Thursday, April 14, 2011

Sulejman Krasniqi, Eshte gjallë Balzaku shqiptar

Admirina Peçi

Eshtë e sikletshme të shkosh në shtëpinë e një shkrimtari, për ta intervistuar, ndërkohë, që ti, deri dje as e dije që jetonte. Në heshtjen e të gjithëve, në dënimin e tij, të padrejtë, mizor... kisha qenë e përfshirë deri atë ditë kur mora guximin të shkoj ta takoj. Isha e përfshirë në këtë dënim kolektiv, sepse kurrë, asnjëherë këto vite nuk e kisha shkruajtur emrin e tij diku në gazetë. Që nga koha e shkollës, vetëm titujt e librave të tij më kishim mbetur në mend. Jetonte? Ku jetonte? A shkruante? Ç'jetë bënte....? S'dija asgjë nga këto...
Ishte mëngjes herët. Ora 8:00. Orar i papërshtatshëm për të takuar këdo. Të paktën kështu mendoja dersa shkela në shtëpinë e tij.
Në rrugën e ngushtë që të shpie për në banesën e Sulejman Krasniqit, ndihen shenjat e para të pranverës. Pemët e pakta kanë shpërthyer gjethet. Dielli mbush me ndriçim rrugën, shtëpitë e dyqanet. Prej sa vitesh nuk shkel ai burrë në këtë rrugë?
"Është mbyllur në shtëpi prej vitesh"- me thotë mësuesja ime e dikurshme Eli. Ajo është e gjallë dhe e shpejtë si një fllad. Më flet pareshtur për të, si për të më dhënë lëndën e duhur, ngacmimin... Ajo më prin drejt shtëpisë së shkrimtarit, të cilin e njeh që nga rinia e hershme, familjarisht, e ndërkohë më ka rrëfyer në vija të trasha thuajse gjithë jetën e tij. Ajo kujton fjalët e Dritëroit, i cili ka thënë se "Sulejman Krasniqi është Balzaku ynë", kjo për shkak të librave të shumtë që shkruante e botonte çdo vit. Pastaj më tregon për vendet ku e degdisën në vitet menjëherë pas arratisë nga Kosova për në Shqipëri, për vrullin e rinisë së tij....ëndrrat për lirinë e Kosovës...
Ja tek jemi para derës së shtëpisë së tij. Kemi mbërritur si pa e kuptuar. Menjëherë pas trokitjes shfaqet Mira, me portretin e paqtë e lëvizjet e zhdërvjellëta, si të mos ishte ajo gruaja që kish ecur krah më krah me hallet dhe bregat e shkrimtarit. Ajo na fton brenda dhe tek hyj, vështrimi më mbetet në derën gjysmë të hapur në fund të korridorit. Pas pak minutash do të shkojmë aty. Po na pret Sulejman Krasniqi, i dënuar për së gjalli të mos lëvizë, në kolltukun e modifikuar posaçërisht për të, me televizorin përballë dhe telekomandën që nuk e lëshon nga dora.
"Ëhstë pak emotiv", përpiqet të më paralajmërojë Mira. Dhe unë e kuptoj plotësisht këtë fjalë, kur ai nxjerr kokën në hapësirën e derës gjysmë të mbyllur, tek na sheh që i drejtojmë hapat, për aty dhe sytë i shkëlqejnë si të jetë duke përjetuar një ngjarje të madhe. Vijat e portretit tërhiqen butazi dhe ai na shfaq një copëz lumturi në këtë mëngjes marsi. Pastaj përmallet befas dhe dy lot të mëdhenjë i rrëshqasin poshtë faqeve. Mandej buzëqesh lehtë dhe nisi e pyet. Fillimisht për emrin tim...për vendlindjen time, ku ai kishte jetuar pak kohë madje edhe kishte parashtruar një prej romaneve të tij...Pasi ka shkruar diçka si dedikim më drejton një libër dhe më thotë: "Ky është libri im më ri. Nuk është libri i fundit. Kam shumë vepra në dorëshkrim që nuk më janë botuar...."
E marr librin dhe e shfletoj. E ka titulluar "Jetëshkrim. Roman autobiografik. Ndërkohë ai e ngul vështrimin diku dhe nuk flet.
"Pra e gjithë jeta juaj është këtu", i them...."Po, jeta ime...". E thotë më një keqardhje që të ngjeth mishtë, si një britmë. Duket sikur kërkon shpagim.
Lexoj pak fragmente..."U linda në fshatin e lashtë të Kosovës, në Hoçë të vogël, më 7 dhjetor 1937. Hoça e vogël është e vendosur në luginën plot gjelbërim, midis shpatinave që lartohen ëmbël-ëmbël dhe kundërmojnë nga aroma e mushtit të rrushit..."
"Sapo isha lindur, kishin therur një dash galan (të zi) në vendin e lindjes, me lëkurën e dashit galan kishin mbështjellë këmishën e nënës lehonë. Burri më i fuqishëm i fshatit që ishte babai im, i cili e kishte ndalur gurin e mullirit gjatë rrotullimit vetëm me forcën e krahut , vetë e kishte hedhur lëkurën përtej çatisë, pastaj e kishin varrosur në kopsht. Kuptimin e atij riti e mësova kur u bëra i vetëdijshëm. Groposej mortja noprane, e cila kishte rrëmbyer pamëshirshëm paraardhësit e mi. Mua kërthiun, pa ma prerë kërthizën ma lidhin atë dhe më dorëzojnë në duart e një arixhofke të lagjes së arixhinjve. Bukuroshen ezmere e quanin Hanë. Ajo, edhe pse e re, kishte pesë fëmijë, njërin ende e mbante në gji. Arixhofka më mbështjell mirë dhe niset për në vendin ku kryqëzoheshin rrugët. Sipas adetit, duhet të priste udhëtarin e parë në udhëkryq. Ai duhej të ishte i panjohur, duhej të më priste kërthizën dhe të bëhej kumbari im.
Ndërsa arixhofka e kolme ma kishte futur sisën e madhe në gojë dhe unë e paskësha thithur me ëndje marramendëse, atypari paska kaluar një xhandar me origjinë shqiptare nga Shkupi. Arixhofka, ani se skllave e zakoneve, ngurron t'ia lërë në dorë xhandarit. Vetëm kur mëson se xhandari ishte shqiptar nga Shkupi ia jep lulakun dhe gërshërët e posaçme për prerjen e kërthizës.
Në udhëkryq më pritet kërthiza. Pata kumbar xhandarin. Thitha qumështin e parë në gjirin e arixhofkës. Si do të rridhte e ardhmja ime?!..."
***
Fëmijëria e tij ishte e gëzuar. Plot ngjyra. Plot llastime në familjen ku pas pritjesh të gjata kishte mbërritur ai trashëgimtari i Islam Krasniqit. Rrëfimet e tij në librin autobiografik janë mbresëlënëse sa i takon kësaj periudhe. Mbresa të jashtëzakonshme. Përjetime të veçanta, këndvështrim i rrallë për botën dhe njerëzit që kishte përreth. E megjithatë, shumë shpejt ai do të mësonte se jetonte në një vend ku kishte pushtues, ku shkau, bënte kërdi e Kosova ishte e ndarë dhunisht prej trungut amë e vuante për liri. Përjetoi vdekjen e dyshimtë të të atit, i cili pas një arratie në mal ishte kthyer një mesnatë vjedhurazi, ndërsa milicia serbe prej netësh e netësh të tëra kish bërë roje në oborrin e shtëpisë së tyre.
Sulejman Krasniqi kujton:"Babait i dhimbsej familja të cilën po e torturonin. Një mesnatë përvidhet, hyn tinëzisht në odën e burrave. I kishte varur armët. Të nesërmen e gjetëm të vdekur... Vdekja e babait, në mënyrë të mistershme shumëfishoi urrejtjen kundër sundimtarëve të Beogradit..."
Më këtë frymë, dhe falë karakterit të tij shpërthyes, Sulejman Krasniqi do të përballej shpejt me dënimet. Që kur ishte në shkollën e mesme vuan burgun për plot 14 muaj. Akuza ishte e rëndë: për ndarjen e Kosovës nga Serbia dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. E torturonin barbarisht deri sa e linin pa ndjenja e me plagë të mëdha. Një letër që e kish fshehur në astarin e xhaketës zbuloi pas shumë torturash e kërcënimesh qëllimin e fshehtë të Sulejman Krasniqit, planin që kishte ai me shokët e tij për të përmbysur pushtetin e për të bashkuar Kosovën me Shqipërinë. Ç'plan heroik për një grup gjimnazistësh!
Ndërkohë kishte nisur të shkruante e të botonte që në klasën e 4 në gazetën "Pioneri" në Prishtinë. Në gjimnazin e Prizrenit botoi përrallën "Pallati prej Dukati" me 1500 vargje. Kritika letrare e ka cilësuar si shkrimtar të faktit.
***
"Si u arratisët nga Kosova? A nuk survejoheshit pas asaj ndodhie?, - e pyes ndërsa kam lexuar diçka në faqet e librit të tij. Ai emocionohet sërish dhe kujton kohën e gjatë që iu desh për të realizuar planin që kishte në kokë. Në kohën e shërbimit ushtarak bëri një proçkë, detyroi t'i firmosnin një dokument, që përmirësonte çdo hije të biografisë së tij. Kësisoj i kthyer në Prizren, me idenë fikse për arrati, e mbërriti momentin e shumëdëshiruar. "...nga stanet u nisa në orën dhjetë të ditës, kurrkund nuk po arrija te vija e kufirit. Duke u zvarritur, ndesha në një kaçubë shkurresh, që zgjatej nga lart poshtë. T'i dilja poshtë kaçubës, druhesha mos më shikonte kufitari jugosllav. Shtriva duart e hapa kaçubën. Sa hova matanë u ndesha në një trung lisi të përgjysmuar, të tharë. Nga shirat kishte marrë ngjyrën e uniformave të kufitarëve jugosllavë. Brofa, iu turra drurit të kalbëzuar, duke ia ngulur thikën. Kur u kthjellova, vura re se kisha jetuar një lloj halucinacioni. Isha shkarkuar nga çdo energji trupore. Nuk më mbanin këmbët. Mbeta gërmuq. I fërkoja kofshët, u lutesha me pëshpërima të mos më tradhtonin ën ato çaste dramatike. Duke fërkuar pulpat dhe gjunjët u ushqyen venat me gjak, i cili kishte marrë arratinë nga streset shkundulluese. U ngrita pupçik, pa u besuar plotësisht këmbëve të mia. I lëviza me drojë. Vura re se më bindeshin. U çapita! Sytë më nxorën lot gëzimi. Eca edhe pak. Vërejta se mbi kokën time ndeheshin dy tela. Telefonia e kufirit! Mbajta gjoksin me duar, mu bë sikur zemra do të më dilte nga kafazi i kraharorit. E shtrëngova hanxharin, të cilin e konsideroja mjetin e vetëm mbrojtës. Rashë barkas. U zvarrita. Ja vija e kufirit! Dyqind metra pyll i prerë. Brofa në këmbë. Vrapova. Nuk e kishin pastruar vijën e kufirit nga shkurret e prera. Ngarenda sa më hanin këmbët mbi shkarpat e thata. Mu përftua një mendim i trishto: "Tashti kur të pëlcasë ndonjë minë dhe t'i shikoj copat e trupit të shkërmoqur të fluturojnë në ajër!..." Mendja e njeriut, punë e madhe! Si do t'i shikoja copat e trupit, kur unë do të isha i vdekur?! Duke vrapuar vetëtimthi gjendsha në një lirishtë të virgjër me bar e lule të lloj-llojshme me ngjyra të ndezura! Në kokë më kalëronin vargjet e "bagëti e bujqësi" të Naim Frashërit.
Dy kufitarë shqiptarë: "Ndal!"...
Ishte data 3 qershor 1958, ora 17.30. Sulejman Krasniqi ndodhej në atdheun e shumënderuar, në Shqipërinë nënë. Por ende nuk e dinte se çfarë e priste. Si ishte në të vërtetë Shqipëria? Sa larg ishte realiteti i saj nga ëndrrat vezulluese që ai mbante në kokën e tij?. Sinjalet e para të kësaj largësie i kuptoi në seancën e gjatë të pyetjeve në degën e punëve të brendshme të Kukësit.
Ata e pyetën: "Ç'mendim kanë kosovarët për Shqipërinë?
Ai ishte përgjigjur: Kosovarët e duan Shqipërinë pa masë, ta kishin dashur aq Kosovën, ndryshe do t'i kishim punët! Veçse kosovarët nuk e honepsin Stalinin, që e doni ju shumë...
Ai kishte parë trembjen lebetitëse të oficerëve të degës së brendshme dhe kish kuptuar se nuk duheshin gërvishtur tabutë.
"Synimi im ishte të të lidhesha me Tiranënë, të armatosesha, të kthehesha të luftoja për clirimin e Kosovës..."
Më vonë, në 13 ditët që kaloi në burgun e Tiranës, rrëfeu ën hetuesi gjithë jetën dhe planet e tij. "Kisha zbrazur gjithçka, që nga lindja e deri ën çastin që flisja thua se hetuesia ishte strumbullari nga varej çlirimi i Kosovës".
Më vonë e çuan në vendqëndrimin e emigrantëve jugosllavë në Llakatund të Vlorës, e mandej në kampin e Semanit. Së fundmi në fashatin "Shtyllas" të Levanit në Fier. Punonte shumë dhe për herë të parë e krahasoi veten me protagonistin e novelës "Fati i njeriut" të Shollohovit.
Në këtë kalvar internimesh sa në një kamp në tjetrin, ky stacionim në Levan kishte diçka për të shënuar.
"Më degdisën në Shtyllas të Levanit, rrethi i Fierit. Atje gjeta Drita Kosturin, të fejuarën e Qemal Stafës, Osman Kazazin, ish-sekretarin e Ballit Kombëtar, familjen dhe farefisin e gjeneral Dali Ndreut, bashkë me vajzën e tij dhe të Liri Gegës. Të gjithë vuanin dënimin me internim pa gjyq, si të pakënaqurit e regjimit. Më gushte mjedisi. Dikur i burgosur në kampin e Semanit, tani i internuar me të dënuarit ideologjik vendas..."
Kishte refuzuar të studionte në Shqipëri, për shkak se planet e tij nuk ishin të gjata. Ai nuk mendonte kurrë se do të kalonin dekada deri në kthimin e tij në Kosovë. Duke refuzuar studimet, do ta gjente veten shpesh ngushtë, pa para, pa banesë, e në punë të rëndomta. Për të shpëtuar nga internimi ai bën një dredhi që thotë se ia mësoi "Osman Kazazi pas gjyqit të grupit të Teme Sejkos në Tiranë, armiqësia e të cilit krahasohej me kundërrevolucionin në Hungari, në akuzën e prokurorit Arianit çela që e botoi të plotë Zëri i Popullit ishte zbardhur edhe deklarata e tij mbi ndërhyrjen e jugosllavëve në Hungari. Kësisoj sipas këshillës së Kazazit ai preu më gërshërë rubrikat e gazetës ku pasqyrohej deklarata e tij dhe ia dërgoi Enver Hoxhës, bashkë me një pusullë ku shkruante: "Denoncova ndërhyrjen jugosllave në Hungari. Familja ime në Kosovë kushedi çdo pësojë nga një deklaratë e tillë! Kurse organet e sigurimit këtu më përplasin nga një kamp internimi në një tjetër".
Pasi zgjodhi Beratin për të jetuar, nuk kaluan shumë kohë dhe ndërmerr një tjetër aventurë. Vendosë të shkojë të ankohet drejtpërdrejt në zyrën e Enver Hoxhës, ku tha:
"Dua shtetësinë shqiptare. Fle në hotel, nuk ma qet. Më thonë të shkoj në kapanonin e emigrantëve. Mund të fle në rrugë, atje nuk shkoj. Dua banesë më vete jam penduar që kam refuzuar studimet. Kisha ardhur për luftë. Meqë ajo nuk bëhet, dua ta trajtoj me penë luftën për Kosovën. Tashti kërkoj të drejtë studimi me të drejtë burse..."
Nga kjo ditë jeta e Sulejman Krasniqit ndërron. Shumë shpejt, mori shtetësinë shqiptare, të gjithë kërkesat e tij u realizuan si me magji. Studimet dhe letërsia morën befas gjithë energjitë dhe angazhimin e tij. Një ditë e njoftojnë që kish mbërritur në Shqipëri nëna e tij. Ishte një lehtësim i madh për të. Ditët shkonin shpejt. Paradite në leksione pasdite studim në Bibliotekën Kombëtare, në Arkivin Qendror, në Arkivin e Kulturës Popullore, në arkivin e Institutit të Historisë dhe të Arkeologjisë. "Vetëm të dielën ia kushtoja krijimtarisë dhe shfletimit të leksioneve", - kujton ai.
Pas diplomimit emërohet mësues në rrethin e Matit në shkollën 12 vjeçare të Klos-Qendrës. Ajo ishte një periudhë e rëndësishme e krijimtarisë së tij, pasi atje filloi të punonte romanin e tij të parë.
