Thursday, March 24, 2011

Kelmendi tokë e trimave të lirisë





Nga Gjon Frani IVEZAJ, historian

Kelmendi tokë e trimave të lirisë
“Mbas shekullit VIII zhduken ngadalë të gjitha kështjellat romako – bizantine, të cilat, nuk morën karakter qyteti. Duket se më sëshumti qëndroi fortesa Klementina (te Prokopi), e cila, duhet kërkuar te dogana mesjetare e Shën Spasit në Drin. Në shek. XII nga ky fortifikim merr emrin fisi shumë i fortë i klementinëve (shqip Kelmen) embrioni mesjetar i të cilit zinte vendin në rrugën romake ushtarake Shkodër – Pukë – Prizren. - Milan Shuflaj


Ushtarë shqiptarë, burimi: Londër 1809

“Serbët dhe shqiptarët”
Kelmendi, është një krahinë e madhe, i njohur, me emër të madh në historinë e popullit shqiptar. Duke ndjekur gjurmët e kësaj krahine ende sot ushtrojnë si jehonë krismat e armëve, thirrjet e malësorëve për kushtrimin për liri, si kreshta që kanë shkruar historinë përmes tytës së flaktë të pushkës, baruti i së cilës, është gatuar mes bjeshkëve, që i këndonte me zjarr lirisë e flamurit kombëtar.

Orët e zanat ishin bashkëudhëtare të banorëve të këtyre maleve, që u jepnin bukuri, zgjuarësi e pathyeshmëri kreshnike trimave legjendarë gjatë historisë, duke mbijetuar deri në ditët tona. Nora dhe Kelmendi e anasjelltas, janë sinonim të njera tjetrës. Nëna Hana dhe babai i saj Vok Mirash Uci ishin nga Selca. I tillë ishte dhe trimi Memë Smajli, Prenkë Cali (1872 – 1945), etj., të cilët, luftuan për mbrojtjen e trojeve tona me armë në dorë.

Cok Kiri Rudaj erdhi në jetë në një shtëpi të thjeshtë malësori mes kreshtave të thepisura të Selcës së Kelmendit në vitin 1853. Ky fshat shtrihet atje ku lugina e Selcës është më e zgjeruar. Sipas legjendës, emri i fshatit, është trashëguar nga një paraardhës i banorëve që quhej Seli, por më e besueshme është prejardhja e emrit nga fjala sllave sellac, që shqip do të thotë fshat.
Përsa i përket fiseve Edith Durham shkruan, se Selca rrjedh nga dy fise Selcë Gjonoviqi, shumica nga stërgjyshi Klimenti, dhe Selcë Rabijenoviqi, gjak tjetër me lidhje fisi afër Rjekës. Banorët e Selcës, kanë gjetur forcën dhe burimet e jetës në peisazhin malor, duke u bërë kompakt si toka dhe mali. Dëshira për të qenë të lirë, bëri që të ngrihen kundër çdo pushtuesi. Objektet e natyrës së këtij vendi janë në të vërtetë edhe pjsë të një kështjelle trimërie.

Betejat antiturke i tregon qafa e Këstecit dhe Suka e Mkushit. Aty në Zall të Bruzit, trimëresha e Kelmendit, Nora, ruajti nderin e lirinë, duke therë Pashain turk. Këtu është vendlindja e Dedë Gjerit, Nikë Lekës, komandantë të pamposhtur në luftrat për liri.

Gjyshi Gjergj Rudi, ka luftuar me Kaçel Turkun. Ai ka përfaqësuar krahinën e Kelmendit, duke qenë Bajraktar, në ballë përherë si flamurtar në luftrat heroike të zhvilluar, kundër ushtrive pushtuesve turke dhe malaziase. Brez pas brezi kjo shtëpi ka nxjerr trima, mendimtarë, prijës të luftës e kuvendit, për të cilët flet vetë nëna histori. Janë të njohura lëvizjet emëdha të popullsisë në të gjitha viset dhe kohët. Prej luftrave Cok Kiri, ka ilur nga vendlindja e tij Kelmendi në moshën 24 vjeç dhe vendoset në Shtoj të Ulqinit në vitin 1854.

