Valentina Madani
Qeveria minimizon çdo mundësi falsifikimi të pasaportave biometrike përmes procedurave të reja. Ministria e Jashtme përmes një udhëzimi të ri për procedurat e marrjes së një pasaporte biometrike parashikon aplikimin e çdo shtetasi në zyrat e gjendjes civile pranë bashkive/komunave/njësive bashkiake ku ndodhet regjistri themeltar i shtetasit. Sipas këtij udhëzimi punonjësi i zyrës së gjendjes civile i kërkon shtetasit/es aplikues për pajisjen me pasaportë biometrike, paraqitjen e dokumentit të identitetit ose certifikatës me fotografi për personat nën 16 vjeç dhe më pas fillon intervistën me shtetasin (mbi gjeneralitetet, apo të dhëna të tjera) dhe pasi bindet se është personi i njëjtë, i jep shtetasit formularin (vetdeklarim i të dhënave personale). Udhëzimi i ministrisë së Brendshme bën të qartë se në rast se nga verifikimi rezulton se të dhënat e shtetasit me fotografinë e vendosur në formular nuk janë të rregullta, dokumentet bllokohen duke përpiluar një procesverbal konstatimi dhe i dërgohen me shkresë sektorit kundër krimit financiar në drejtorinë e policisë së qarkut për hetime të mëtejshme, për veprën penale për falsifikim të dokumentit zyrtar, në bazë të nenit 1 86 të Kodit Penal. Formularët e vetëdeklarimit të verifikuar, komisariati i policisë i dërgon me shkresë përcjellë se të listuar,, të firmosur e të vulosur nga shefi i komisariatit të policisë brenda tre ditëve, në zyrat e gjendjes civile për fillimin e procedurave të aplikimit dhe pajisjes me pasaportë biometrike dhe brenda 24 orëve për formularët e vetëdeklarimit për aplikimet me emergjencë.

No comments:
Post a Comment