"Ditën jepja mësim, natën shkruaja romanin, konturet e të cilit i kisha skicuar qysh në vitin e katërt të studimeve në universitetin e Tiranës. Por duket ngaqë e kisha për herë të parë apo pse ishin ngjarje makabre, dridhesha si epileptik derisa përfundoja kapitullin. Mbarështoja gjenocidin serb në Kosovë më 1944-1945 dhe kasaphanën e Tivarit, ku u masakruan me mijëra të rinjë shqiptarë kosovarë. Romanit i vura titullin "Njeriu dy herë i pushkatuar". Ngjarjet ishin faktike, natyrisht veshja artistike nuk mungonte...Romanin e dorëzova në të vetmet shtëpi botuese të atëhershme "Naim Frashri" në Tiranë. Në fillim bëri bujë, pastaj ju refuzua botimi...".
Pas shumë përpjekjesh për të marrë vesh arsyen e mosbotimit, më në fund i thanë: "Romani është i arrirë nga ana artistike. Por është i barabartë me një aktakuzë të rëndë kundër regjimit të Beogradit. Cënon koniukturën. Kemi drojë se botimi i e këtij romani në Tiranë do të përdoret nga serbët si pretekst për të ndërmarrë ndonjë fushatë terrori mbi shqiptarët e Kosovës. Do t'i vijë koha edhe këtij romani. Tash për tash mos e lër të të topitet pena. Stili yt na pëlqen. Merru me ndonjë temë tjetër! Kjo ishte porosia e Shokut Ramiz".
Ndërkohë ishte martuar, dhe karakteri i tij shpërthyes sërish i ngrinte kurthe. Në formë dënimi e dërgonin të punonte në fshatrat e Tiranës. Por këto nuk ishin pengesë për krijimtarinë e tij të cilën e kishte nisur vrullshëm. Pas romanit që iu mohua botimi shkroi novelën "Tri motra tri histori" të cilës i kishe bashkuar dhe një tufë tregime dhe i kishte dërguar si një vëllim për botim në shtëpinë botuese "Naim Frashri". Botimi po vononte, ndërkohë ai shkruan një roman tjetër "Në shpellën e banditëve". Edhe kjo vepër u pranua nga shtëpia botuese, madje me entuziazëm të veçantë. Por meqë botimi po vononte ai vendos befas të shkruajë një roman për minatorët. "isha i pirur ndaj heroizmave", shkruan Sulejman Krasniqi në librin e tij autobiografik, ndërsa rrëfen se vendosi befas ti... ...shkruajë Enver Hoxhës se donte të shkonte të punonte në minierë vullnetarisht. Kjo do ti shërbente si lëndë për librin që kishte në mendje. Ishte bërë baba që prej dy vitesh. Vajza e vogël Albana kishte filluar të capitej. Lutjet e bashkëshortet e të nënës për të mos shkuar në minierë, të frikësuara nga aksidente te shumta nuk e zmbrapsën. Tetë muaj punova në minierën e Mëzezit. Minatorët më përcollën në mënyrë madhështore", kujton ai. Pas kësaj e emërojnë mësues në shkollën e mesme poligrafike. E quan fat të madh. "Po mësoja pikërisht ato vajza të cilat do të shtypnin e do të nxirrnin në dritë veprat e mia", - shkruan ai, ndërsa kujton se në atë periudhë doli nga shtypi novela e tij "Tri motra, tri histori". Sulejman Krasniqi, e kujton vitin 1973 si një vit fatlum. Atë vit i lind djali Sokoli dhe lumturia e tij dhe nënës kosovare nuk kishte kufi. Por po atë vit, doli nga shtypi edhe romani "Në shpellën e banditëve", i cili shënoi shitje rekord brenda fare pak ditësh.
Rruga e krijimtarisë së tij ishte shtruar bindshëm, dhe tashmë vit pas viti do të vinin me radhë një sërë librash të rëndësishëm të tij. Në vitin 1974 shkroi dhe botoi romanin "Qielli i përflakur", ku trajtonte ngjarjet e lidhjes së Prizrenit. Ndërkohë kishte përfunduar romanin mbi përvojën e tij në minierë "Beteja e nëndheshme", por siç kujton ai nuk e çoi për botim. "Më printe mbrothësia në temën historike, secila më krijonte mundësi për t'iu përvjedhur censurës dhe konjukturave që atë kohë gëlltitnin male, siç më penguan të botoj veprën e parë për masakrën e Tivarit". Kësisoj fillon e mbledh fakte për Shotë Galicën dhe shkruan romanin "Prijësja e komitëve", roman i cili kaloi disa peripeci përpara se të botohej, i dorëzuar për çmimin letrar kombëtar, romani ishte përjashtuar nga konkurrimi dhe rrezik nuk botohej nëse Ramiz Alia do të shprehej me superlativa për të, duke thënë se ai roman meritonte çmimin e parë. Pas kësaj "Prijësja e komitëve” del nga shtypi në vitin 1975. në fund të po atij viti dërgon në shtëpinë botuese romanin tjetër "Beteja të nëndheshme". Ndërkohë një lloj smire kish nisur të gëlonte në radhët e shkrimtarëve. Por krejt e hapur dhe e dukshme do të ishte kjo gjendje pasi ai botoi romanin madhështor për Mic Sokolin.
Për botimet e shpeshta e të shumta më pollën avazet fill pasi botova"Mic Sokolin" dhe u afirmova. Nga redaksia e romanit m'u tha "Kemi bërë një farë tradhtie ndaj vendit kur të hapëm shteg për afirmim. Harruam që do të vinte çasti kur nuk mund ta pengonte askush ecjen tënde përpara"! Kjo ishte pendesa më mu tha haptas. Së dyti, egoizmi i krijuesve dembelë ose i mediokërve ishte nj anë tjetër e vështrimit me sy të keq të botimit të krijimeve të mia.. ma tha troç shkrimtari i afirmuar Agim Cerga" Sistemoje kohën. Mos boto aq dendur se të marrin inat kot së koti krijuesit e rangjeve të ndryshme, mbasi njeriu ka lindur binjak me egon!"....
Jeta e tij ishte e plotë. I angazhuar dhe me shpirt të vrarë sa herë dëgjonte lajme për tmerret që bënte Millosheviçi në Kosovë, nga '91 deri në 94, ai vetëm mblidhte lajme e njoftime për ç'ka ndodhte atje. Por viti 1994 do të ishte një vit jo thjeshtë i mbrapshtë për të. Ai do të ishte një vit mizor, do ia priste vrullin e jetës në mes. Fillimi i shtatorit kishte shënuar shumë lajme të hidhura për Kosovën. "Streset ma çrregulluan edhe gjumin. Mëngjesi i 10 shtatorit 1994 më gjeti gjysmë të paralizuar. Nuk mund të artikuloja as edhe një tingull. Krahun dhe këmbën e majtë nuk mund t'i lëvizja. Sikur të më ishin kthyer në një copë druri...prej 10 shtatorit 1994 (mallkuar qoftë ajo ditë) e kam ndjerë plakjen e menjëhershme sa për dhjetë mote.. pleqëria para kohe qenkësh çasti më i pështirë, më i neveritshëm dhe më shpirtkazmi. Më e keqja është se unë, ngaqë kam qenë tërë gjallëri, i fuqishëm si div, nuk dua ta pranoj, me mendje jam ai i pari si kurdoherë....Por nuk jam më ai Sulejmani i mëparshëm. Prej asaj dite të kobshme, pleqëria ngutet rrufeshëm të më dërrmojë më bëhet se gjatë një dite plakem sa për një vit. Të mos ishte kujdesi i gruas, ndoshta do të ishte harruar dita kur do t'i kisha shkuar botës tjetër, nëse ekziston...."
***
Sërish në shtëpinë e tij, në Tiranë. Mars 2011. Librin e shfletuar vende-vende e kam në duar. Sulejman Krasniqi, gjendet përballë meje dhe flet ngadalë me zërin e ulët si pëshpërimë. Ky libër është jeta ime. "Aty gjenden edhe ditarët për ditët e tmerrshme të luftës në Kosovë, aty gjenden dhe kujtimet për kthimin tim, 41 vite pas arratisjes atje në kufi..."
Vërtet sa vite kanë kaluar në këtë vrap marramendës drejt plakjes që ai përshkruan kaq dhimbshëm? Thuajse 17 vjet. Dhe shkruan çdo ditë, punon e ripunon vepra që ka pasur në dorëshkrim, dhe shkruan vepra të reja", thotë Mira bashkëshortja e Sulejman Krasniqit. Ai e ndjek me vëmendje tek flet, gruan e tij dhe miraton me kokë. Ky është heroizmi tjetër i këtij burri. Të shfrytëzojë çdo ditë, çdo orë, për një qëllim të lartë, atë qëllim që kishte që kur ishte fëmijë dhe e gjeti, atë mëngjes, babanë e vrarë në rrethana të mistershme në shtëpinë e tyre në Hoçë të Vogël. Jeta pa qëllime është e kotë duket sikur thotë ai me kokën që e tund lehtë si miratim.
Vendosim të ngrihemi e ta lëmë aty, shkrimtarin, Balzakun tonë, siç e ka cilësuar Dritëroi, por na vjen keq. Ai, me mjekrën që i dridhet dhe sytë e përlotur sikur na lutet të qëndrojmë dhe pak.
Do të vijmë sërish një ditë tjetër", i themi. Ai dëshiron ta besojë. Vizaton me mund një buzëqeshje në portretin e tij të trishtë, dhe ndërsa nuk i fsheh dot lotët na përshëndet me dorë, derisa ne dalim jashtë. Nxjerr kokën në hapësirën e derës gjysmë të hapur dhe sërish na përshëndet me dorë. Është e një çast kaq i trishtë. Ai ka nevojë për njerëz, për kujtime...harresa duket e vret më shumë se gjithçka.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Erdhi dita e madhe e jetës time. Në mbrëmjen e 3 korrikut 1999, ditën e shtunë, do të nisej një autobus nga Tirana për në Pejë. Do të mbartte mërgimtarë kosovarë. Në orën 17 hipëm në autobus: unë Albana, dy djemtë Sokoli dhe Derandi. Fatmirën e lamë në Tiranë të kujdesej për mbesën e vogël Jona Malaj. Autobusi u nis nga Tirana të shtunën, më 3 korrik 1999, në orën 22 të mbrëmjes. Pra, mbas 41 vjetësh e një muaji kthehesha në vendlindjen time për herë të parë. Më dukej i pabesueshëm dhe i hatashëm ai udhëtim. Kisha përshtypjen se koha zgjatej, zgjatej pa mbarim. Sikur nuk do të mbaronte kurrë!
Gjatë atij udhëtimi të hatashëm më ra në sy nj djalosh nga rrethinat e Pejës. Qëndronte i ngrysur. Sikur nuk kthehej në vendlindje, por sikur e shpinin në burg. Nuk fliste me njeri. Iu afrova, desha t'i jepja muhabet.. nëna e tij ma bëri me shenjë të mos përpiqesha kot. Dikur më veçoi, pëshpëriti përvajshëm:
Është djali im. Nuk flet. Nuk ha prej asaj dite që i ndodhi mynxyra!...
-Ç'mynxyrë? - e pyeta unë.
- E kanë përdhunuar një duzinë paramilitarësh serbë....-pëshpëriti e ëma.
-Si ka mundësi ?! - shpreha habinë unë. - Ky është mashkull!
- Paramilitarët serbë ngjajnë me thijtë (derrat), tha e ëma.
E quajta fatkeqësi të pangushëllueshme. Më erdhi shumë, shumë keq.
Vazhduam rrugëtimin. Më bëhej se autobusi lëvizte me shpejtësinë e breshkës. Shoferi ishte shef i një ofiçine. Meqë rruga Tiranë-Kosovë paguhej 2000 marka gjermane nga KFOR-i, e kishte marrë vetë timonin. Rruga ishte tërë gropa. Të ngjiteshin zorrët te gryka nga llokoçitja. Nga mesnata shoferit i rëndonin qerpikët.. fati ynë që të dy djemtë e mi kishin patentë shoferi. Të dy ishin aftësuar ta ngisnin edhe autobusin, ndryshe do të përfundonim në ndonjë humnerë. Dremitnin burrat, u kotën fëmijët. Vetëm gratë, të dhembshurat nëna, kujdeseshin për fëmijët dhe burrat. Nj vajzë e re 14-15 vjeç, filloi të këndonte nën hundë:
"Vend i dashur, ku unë leva,
sa me zjarr e mall t’kujtoj,
kurrë si sot dashni nuk ndjeva!
Shumë për ty, Kosovë, lotoj...
Mua filluan të më rridhnin lotët. Sa herë mërzitesha në mërgimin pafund, këndoja atë këngë. Përpara 1994-ës, kur më goditi paraliza, isha i fortë. Madje në romanet e mi, dy gjëra i kanë pasur të ndaluara krijesat e mia, duhanin dhe lotët.
Vocërrakja, tek dëgjoi të dënesurat e mia, pushoi së kënduari. Unë vazhdova strofën tjetër fare padashka.
Këndoja dhe qaja:
"Ku kalova un fëminia?
Malli fare po më grin!
Zemrën ma djeg dashuria!
Kur do të shoh o vendi im?
Ngaqë po këndoja me zë të dridhur, shoqëruar nga lotët, shpërthyen në vaj e të dënesura të gjitha gratë në autobus. Dy-tri mësuese pejane kishin marrë vesh cili isha. Njëra kishte lexuar disa nga veprat e mia, mu avitën të tria. Me fjalë të ëmbla përpiqeshin të më qetësonin. Por ç'e do edhe ato qanin me mua. Unë i kuptoja fort mirë ato teksa po ktheheshin në vendin nga i kishin dëbuar duke i kërcënuar me vdekje.
Pa zbardhur mëngjesi i 4 korrikut 1999, gjendeshim në lakadredhat, tutje Shënmërisë, kur u dëgjua një zë fëmije nga fundi i autobusit. Ai pyeti:
-Nanë, pse po qajnë prapë, hala ka shkie në Kosovë?!
- Jo biri i nanës, jo, -e qetësoi e ëma, - shkijet i ka vrarë UÇk-ja, i ka bombarduar NATO-ja.
- Nanë, - këtë herë pyeste një vajzë pak më e rritur, - meqë UÇK-ja i paska shfarosur shkijet, a do të dalin të na presin motrat, Kosovarja dhe Atdhetarja?
- Shuj, moj bijë! Mos m'i gërvisht plagët! Si dalkan me na prit të mbyturat?! - i tha e ëma me zë të zvargur e të lëngshëm.
-Pasha bukën, moj nanë, je rrokat! As Kosovarja, as Atdhetarja nuk vdiqën. Ato i mbuluan të gjalla në dhe! Kosova, siç po thuhet, u çlirua. Motrat duhet të ngrihen e të dalin me na prit...
U dëgjuan të dënesurat e nënës së vajzës që e quanin Marë. Një burrë qante me zë. Një mësuese që e kisha pranë pëshpëriti:
- Burrit që po qan me logori tërë familjen ia kanë hedhur në bunarë paramilitarët serbë! Nuk janë nginjur me aq, ia kanë vrarë edhe delet, dhitë, qentë dhe i kanë vërvitur në bunarë, mbi njerëzit....
"Duro, zemër! -i dhashë gajret vetvetes."
Autobusi po i afrohej Morinit, pikës kufitare me Kosovën. Mu aty tre-katër kilometra më lart, në bjeshkën e Pikëllimës, përpara 41 vjetësh e një muaji isha arratisur me shpirt ndër dhëmbë, nga droja mos shkelja në ndonjë minë apo mos më shponte ndonjë plumb i kufitarit jugosllav. Tashti në kufi ruanin ushtarët gjermanë dhe ata të UÇK-së. Emocione trullosëse! As kërkonin vizë, as pasaporta. Mbas një shekulli banorët e të njëjtit komb, të të njëjtit truall, nuk ndaheshin më me kufi midis tyre.
Shkalla më e lartë e gëzimit quhet ngazëllim dhe hare. Megjithatë as këto dy sinonime së bashku nuk i përgjigjeshin gjendjes time të ekzaltuar shpirtërore.
Porsa kaluam kufirin e dikurshëm, të dhunshmin, kufirin kopil. Nuk i mbajta dot lotët. E përsëris, brenda një dite më bëhej se plakesha për një vit. Duhej të pickoja veten të bindesha se isha gjallë. Vetëm përvëlimi i lotëve më kujtonte se udhëtoja midis të gjallëve.
Zaten, në udhëtimet fantastike që pata bërë për çdo natë përgjatë dyzet e nj moteve isha vrarë dhe isha ngjallur mijëra herë. Tek më rridhnin lotët çurg, Albana ime më qëndronte mbi kokë me kutinë e adelatëve në duar. Kurse dy djemtë, Sokoli dhe Derandi, njëri me gotën, tjetri me termosin me kamomil, qëndronin anash dy krahëve të mi.
Ishte mëngjes i ndritshëm. Mëngjes llamburitës. Nuk besoj të jetoj një tjetër mëngjes me dritë të gufuar e të vezullueshme si ai. Më vështronin tinëz mërgimtarët, bashkudhëtarët e mi në autobus. Mendova me vete: Do të pyesin: "Ku shkon ky plak gjysmë i gjallë?!"....

