Sunday, March 20, 2011

27-28 mars 50 prej tyre do të kenë statusin e vëzhguesit afatgjatë të këtyre zgjedhjeve, ndërsa pjesa tjetër prej 400 personash do të mbërrijnë në Sh

Nga: Ilir LEVONJA

Në ditën e parë të muajit mars kryetari i socialistëve shprehet, ”Nuk bojkotojmë zgjedhjet lokale, por zgjedhje në këto kushte nuk ka”. Nuk e di por sa herë që Edi Rama del e bënë deklarata, më kujtohet roli i personazhit absurd në krijimtarinë letrare. Me sinqeritet letërsia absurde nuk më ka tërhequr për faktin se nga natyra më pëlqen ajo me atmosferë argëtuese, në kuptimin lirik dhe ekzistencial të shpirtit njerëzor, por unë nuk e kam mohuar prezencën dhe arritjet e letërsisë absurde. Në fund të fundit me apo qejfin tim, ajo letërsi ekziston dhe si e tillë ka kapur majat, shembuj janë nga Beketi, Kafka, Kamyja, Eliot e plotë të tjerë; madje në shekullin e XX dhe fillim shekullin që po jetojnë ajo u bë moderne në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe për ta thjeshtëzuar çështjen, kur më pyesin si mund ta përshkruash një personazh absurd, u them këputjani kot dhe jeni të tillë. Ose bëj lojra fjalësh dhe je absurd.Edi Rama përshembull është një model i përkryer i saj, ose për të qënë më konçiz, një personazh i gjallë, konkretë, i prekshëm në kuptimin e plotë të fjalës.Në periferi të mendjes sime Samuel Beketi (Samuel Beckett) më përqesh nga që i di prirjet mia në aspektin e shijes ndaj letërsisë. Sikur me më thënë se ”e shikon që nuk ia kam këputur kot me Godon’ dhe se ai Godoja im rron e do të rrojë sa të ketë jetë njeriu”. Mirëpo unë prirem nga qejfi im dhe për të qënë, të paktën qytetar normal, ku përfshijë të drejtën ekzistenciale të kufijve të të drejtave, deklaroj se çfarë më pëlqen dhe nuk mohoj atë që ekziston. Në këtë kontekst dua të paktën të shpëtoj shpirtin, se asesi nuk e kam mohuar absurdin. Sidomos kur te del përpara një tekst i tillë që ”Nuk bojkotjmë zgjedhjet lokale, por zgjedhje në këto kushte nuk ka”, i çbërë jo i bërë, prej kryetarit të socialistëve.Absurdi pavarsisht formës është virusi i shkatërrimit të nervave apo situatave të qeta, në përgjithësi qetësisë apo prehjes shpirtërore, qoftë brenda një individi apo tërësisë ekzistenciale të një shoqërie.Shkrimtarët dhe filozofët, siç është përshembull rasti i Kamysë apo dhe i Sartit, e sjellin paralelisht me ekzistencën, një farë antipodi që duhet luftuar. Dhe çuditërisht, edhe pse jo në masë të madhe apo masiv (megjithëse kryetari në fjalë është i tillë) ka një lloj fuqie që për nga pesha e kotësisë, jo vetëm që e balancon por edhe e pengon zhvillimin e një shoqërie. Në këtë kuptim shfaqja e absurdit nuk ka diskutim që është një robërim, sidomos në një shtet ligjor e demokratik i cili pretendon se respekton dhe zbaton Kushtetutën e vendit. Madje Kamyja përdor shpesh një përfundim të tillë që, detyra jonë është ta mposhtim vesin, prirjen që na robëron. Eshtë robërim për arsye se e diametralizon ndjenjën e pasivitetit, krijon një lloj vërdallosje kotësish’ duke shtyrë dita-ditën dhe pa arritur gjëkundi. Kujtoni rrugëtimin politik të Edi Ramës tri a katër ditë pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, ndryshim e statutit të PS në lidhje me pozitat e kryetarit kur ai humbet zgjedhjet, i cili duhet të dorëhiqet, bojkot Kuvendit, grevë urie, protesta dhe demonstrata. Kur paralelisht deklaronte, më saktë çdeklaronte se nuk kërkojmë ndryshim rezultati por vetëm hapjen e kutive. Nuk njohim zgjedhjet as qeverinë me koalicionin e turpit dhe do kthjejmë protestat nga mujore në javore e mbasandaj në përditore për të përmbysur pushtetin. Kurse në çdekleratën e sotme kur OSBE deklaron se janë kushtet që në Shqipëri të mbahen zgjedhje të lira, ai pohon të kundërtën. Gjithnjë në lidhje me çdekleratën e 1 marsit që ”Nuk bojkotojmë zgjedhjet lokale, por zgjedhje në këto kushte nuk ka”, deri në momentin që unë po shkruaj këto radhë janë rreth 75 komente nga lexues të ndryshëm. Ato shtohen minutë pas minute dhe paralelisht njerëzit komunikojnë me njeri-tjetrin. Ajo që më bën përshtypje është fakti se një munër i madh prej tyre pohojnë pikërisht absurditetin e zotit Rama. Disa syresh e thjeshtëzojnë me fjalë troç. ”Ky i uruari nuk është as mish e as peshk, thonë. Hajde merre vesh, nuk bojkotojmë zgjedhjet, por zgjedhje në këto kushte nuk ka. Si ta përkthejmë një zot e di”.E megjithatë ai prapë flet në emër të popullit!

No comments: