij, Bardhoshin . Disa krisma, oshtinë tmerrshëm, duke bërë shoshë veturën, ku Jusufi mbetet vetëm me pak shpirt. Ajo rrugicë e fjetur e qytezës afër Shtutgardit u zgjua nga gjumi e frikësuar. Dramë e përgjakur në ngrica dëbore dhe acari vdekje !
Shoferi, i quajtur “Dautoviç Aco”, ose ,,Daut Abazoviq,, bashkë me kriminelët, u larguan me një shpejtësi të paparë dhe të ushtruar kriminale...
Nga një drejtim tjetër e pa gjurmë zhduken edhe Ramazan Elezovski dhe njëfar Zenku nga Kërçova dhe …bashkë me to, të shoqëruar edhe dy shqiptarë të tjerë, njëri dzshohet se të ketë qënë nga Dibra, me pseodonimin ,, Dibrani,, e tjetri ,,Karshiaku,,
personi nga rrethina e Studeniçanit të Shkupit, {të cilin e kanë mbajtur në ,, lidhje operative,, si informator Sllave Vasovski, më vonë kryesues I ,,grupit të bombashëve,, në klanin e UDB-së në Shkup.Madje rreth ,,përpunimit,, operativ dhe analitik të ,,grupeve ekstremiste shqiptare,, në Gjermani, Belgjikë, Francë etj kanë kontribuar me metodat e spiunazhit në dëm të shqiptarëve edhe spiunët si Saqip Kollarkari, një arsimtar i dikurshëm I dështuar,u emruar operativ në grupin e Sllave Vasovskit për ndjekjen e ,,irredentiymit shqiptar,,.Po kështu kanë vepruar edhe Bexhet Bexheti dhe kllapa e tyre antishqiptare)...
… Gjersa ,gjithëçka dhe si u zhvilluar vrasja e trefishtë e asaj nate acari , gjithë këtë dramë të përgjakshme dhe rrafalet mbi veturën e cila doli nga garazha, e që mbaroi me një fund tragjik, nga një largësi prej 100 - 150 metra e ka parë me syte e vet edhe personi Rasim Zejneli, { të cilin UDB-ja do ta likuidonte nëse fliste, ashtu siç e likuiduan Ramazan Elezovskin, qëtë mos flisnin për atë që kishin parë }.
/…Dorasit ishin zhdukur shpej,sipas planit operativ udbashian.Poashtu në drejtime të panjohura ishin zhdukur edhe falanga tradhëtare shqiptare të cilët kush direkt dhe indirekt, kush më shumë e kush më pak e ndihmuan këtë aksion likuidimi dhe delikt gjaku të vrasjes në qytezën afër Shtutgardit të Gjermanisë, për çka edhe sot nuk flitet hapatas, ose flitet fare pak dhe me prapavija të caktuara !/
Nuk di pse veprohet kështu, dhe kush e pse fshihet nga kjo rrëmujë rreth kësaj vrasjeje… Ose, kush nga kush ka frikë…!
… Shumë dokumente, fakte dhe dëshmi, ka në lidhje me vrasjen e Jusuf
Gërvallës, Bardhoshit dhe Kadriut, por atëherë ka heshtur edhe policia
Gjermane, me arsyetimin e marrëdhënieve të mira diplomatike me
Jugosllavinë. Mjerisht, heshtet edhe sot për atentatin, i cili ende mbetet mjaft enigmatic.E t[ k[tillët kështu ndodhin, kur janë të përgatitura dhe të kryera vetem nga Shërbimet secrete.Këtu dilemma nuk ka,përveë zhgënjimit të disa shqiptarëve, të cilët mendojnë se aksionet e kësaj natyre të UDB-së ,,nuk qënkan gjë ,,! Kështu mendojnë dhe thuajnë vetëm ata të cilët në një ose tjetër mënyrë kanë marrë detyra special dhe obligime të veëanta të spiunazhit ,siç kanë vepruar dhe /akoma veprojnë disa shqipfolës/ të cilët me qëllime të caktuara antishqiptare çojnë unë në mulli të Beogradit si informatory e kodosha të vjetër të UDB-së e cila tanimë bën vetëm një jetë të ,,urithit dhe nëntokës,, /Të ashtuquajturat ,,postat e vdekura,, të spiunazhit u kanë mbetur të zbrazura…?!
Ibrahim Kelmendi, protagonist kryesor I rrjedhave dhe ngjarrjeve të atyre viteve të rrënuara dhe zhvillimeve,ose edhe betejave të fshehta, në rradhët e mërgatës shqiptare, sidomos në Zvicër e Gjermani, në Belgjikë e Austri, në Francë dhe Danimarkë etj, ka për çka mundet të flasë e rrëfen ,për të zbardhur shumë të vërteta dhe enigma të cilat edhe sot mbeten nën hijen e një apsurditeti dhe dilemash … Ai , mjerisht, ende nuk
dëshiron të rrëfen për të zbardhë disa gjëra ende sekrete, të UDB-s[ ose edhe të Sigurimit ,sepse ka edhe nga ata të cilët vepronin, mjerisht, në dy kahje, një në relacion me agjenturën udbashiane dhe në drejtimin e relacionit me rrjetin e rrezidencave të Sigurimit në Vjenë, e sidomos të asaj udbashiane në Bon të Gjermanisë.