Shqipëria e 50-ta, rekord historik

SHKRUAN: Jeton Selimi

Më mirë se kaq, asnjë nuk e kishte ëndërruar. Shqipëria ka bërë dje një superkapërcim, plot 23 vende të ngjitura dhe 100 pikë të fituara më shumë për të arritur atë që me plot gojën mund ta quajmë “Everistin” kuqezi në renditjen prestigjioze të FIFA-s, renditje e cila përcakton shumë edhe çështjen e famshme të vazove. Por jo vetëm kaq, edhe në renditjen e Kontinentit të Vjetër, kuqezinjtë kanë arritur vendin e 29-të, rekord absolut për kombëtaren tonë, por që në një farë mënyre ishte i paralajmëruar.

Në muajin nëntor, kuqezinjtë arritën të thyenin rekordin e vendosur nga Oto Bariç, në gushtin e vitit 2006, kur Shqipëria arriti të ngjitej në vendin e 62-të (rekordi i mëparshëm takonte kombëtares së Zhegës, e cila u ngjit deri në vendin e 74-ët). Megjithatë, ky rekord nuk entuziasmoi shumë, pasi përfaqësuesja jonë kishte disa muaj që nuk luante asnjë ndeshje dhe pozicioni u arrit falë rënies së përfaqësueseve aty pranë. Por në nëntor të viti të shkuar do të vinte edhe ngjitja e re. Barazimi me Bosnjën do të bënte që kuqezinjtë tanë të ngjiteshin nga pozicioni i 65-të, në të 58-in, duke thyer kështu rekordin 5-vjeçar të mbajtur nga plakushi Bariç. Më pas erdhi një rënie deri në vendin e 73-të, ku ndikuan jo pak humbja me Bjellorusinë (0-2), barazimi me Maqedoninë (0-0) dhe humbja me Slloveninë (1-2).

Por, triumfi ndaj një rivali që deri një muaj më parë gjendej në vendin e 37-të, sikundër është Bjellorusia, solli edhe rekordin e madh, kapërcimin me 23 vende njëherësh dhe katapultimin në pozitën e 50-të. Përpara nesh, nga anëtarët e grupit D eliminator, gjendet Franca, e cila është në vendin e 19-të, Rumania e 41-ta dhe Bosnja e 44-ta.

Renditja kontinentale

Por, renditja e FIFA-s, kushtëzon dhe renditjet kontinentale, ndaj edhe në listën e UEFA-s, kuqezinjtë kanë bërë një kapërcim të ndjeshëm, duke arritur vendin e 29-të, çka do të thotë vazo numër 4 e garantuar, madje, edhe vazo numër 3 është shumë pranë, vetëm 2 vende më larg! Por që të arrihet diçka e tillë, kuqezinjtë duhet të mbajnë ritmin e duhur, e kjo do të thotë fitore me rivalët e drejtpërdrejtë. Por, duke qenë se njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja së bashku fytyrën, nëse ky ritëm do të arrihej të mbahej deri në fund të këtyre eliminatoreve, atëherë edhe europiani do të ishte shumë pranë, për të mos thënë se mund të bëhej realitet.

Qëndrimi i Bashës për Piramidën

Shkruan:
Roland Lami

Këto ditë është bërë i ditur qëndrimi mohues i z. Basha ndaj vendimit të qeverisë për të prishur Piramidën dhe për ndërtimin e Parlamentit të ri. Një qëndrim që ka tërhequr vëmendjen e disa analistëve, të cilët kanë tentuar të kuptojnë domethënien e tij si dhe efektet e mundshme në elektorat. Nisur nga kjo logjikë, vlen të zhvillohet analiza duke e vendosur në raport me individët brenda PD-së apo grupet sociale që kanë sensibilitet për çështjen në fjalë.

Nga pikëpamja taktike, z. Basha dhe konsulenca pranë tij kanë menduar se është më mirë që fushata për Tiranën të personalizohet sa më shumë, pasi kështu përqendrohet më shumë vëmendja e publikut dhe e medias ndaj tij. Koha e shkurtër, mesa duket, e ka detyruar z. Basha të kërkojë mirëkuptimin e strukturave drejtuese të partisë, me qëllim që t’i jepet mundësia për të shpalosur projektin e tij për Tiranën pa interferimin e të tjerëve. Mesa duket, kjo kërkesë legjitime ka gjetur mirëkuptimin nga z. Berisha, i cili për hir të së vërtetës ndryshe nga 2007-a, i ka lënë hapësirën e kërkuar z. Basha, që të jetë ai protagonist kryesor i fushatës për kryeqytetin. Pra, z. Berisha të zhvillojë fushatën makro të PD-së në të gjitha zonat e Shqipërisë, ndërsa z. Basha të përqendrohet në fushatën mikro të kryeqytetit. Duke sfumuar në një farë mënyre rolin dhe protagonizmin e figurave të tjera të rëndësishme të PD-së .

Mirëpo, duke ditur rëndësinë që i jepet mediatikisht fushatës së Tiranës, dhe njëkohësisht deklaratave të liderit të mazhorancës në çdo tubim, koha televizive, duke u dominuar vetëm nga dy figurat kryesore, z. Berisha dhe z. Basha, figurat e tjera të rëndësishëm në PD nuk kanë vëmendjen e mediave dhe si rrjedhojë as të publikut. Në të tilla rrethana, nuk kanë munguar reagimet e znj. Topalli për t’i ikur kësaj taktike, duke gjetur format për të mediatizuar protagonizmin e saj. Në këtë logjikë, pak ditë para fushatës riktheu çështjen e Piramidës dhe nevojës për të ndërtuar Parlamentin e ri, me synimin që tema në fjalë të ishte objekt bisede edhe gjatë fushatës. Një mënyrë e zgjuar për të tërhequr vëmendjen e publikut, medias, por njëkohësisht edhe një kosto elektorale për z. Basha, për shkak të sensibilitetit që kanë disa grupe sociale në Tiranë ndaj Piramidës.

Kështu që z. Basha këtë protagonizëm të znj. Topalli e ka parë si një strategji që bie ndesh me taktikën e tij elektorale. Nisur nga ky fakt, ka shfrytëzuar audiencën e emisionit shumë popullor “Opinion” për të transmetuar mesazhin e tij, si ndaj znj. Topalli dhe eksponentëve të tjerë që mund të përpiqen për të inteferuar në këtë fushatë në dëm të tij si dhe ndaj publikut. Një lëvizje e detyruar që duhet mirëkuptuar, pasi ka marrë riskun në PD për t’u përballur me z. Rama.

Gjithashtu, z. Basha ka shfrytëzuar këtë taktikë të znj. Topalli për të krijuar edhe identitetin e tij politik në këtë fushatë. Në çfarë kuptimi? Në kuptimin që z. Basha, duke u akuzuar vazhdimisht nga opozita si zgjatim i z. Berisha, ka gjetur mundësinë që të distancohet nga qëndrimi i këtij të fundit, duke krijuar përshtypjen në publik se raportet me z. Berisha nuk mund të jenë të njëjta nëse fiton Bashkinë. Një nuancë e zbehtë për momentin, por që mund të kontrastohet në vazhdimësi nga ana e tij me synimin e theksimit të këtij imazhi në publik.

Një aspekt tjetër që lidhet me domethënien e refuzimit të z. Basha për prishjen e Piramidës ka të bëjë me koston elektorale. Z. Basha pati mundësi të testojë reagimin e një pjese të publikut për vendimin e qeverisë për të prishur Piramidën, kështu që ai nuk ka interes për momentin që të mbajë të njëjtin qëndrim si qeveria, ku dihet kostoja elektorale. Aq më shumë kur diferenca ndërmjet kundërshtarëve politikë është shumë e vogël dhe çdo çështje që krijon kosto politike për momentin duhet evituar. Ky kalkulim pragmatist e shtyn atë të pozicionohet kundra qeverisë.

Pse Artan Lame, Elsa Ballauri dhe Zef Preçi, munguan dje tek “INICIATIVA PER TIRANEN”

Shkruan:
Henri Çili

Ata do ta shpjegojnë vetë dhe secili mund të ketë pasuar arsye të ndryshme, nga ato tekniket deri tek ato parimoret, por mungesa e tyre, dje, në panelin e dytë dhe të fundit të “Iniciativës për Tiranën”, ku kandidatët për Bashkinë e Tiranës ishin të ftuar të debatonin me 31 ekspertët dhe intelektualët e Iniciativës, jo thjesht më trishtoi, si miq tepër të mirë që i kam. Më trishtoi se sadopak, në mungesën e tyre ndikoi një opinion i përhapur aty këtu në qytet se “Iniciativa ishte e njëanshme”, se “nuk ishte e balancuar” dhe të tjera si këto.

Por, a ishte iniciativa e njëanshme, a ishte ajo e pabalancuar, ai ishte ajo kasten për t’i shërbyer kandidatit të PD-së, Lulzim Basha? Të treja këto, nga pozitat e atij që bashkë me Grida Duman dhe Nevila Xhindin e grupit organizator, dua t’i shpjegoj me pak radhë.

Në radhë të parë, “Iniciativa për Tiranën” kishte një qëllim kryesor: të lehtësonte një debat për problemet e qytetit, për problemet e zhvillimit të kryeqytetit tonë dhe të përfitonim nga një rast i artë, ku qytetaria, në një farë mënyrë e ul në gjunjë politikën përpara publikut, zgjedhësve dhe shoqërisë civile: zgjedhjet lokale të 8 majit.

Ndaj kjo iniciativë, përmes një konsensusi të gjerë, brenda saj ftoi të dy kandidatët, ishte e hapur ndaj pranisë së të dy kandidatëve për Bashkinë e Tiranës dhe do të kishte zhvilluar të njëjtin debat, me të njëjtën përgjegjësi me secilin prej tyre. Këtë e shprehu në të dy Forumet, jo vetëm moderatorja e këtij debati, por dhe shumica e panelistëve, që e përmendën literalisht këtë disponibilitet, ashtu dhe të tjerët që nuk patën nevojë të përsëritnin këtë disponim.

Nëse ky grup do të kishte qëllim të mbështeste kandidadin e PD-së, nuk do të ishte fare problem, që në këtë listë të kishte një tjetër rreshtim, një tjetër listim për të shprehur mbështetjen ndaj këtij kandidati. Brenda këtij grupi ka kaq vlera, kualitete dhe individualitete personale dhe profesionale, sa ata që donin të bënin këtë, mund të mblidheshin bashkë dhe të bënin një mbështetje për këtë kandidat. Por nuk ishte ky qëllimi, sepse ndryshe nuk kishte asnjë arsye të mos realizohej.