Gjithnjë si një trim i vërtetë, ka pas në zemër lirinë e vendit, duke marrë pjesë në të gjitha luftrat çlirimtare. Ai arriti të behet kryekomandanti i ushtrisë shqiptare, që luftonte me vetmohim dhe me njdjenjë të lartë krenarie kundër ushtrisë dhe garnizone turke të stacionuar në Shkodër, Ulqin etj. Ai shembull të lartë heroizmi tregoi sëbashku me trimat e tjerë që e shoqëronin edhe në betejat e ashpra e të përgjashme kundër ushtrisë shoviniste serbe e malaziase.
Cok Kiri Rudaj, pjesëmarrës në “Lidhjen e Prizrenit” 1878
Tashma në librat e historisë, krahas figurave të shquara të kombit tonë që nënshkruan për këtë dalëzotje të interesave të shenjta të kombit shqiptar, qëndron edhe firma e trimit energjik e sypatrembur bajraktarit të Kelmendit Cok Kiri Rudaj.

Aatij natyra e Zoti i kishte dhuruar zgjuarësinë, trimërinë, besën, urtinë, vendosmërinë për t’i çuar gjërat deri në fund, bujarinë, mikpritjen në oden e madhe plot burra, tolerancën, nderin për mikun e plumbin për armikun, zmergjerësinë dhe dashurinë për njerëzit që kishin nevojë për ndihmen e tij bujare.

Mbi të gjitha tek ai spikati dhe u ruajt në lartësinë e maleve kreshnike besa e dhënë, gjë që i ruajti atij gjithmonë nderen si prijes malesh, konakut, kuvendesh në logun e burrave dhe pranë sofrës përherë të shtruar me bukë e krypë e zemër për të miqtë dhe kalimtarët që trokitën në shtëpinë e famshme të tyre.

Cok Kiri i kishte dhuruar Zoti, cilësinë për të gjykuar ngjarjen politike të kohës në vendlindje, shtoj të Ulqinit që u vë atdheu i dytë i tij, trazimet dhe erërat e kërcënimeve që do t’i vinin trojeve etnike shqiptare e popullit tonë nga synimet grabiqare të fiqnjëve, të nxitur dhe përkrahur nga oborret e diplomacisë europiane asokohe.

Ai e dinte se Europa kishte mbetur në heshtje kur trojet e Arbërit u mësyen nga bisha e egër e Perandorisë Otomane të sulltanëve të Bosforit që me shpatë në dorë kërkonin të asgjesonin popujt, kultura, civilizime, fenë e krishterë, duke u përpjekur për të ngritur flamurin e tyre të gjelbert me henë e yllë, në vend të flamurit të kryepijësit shqiptar Gjergj Kastrioti, që për 25 vjet me radhë u bë një kështjellë e pamposhtur për popullin arbëror e gjithë Europën.

Cok Kirin e shohim me armë në dorë, gjatë diteve të zjarrta në luftrat e zhvilluar në Shkodër, pranë kalasë legjendare Rozafat, i mbështur nga trimat e zonës së Ulqinit. Me këto heronj legjendarë ai vijoi të rezistoi për të marrë edhe kalanë e Ulqinit, duke ngritur krenarë flamurin e Gjergj Kastriotit. Fuqitë e mëdha europiane asokohe i dhuruan mbretërisë së krajlave të Cetinës tokat shqiptare, si: Ulqinin, Tivarin, Malësinë, Plavën e Gucinë.
Cok Kiri Rudaj, ushtria serbe i merr 500 hektar tokë
Në vitin 1911, kur flakët e luftës kishin arritur kulmin ushtria serbe e malaziase e armatosur gjerë në dhëmb, me dhunë e nën tytën e armëve i marrin forcërisht familjes së Cok Kiri Rrukaj 500 hektarë tokë. Por i pari i shtëpisë nuk e harronte kollaj këtë grabitje dhe me të gjithë mënyrat u rezistoi me armë në dorë vazhdimisht ushtrive serbo – malaziase.

Gjatë vitit 1913 filloi lufta kundër malaziasve e cila zgjati për 6 muaj. Trimat malësorë, ishin të vendosur për të ngritur flamurin shqiptar, në vend të ngjyrave të falmurit të pushtuesve malazias.

