Në film është ftuar edhe mbreti i filmave erotikë ,Tinto Brass.
Ai priti ditën kur vajza që ka zgjedhur si shoqe jete të fikë 25 qirinj mbi tortë, duke shtyrë pak në kohë edhe një projekt që e ka fort për zemër dhe po e ëndërron prej kohësh. Bjordi Mezini, djali tërheqës që bëri për vete shumë fansa falë pjesëmarrjes së tij në reality show “Big Brother” e më pas në “Dancing with the stars”, duket se po nxjerr nga sirtari një nga një të gjitha ëndrrat e tij. Pasi ka krijuar një lidhje të stabilizuar me Adelën, me të cilën ka punuar edhe në disa projekte mediatike, tashmë po kërkon të kthejë në realitet dëshirën e tij për t’u marrë me kinematografi. Dhe ia ka dalë… Nuk bëhet fjalë për një projekt dosido, por për një film që do të realizohet në Itali, ku në kastë do të ketë regjisor shqiptar dhe italian, aktorë italianë si dhe tre shqiptarë, ndër të cilët edhe Bjordi. Djali që kaloi rreth 20 vite të jetës së tij në Itali, e ka fare të natyrshme këtë përshtatje, për arsye të njohjes së gjuhës dhe ambientit, ndërkohë që pasioni për filmin i shemb çdo pengesë. Por le të mësojmë më në detaje rreth këtij projekti.
Një triller i fortë psikologjik ku Bjordi luan një djalë autik
Duket një projekt mjaft impenjativ, po të mendosh se bëhet fjalë për një film me metrazh ta gjatë, një gjini shumë të vështirë siç është trilleri dhe vështirësia shtohet, sepse Bjordi luan rolin e një djali me autizëm. Në lojë janë shtatë personazhe të cilët që në fillim të filmit paraqiten në jetët e tyre, më saktë duke shkuar secili për hesap të vet në të njëjtin supermarket, por që janë të panjohur për njëri-tjetrin. Këtu një punëtor mirëmbajtjeje i supermarketit, me sa duket me probleme mendore apo i mbingarkuar me dëshira paksa të çuditshme, kishte vendosur të bënte një rreng për një grup blerësish që do gjendeshin brenda një ashensori. Dhe janë pikërisht këto shtatë personazhe që gjenden në këtë ashensor, i cili në një moment të caktuar bllokohet me dashje nga punëtori. Brenda kësaj “kutie” të vogël dhe asfiksuese zhvillohet gjithë ngjarja e filmit, e cila përfundon me një vrasje, por që ne nuk kemi arritur të mësojmë se cili personazh do të vritet.
Surpriza, në film luan edhe Çiljeta në rolin e një vazje shtatzenë
Pak javë më parë, ne kemi shkruar se këngëtarja e njohur Çiljeta kishte në projektet e vjeshtës edhe xhirimin e një filmi me kastë italo-shqiptare, por tani kemi mësuar se ajo merr pjesë tek i njëjti film ku do të luajë edhe Bjordi. Çiljeta në film ka rolin e një baristeje, ajo është shtatzënë, diku në muajt e fundit dhe është një nga personazhet që gjendet e mbyllur në ashensor. Çiljeta ka luajtuar edhe herë të tjera role sekondare, si psh tek filmi “Ishte kohë për dashuri”, por mbase kësaj here roli i saj do të jetë më impenjativ, pasi bëhet fjalë për një triller psikologjik dhe aktorët janë më së shumti italianë, por edhe personazhet duhet të flasin në italisht.
Bjordi përzgjidhet për rolin më të vështirë
Të luash rolin e një të riu me çrregullime të autizmit, është një sipërmarrje mjaft e vështirë. Mjafton të kujtojmë se një rol të ngjashëm ka luajtur gjiganti i kinematografisë botërore, Dustin Hoffman, tek filmi “Rain Men”, së bashku me Tom Cruiz. Por mbase kjo mund të jetë edhe një gjë e mirë, sepse në këtë rast ne do të mund të shohim nëse Bjordin e lidh thjesht pasioni me filmin apo edhe talenti.
Në film, pjesemarrës edhe dy protagonistët e “Le iene”
“Le iene” është një nga programet më të ndjekura në kanalet e “Mediaset,” i tëri me karakter investigativ, por edhe zbavitës. Kjo është dhe arsyeja përse gazetarët e këtij programi janë kaq të famshëm në Itali, madje kanë fituar edhe çmime mjaft prestigjoze. Pikërisht dy nga këto personazhe do të kenë disa role episodike në filmin ku marrin pjesë Bjordi dhe Çiljeta. Madje, thuhet se ekipi realizues është duke biseduar për të pasur në një rol të tillë episodik edhe regjisorin e famshëm të filmave erotikë, Tinto Brass. Filmi do të marrë pjesë në disa kompeticione kinematografike, si dhe do të shfaqet në Tiranë.
Para xhirimeve Çiljeta çmend Dibrën, në koncerte bën fushatë për PD-në
Pasi u përfol për shkak të pjesëmarrjes në një paradë që ishte organizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila thuhej se ishte organizuar nga Aleanca, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga në një intervistë dhënë gazetës “Panorama” kishte reaguar, duke thënë se ajo këndon për parti tjetër dhe nuk e tradhton PD-në, ndërsa organizatori i mbrëmjeve që kishte ftuar Çiljetën, tregoi se atë paradë nuk e kishte organizuar as Aleanca e as PD-ja, por ishte organizuar nga një shoqatë e pavarur që ishte jofitimprurëse dhe se ai kishte dërguar Genta Ismajlin dhe Çiljeta Xhilagën me qëllim që ajo shoqatë të mbledhë disa fonde. Nga Amerika, këngëtarja e njohur vazhdoi me koncerte, ndërkohë që fundjavën e kaluar ishte e ftuar në një pub të Dibrës (Maqedoni) ku pas performancës së jashtëzakonshme që dha për publikun atje dhe pasi i çmendi ata, Çiljeta nuk përtoi të fotografohet me fansat e saj, madje me disa ka preferuar të mbajë përpara flamurin e PD-së, për të treguar se ende i takon atij formacioni politik, ose ndoshta për të mbuluar “gabimin” që thuhej se ishte bërë gjatë qëndrimit të saj në Amerikë. Çiljeta si zakonisht, e veshur shumë bukur, me gjoksin e saj seksi, ka çmendur të gjithë ata që kishin ardhur për të ndjekur performancën e saj në një disko të Dibrës. Më pas është nisur drejt Italisë për xhirimin e filmit.
No comments:
Post a Comment