A ishim të anshëm? Po, për diçka ishim të anshëm: që të gjithë ata që u inkuadruan plotësisht, apo të paktën në apelin publik që iniciativa publikoi, donin në këtë moment, për këto zgjedhje, të diskutonin për qytetin dhe Tiranën, jo për tiraninë. Jo sepse tema e tiranisë nuk është e rëndësishme, jo se ajo nuk duhet diskutuar dhe për të nuk duhet preokupuar, por sepse ndoshta nuk është ky vendi dhe momenti për këtë temë. Zgjedhjet politika janë përpara dhe në atë moment ia vlen të diskutohet, përfshi këtu dhe prespektivat më të zymta për demokracinë shqiptare, përfshi këtu edhe rrezikun e një tiranie për këtë vend!

Për të gjitha të tjerat ishim vërtet të paanshëm, ishim pluralë në raport me ideologjitë, në raport me bindjet politike, në raport me interesat profesionale.

Ndaj, edhe pse i kuptoj hezitimet e kolegëve e miqve të çmuar, me të cilët u bashkuam në këtë iniciativë, edhe them se një aktivitet i tillë, ishte vlerë në vetvete në debatin publik dhe më tepër vlerë do të përbëjnë idetë dhe mendimet që javën tjetër do të publikohen në një libër, sërish do të doja të kapërcenim hezitime të kësaj natyre, duke qenë të pranishëm në debatin publik kudo ku jemi. Qoftë edhe një bashkim të përkohshëm të ideve tona. Siç qe rasti i “Iniciativës për Tiranën” dhe siç është rasti për një debat qytetar për Tiranën.

Tirana bashkon Ramën me Bashën

Shkruan:
Artur Zheji

Mendonim gabim se kjo fushatë do të ishte e kithët. Rama do t’i binte Saliut, Saliu Ramës dhe Basha do të garonte i vetëm në qytet, në një fushatë pa rivalë. Mirëpo ndonëse filloi kështu, me vrer dhe akuza politike globale, nga ana e Partisë Socialiste, diçka u thye me sa duket, jo në mendje por në sondazhe.
Fytyra dhe sintaksa pozitive dhe pozitiviste e Bashës, tërheqja dhe metamorfoza në stil bonist e komunikimit të Kryeministrit, krijuan një kontrast, thellimi i të cilit, i dha Lulëzim Bashës një start të fuqishëm. Shumëkush ktheu kokën nga Kandidati i Ri i Bashkisë, nga Sfidanti që nuk fyen dhe nuk përqesh, duke shëmbur kësisoj si pa të keq, një shkollë të tërë të stilit të vjetër të Partisë Demokratike zulmëtare.
Pra Luli u shfaq i rrezikshëm, platforma dhe stili i tij jo PD-ist, por që depërton te qytetari, pothuajse nxori bllof, fushatën politike me të vetmin sllogan se: “Fajin e ka Saliu!”
Tendenca për të krijuar një simetri elektorale Rama-Berisha, dhe për të lënë në hije Lulëzim Bashën, dështoi. Dështoi edhe skema e vjetër e modelit “Shalësi”, me avazin përqeshës dhe duke krijuar dublantin apo alter egon tallëse, me qëllim zvogëlimin dhe injorimin e imazhit të Bashës. Sprovat e Shalësit ishin të mira, por të vjetra dhe jo funksionale. Basha e injoroi injoruesin dhe kur ai godiste në gju apo nën brez, ia kthente me një buzëqeshje çarmatosëse. Kjo nuk pritej. Tek kthenin sytë nga Saliu dhe duke uruar e shpresuar shpërthimin e tij stigmatizues, zhgënjimi ishte i madh, Doktori e kish arkivuar tashmë “Puçin” dhe “puçistët”.
Mbetur me skemë të djegur nga “kundërloja” apo strategjia e re, apo ndoshta dhe klima e re, Partia Socialiste dhe Rama, u detyruan të heqin dorë nga beteja globale, ku qytetet nuk do të përfilleshin, kandidatët rivalë dhe sidomos Basha do të anashkaloheshin, në fushëbetejë do të mbetej vetëm Berisha dhe Rama, tek për tek, sy për sy dhe dhëmb për dhëmb, me “thika të përgjakura ndër duar”.
Kësisoj Qyteti shpreson të fitojë, sepse Rama braktisi Saliun dhe filloi të shkelë Tiranën, derë më derë dhe rrugë më rrugë, duke ndjekur dhe përqafuar skemën klasike të fushatës elektorale lokale.
Në debate televizive dhe takime të natyrshme, Rama dhe PS, u sinkronizua me Bashën duke e njohur de facto rivalin e tij të drejtpërdrejtë, të rrezikshëm, në Tiranë. Shumë mirë kjo për qytetin dhe ndoshta shumë mirë edhe për Ramën, i cili do t’i humbiste të gjitha shanset me fushatën e filluar si negativiste dhe përbaltëse.
Kuptohet kjo humbje kohe dhe sidomos ky ndërrim i shpejtë regjistri i fushatës së Partisë Socialiste, i dha Bashës një avantazh, të cilin nga ana e vet, ai e shfrytëzoi shumë mirë dhe tanimë është një garues me fibër të fortë.
Nga ana tjetër, kampionit në fuqi, avantazhi i të qenit edhe kryetar Partie, rrezikon t’i kthehet në dizavatazh, pasiqë Tirana është një monopat i vështirë, nëse nuk rri në Tiranë aq sa Tirana do, aq sa Tirana me kapriçot e saja lyp.
Pra Tirana bashkoi të pabashkueshmen. Rivalët janë të dy në ring. Në të njëjtin ring.

Vlorë, zhduken 2 tragetet, dyshohet rikthimi në Libi

Mungesa e trageteve paralizon sërish Portin e Vlorës. Asnjë traget që lundron drejt Italisë nuk ka prekur dje kalatën, ndërsa pasagjerët janë sorollatur me orë të tëra në pritje për të udhëtuar drejt shtetit fqinj.Drejtoria e Portit të Vlorës ka marrë një njoftim në mëngjes nga të dyja këto shoqëri sipas të cilave, tragetet janë nisur për remont drejt ishullit të Kretës. “Të dy tragetet e linjës Vlorë- Brindisi sot nuk janë paraqitur në portin e Vlorës. Pasagjerët si dhe kamionët të cilët kanë prenotuar udhëtimin për në drejtim të bregut tjetër, kanë mbetur për orë të tëra në pritje”, bënë të ditur burime nga porti i Vlorës. Ata janë ndaluar nga Policia Portuale, e cila i ka vënë në dijeni se nuk mund të udhëtonin drejt Italisë, për shkak se nuk ishin paraqitur tragetet e linjave. “Në mëngjes kemi marrë një njoftim nga të dyja këto shoqëri. Sipas këtij njoftimi, të dy tragetet janë nisur në drejtim të ishullit të Kretës për remont”, u shprehën burime nga drejtoria e portit të Vlorës. Të njëjtat burime bënë të ditur se dyshohet se tragetet e linjës Vlorë- Brindizi kanë marrë sërish rrugën për në Libi, siç kanë vepruar edhe para një muaji. Dyshimi shtohet pasi tragetet kanë fikur të gjithë radarët me qëllim për të mos u lokalizuar nga ana e Drejtorisë së Portit, si dhe për t’i shpëtuar masave administrative. “Nëse ne si drejtori do të vërtetojmë se këto dy shoqëri tragetesh kanë shkuar sërish në drejtim të Libisë. Për ata do të ketë sanksione të rënda ligjore, deri në pezullimin përfundimtar të këtyre dy trageteve. Kjo pasi është hera e dytë që tragetet largohen me pretekstin se janë në remont, por shkojnë për të punuar në vende të tjera duke shkelur rregullat dhe ligjet si dhe duke thyer kontratën në mënyrë të njëanshme”, u shprehën burime nga Drejtoria Portuale e Vlorës. Ende nuk konfirmohet rikthimi i trageteve, por mësohet se janë vënë në dijeni edhe institucionet kompetente me qëllim që të merren masa, deri në pezullimin përfundimtar të këtyre dy shoqërive, të cilat kanë thyer kontratën me portin e Vlorës. Agjencitë e udhëtimit u kanë kthyer biletat dje rreth 30 udhëtarëve, të cilët më pas kanë udhëtuar drejt Durrësit për të kapur tragetet e linjave me Barin.

PRECEDENTI

Tragetet “Jonian Spirit” dhe “Red Star” u larguan edhe më parë nga Porti i Vlorës, njëri më 24 shkurt dhe tjetri në datën 27 shkurt. U rikthyen pas 17 ditësh dhe u gjobitën nga autoritetet portuale për thyerjen e kontratës. Por duket se situata po përsëritet dhe tragetet kanë përfunduar sërish në Libi.

VLORE/ QEMAL BIRAKU

Flet nipi i Shemsi Prençit: Më qëlluan militantët e PD-së

Njëri prej militantëve të PS-së, i lënduar gjatë incidentit elektoral të së dielës në Bathore, Elvis Vladi, është nipi i komandantit i Forcave Speciale në Policinë e Shtetit, Shemsi Prençi.Një ditë më pas, Prençi ka denoncuar incidentin, ndërsa ka paditur në Prokurori zëvendësministrin e Brendshëm, Avenir Peka (ministër në detyrë), se ka kërkuar ndërhyrjen e FNSH-së në Bathore, në kundërshtim me ligjin. “Po, jam nipi i Shemsi Prençit, por në asnjë moment daja im nuk ka ndikuar në zgjedhjet e mia politike, apo angazhimet e mia në fushatën e kandidatit të PS-së për Bashkinë e Kamzës, Rakip Sulit”, deklaron simpatizanti socialist, Elvis Vladi, në një intervistë për gazetën “Panorama”, i cili u përfshi në incidentin me demokratët e Bathores.
Elvis, jeni cilësuar i përfshirë në incidentin e së dielës mes militantëve të PS e PD. Çfarë ndodhi atë ditë?
Nuk jam thjesht i përfshirë, jam qëlluar fizikisht në krah dhe është dëmtuar makina ime. Pra, jam sulmuar, nuk kam sulmuar unë. Isha pjesë e një autokolone me makina të simpatizantëve të PS-së dhe po vendosnim flamuj nëpër shtyllat e Bathores, konkretisht në Lagjen Nr. 6. Në rrugën kryesore të kësaj lagjeje nuk kishte asnjë flamur të PS-së dhe të gjitha shtyllat ishin mbushur vetëm me ato të PD-së dhe postera të kandidatit të kësaj partie, Xhelal Mziu. Një moment ishim ndaluar të gjitha makinat dhe disa prej nesh po vendosnin flamujt, ndërsa unë isha brenda në makinë dhe me vete kisha disa fëmijë. Teksa po bëja shaka me ta, njëri prej fëmijëve bërtiti fort dhe më paralajmëroi që të iknim shpejt që aty. Gjysmën e krahut e kisha jashtë xhamit të makinës dhe teksa po bëhesha gati ta fusja brenda, një burrë me mjekër më qëlloi duke më kapur shkarazi. Më pas ai filloi t’i qëllonte fort makinës, ndërsa fëmijët i zuri paniku.
E njihni këtë person dhe me çfarë mjeti ju qëlloi?
Jo, atë nuk e njoh personalisht. Më kujtohet vetëm mjekra e tij, që ishte karakteristike e besimtarëve myslimanë, por në këtë pikë nuk dua ta ngatërroj këtë çështje me pikëpamje fetare. Kam arritur të dalloj vetëm një moshatar timin, Krenar Baja, që aktualisht është ende në polici. Krenari ishte me këtë person dhe fillimisht më përshëndeti thjesht “ç’kemi”, ndërsa më pas e pashë duke qëlluar një nga makinat e autokolonës së PS-së. Ndërkaq, personi që më qëlloi mua kishte në dorë një levë shumë të madhe hekuri, me të cilën e çau makinën time dhe për këtë është ekspertiza ligjore që e vërteton më së miri.
Nëse ky person ju çau makinën, si arritët të iknit që aty?
Fillimisht mendova të ecja mbrapsht, por nga pasqyra pashë që pas meje ishin dhe 2 makina, të cilat gjithashtu po goditeshin. Atëherë dola nga makina me shpejtësi, duke marrë me vete fëmijët, ndërsa shumë shpejt erdhi policia në vendngjarje.
I telefonuat ju policisë?
Jo, sepse në momentet e incidentit jam përpjekur që të largohem nga makina dhe të shpëtoja fëmijët pa lëndime. Ende nuk e di se kush e ka lajmëruar policinë, madje edhe sot nuk e di, pasi vërtet që uniformat blu kanë ardhur shumë shpejt në vendngjarje dhe na ndihmuan.
Mbase policia ka ardhur shumë shpejt sepse Shemsi Prençi është daja juaj, apo jo?
Po, jam nipi i tij. Pra, ai është vëllai i nënës sime. Megjithatë, daja nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, apo drejtpërdrejt me personin tim. Vendimet e tij nuk kanë të bëjnë me faktin që unë isha pjesë e atij incidenti. Ai e ka sqaruar vetë këtë. Nga ana ime di të them që: në asnjë moment daja im nuk ka ndikuar në zgjedhjet e mia politike, apo angazhimet e mia në fushatën e kandidatit të PS-së për Bashkinë e Kamzës, Rakip Sulit. Mendoni, unë ende nuk kam marrë dot makinën nga policia, ku më është bllokuar derisa të sqarohet ngjarja.
Elvis, nga shtabi elektoral i PD-së thonë se ju sapo jeni kthyer nga emigracioni me qëllimin e vetëm për të krijuar trazira në zgjedhjet?
Unë kaq i rëndësishëm! (Qesh.) Jooo, çfarë emigracioni! Unë jam 20 vjeç dhe jam në vitin e dytë për Informatikë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Nuk e kam provuar ndonjëherë emigracionin dhe nuk është në qëllimin tim. Dua të provoj veten time dhe shanset e mia këtu në Tiranë, ndaj edhe u përfshiva në shtabin elektoral të Rakip Sulit. Kandidati rival i tij, kryetari aktual i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, m’i ka hequr familjarët nga puna, ndërsa për ne, brezin e ri, nuk ka dhënë asnjë mundësi punësimi. Mendoni, unë shkoj paradite në fakultet, ndërsa përpiqem që të punoj part-time në një shoqëri siguracionesh, siç po e shihni dhe vetë.

ELISABETA ILNICA

Berisha: Shoshori trillon, nuk kam qenë në asnjë gjyq

Kryeministri Sali Berisha tha dje se, lidhur me ngjarjen e së dielës në Bathore, policia ka zbatuar ligjin në mënyrë të paanshme. Në një intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në “News 24″ kreu i qeverisë konfirmoi se ndryshimet në qeveri do të bëhen brenda pak ditësh, ndërkohë që hodhi poshtë të gjitha akuzat ndaj tij, të bëra nga Hysen Shoshori, ish-i dënuar politik, i cili e akuzon Berishën se ka dëshmuar kundër tij në gjyq.

