Fiona Mcllwham
Ky lloj diskutimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Media luan një rol vendimtar jo vetëm në raportim, por edhe i jep formë politikave dhe zhvillimeve në Europë. Procesi i integrimit të Shqipërisë si edhe debati rreth tij, meriton, dhe do të kërkojë, angazhimin e plotë të mediave në mënyrë që të ketë sukses.
Në Shqipëri, të gjitha partitë janë – ose thonë se janë – të përkushtuara për progresin e Shqipërisë në BE. Dhe shqiptarët e thjeshtë – mbi tetëdhjetë për qind e tyre – janë pro hyrjes në Bashkimin Europian. Kjo dëshirë është shumë pozitive dhe përputhet me ambiciet strategjike të BE-së për të integruar Shqipërinë dhe rajonin. Pra, kemi një kombinim perfekt. E megjithatë, progresi i Shqipërisë, siç e dimë, nuk ka qenë aq i qetë dhe i shpejtë. Shqipëria ka marrë dy “Jo” për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave. Për dallim, Serbia – ku sipas sondazheve entuziazmi është më i ulët – tridhjetë e gjashtë për qind – po vepron, po arrin rezultate dhe ka ecur përpara.
Media ka një rol vendimtar për të analizuar dhe ngushtuar këtë hendek – për të eksploruar se çfarë punon dhe çfarë jo, dhe pse. Është jetike që media të mos raportojë vetëm titujt e vendimeve, apo të përsërisë ose të amplifikojë reagimet politike, por të analizojë, shpjegojë dhe informojë. Media ka një rol të rëndësishëm në shpjegimin e anës teknike, interpretimin e kërkesave të BE-së, dhe investigimin e përgjigjes politike dhe progresit. Ç’është më e rëndësishmja, media duhet të shikojë përtej politikës, të japë pikëpamje të ndryshme, dhe hapësirë për debat të pavarur dhe të udhëhequr nga ekspertët.
Zgjerimi i BE-se është një mundësi strategjike e jashtëzakonshme për Shqipërinë, për këtë rajon dhe për BE-në. Është një shans për të rritur sigurinë dhe begatinë tonë të përbashkët. Kjo realizohet vetëm nëse ne miratojmë sisteme dhe standarde të përbashkëta. Procesi i Anëtarësimit është projektuar për të arritur pikërisht këtë. Është një projekt kompleks, teknik dhe gjithëpërfshirës. Integrimi Europian është një projekt kombëtar – nuk mund të bëhet përgjysmë ose sa për të fituar vota. Funksionon më mirë vetëm nëse të gjitha institucionet dhe faktorët përkushtohen dhe bëjnë presion për përparim dhe reformë; kur axhenda është e brendshme dhe kur reforma nuk bëhet për t’i bërë qejfin BE-së, por për të përmirësuar jetën e shqiptarëve të zakonshëm. Media në Shqipëri ka një rol themelor që publiku ta kuptojë më mirë këtë proces dhe që të arrijë një angazhim sa më të gjerë.
Ky debat është pjesë e kësaj axhende. Po angazhon disa nga zërat më të rëndësishëm dhe jep disa këndvështrime të reja. Unë dua të përgëzoj Institutin e Medias dhe të gjithë kontribuesit që kanë dorëzuar esetë. Unë jam e kënaqur që Britania e Madhe pati mundësi të mbështesë projektin financiarisht. Shpresoj se ky është fillimi i diçkaje më të madhe dhe më të qëndrueshme.
*Fjala e ambasadores britanike Fiona McIlwham mbajtur dje në tryezën e rrumbullakët organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias.

No comments:
Post a Comment