Pamfleti politik i Adolf Hitlerit, “Mein Kampf” (Lufra ime), ka
ngjallur debat dhe më pas edhe reagime nga Shoqata e Miqësisë
Shqipëri-Izrael. Historiani Apostol Kotani, një nga themeluesit e kësaj
shoqate, ka deklaruar se botimi i këtij libri
prek së pari hebrejtë dhe reagimi duket legjitim ndaj ndalimit të
botimit. “Ky libër prek në radhë të parë hebrejtë. Shqiptarët janë kombi
i parë në botë që kanë ndihmuar hebrenjtë, pavarësisht përkatësive
fetare, etnike etj. Të bëjmë një protestë që ky libër të hiqet nga
qarkullimi. Për këtë do të vendosë kryesia”, ka deklaruar historianin
Kotani. Dr. Apostol Kotani (historian) është ndër themeluesit e Shoqatës
së Miqësisë Shqipëri-Israel dhe i vetmi autor i studimit “Shqiptarët
dhe Hebrejtë Gjatë Shekujve”. Ai në shtypin shqiptar ka bërë një sërë
shkrimesh për problemin e hebrejve para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkohë, në konflikt botuesi i librit Beqir Haluli është dhe me zyrën shqiptare të të drejtave të autorit. Kjo e fundit, pavarësisht debatit të hapur nuk shkon dot përtej asaj që i jep ligji: gjobitjen e botuesit për nxjerrjen në treg të librit pa siguruar më parë copyright-in. Të drejtën e dorëshkrimit të Pamfletit politik të Hitlerit, forcat aleate ia kaluan pas luftës qeverisë së landit të Bavarisë, kjo e fundit deri tani ia ka arritur ta ndalojë publikimin e librit. Ajo ka deklaruar se deri më 2015, kur kësaj qeverie i humbet e drejta e copyright-it, do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të penguar botimin. Në këtë linjë ka qenë edhe shefja e inspektimit e kësaj zyre, Albana Pulaj, e cila ka deklaruar se kjo zyrë ka të drejtë vetëm ta gjobisë botuesin sipas ligjit. “Inspektorët e Zyrës shqiptare të të drejtës së autorit e kanë të drejtën që të gjobisin botuesin, por legjitimimin për të ngritur një procedim gjyqësor penal nuk e ka. Në këtë rast është shteti gjerman i cili është mbartës i të drejtës së autorit për veprën në fjalë dhe kjo e fundit mund t’i drejtohet organeve gjyqësore shqiptare për ndalimin dhe ndëshkimin e subjektit që ka cenuar të drejtën e autorit.”- thotë Pulaj, e cila sqaron se kjo zyrë nuk ka të drejtën e konfiskimit të librit. Sipas dhe botuesit Beqir Haluli, në treg janë hedhur vetëm 500 kopje dhe ai nuk ka asnjë informacion deri tani nëse libri është shitur dhe kërkohet apo jo nga lexuesit. Siç dhe shpjegon ai, ka disa vite që përgatitet për këtë botim, por ka vendosur ta publikojë pavarësisht se e kishte paramenduar se do të ngjallte debat. Për këtë qëllim ai i ka vendosur librit një paralajmërim në kopertinë me germa të dukshme në ngjyrë të verdhë ku shkruan: Ky libër duhet lexuar për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Është një paralajmërim për brezat e rinj, që çmenduri të tilla të mos përsëriten më kurrë”. Ndërkohë që në krye të tij nuk ka hezituar të shkruajë se “Mein Kampf” është një nga librat më me ndikim i të gjitha kohëve. “Kemi bërë gjithashtu edhe një parathënie me kritika për librin. Ai që lexon një libër kritik nuk frymëzohet, përkundrazi ndien urrejtje dhe kupton marrëzinë e kësaj ideologjie”- shton botuesi, të cilit gjithsesi do t’i duhet që të përballet me një gjobë dhe me një kallëzim penal nga shoqata e miqësisë Shqipëri-Izrael.

No comments:
Post a Comment