Doja ta nisja bisedën me incidentet që kanë nisur në fillim të kësaj fushate elektorale. Duket një fushatë shumë e tensionuar, pse është e tillë?
Janë incidente dhe kërkoj që këto mos të përsëriten. Unë dënoj kategorikisht çdo akt dhune. I bëj thirrje anëtarëve të maxhorancës që të respektojnë rigorozisht ligjin dhe të shmangin çdo lloj akti dhune. Këtë thirrje e bëj për të gjithë simpatizantët e partive politike dhe qytetarëve. Një festë ndër më të bukurat periodike kushtetuese që është fushata elektorale, e cenojnë, e dëmtojnë, e shëmtojnë. Në tërësi jam optimist se kjo do të jetë një fushatë, për të cilën ne po bëjmë çdo gjë që të vendosim në piedestal qytetarin dhe vlerat qytetare. Jashtë çdo lloj konteksti, tensionimi dhune dhe unë jam i bindur.
Në këtë kontekst, çfarë roli do të kenë forcat e Rendit? Kam parasysh kallëzimin penal të zotit Prençi për zëvendësministrin e Brendshëm, i cili është ministër në detyrë. Ku, sipas zotit Prençi, mori një urdhër të paligjshëm nga zv.ministri i Mbrojtjes, citoj: për të shtypur militantët e PS-së në Bathore të dielën?
Ky është një proces në hetim. Të dy palët kanë paditur në Prokurori njëri-tjetrin, le të hetohet. Si është? Një gjë është e sigurt, që policia ka vetëm një urdhër, të zbatojë ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Kjo është porosia e prerë që drejtorit të Përgjithshëm, ministrit në detyrë, i është lënë nga Kryeministri i vendit. Një gjë është e sigurt, ata kanë zbatuar ligjin në mënyrë të paanshme.
Ju keni kërkuar shpjegime nga dy protagonistët e kësaj ngjarjeje?
Që të dy më kanë dhënë shpjegime. Njëri me shkrim, tjetri me gojë, që të dy janë adresuar në Prokurori, le të bëhet hetimi. Jo vetëm në Prokurori, por edhe në mënyrë administrative dhe do të dalë e vërteta.
Çfarë shpjegimesh ju ka dhënë zoti Premçi?
Deri sa zoti Prençi i është drejtuar Prokurorisë dhe zoti Peka po ashtu, lë të lemë Prokurorinë të hetojë.
Po Prokuroria mund t’i zgjasë hetimet pa fund. Kemi një fushatë elektorale, çfarë garancish kemi që zoti Peka nuk do të japë më urdhra të paligjshme?
Të plota garancitë. Të gjitha veprimet e kryera në të gjitha rastet kanë qenë thellësisht ligjore, tërësisht apartiake. Kjo është e vërteta jashtë çdo lloj zhurme, veprimet që janë kryer në të gjitha rastet, kanë qenë tërësisht ligjore. Unë kam besim të plotë se policia do t’i përmbahet ligjit.
Zoti Peka çfarë shpjegimesh ju ka dhënë, e ka mohuar të ketë dhënë një urdhër për të çuar këto forca në Bathore?
Çështja është në hetim, gjersa është në hetim nuk besoj se është çështje për t’u diskutuar në media dhe nga Kryeministri i vendit.
Zoti Prençi vërtetë është një polic në profesion, por ka qenë anëtar i Partisë Demokratike, anëtar e Këshillit Kombëtar të saj, i akuzuar për ngjarjet e 14 shtatorit. Nuk njihet si një polic militant i së majtës, ka qenë me të djathtët, si ka mundësi që akuzoi eprorin e tij?
E vërteta është se eprori i tij, drejtori i Policisë së Tiranës, kanë mbajtur një qëndrim ligjor dhe të paanshëm. Se çfarë është zhvilluar dhe se si ka ndodhur midis ministrit në detyrë dhe zotit Prençi, kjo do të qartësohet dhe do të hetohet.
Opozita kërkoi shkarkimin e zotit Peka?
Opozita ka të drejtat e veta.
Ju do ta dëgjoni këtë kërkesë?
Jo nuk kam asnjë arsye. Çështja është në hetim. Kaq është e gjitha.
Dua të japim deklaratën e një të përndjekuri politik, që ju akuzon ju se keni denoncuar në një gjyq publik që është zhvilluar në vitin 1975. Ju e keni mohuar te kolegu Fevziu…
Nuk kam qenë kurrë në asnjë proces gjyqësor gjatë gjithë jetës sime, as civil, as penal, as politik, as jopolitik. E dyta, nuk e njoh fare këtë familje. Njerëz, të cilët për arsye të ndryshme bëjnë deklarata të ndryshme, ka sa të duash. Këto ditë, kryeredaktori i gazetës sime më njofton se i biri ka kërkuar të bëjë deklaratë se ky është një manipulim i tërë dhe më pyeti si të veprojmë. I thashë mos u merr fare me të. Nuk i njoh fare si familje, i biri duhet të jetë fare i çliruar. Nuk e njoh fare të birin, këtë zotërinë nuk e di nëse jeton, apo jo. Kjo përbën thjesht një fantazi nga më vulgaret, nuk e di nëse i dehur apo jo i dehur, nuk e di se në ç’gjendje psikike është ky që bën deklarata, s’kam të drejtë fare ta paragjykoj. Di që gjatë jetës sime nuk kam marrë pjesë kurrë në asnjë proces civil apo penal.
Bëhet fjalë për vitin 1975?
Jo nga viti 1975, por nga 1944 kur kam lindur gjer sot, s’kam qenë kurrë në asnjë rast, asnjëherë, në asnjë sallë gjyqi.
Nuk jeni kurioz ta prisni këtë njeri?
Nuk mund të kem asnjë kuriozitet dhe të shpenzoj qoftë edhe një sekondë. Si ky mund të dalë një tjetër.
Ka qenë 25 vjet në burg…
Ky dhe shumë të tjerë që janë dënuar me 25 vjet, por cili është statusi mendor i tij, këtë nuk e di. Cila është arsyeja që ky bën një deklaratë trillim, këtë nuk e di. Unë di që nuk kam qenë kurrë në një sallë gjyqi. Ju thashë që kryeredaktori më tha që i biri ka dashur të japë një intervistë që është manipulim i paskrupullt dhe i thashë mos u merr me të. Jo për inat. Por i biri të ndjekë punën e tij.
Çfarë ndodh nëse fiton zoti Basha, do prishet apo jo Piramida, sepse ai deklaroi që është kundër prishjes?
Kemi një zhvillim shumë të rëndësishëm. Volf Prix, një nga arkitektët më të mëdhenj të kohës, fitoi me distancë nga projektet e tjera për Parlamentin e Shqipërisë. Tirana do të ketë një nga parlamentet më të bukura, më moderne. Kjo përbën një risi, një zhvillim shumë pozitiv për qytetin tonë. Duhet të pranojmë një gjë…
Pra piramida do të shembet?
Po si nuk i del mendja nga Piramida atij njeriu?
Deklarata e zotit Basha ishte për të treguar që nuk ishte një ushtar i bindur i juaji?
Ato çka thotë ai, i ka bindje. Për këtë ju garantoj. Ai është një bashkëpunëtor imi dhe ju garantoj që mendimin e tij e formulon dhe e shpreh në mënyrën më konstante, siç e ka vetë. Do ishte e gabuar të mendohej se ai atë mendim e ka të stisur, apo të akomoduar. Qeveria ka mendimin e vet. Basha deklaroi se do t’i përmbahem interesave të qytetarëve. Atë qëndrim që ka shpallur, duhet ta marrësh qëndrimin e tij. Nuk përfaqëson qëndrimin e qeverisë.
Ndryshimet e qeverisë para zgjedhjeve do t’i bëni?
Para. Ja, këto ditë do të bëhen.
Do të bëhet vetëm zëvendësimi i dy ministrave?
Akoma nuk kam arritur në vendimin përfundimtar.
Brenda kësaj jave do të bëhen?
Po, mundet brenda kësaj jave.

Preç Zogaj: Ju rrëfej lidhjen me Sigurimin në ’75-n




I përfolur disa herë në media si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, politikani dhe shkrimtari Preç Zogaj rrëfen për herë të parë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut të vërtetën e lidhjes së tij me njerëzit e policisë sekrete në vitin ’75।


“Kam qenë 18 vjeç kur iu binda operativit të gjimnazit të Lezhës për të bashkëpunuar, por asnjë prej dëshmive të mia nuk ka sjellë pasoja”, ka shpjeguar Zogaj, duke kujtuar faktin se kjo është zyrtarizuar tashmë edhe me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 1997. Më tej, duke iu referuar kësaj historie të vjetër, ai ka sqaruar rrethanat specifike të raporteve me Sigurimin e Shtetit dhe divorcin përfundimtar me të, duke u bërë madje edhe objekt i survejimit të tij deri në vitin 1990. Sakaq, Zogaj shprehet i indinjuar për mënyrën si është sulmuar nga kundërshtarët dhe rivalët politikë për këtë episod të së kaluarës…
E keni të vështirë të flisni për të kaluarën tuaj?
Vërtet s’është e këndshme, por kur njeriu angazhohet në politikë, ka një detyrim ndaj publikut, që të jetë transparent me të, ka detyrim edhe përpara njerëzve të familjes së vet. Në këtë sens unë nuk kam pasur e nuk kam ndonjë problem të flas, aq më tepër që e kaluara ime është e ngarkuar me shumë ngjarje të rënda që lidhen me pozicionin që ka pasur familja ime gjatë regjimit komunist. E shkuara e familjes sime, e shkuara ime është e shkuara e mijëra e mijëra familjeve që e kanë paguar shtrenjtë persekutimin komunist. Jo në kuptimin e përgjithshëm që e gjithë shoqëria ka paguar, e ka paguar shumë shtrenjtë. Familja ime dhe unë vetë personalisht e kemi paguar shumë shtrenjtë. Dua të them se nuk kam asnjë problem, pavarësisht se gjithnjë kam qenë i prirur politikisht, që duke ruajtur disa principe të transparencës, njerëzit duhet të shohin përpara, kanë, si të thuash, një detyrim që të hapin rrugët e së ardhmes, sidomos ata që merren me politikë, sepse ekziston gjithmonë rreziku që shoqëria, nën shembullin e politikës, të ngelet vazhdimisht në rrethin vicioz se kush jemi, nga vijmë…
Mos vjen kjo ndoshta ngaqë ka pasur një mungesë në transparencën në përgjithësi?
Për hir të së vërtetës, kjo shoqëri nuk ka bërë një transparencë të plotë në fillim të viteve ’90. Po, patjetër, mund të ketë pas qasje të gabuara në lidhje me të kaluarën.
Ç’do të thotë qasje të gabuara?
Ligjet, ligjet që janë bërë për lustracionin kanë qenë më shumë ligje për individë, sesa ligje për të realizuar transparencë dhe për të realizuar një ndarje të Shqipërisë nga e kaluara. Megjithëse ndarja nuk bëhet kurrë me ligj, ndarja është një akt që vjen nga brenda individëve dhe brenda shoqërisë. Unë mendoj personalisht se ndarjen më të madhe shqiptarët e kanë bërë me votë më 22 mars 1992. Kanë ardhur të tjerë njerëz pas meje që e kanë menduar se duhet ta bëjnë me ligje, me ligje që kanë të bëjnë në fokus individë. Megjithatë, ka pasur shembull, si ligji gjerman, që mund të kishte qenë relativisht shumë i mirë për Shqipërinë, që hap dosje për konsultim personal dhe orientohet nga ajo veprimtari e individëve të ndryshëm që ka prodhuar krimet e komunizmit. Është një qasje adekuate, që përputhet me synimin për të bërë ndarjet nga krimet, jo për të bërë dekonspirim, për gjueti shtrigash etj. Edhe gjermanët që kanë prodhuar benzin janë të përpiktë në këtë qasje, bëjnë një ligj që e çojnë problemin tek ai që ka marrë pjesë në një krim të komunizmit. Nuk bëjnë një ligj për të vrarë 100 veta, se aty brenda është dhe një që duhet vrarë.
A mund të shihet si një krim që një numër i caktuar njerëzish, – nuk ka një numër të saktë në Shqipëri, është folur për qindra mijëra, – kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, u kanë bërë keq njerëzve të tyre?
E para, ky nuk është një diskutim kaq i lehtë sa ç’e bëjnë duke i dhënë ngjyrë politike.
Ka pasur një shprehje para viteve ’90, që një ndër tre shqiptarë ishte bashkëpunëtor i Sigurimit…
Nuk kam të dhëna për këtë dhe nuk jam interesuar posaçërisht për të mësuar sesa kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Unë kam këtë qasje: e para, dokumenti më kriminal që duhej dënuar është platforma e Partisë së Punës që ka krijuar bazat dhe krijimin e rrjetit të informatorëve të Sigurimit për të bashkëpunuar për krime politike, për krime të ndërgjegjes. E gjitha kjo buron nga Partia e Punës. Ti nuk mund t’i akuzosh njerëzit apo t’i tregosh me gisht për atë që ka ndodhur, do t’i tregosh për atë që ata kanë bërë. Dhe këtu ka qenë diferenca e madhe midis asaj qasjes që kam unë dhe qasjes që kanë këta, kryesisht ish-komunistët e Partisë Demokratike. D.m.th. ti nuk mund të jesh përgjegjës për atë që të ka ndodhur, se kur ke lindur e në ç’sistem ke lindur, nuk e zgjedh ti, as për bashkëpunimin…
Por, mund të jesh përgjegjës kur ke firmosur për të bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit?
Një minutë, se dhe kjo nuk është kaq, me një të rënë të kalemit të likuidohet. Sigurimi i Shtetit, ndonëse do të gjejmë të vërtetën, mos të bëjmë propagandë, nuk është sigurimi i një vend të huaj që personi që po nënshkruan një deklaratë bashkëpunimi është duke bërë ndonjë tradhti ndaj atdheut dhe ka ndjenjën se po bën tradhti ndaj atdheut. E thërret shërbimi inteligjent i vendit të vet. Sigurimi, shërbimet inteligjente, edhe në diktaturë, edhe në demokraci, kanë bashkëpunëtorë, të cilët i afrojnë me idenë për shërbim ndaj atdheut. Ashtu si një komunist në vitet ’70, ’80 nuk mund të ketë dhe është antinjerëzore t’i kërkosh të kishte vizionin e 30 viteve më vonë, po ashtu dhe një person që ftohet për të bashkëpunuar me sigurimin e vendit të vet, pse pretendon që ai të ketë që në atë kohë vizionin e kohës që do të vijë. Ai mund të pranojë bashkëpunimin, por çfarë bën? Këtu bëhet diferenca.
Këtu bëhet fjalë për të futur njerëz në burg, z. Zogaj.
Këtu do të vij, diferenca është se ti nuk mund të kriminalizosh bashkëpunimin si akt, ti do të shqyrtosh veprimtarinë e tij.
Pra, ju nuk kriminalizoni aktin, por kërkoni shqyrtimin e veprimtarisë së tij?
Është absurde ta mendosh ndryshe, sepse nuk mund t’i dënosh njerëzit që çfarë ka ndodhur, pasi unë nuk njoh ndonjë bashkëpunëtor Sigurimi që mund të bëjë kërkesë. Mund të ketë, por shkon sigurimi atij, i shtetit tënd, ta zëmë në vitet ’70, ’80…
Por nami i Sigurimit ishte i jashtëzakonshëm në atë kohë…
Nuk mund ta themi sot ashtu se ka pasur një tjetër qasje për shërbimet inteligjente, agjentët rinia i shikonte me sy ndryshe, jo si sot. Është e padrejtë dhe jo realiste që t’i shohësh historitë e para 30 viteve si sot. Është gjë tjetër çka sigurimi kërkon dhe tjetër se çfarë ti bën. Ti bën një pakt me veten tënde, do të punoj apo jo për interesat e sigurimit?
Kur nuk je vizionar për të bashkëpunuar me sigurimin, si mund të jesh për të punuar, apo jo?
Patjetër, se sigurimi, kur të ofron rekrutimin, të thotë se do punosh për Shqipërinë, për vendin tënd të shtrenjtë, do të të çojmë dhe jashtë, se armiqtë e jashtëm punojnë kundër Shqipërisë. Ti mund dhe të iludohesh dhe ta pranosh si të tillë. Por kur përballesh me një kërkesë konkrete, atëherë dikush fillon e kupton që këtu është një veprimtari e ndyrë, që nëpërmjet informimit, nëpërmjet informacionit për njerëz të caktuar të ndërtohen akuza që mund të bëhen shkak që ata të shkojnë në burg. Në këtë moment është individi që në vetminë e tij përballet me këtë rrethanë: se ç’përgjigje do t’i japë operativit?
Zoti Zogaj, kur e keni filluar ju bashkëpunimin me sigurimin dhe si ka vazhduar historia?
Dua të nënvizoj që në fillim se unë nuk kam punuar asnjëherë për interesat e Sigurimit, ato interesa që përmendët ju, për të çuar njerëz në burg etj. Këtë e kam vërtetuar. E kam thënë dhe në 1992, u kam thënë miqve të mi të grupit politik të Aleancës Demokratike në vitin 1996 se në vit të tretë të shkollës së mesme të kulturës në Tiranë një operativ më kërkoi të bëhesha bashkëpunëtor i sigurimit…
Është shkruar se e keni kërkuar ju për të nxjerrë të drejtën e studimit?
Nuk mund të ndodhte ndryshe, unë isha akoma në shkollë të mesme. Kam dëgjuar histori nga qindra njerëz, dhe asnjëherë nuk ndodh që të kërkosh ti të bashkëpunosh. Është sigurimi që vjen e të kërkon, nuk ndodh asnjëherë ndryshe. Nuk mund të përgjigjesh se vjen ai, po se ç’do bësh ti. Një operativ ma kërkoi këtë gjë dhe më tregoi dhe arsyet. Isha me të gjitha 10 dhe kisha probleme në biografi. Kisha dy dajallarët e babait tim të pushkatuar, Gjin Jaku dhe Gjon Jaku, që ende nuk u dihen eshtrat. Njëri është i varrosur në Lezhë, tjetri në Rrëshën. Kam pasur dhe kushërinjtë e mi kulakë, si ish-pronarë tokash që refuzuan hyrjen në kooperativë. Nuk e njihja fare operativin…