Kjo familje patriotike, jetën e ka shkrirë në luftën për kombin e vet shqiptar. Ai ka zhviliar jë luftë heroike sëbashku me trimat e besës dhe të nderit malësor, si: Nik Lekën, Sokol Luca, Mirash Gjeti etj.

Cok Kiri Rudaj, gjithnjë ka ruajtur lidhje të ngushta me luftëtarët e maleve dhe çetave çlirimtare, duke marrë pjesë dhe koordinuar veprimet ushtarake për liri së bashku me të gjithë patriotët e Komitetit të Çlirimit, që vepronte nën Flamurin Kuq e Zi me shkaben dykrenare në zonat e Malësisë dhe qytetin e Shkodrës në vitin 1874.
Midis tyre dallohet Gjeto Gjoni antar i Komitetit të Çlirimit për zonën malore të Rrjollit, i cili gjtithmonë bashkëpunoi ushtarakisht me malësorët e Kelmendit, Ulqinit, Tivarit e Krahinave të malit të Zi, për të bashkuar armët e lirisë kundër taborreve të ushtrive turke e malaziase.

Në vitin 1875 Cok Kiri Rudaj, u bë Komandant i Forcave të Ushtrisë Shqiptare të zonës së Tivarit e krahinave të Ulqinit. Për këto veprime liridashëse ai kishte ra në sy të keq nga ushtarët e krajlave të Cetinës dhe vezirave të Shkodrës, të cilët kishin hartuar planin e zhdukjes fizike të tij me kurth ose trathti. Tashma ai ishte në rrethin e kuq të njerëzve që nuk pajtoheshin me pushtimin dhe mjerimin e popullit të shtypur shqiptar.

Cok Kiri Rudaj, ishte i vetdijshëm se armiqtë e popullit shqiptar një ditë do t’i dalin në pritë dhe do ta vrasin. Ai nuk trembej edhe pse vdekjen e kishte të sigurtë, duke qëndruar si burrat pa iu trembur çerpiku i syrit nga kërcënimet e forcave të huaja turke e malaziase dhe trathtarët e atdheut.

Krajl Nikolla i Cetinës, me gjithë suitën e tij kishte bërë të gjithë përpjekjet maksimale me forma dhe metoda të holla tinzare të tyre për të shtirë në dorë këtë trim të Malësisë, duke shuar në këtë mënyrë një pishtar të lirisë së popullit shqiptar. Shpesh herë garda dhe forcat e oborrit të mbretit të Cetinës, u përpoqën që t’i dalin në pritë për ta vrarë Cok Kiri Rudaj, paguan njerëz të gjakut shqiptar për t’a vrarë kudo që ta hasinin atë, por deshtuan sepse njeti dhe qëllimi i patriotit të madh të lirirë e Malësisë ishte më i pastër dhe fisnik përballë pushtuesve 5 shekullorë dhe krajlave të Cetinës.

Gjaku i lirisë së popullit tënd është më i shenjtë se akti i florive të trathitisë, që nuk ka dete që e lajnë. Cok Kiri Rudaj gjendej kudo mes malëve, në pyjet me dëborë, në ngrica, shpella, shi me bukë e shumë herë pa bukë, por që asnjëherë nuk kishte menduar që të dorëzohej këlyshëve të vezirave të Shkodrës dhe krajlave të Cetinës. Ai e kishte “ba deken si me le”, sikurse ka shkruar Poeti ynë i madh At Gjergj Fishta.

Fuqitë e Mëdha të Europës bënë padrejtësi historike
Në vitin 1877 në mbledhjen e Shën Stefanit Fuqitë e Mëdha, bënin përpjekje që tokat shqiptare t’ia jepnin Malit të Zi. Luftëtarët malësorë të lirisë, iu drejtuan Konsullit të Francës në Shkodër Alere AMIRE, për çështjen e tokave shqiptare, (Shih Alere Amire, CPC Vëll. 21, f. 348 -349. Letra është nënshkruar më 1882 – 1883)

Më 1 mars të vitit 1880 Cok Kiri Rudaj, Marash Gjeti, Nik Leka, me krerët e Malësisë nënshkruan letrën për t’ia dërguar Konsullatës Angleze në Shkodër. (Shih PPTRI BLENI 114, f. 215, ACCO, Cetin)

Esenca e përmbajtjes së letrave të mësipërme ishte bashkimi i të gjithë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm.