Shërbimet e fshehta jugosllave ( UDB-a dhe KOS-i), me ,,Xhems Bondat,, e Beogradit, me të njëjtat mjete dhe metoda, të një mënyre të ushtruar, bëri edhe likuidimin e patriotit dhe veprimtarit shqiptar Enver Hadri,(duke qëndruar për disa sekonda pranë semaforit stop), në Bruksel të Belgjikës, ku kriminelët serbë, përsëri u ndihmuan nga disa shqiptarë të shitur, të cilët vepronin sipas instruksioneve operative të Beogradit. Dihen tashmë emrat e spiunëve-atentatorë: Darko Ashanini,
Veselin Vukoviç i Nikshiqit me pseudonimin “Vesko”, dy komandosët
Andrea Lakoniç dhe Kristian Golluboviç. Të gjithë këta kriminelë të
angazhuar në operacionet e ashtuquajtura “të lagura” (delikte gjaku) ndaj
shqiptarëve, të udhëhequr nga Zhelko Razhnjatoviç “Arkan” dhe Mirosllav
Bizhiç- “Shiptar”, ( të cilët,më vonë në regjimin e Millosheviçit do të bëjnë
tmerre krimi dhe masakra në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë), u graduan si
gjeneralë nga radhët e SDB-së, formuan “Klanin e Zemunit”, të udhëhequr
nga “rambo-komandot” si “Arkani”, “Legia”, “Grishka”, “Shumadinac” …Dhe,
duke zhvilluar një politikë mafioze prej djalli me gjemba nga kordoni i vdekjes ,, Serpska
Otaxhbina,,(!), bënë kërdi mbi njerëz të pafajshëm,sidomos në Bosne dhe Kosovë.
… Po ku mbeti Zdravsko Mustaq?
Diku i heshtur, i strukur në malësinë e Zagories në Kroaci. Ndoshta
përpëlitet në vitet e moshuar para vdekjes me ndërgjegje të vrarë!..Dhe,
kur libri im i parë me titull ,,Ballë për ballë me vdekjen,, gjendej në
shtypshkronjë, dëgjova se ishte bërë këshilltar kryesor i Mesiqit në Kroaci për çështje
të SIGURIMIT KOMBËTAR KROAT ! Gjersa Agim Zatriqi agjitonte nëpër Strugë, Tetovë dhe Prishtinë, duke akuzuar të tjerët si informatorë të SDB-së në Kosovë,harronte të rrëfen për dollitë e uiskit që cakëronte gotat me shefat e kësaj udbje në vilat e fshehura, ose edhe në motelet e qendrës rekreative të Brezovicës… /Paska folur gjatë se, kinse vrasja e Gërvallëve dhe K.Zekës në Shtutgard nuk qenka punë e UDB-së dhe se këtë e paskan ,,imagjinuar ,, vetë shqiptarët që paskën qenë në ,,konflikte interesi dhe grupor,, në emigracion.
Për Riza Salihun, i cili paska qënë njëherit
edhe informator i agjenturës diplomatike të Shqipërisë në Vienë të
Austrisë, dhe për disa të tjerë si ky, paskan pasë detyra spiunazhi nga dy palët, nga ai I Tiranës dhe nga ai I Beogradit..Kurse për Enver Hadrin dhe ca të tjerë, paskan qënë bashkëpunëtorë
të UDB-s dhe Beogradit, dhe se për të gjitha këto do të shkruanka haptas Ibrahim Kelmendi
në librin që do ta botonka me titull “Atentatet”. Për këto dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me të vërtetën
për vrasjen mizore dhe misterioze që e di ai dhe ,,klanet e tyre,, do të flasin herët ose vonë edhe Xhafer Shatri dhe disa të tjerë!
Tepër të vonuar,por… më mire ndonjëherë se kurrë.Ndoshta, inshalla…!-mendova me vete. Sepse, pas tërë kësaj rrëmuje në vite e vite të rrënuara, pas inskenimesh apsurde, që edhe sot sjellin huti, qofshin ata edhe të tipi të Zatriqit ose të A.Prapashticës ose të ndonjë fakiri tjetër, qëndrrojnë BYLUKBASHA UDBASHIAN !...
… E kjo është vetëm një fragment e SAGËS shqiptare në shtigjet ballkanike që vazhdon edhe sot …
Bozho Spasiqi dhe kryeudbashët federative të Beogradit dhe Zagrebit,duke pritur takim me shefin e tyre Zdravko Mustaqin në një local kroat në Dyseldorf të Gjermanisë ,shtator 1981.
No comments:
Post a Comment