vijon nesër…

Dua të nënvizoj që në fillim se unë nuk kam punuar asnjëherë për interesat e Sigurimit për të çuar njerëz në burg etj. Këtë e kam vërtetuar. U kam thënë miqve të mi të grupit politik të Aleancës Demokratike në vitin 1996 se në vit të tretë të Shkollës së Mesme të Kulturës në Tiranë, një operativ më kërkoi të bëhesha bashkëpuntor i Sigurimit…
Pra ju kërkuan direkt të bashkëpunonit me Sigurimin…
Kërkesa ishte e drejtpërdrejtë.
Çfarë ju tha operativi në takimin e parë?
Ai u prezantua si operativi i Sigurimit që mbulonte shkollat e mesme të Tiranës. Prej aty më morën e më çuan në një shtëpi. Unë isha i vetmuar.
Sa vjeç ishit në atë kohë?
Nuk kisha mbushur 18 vjeç, isha 17 vjeç e gjysmë. Unë e kam tejkaluar këtë dhe dua të them se nuk ka qenë përcaktuese në jetën time. Jam duke shkruar një libër për gjithë këtë histori. Do të botoj çdo gjë edhe atë që më ka bërë mua Berisha me gjithë lakenjtë e tij…
Po thoni se do të botoni një libër me këtë histori…
Për faktin që e kam kapërcyer vetë, siç e thashë, unë e kam tejkaluar këtë histori që nuk ka përcaktuar asgjë në jetën time. Gjatë këtyre viteve kam vrarë mëndjen gjatë dhe jam munduar ta rindërtoj këtë histori, për të cilën po shkruaj dhe një libër për veten, për fëmijët e mi, për të njohurit, ku do të flasë vetë libri…
Të kthehemi te takimi i parë me Operativin në shtëpi…
Më kërkuan takim në një shtëpi dhe shkova i vetmuar. Fillimisht nuk i besova se mendova mos ishte ndonjë kurth. M’u prezantua si operativi i shkollës së mesme dhe më shpjegoi se, në kuadër të platformës së Partisë së Punës, po krijojmë një rrjet informatorësh nëpër shkolla. Në këtë kuadër më ftoi të punoja edhe unë për ta, pasi, siç më shpjegoi, kishin interes që unë të punoja me ta, si një nxënës i mirë nga një familje që ka probleme.
Ishte kërcënim ky propozim, apo joshje?
As kërcënim e as joshje, por një propozim normal. Për herë të parë nuk pranova, por jo për shkak të Sigurimit, sepse pavarësisht se isha i orientuar nga letërsia, të gjithë të rinjtë e asaj kohe kishin atë mitin e agjentëve. Në atë kohë të rinjtë kishin dëshirë të bëheshin si kapiteni Klos etj., pra ishin këto mitet e adoleshencës të asaj kohe. Por, nuk ishte ky problemi. Unë nuk u besova se ishin të Sigurimit. Dhe prandaj i refuzova. Ata shkuan pastaj te drejtoresha e shkollës dhe ishte kjo e fundit që më thirri në zyrë dhe më tha që ata janë vërtet të Sigurimit. Atëherë unë kam pranuar. Praktikisht, pas këtij akti, ata u zhdukën. Për më shumë se një vit e gjysmë nuk i pashë më. Operativi tjetër që kam parë unë pas këtij ishte kur jam kthyer në Lezhë, kur mbarova shkollën e mesme. Isha në stazh në atë kohë dhe ishte periudha që unë po mbaroja stazhin dhe po tentoja të fitoja të drejtën e studimit për në shkollë të lartë. Erdhi dhe më takoi për herë të parë operativi i qytetit të Lezhës, quhej Bahri. Paralel me mohimin e të drejtës së studimit, kaq pak vlerë dhe peshë kishte që, megjithëse isha me të gjitha 10, operativi që ishte një burrë relativisht i vjetër, të cilit iu drejtova që të më ndihmonte për shkollën, m’u përgjigj që këto janë punë të qeverisë e unë nuk të ndihmoj dot. Madje, siç më tha ai kishte edhe gruan e vet pa punë. Operativi nuk kishte atë pushtet që ne sot mendojmë se ka pasur. Ai quhej Bahri, ishte nga qyteti i Lezhës. Ky është i pari që më kërkoi një gjë të tillë zyrtarisht.
Ishe i detyruar të firmosje?
Unë e kam pranuar në këtë periudhë. Unë shkoj në Lezhë, jam nxënës me mesatare 10, nuk më jepet e drejta për shkollën e lartë dhe kjo zgjati 3 vjet. Unë kam ndenjur tre vera në Tiranë, kam fjetur në lulishtet e Tiranës bashkë me shokët e mi të fëmijërisë. Njëri prej tyre quhet Lekë Lekgjoni. Ishte djali i një personi që kishte bërë burg politik. Unë kam shkuar në shkollë me korrespondencë nga ushtria, me ndërhyrjen e Llazar Siliqit dhe Dritëro Agollit, sepse ndërkohë shkruaja edhe poezi. Pjesa e Sigurimit ishte jashtë kësaj drame. Nuk ndërhyri Sigurimi fare për punën e shkollës. Sigurimi themi ne, por atë kohë ishte Operativi, sepse, nëse do të bëjmë histori pa data, nuk do ta kuptojmë. Duhet të nisemi nga fakti që Preç Zogaj ishte një nxënës me të gjitha notat 10 dhe nuk i jepej e drejta e studimit, sepse kishte dy daja të pushkatuar dhe kushërinjtë kulakë. Po të isha unë ndonjë bashkëpunëtor i Sigurimit, i interesave të Sigurimit, do të kishin bërë ndonjë gjë për të më ndihmuar. Por nuk kishin fuqi…
Çfarë bashkpunimi keni pasur gjatë kësaj kohe me Sigurimin?
Deri në këtë kohë nuk kam pasur asnjë bashkëpunim. Në këtë moment unë shkova ushtar, pasi ndenja tre vjet në stazh dhe nuk arrita të merrja të drejtën e shkollës, me gjithë ndihmën që m’u dha nga zv/ministri Anastas Kondo, Lili Zhama etj., etj. Më në fund, përmes Lidhjes së Shkrimtarëve, jam regjistruar nga ushtria për të bërë studimet e larta dhe kam vazhduar Universitetin në degën Gjuhë-Letërsi nga ushtria. Gjatë kohës së ushtrisë kam bërë tre vjet fakultet, me të gjitha notat 10 dhe kam mbrojtur temën e diplomës po me notën 10. Dy drejtuesit e diplomës, Nasho Jorgaqi e Çapajev Gjokutaj, kanë dhënë vlerësime të shkëlqyera për punën time
Gjatë kohës së shërbimit ushtarak, keni bashkëpunuar me Sigurimin?
Ajo vazhdonte…
Si vazhdonte?
Kur isha ushtar erdhi dhe më takoi operativi i Brigadës, sepse ai e dinte që vazhdoja studimet. Ishte një oficer me mbiemrin Bajrami. Emri nuk më kujtohet. Nuk më kërkonte ndonjë gjë, vinte më pyeste dhe më vjen keq që ai ka shkruar disa gjëra që unë nuk ia kam thënë. Ai bisedonte me mua dhe shkruante gjëra që unë s’i kisha thënë. Duhet të kemi parasysh se bëhet fjalë për vitin ’79-’80 dhe nuk përjashtohet mundësia që ose i kanë ngatërruar, ose kanë shkruar për të plotësuar planin dhe nuk e kanë menduar se ky Preç Zogaj do të bëhej i njohur dhe gjithçka që lidhet me të do të dalë në dritë. Sepse janë përmendur persona që unë nuk i kam njohur. Unë isha në emision me ju kur u lexuan emra, që unë nuk i kam parë dhe s’i kam njohur kurrë madje po bëj kërkime dhe po i gjej. Kam zbuluar se shumica prej tyre janë ish-ushtarakë dhe ka shumë mundësi që ka ndonjë ngatërresë. Fjala bie, Iljaz Çeloleskaj, një Sadik Stufa etj…
Supozohet që keni dhënë këto informacione kur keni qenë në ushtri?
Unë nuk kam dhënë kurrë këto informacione, se nuk i kam njohur.
Po Operativi i ka shkruar këto në dosje?
Po, duhet t’i ketë shkruar ose është bërë ngatërrim dosjesh. Ndoshta i ka shkruar ai duke ngatërruar bashkëpunëtorët e tij.
Pra mund të jetë ngatërresë e Sigurimit…
Fakti është ky, se nuk mund të ndërtosh një histori sot duke iu referuar atyre që ka shkruar Operativi, se është absurde kjo. Prandaj, gjithçka që lidhet me dosjet duhet bërë transparente në prani të personit dhe nga një komision i paanshëm.
Po ju keni shkruar informacion me dorën tuaj?
Kam shkruar, jo në ushtri. Do të vij dhe tek informacioni që kam shkruar me dorën time. Pasi mbarova ushtrinë, ndërkohë që kisha përfunduar me rezultate të shkëlqyera fakultetin, më emëruan mësues në Velë, një fshat malor i Lezhës, në atë kohë i vetmi pa rrugë automobilistike, me një fillore të bashkuar.
Pra, nuk ju dha favor fakti që kishit bashkëpunuar me Sigurimin…
Bashkëpunëtori i famshëm i Sigurimit të Shtetit minimumi do të lihej në qytet dhe nuk do të çohej në një fshat kaq të largët. Atje në Velë unë kam mësuar frëngjisht, kam qëndruar dhe flija në qelën e priftit, sepse aty flinim, kam kopjuar me dorë autorë francezë që më jepte Besnik Mustafaj dhe i kam edhe sot e kësaj dite, që i ruaj si një kujtim i absurdit që kemi jetuar. 3 vjet kam qëndruar në Velë dhe kam ardhur në Tiranë.
Si u transferuat nga Vela në Tiranë?
Unë nuk e kriminalizoj bashkëpunimin me Shërbimet Sekrete të vendit tënd, siç dalin disa pseudoburra shteti ndër vite. Unë them që le të shihet se kush ka çuar njerëz në burg. Tetëdhjetë e pesë për qind e krimeve në Shqipëri janë bërë nga Partia, Fronti dhe Sigurimi bashkë me ta. Një nga familjet e presektutuara është edhe familja ime. Mua më kanë ardhur me dhjetëra të burgosur politikë që, kur kanë dalë nga burgu, u kanë marrë firmën duke u thënë se ju do të dilni tani, por do të firmosni se do të vini herë pas here te ne për t’u pyetur. Në fakt ajo ka qenë një marrëveshje gjoja bashkëpunimi dhe tani pas shumë viteve u themi atyre që kanë qenë viktima të persekutimit se ju keni persekutuar vetveten, se ju paskeni qenë Sigurimi. Deri këtu ka shkuar Shqipëria, sepse ka bërë ligjin e gabuar.
A kanë implikuar informacionet tuaja ndonjë të njohur apo mikun tuaj?
Informacionet që kam dhënë unë janë këto: Operativi më ka pyetur për njerëz dhe unë jam përgjigjur. Ai ka regjistruar përgjigjet e mia dhe kur them unë se përmenden njerëz, përmenden se më ka pyetur ai. Nuk ka ndodhur kurrë që të shkoj unë e t’i them. Po të jap tre shembuj: Unë kam pasur që nga vitit 1979-’80 miq të ngushtë Remzi Lanin, Besnik Mustafajn, Rudolf Markun dhe Agim Isakun. Asnjërit nuk i ka dalë dhe nuk i del kurrë emri dhe kurrë s’kam folur për asnjërin.
Në fakt jeni pyetur për ta?
Më kanë pyetur vetëm për Rudolf Markun dhe i jam përgjigjur se s’ka bërë asgjë. Një përgjigje, e cila tregon se unë isha aty, duke e ditur se përse po më pyesin dhe një përgjigje që e ruan Rudolfin nga survejimi që i behej, sepse ne të gjithë të shkollës së Lezhës ishim të survejuar. Për Agim Isakun nuk më kanë pyetur kurrë dhe më vjen keq, se ka qenë një njeri i afërm dhe mik i familjes sime, ka jetuar me mua dhe s’e di kush e ka mashtruar dhe madje ai ka shkruar edhe poezi që spiunët e mi janë të bukur. Natyrisht që Agim Isaku ka qenë një antikomunist bashkë me mua, por kurrë nuk më ka pyetur njeri për të, sepse unë kam folur për kë më kanë pyetur. Për të në asnjë rast nuk më ka pyetur njeri. Besnik Mustafaj ka qënë njeriu im më i afërt. Me të kemi shkëmbyer libra të ndaluar. Po të isha unë spiuni, kisha material të bollshëm, sepse jetoja me njerëz që ishin kundër regjimit.
Pra nuk qëndrojnë akuzat që ju adresojnë së fundi për këto…
Në kuadër të luftës së pamëshirshme, të ndyrë dhe shumë të ulët që këta të Saliut kanë bërë kundër meje dy herë, në dy edicione kohët e fundit pas 21 janari dhe pas vidios së Metës, pra pas vrasjeve dhe pas vjedhjeve, më’ 94 dhe më ’95 pas vrasjes së Gjovalin Çekinit, kishin shkuar në Lezhë në atë kohë me listë dhe i thonin këtij Lek Lekgjonit që “Preçi të ka padit te Sigurimi.” Dhe ai i thotë: “Po pse s’më kanë fut në burg mua, nëse ai më ka padit. Duhet të isha në burg, sepse unë isha djali i një të persekutuari dhe vetë Preçi ishte familje e persekutuar”
