Legalistet i cilesojne si mashtrime dhe te paverteta pershkrimet qe
kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka bere ne librin e tij
"Kurban", per familjen mbreterore. Ne liber, Rama e konsideron mbretin
Zog si nje injorant dhe hamshor. Nenkryetari i PLL-se, Murat Basha,
thote ne nje prononcim per televizionin "Klan", se te gjitha ato qe
shkruan Rama, jane mashtrime te uleta. "Jam i detyruar qe t'i rikujtoj
kryetarit te PS-se, Edi Rama, qe Mbreti Zog nuk eshte ashtu sic shpif
dhe mashtron kreu i PS-se. Mbreteresha Geraldine ka qene nje grua e
jashtezakonshme, te cilen dhe kryeperversi Enver Hoxha nuk guxoi ta
permende. Ndaj, nuk i lejohet kreut te PS-se, te shkruaj dicka te
tille", thote Basha. Ai shton se Mbreti Zog ka pasur nje jete familjare
te rregullt. "Mbreti Zog eshte martuar vetem nje here. Une nuk kam asnje
problem kunder njerezve qe martohen nga nje here, dy apo tre here.
Eshte e drejte e tyre, kur nje martese nuk funksionon, me mire te
prishet. Por, ama, Mbreti Zog ka marre nje zonje, u martua vetem nje
here dhe kurre nuk mori grate e shokeve apo shoqet e grave dhe kjo flet
per nje moral tjeter", tha Basha. Ai thekson se figura e monarkut
shqiptar nuk mund te vleresohet nga njerez qe kane prejardhjen nga
partia ish-komuniste. "Nese disa gjigante-lilipute qe jane te dehur nga
duhma qe del nga gjirizet e bllokut, ku pikon ende gjaku dhe dhimbja e
te perndjekurve te djathte, nuk mund te vleresoje figuren emblematike te
Mbretit Zog", tha Basha. Basha ben dhe paralelizem, duke e krahasuar
kreun e PS-se me nje personazh te njohur te jetes se Tiranes, gjate
viteve te meparshme. "Ka disa njerez qe kerkojne te duken te moralshem.
Sot, po e shoh qe morali eshte kostumi qe politika pelqen te veshe me
shume. Ka disa te tjere qe marrin dhe rolin e Zeusit. Hipin ne maje te
Olimpit dhe godasin kedo, tallen me kedo, fyejne kedo. Nuk e kane kete
te drejte. Kjo me ka kujtuar rastin e nje zoterie ketu ne Tirane, Shaban
Qoses, nje zoteri qe kishte qejf te bente shaka me njerezit neper
rruge. Kishte dite qe nuk merreshin njerezit me Shabanin, por merrej ai
me njerezit", tha Basha. Ai shton: "Kreu i PS-se, duke u marre me kedo,
duke shpifur me kedo. Me te drejte apo te padrejte, me duket se po merr
meritat e Shaban Qoses", tha Basha. Kjo nuk eshte hera e pare qe libri i
Rames denoncohet per te paverteta. Ish-Drejtori i Policise Ndertimore
Mit'hat Havari tha dy dite me pare se merita e prishjes se Parkut Rinia
nuk eshte e Edi Rames. Sipas Havarit, Rama ishte kunder prishjes se
Parkut, pasi kerkonte te mbronte disa miq te tij.
"Merita e prishjes se Parkut Rinia i bie qe te jete e shtetit, ne pergjithesi. Pikerisht, se Rama nuk eshte vete protagonist, cfare bene, e eklipson kete me shume strategji, me shume djallezi dhe kerkon te largoje vemendjen. Ky eshte nje turp i madh, qe te grabitesh kontributet e te tjereve", tha Havari.
"Merita e prishjes se Parkut Rinia i bie qe te jete e shtetit, ne pergjithesi. Pikerisht, se Rama nuk eshte vete protagonist, cfare bene, e eklipson kete me shume strategji, me shume djallezi dhe kerkon te largoje vemendjen. Ky eshte nje turp i madh, qe te grabitesh kontributet e te tjereve", tha Havari.
No comments:
Post a Comment