Pas Mbledhjes së Berlinit gjatë vitit 1880 shohim se ushtritë e mbretërisë së Carit të Rusisë, përsa i përket interesave politike ata ndanin qëllime të njëjta, duke përkrah shoviniszmin e tërbur ardhacakëve sllav në dëm të trojeve etnike shqiptare. Pra si Serbia dhe mali i Zi kishin krahë të ngrohta në synimet e tyre shoviniste të nxitur direkt nga Perandoria Ruse e carëve asokohe.

Më 1886 luftari i paepur Cok Kiri Rudaj me malësorët e Tivarit, Ulqinit dhe patriotët e vendosur shkodranë luftuan afër Ulqinit në një fshat të quajtur Dobrovoda, kundër Generalit Mark Milani, që ishte nisur me 7000 ushtarë për të rrafshuar trojet e lashta të Ulqinit e Tivarit. Moti i keq, me reshje të dendura shiu, terreni i rënduar me lym, pengoi depërtimin e ushtrisë së Generalit Mark Milani me vazhdu planin e mësymjes dhe në këtë situatë të rëndë për ushtrinë e tyre ata u detuan të ktheheshin mbrapa nga kishin ardhur.

Një ndër shkaqet e tjera që e bëri të mundur kthimin e ushtrisë së Generalit Mark Milanit, sipas burimeve historike është edhe fama e madhe që kishin marrë trimat malësorë të kryesuar nga luftëtari trim Cok Kiri Rudaj, të cilët jo vetëm e njihnin shumë mirë vendin e tyre, por ishin përgatitur për të bërë një rezistencë të fuqishme “për jetë a vdekje”, kundër ushtrisë të generalit Mark Milanit.
Për luftëtarët shqiptarë koha me shi ishte shumë e përshtatshme, mbasi në lftë e sipër ushtarët malazias do të çorientohen dhe kështu ishte më ë lehtë shpartallimi i tyre me turp nga çetat e Cok Kirit që luftonit poër ideale të shenjta të lirsë dhe flamurit kuq e zi.

Malësia arenë e luftrave të përgjakshme
Në vitet 1910 – 1913, zhvillohen lufta të njëpasnjëshme kundër ushtrive turke dhe malaziase. Malësia, sërisht bëhet arenë e përleshjeve të përgjakshme për liri e flamur. Ishin momente të dhimbshme për popullin shqiptar dhe vetë Malësinë e cila po humbte nënën e saj Shqipërinë, si pasojë e ndajes së padrejtë të kufijve politike, ku pjesët më të mira të Veriut kreshnik i jepen si peshqesh në tabaka shovinistëve fiqinj krajlave të Mbretërisë së Malit të Zi dhe Serbisë.

Cok Kiri Rudaj edhe pse u vu kufiri shqiptaro – serbomalazias, edhe pse Tivari, Plava, Gucia ishin tashmë tokë e robëruar prej Fuqive të Mëdha të Europës asokohe asnjëherë nuk u dorëzua dhe për më tepër kurrë nuk u pajtua me nënshtrimin ndaj të huajve.

Ushtria malaziase në tokat e pushtuara synojnë të ngrejnë flamurin e tyre në kalanë e Ulqinit në vitin 1913. Malësorët ishin të vendosur që të mos e nënshtronin flamurin e Gjergj Kastriotit që ndër shekuj ishte larë me lot nënash e gjak trimash malësorë. Cok Kiri Rudaj, vazhdon i pamposhtur luftën për liri kombëtare dhe valëvitjen e flamurit kuq e zi.

Ai i drejtohet për ndihmë patriotëve të Shkodrës për t’a ndihmuar me municion dhe trima patriotë. Shkodra, iu përgjigj se nuk mund t’a ndihmojë me ushtarë e armë, sepse është vënë kufiri nga Fuqitë e Mëdha. Në Zogaj të Ulqinit, Vladimir, Dobrovda, Porto Milena valonte i lirë flamuri kuq e zi në qiellin shqiptar prej dorës së trimit Cok Kiri Rudaj.