A ka pasur ndonjë person, të cilit i përmendet emri e që nga informacionet tuaja ka përfunduar në burg?
Absolutisht asnjëri. Për këtë jam i sigurt, sepse unë e dija pak a shumë. Në Velë në vitin 1982 unë kam takuar operativin e fundit me të cilin kam folur. Ishte një me emrin Aristidh nga Fieri, një djalë i ri dhe ai kishte një kompleks dhe i vinte turp, sepse e dinte se sa mjerim ishte jeta në Velë, ku buka e misri hahej me turshi. Kaq i madh ishte mjerimi në atë zonë. Dhe e ka thënë edhe më vonë, bashkëpunëtorët e Sigurimit nuk kanë qenë vetëm njerëz që kanë përdorur bashkëpunëtorët, por ka pasur njerëz që kanë ndikuar te Operativi që të mos jenë të liq dhe ky është rasti. Ky është i fundit që kam takuar. Dhe ja si erdha unë në Tiranë pas Velës. Në këtë kohë Besnik Mustafaj, Remzi Lani, por edhe ca moshatarë të mi, si Shaban Sinani dhe Teodor Keko mbaruan shkollën dhe u emëruan në disa media këtu në Tiranë. Sekretar i Rinisë në atë kohë emërohet Mehmet Elezi, një nga gazetarët më të njohur të asaj kohe. Ky bën kryeredaktor të gazetës “Zëri i Rinisë” Remzi Lanin dhe u thotë miqve të vet se duhet të transformojmë gazetën, se është bërë një gazetë e ngurtë, skematike etj. Prandaj kërkojmë propozime dhe këta më propozojnë mua, Bujar Xhaferrin etj. dhe Mehmet Elezi na kërkon të shkruajmë nga një reportazh, skicë apo portret. Besniku që dëshironte me gjithë shpirt që unë të largohesha nga Vela, më thotë që t’i bëj jo letërsi, por publicistikë, sepse do t’ia çojmë Mehmet Elezit. Dhe i shkruaj dhe ia dërgojnë Elezit. Ai e vlerësoi dhe u thotë që, nëse nuk ka ndonjë gjë të rëndë në biografi, do të marr Preçin se ka vuajtur për këtë, sepse i thanë që kisha diçka në biografi.
Në këtë rast, keni kërkuar ndihmën e Sigurimit të Shtetit?
Sigurimi ishte zhdukur nga jeta ime. Aristidhi ishte sigurimsi i fundit që kam takuar për herë të fundit në Lezhë, kur unë isha mësues akoma në Velë. Dhe ishte vetëm Mehmet Elezi që bëri kërkesën në Komitetin Ekzekutiv të Lezhës për mua, që të shkoja gazetar te “Zëri i Rinisë” në Tiranë dhe kjo histori ka zgjatur shumë, sepse Komiteti i Partisë së Lezhës ishte kundër, kryetari i Komitetit, që quhej Dod Gjika, i cili ishte një libërdashës dhe lexues i mirë, që i mbështeste krijuesit e Lezhës, ka bërë çmos që unë të shkoj dhe unë i jam mirënjohës. U transferova, por Mehmeti e pati me kosto këtë gjë. Lenka Çuko dhe kuadri i asaj kohe kanë marrë me dhjetëra letra nga Lezha, sesi te “Zëri i Rinisë” keni emëruar kushëririn e kulakut dhe armikun e popullit. Pati një periudhë që puna ime aty u ngri…
Ka pasur komente se ju keni raportuar për intelektualët e Tiranës, si p.sh. për Ismail Kadarenë.
Kurrë! Është gënjeshtër. Për fat të keq në grackën e makinerisë së gënjeshtrës ka rënë edhe një si Elez Biberaj dhe këto kanë dalë në gjyq. Unë për herë të fundit kam takuar operativ Aristidhin, të cilit i vinte shumë rëndë që po më takonte mua, sepse i tillë ishte ai. Nga ’83-shi e këtej s’ka asnjë gjë në dosjen time. Këta thonë që ka hequr dorë në Velë, por që atje nuk më ka takuar njeri. Në shtator të ’83-it kam ardhur në Tiranë.
Ku ndodhet dosja juaj aktualisht dhe a e keni parë atë pas ’90-s?
Po, e kam parë, sepse kam bërë gjyq. Dosja ime aktualisht ndodhet në SHISH, ndërkohë që në bazë të kritereve që ka shteti shqiptar ajo nuk duhet ruajtur. Unë nuk do ta lejoj këtë situatë, sepse mua më intereson më shumë e vërteta se gënjeshtra. Dhe aty është shkruar nga Sigurimi për mua që ky nuk vlen, sepse s’është tipi për të spiunuar. Unë jam mësues në Velë dhe Kadareja për të cilin kam adhurim edhe tani, si do të mund ta spiunoja unë Kadarenë, sepse nuk ka sens pyetja.
Po kur ke qenë në Tiranë?
Po s’ka sens, sepse që nga Vela nuk kam takuar kurrë operativ më në jetën time, nuk ka ardhur kurrë njeri për të më takuar dhe nuk kam shkuar kurrë. Unë kam ndenjur që nga ’83 deri më ’90 dhe nuk kam takuar më asnjë operativ.
Nuk të është përmendur kurrë kjo histori?
Kurrë, sepse ka dhe një logjikë, sesi një mësues i panjohur në fshatin më të thellë malor spiunoka Ismail Kadarenë, që ishte shkrimtar i madh dhe ishte nënkryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë. Edhe vetë Ismaili që ka pasur një moment që është përkëdhelur nga kjo ide, ka pasur një tundim negativ, ka dërguar vajzën e vet Besën nga Parisi për të më thënë, të lutem, ka një keqkuptim, sepse dhe ai vetë e ka kuptuar që kjo që thuhet është e turpshme, sesi një mësues në Velë spiunon Kadarenë në Tiranë, se autoriteti i Kadaresë në atë kohë ishte si ai i një zyrtari të lartë.
A jeni ndierë keq në momentin që disa nga miqtë tuaj morën vesh që keni bashkëpunuar me Sigurimin?
Jo, sepse unë ua kam shpjeguar. Zoti Isaku e ka politizuar më mbrapa, se unë këtë historinë e Sigurimit e kisha harruar, që të them të vërtetën. Unë e dija që kjo ekzistonte dhe madje kam shkruar edhe një novelë që e ka pasur titullin “Gjysma tjetër e detyrës”, por Agim Isaku ka jetuar me mua, pasi unë e kam pas publikuar këtë histori, pasi është bërë ligji, se unë s’e kam pritur ligjin. Kjo ka qenë një luftë kundër lirisë sime për të shkuarën. Bile, kur kam shkruar në gazetë për këtë histori, më ka sjellë një reagim të Fron Nahzit nga Amerika, që e konsideronte një akt civil dhe kurajoz.
Po a e keni biseduar me njeri këtë?
Më ’80-n këtë e kam biseduar vetëm me dy njerëz. Unë kam shpëtuar 2-3 vetë nga burgu, që ta dish, dhe njërit prej tyre i tregova. Ka qenë një Ndue Gega, të cilin e kishin vënë në fokus sepse të vëllain e kishte në burg për agjitacion e propagandë. E kam njohur se ishte shkrimtar dhe veteriner. I thashë se më kishin pyetur për të dhe ai tha se më ishte shumë mirënjohës. Ai ka bërë një dëshmi në gjykatë njëzet vjet më vonë, ku ka deklaruar se “Preç Zogaj më ka treguar se po survejohem”. Është edhe një tjetër, të cilit këtu nuk do t’ia them emrin, por do ta shkruaj në libër. Ai ishte i kërcënuar dhe i kam thënë të njëjtën gjë.
Ka pasur një moment delikat që është komentuar gjatë, sipas të cilit Sigurimi i Shtetit ka infiltruar shumë njerëz në lëvizjen demokratike dhe angazhimi juaj në disa këndvështrime është parë si i tillë?
Zero vërtetësi. Sigurimi më kishte lënë, e kisha mbyllur. Unë jam survejuar nga Sigurimi në vitet ’85-’87. Në buletinet e Ministrisë së Brendshme të kohës që unë i kam paraqitur në gjykatë, unë jam një nga intelektualët që survejoheshin. Pse? Sepse unë kam pasur ide liberale për kohën te “Zëri i Rinisë”. Gjithë gjenerata e poetëve antikonformistë kanë qenë poetë që kanë gjetur mbështetje tek unë. Jeta letrare e gjeneratës së atyre viteve është shënuar në shumë diskutime publike të miat. Për të ardhur pastaj te një mendim më i pjekur, për të krijuar partitë politike. Që në vitet ’89 kemi folur për liberalizmin, në ato vite kur në Europën Lindore kishin filluar lëvizjet. Për të mos thënë që kemi tentuar për të krijuar parti, që para asaj Demokratike, por kjo është histori tjetër. Jam thirrur aty nga miqtë e mi studentë. Më konkretisht nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Blendi Fevziu. Jam thirrur duke qenë një person i njohur. Të gjithë studentët e Filologjikut e dinin që unë isha kundër regjimit e për këtë nuk kishte dyshime.
Në vitin 1996 Komisioni i Pastrimit të Figurave ju seleksionoi nga e drejta për të kandiduar në zgjedhjet e atij viti, duke ju konsideruar bashkëpunëtor të Sigurimit në bazë të ligjit të Lustracionit?
E para, shkelën vetë ligjin e tyre, i cili ishte antidemokratik dhe ishte pikërisht Gjykata Kushtetuese e cila thotë disa gjëra shumë thelbësore; e para që ka arritur në konkluzionin se kërkuesi me aktivitetin e tij para datës 1. 3. ’91 ka vepruar kundër vijës zyrtare dhe e dyta është larguar vetë publikisht nëpërmjet qëndrimeve publike që ka mbajtur. Kjo gjykatë, që ka arritur në këtë konkluzion, nuk më dha të drejtën. Një gjykatë më ’96-s ma mohoi të drejtën, kurse ajo e ’97-s ma dha të drejtën.
Ju fituat një gjyq më ’97-n, që ju zhveshi nga akuza dhe ju hapi të drejtën të kandidonit për deputet, por në vitin 2001 kryetari i Kuvendit, Skënder Gjinushi, i ka kërkuar një informacion kryetarit të Komisionit të Verifikimit të Figurave, zotit Nafiz Bezhani, dhe ky i fundit i thotë se zoti Zogaj e ka fituar gjyqin, por dosja e tij ka probleme dhe përmend një seri emrash që, sipas zotit Bezhani, ju i keni denoncuar te Sigurimi i Shtetit. Si është historia e kësaj?
Absolutisht nuk është kështu. Kjo është një letër që e afishoi këtu te ju Mesila Doda bashkë me Ylli Manjanin. Është një letër e paligjshme, e ndërtuar mbi një gënjeshtër. Një letër që nuk duhet të ekzistojë në shtet dhe ata që e mbajnë, natyrisht kanë përgjegjësi përse e mbajnë. Një letër që s’ka vend në asnjë arkiv, sepse është një informacion i paligjshëm, i kërkuar në mënyrë të paligjshme. Jam larguar nga Rexhep Meidani si këshilltar, kam ndenjur 2 muaj me Ilir Metën dhe kam dalë në opozitë. Në këtë periudhë isha i papunë dhe kisha 10 vjet që nuk isha deputet dhe nuk ka arsye që kryetari i Kuvendit të kërkojë informacion për mua. Informacion për mua ka kërkuar Meidani më ’97-n, kur më ka marrë këshilltar dhe ka marrë përgjigjen zyrtare se zoti Preç Zogaj, me vendim gjykate të formës së prerë, është përkundrejt ligjit të figurave i pastër dhe është depozituar në arkivin e Presidentit. Kurse kjo e Gjinushit, është një informacion plotësisht i paligjshëm, nuk mund të kërkohet. Është në kundërshtim flagrant. Unë në atë kohë isha një qytetar i papunë. Po pse e kanë kërkuar? Sepse unë në atë kohë jam larguar nga qeveria e Ilir Metës, për shkak të korrupsionit të Ilir Metës dhe sigurisht që, sa herë që këta vjedhin dhe vrasin, kërkojnë informacione të tilla.
Po lidhur me përmbajtjen e letrës, çfarë do të thoshit?
Në këtë letër ka disa gënjeshtra, sepse unë kur kam bërë gjyqin kam parë disa gjëra në dosjen time. I kam konfrontuar me dokumentet e mia dhe gjykata ka dalë në konkluzionin që: “Po, ky ka qenë kundër vijës dhe nuk ka të drejtë kurrkush të mbledhë material pa dijeninë e individit kundër tij.” Kjo është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, aq më pak një zyrtar që ta mbajë në shtëpi, siç kanë bërë këta. Të gjithë emrat që ka përmendur janë emra të panjohur për mua, që tregon se, ose ka pasur mbivendosje dosjeje, ose informacionet operativë të ndryshëm kanë mbushur fletë për të plotësuar planin. Ajo që e lexon kujton se është e pafajshme, që nuk duhet të ekzistojë, sepse është i paligjshëm. Në atë kohë është kërkuar, sepse mendojnë se mund të vrasin lirinë time, kur unë kam luftuar për lirinë e të tjerëve. E kanë me lirinë, s’e kanë me të kaluarën.

BLENDI FEVZIU

BLENDI FEVZIU

  • blogger
  • delicious
  • facebook
  • linkedin
  • myspace
  • reddit
  • stumble
  • technorati
  • tumblr
  • twitter
  • rss
  • print
  • bookmark
  • email

1 Koment per “Zogaj: Gjykata më shpalli të pastër, operativin e fundit të Sigurimit e takova në 1982”

  1. Sotir Nemce

    Preci te mos harroje te shenoje ne liber edhe operativin e sigurimit ne Lezhe Pirro Visari, te cilit i conte informacion parreshtur. Madje Pirro e perzuri kur Preci po spiunonte nje ‘mikun” e tij diten e dasmes se operativit. Shume gjera te rendesishme preci te mos i harroje dhe mos hiqet kaq i paster. Ai vete ka kerkuar te behet agjent i sigurimit. Kur koha perendoi, edhe Preci te terhiqej ne jeten private, ose te ndryshonte menyren e spiunimit. Per shembull te behej agjent per luften kunder terrorizmit islamik dhe te merrte misione ne Bagdat ose ne Arabine Saudite.

    Përgjigjjuni


Falënderim në fund të manifestimeve me rastin e shënimit të 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë - Këshilli Organizativ


image

Të nderuar,

Këshilli organizues për shënimin e 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, pas përfundimit të manifestimeve të shumta që organizoi për ta shënuar këtë jubile në mënyrë sa më dinjitoze, dëshiron të falënderojë të gjithë ata që ishin me ne qysh më 25 mars në Qeperr-Traboin, për të zbuluar Pllakën përkujtimore nëntë dëshmorëve të parë të Kryengritjes së Malësisë, më një prill në Kojë, për të vendosur lule pranë Përmendores së dëshmorëve kojas që u flijuan në Deçiq para 100 vjetësh, më 3 prill në Kshevë për të vendosur lule mbi varrezën e Tringë Smajles së lavdishme dhe në Tërgajë në orën letrare për nder të këtij jubileu të madh, më 4 e 5 prill në Tuz, ku u mbajt simpoziumi shkencor, padyshim më i madhi deri tani kushtuar kësaj ngjarjeje të rëndësishme, në të cilin u paraqitën njëzet kumtesa, më 5 prill në Bardhaj, për të vizituar Shtëpinë muze “Dedë Gjon Luli” dhe sërish në Tuz në Akademinë solemne, më 6 prill në Bratilë për të zbuluar Pllakën përkujtimore, vepër e skulptorit shqiptar Pjerin Kolnikaj, sipas idesë së Akadrmik Gjelosh Gjokajt dhe në mbrëmjen e 6 prillit në Koncertin festiv me të cilin u përmbyll ky aktivitet mjaft i ngjeshur, por edhe mjaft efektiv dhe i suksesshëm, shumëditor.
Ishte nder për Malësinë dhe malësorët të shohësh gjatë këtyre ditëve në mjediset tona studiuesit dhe figurat më eminente të historiografisë shqiptare, si akademikët dhe prof. dr. e nderuar: Mark Krasniqi, Pajazit Nushi, Esat Stavileci, Beqir Meta, Jusuf Bajraktari, Drita Halimi-Statovci, Emine Arifi-Baakalli, Gazmend Rizaj, Lush Culaj, Frashër Demaj, Marenglen Verli, Ledia Dushshku, Romeo Gurakuqi, Nertila Ljarja, Ksenofon Krisafi, Sokol Gjermëni e të tjerë, të cilët me kumtesat e veta kanë dhënë ndihmesë të madhe që të dihet shumë më tepër për Kryengritjen e Malësisë se Madhe dhe ajo të zënë vendin e merituar në historiografinë shqiptare. U jemi mirënjohës të gjithë atyre, si dhe dy delegacioneve kosovare: i pari në krye me Murat Jasharin, nga familja e heroit të kombit Adem Jasharit dhe i dyti në krye me Gjeneralin Agim Çekun, i cili ishte në krye të UÇK-së deri në çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb.
Në radhë të parë dëshirojmë të falënderojmë Shoqatën “Dedë Gjon Luli” nga Nju Jorku, e cila në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare “Malësia e Madhe” në Miçigan, Fondin Humanitar “Malësia” në Nju Jork dhe individë nga diaspora morën mbi vete shpenzimet e të gjitha manifestimeve të zhvilluara me këtë rast. Falënderim u drejtojmë edhe të gjithë bashkëvendësve tanë në diasporë, të cilët në numër të madh erdhën në vendlindjen e vet, për të përjetuar nga afër manifestimet me rastin e këtij jubileu të madh. Edhe pjesëmarrja e mysafirëve të lartë nga Kosova dhe Shqipëria vërtetë ishte madhështore, për ç’gjë të gjithëve u jemi mirënjohës. Një falënderim të posaçëm i drejtojmë presidentit të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, zotit Asgan Haklaj, i cili ka bërë shumë që për Kryengritjen e Malësisë të flitet si asnjëherë më parë edhe në TVSH dhe për manifestimet e mbajtura të informohet gjerësisht i tërë opinioni shqiptar. Ai gjithashtu ka vënë në shërbim falas këngëtarë e artistë të këtij unioni për të ngritur nivelin e manifestimeve tona. Falënderime meriton edhe regjisori shqiptar Ilir Buçpapaj që na solli dokumentarin “Deçiqi Flamur”, të cilin e emetuam në Akademinë solemne. U jemi mirënjohës edhe të gjithë malësorëve, të cilët pa kurrfarë shpërblimi material, janë angazhuar qoftë fizikisht, qoftë intelektualisht, duke dhënë maksimumin e vet që jubileu të shënohet në mënyrë sa më dinjitoze, kurse mysafirët të priten sa më mirë. Falënderojmë edhe Z. Lekë Gojçaj nga Nju Jorku, i cili Shtëpinë muze “Dedë Gjon Luli” e bëri me truporen e nobëlistes shqiptare, Nënës Tereze. Falënderojmë Televizionin e Kosovës dhe TV 21 nga Prishtina, që profesionalisht dhe gjerësisht e informuan opinionin kosovar mbi shënimin e këtij përvjetori të rëndësishëm, si dhe mjetet e tjera të informimit që i kanë përcjell të gjitha manifestimet e organizuara, në mesin e të cilave edhe Malësia.org. Njëkohësisht kërkojmë ndjesë për pengesat eventuale, siç ndodhi ajo për të cilën shkruajnë drejtuesit e Malësia.org, që bën shumë për informimin e mërgimtarëve mbi ngjarjet në vendlindjen e tyre. Jemi të bindur se ato janë raste të izoluara dhe të rastësishme, sigurisht të shkaktuara edhe nga numri i madh i njerëzve, siç ishte tubimi në Bratilë.
Në veçanti falënderojmë TV Boin, sponsoruesin medial, i cili gjatë gjithë këtyre ditëve, si edhe gjithherë më parë, tërësisht ka qenë në shërbim të shënimit të këtij jubileu.
Është dashtë mund e angazhim i madh që të gjitha këto aktivitete të zhvillohen dhe të jenë në nivelin që e meriton kjo ngjarje me rëndësi të madhe historike për Malësinë dhe kombin shqiptar në përgjithësi. Jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk është e përkryer dhe se ka pasur ndonjë lëshim, por po ashtu jemi të bindur se është bërë aq sa ka mundur të bëhet në rrethanat në të cilat kemi vepruar. Këtë e vërteton numri i madh i të pranishmëve në të gjitha manifestimet e zhvilluara. Sidoqoftë, vlerësimin më të mirë do ta japin ata që i kanë ndjekur nga afër tubimet në fjalë.

Me nderime e respekt vëllazëror Për Këshilli organizues
K r y e t a r i
Fran Camaj

Mediet malazeze për festimet e 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë


image

Ky është një artikull nga gazeta e përditshmja "Vijesti" e botuar me 9 prill 2011, e përkthyer në shqip:

Shënimi i Kryengritjes kundër turqve, në Malësi morën pjesë mysafirë nga Kosova

Festimet me Jasharin

Partia Boshnjake i kundërshtoj festimet që mos të prishen marrëdhëniet me Turqinë

Podgoricë – Transparentët me karakteret (imazhet) e Ademit dhe Hamzë Jasharit u mbajtën në festimin e 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, në vendin Bardhaj, afër kufirit me Shqipërinë.
Siç njofton portali i mirënjohur malësia.org, festimi që të martën e kaluar u mbajt para shtëpisë së udhëheqësit të kryengritjes kundër turqve Dedë Gjon Lulit, morën pjesë delegacione nga Kosova dhe Shqipëria, në mes të tjerëve edhe nipi i themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Murat Jashari.
Delegacionit kosovar një ditë më vonë ju bashkëngjit edhe Gjenerali i UÇK-së Agim Çeku i cili me Jasharin morën pjesë në festimin në Bratilë, vendin ku kryengritësit me 6 prill vendosen flamurin shqiptar dhe paralajmëruan fundin e sundimit turk në Malësi.
Kryetari i OJQ Illyricum Fran Camaj ka shpjeguar se grupi nga Kosova e ka sjellë me vete transparentin me imazhet e Dedë Gjon Lulit, Ademit dhe Hamzë Jasharit.
“Absolutisht nuk është fjala për kurrfarë provokimi, sepse Jashari për njerëzit në Kosovë është hero i popullit, të cilin sigurisht e krahasojnë me udhëheqësin e Kryengritjes në Mal të Zi Dedë Gjon Lulin“ ka thënë Camaj, duke përkujtuar se organizatori në festime nuk ka ftuar askënd nga Kosova dhe Shqipëria.
Edhe njëri nga folësit e festimit në Bardhaj, ish kryetari i Komunës urbane të Tuzit, Smajl Maliq Çunmulaj, është shpjeguar në lidhje me transparentin, se nga ajo nuk sheh ndonjë problem.
“Atë e bëri familja e tyre e cila erdhi spontanisht, pasi ata nuk ishin të ftuar nga ana e organizatorit“.
“Vërtet nuk shoh asgjë të diskutueshme se në transparent ishte imazhi i Jasharit“.
Njëri nga pjesëmarrësit e festimit në Hot, Vasel Sinishtaj, shpjegoi se mbas Gjergj Kastriotit Skenderbeut, Jashari është njëri ndër heronjtë Shqiptarë.
Ai mendon se nuk ka asgjë të keqe as problematike në paraqitjen e fotografisë së Jasharit.
“Në Mal të Zi mbahen fotografitë e krimineleve të luftës, ku keni pa rastin e mbajtjes së fotografisë së Radovan Karadzic-it në Nikshiq. E njëjta situatë është edhe në shtetet përreth. Megjithatë Jashari është hero i popullit sepse 50 anëtarë të familjes së tij humbën jetën në luftë në Kosovë. Ne e kemi lajmëruar policin se në festim do të marrin pjesë familjari i tij nga Kosova“, ka thënë Sinishtaj.
Nga festimi i Kryengritjes në Malësi, dje u distancua Partia Boshnjake, duke shpjeguar se manifestimin në Tuz e kanë vetë-iniciuar UDSH dhe DPS.
“Është fjala për një datë historike e cila na përkujton në ndarje fetare dhe trazira, me shënimin e të cilit nuk duhet irituar edhe më shumë qytetarët e këtij rajoni të përzier etnikisht dhe fetar. Tani kur marrëdhëniet në mes Mali të Zi dhe Turqisë janë në nivelin më të mirë të mundshëm dhe kur qeveria turke investon milionat në projekte zhvillimore në gjithë Malin e Zi, organizimi i këtij festimi është një gabim i pastër“, ka thënë Nedzat Dresevic (Partia Boshnjake).
Festimet e 100 vjetorit të Kryengritjes zgjatën rreth dhjetë ditë, gjatë të cilave në Tuz dhe Shkodër u zhvilluan koncerte, simpoziume shkencore dhe akademi solemne.

Aksidenti në Nju Jork, kush janë dy fatkeqët shqiptarë

Klaudio Simoni dhe Rudi Drekaj

Nju Jork, SHBA, 13 prill 2011, NOA/Update – Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në lagjen e njohur Bronks të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara.

Klaudio Simoni dhe Rudi Drekaj

Klaudio Simoni 21 vjeç dhe Rudi Drekaj 16 vjeç, të cilët ju i shihni në fotot, gjetën vdekjen e menjëhershme pasi automjeti me të cilin ata po udhëtonin u përplas me mbikalimin në një rrugë kryesore në Bronx të Nju Jorkut. Në momentin e përplasjes automjeti po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe për pasojë është shkatërruar tërësisht automjeti në të cilën udhëtonin tre persona mes tyre dy shqiptarë e rinj të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja me pasoja tragjike ndodhi dje rreth orës 6:30 pasdite me kohën e Nju Jorkut, kur shoferi i 20-vjeçar u përpoq për të kaluar një kamion të ngarkesave të rënda (traktor) në pjesën Lindore të rrugës Fordham Road afër Southern Bulevard, aty ku ndodhet edhe zyra e Vatrës në Bronks.

Kjo bëri që shoferit të autoveturës duke tentuar të manovrojë për të mos goditur kamionin t’i dalë automjeti jashtë kontrollit duke u përplasur në mbikalimin e rrugës.

Shoferi i automjetit ishte një 20-vjeçar, i cili është në gjendje kritike për jetën në reaminacion.

Raporti i parë i policisë thekson se “nuk ishte e qartë nëse ndonjë prej viktimave ishin të lidhur me rripin e sigurimit të tyre”.

Gjithashtu policia amerikane nuk ka të qartë edhe shkaqet që çuan në këtë aksident me pasoja tragjike.

e.t/NOA

Barcelona ne historine e Champions League

(ALBANIA-SPORT) – Barcelona eshte ekipi i katert ne Champions League qe arrin per here te katert rresht ne gjysmefinalet e kompeticionit.

Barca ishte gjysmëfinalist me Rijkaard ne sezonin 2007/08, u shpall kampione ne Rome ne 2008/09 dhe ishte gjysmefinaliste e sezonit te shkuar, u eliminua nga Inter ne 2009-2010.

Tani ne edicionin 2010-2011 eshte per here te katert gjysmefinaliste.

Tre ekipet e tjera jane Real Madrid me pese here rresht: ne 1955/56, 1956/57, 1957/58, 1958/59 dhe 1959/60); Inter: 1963/64, 1964/65, 1965/66 dhe 1966/67) si dhe Juventus: 1995/96, 1966/97, 1997/98 dhe 1998/99).