Kur Shkodra nuk i dha ndihmë, ai iku nga prej malësisë dhe uvendos në Shkodër. Për 7 vjet ky trim jetoi në Shkodër deri në vitin 1924. Ai gjithë familjen e la në Shtoj të Ulqinit. Familja e Cok Kiri Rudaj, ishte një derë e njohur në tërë Malësinë e Shkodër, për urti, trimëri, bujari, besnikëri, zemërgjerësi, tolerancë, besimtarët të zellëshëm e patriot të flaktë që i mbështetën përherë luftrat për liri e flamur, duke dhënë shumë bij të mirë për interesat e vatanit.

Ndershmëria e familjes së Cok Kiri Rudaj la gjurmë në histori
Kjo familje e ndershme, nën pushtimin e Malit të Zi ruajti nderin e shqiptarëve me faqe të bardhë, pranoj kalvarin e gjatë e të rëndë të mundimeve e përsekutimeve nga qeveritë malaziase, por asnjëherë nuk u bë rajë ose mashë për pushtuesit e rinj. Krenaria dhe lavdia e madhe e kësaj dere e njohur për burrëri është një histori që gjithnjë e më tepër koha dhe historianët kanë për ta studiuar dhe nxjerrë në shesh, sepse e pastër është edhe gjaku që ata dhanë për trojet etnike shqiptare.

Më 1925, Cok Kiri prej Shkodrës u kthye në Shtoj të Ulqinit. Me Kushtetutën e Austro – Hungarisë, më parë ishin marrë në mbrojtje patriotët shqiptarë që luftonin kundër Turqisë dhe kleri (që shkollohej falas në Europë e Austri) me Kishën katolike në Shqipëri me ndarjen e re politike të trevave shqiptare kjo ndihme ndërpritet.


Kujtesa e historisë dhe nderimi sot
“Dedë Coku dhe vëllai i tij. vëllezërit më në zulm të asaj treve” – Ç.T.Erikson
Në këtë vit mbyllë sytë edhe trimi legjendar e i paharruar i maleve shqiptare Cok Kiri Rudaj (1853 – 1925), duke mbetur i nderuar dhe respektuar nga të gjithë brezat malësorë të Veriut të Shqipërisë dhe në Malësi. Të gjithë krahinat e Shqipërisë dhe Kosovës marrin pjesë në hatrin dhe përcjelljen e trupit të kryetrimit kreshnik pranë vorrezave në Shtoj të Ulqinit.

Nikollën e Cokut, e ka marrë ushtria komuniste dhe e kanë dërguar për internim në Bitol të Maqedonisë, të cilin më vonë e kanë vrarë barbarisht në vitin 1946. Djemtë e tij Martini dhe Gjergji kanë vazhduar jetën normale. Ata ishin burra të nderes, trimërisë, bujarisë, dashurisë për miqtë, bujar të njohur e mikpritësa të përhershëm.
Martini i ka mbyllur sytë në vitin 1995 në Shtoj të Ulqinit, kurse Gjergji ka ndërruar jetë në vitin 1993. Nga kjo shtëpi e njohur për besë urti, bujari, mikpritje e tradita të hershme kombëtare ka dalë edhe nipi i tyre Gjekë Pjetri. Dera e tyre ka qenë më e njohur në Shtoj, Tivar, Ulqin, Shkodër etj. Në vitin 1944 Mali i Zi i ka marrë me dhunë kësaj familje 500 hektarë tokë deri në vitin 1968. Kjo familje e ka riblerë tokën e vet nga shkjetë, vetëm e vetëm mos me e lanë në dorë të tyre.

Prej familjes së tyre, në kohën e gjeneratave të reja rrjedh edhe stërnipi i Cok Kirit njoh këtu në Amerikë Luigj Gjergjin, i cili, studioi për Drejtësi në Universitetin e Prishtinës më 1975. Ai jeton këtu dhe është i nderuar dhe respektuar nga të gjithë malësorët.

No comments: