Fadil Hoxha dhe Shaban Polluzha. Dossier nga Riza GREIÇEVCI
Kur ra pushka në male për liri, ti fërkoje duart të jetosh në atë yrtin e shpresës pesëcepëshe që të kishte përthekuar me shansin për skizmë: i dekoruar nga thika e robërisë, dhe soditje, si një skllav i lumtur, duke u prerë koka e popullit tënd në cungun e gijotinës serbe-çetnikeNga Riza GREIÇEVCI
Zotëri Veton: Pse gjithë kjo urrejtje për Drenicën?!
Zotëri Veton, gjithçka thanë e thonë për ju gojët hallkut por unë kurrë s’jam pajtuar. Me ka ardhur gur në zemër,sepse, me ka trimëruar besimi i forte se ju jeni aq i kthjellët nga mendja, aq i forte dhe i pasur nga morali njerëzor dhe dinjiteti kombëtar, sa, qysh mund të ndodhë një Veton Surroi të vjellë e të pështyjë aq mërishëm mbi një pjesë të popullit të atdheut të tij nga Drenica, të jetë mbushur me aq urrejtje e smirë ndaj gjuhës, gjakut, djepit, luftës dhe pushkës së Drenicës, dhe popullit trim të saj, që sa e sa here ndër mote e ka dëshmuar se është një popull trim bujar, mikpritës, bukëdhënës, popullit me tradita autoktone etnike shqiptare. S’e kam besuar dhe zor e kam të besoj edhe sot (ani pse disa here bëri vaki) që një Veton Surroi të vjellë urrejtje e mëri ndaj UÇK-së çlirimtare, për të cilat urrejtje tashmë kanë mësuar e dëgjuar gjithandej Kosovës, e lere më në Drenicë. Të kujtohet sa rendë i pate fyer zbritjen e çlirimtarëve të UÇK-së nëpër qytete të Kosovës ( Koha ditore) ata, që ishin të lodhur e të dërrmuar, të plagosur e shumë syresh edhe pa ndonjë gjymtyrë të trupit, qysh gjete gjithë ato shkronja në fjalorin shqip për të formuar gjithë ato fyerje bastarde, të çoroditura, të pamerituara nga UÇK-ja, dhe, së paku, s’të erdhi gjynah nga plagët e tyre, nga gjaku i dëshmorëve, nga varret masive dhe rrënojat nga zjarri i armikut serbian. Si nuk të erdhi keq nga fëmijët tuaj, si u bë që babai i tyre të pështyjë, të fyejë e të hedh gur e baltë e dru mbi UÇK-n çlirimtare, fitimtare, heroike, që solli dritën Kosovës: Lirinë! Ju, zoti Veton, duke fyer e urryer UÇK-n, shumëkush pati pohuar dhe pohon edhe sot: ju keni fyer e share e minimizuar e pështyrë lirinë, gjakun e dëshmorëve të rënë për këtë liri, ju keni pështyrë e fyer malet, bukën, Zotin, Kosovën, në të cilën, sot, thithë ajrin, diellin, thithë rrezet e lirisë, të pavarësisë, dhe aspak s’të vjen keq (për t’u penduar ju jo se jo!) që sot Kosovën e keni dhe e quani atdhe…!
Ti vjell urrejtje ndaj të djeshmes dhe të sotmes
së Drenicës, mu sikur partizani komandant
Fadil Hoxha
Ish-kolegu e miku im i profesionit të gazetarit në “Rilindje”, qe besa atëherë shumë i respektuar, Veton Surroi, vetëm i e di pse, u shmang nga udha e Zotit, e historisë, nga e vërteta dhe hodhi në qarkullim edhe një pamflet i tipit të Çubriloviqit, Andriqit, Qosiqit, Drashkoviqit, dhe atyre që s’ia duan të mirën as lirisë, pavarësisë, as shtetit, as popullit të Kosovës, duke shfaqur nervozizëm, primitivizëm dhe zanat të farefisit të tij: urrejtje, fyerje ndaj popullit të Drenicës, bëri përpjekje për t’u hakmarrë për perëndimin e perandorisë së UJDIZMIT, duke dezinformuar e deformuar realitetin e historisë e të rezistencës së popullit të Drenicës.S’është hera e pare që këso speciesh të rodi kosovar hidhen ashiqare kundër dinjitetit, luftës, trimërisë, traditave, gjakut të derdhur të popullit të Drenicës, në një anë, sa për të përmbushur obligimin e UJD-it ndaj aspiratave dhe luftërave, ndaj personaliteteve, atdhetarëve e trimave që derdhën, jo politikë të turpshme e të ndotur sllave-çetnike-ruse, por derdhen gjakun në rezistencë dhe luftë për çlirim nga rodi i Shën Savës. Kjo sakrifice shekullore e popullit të Drenicës u realizua nga UÇK-ja e lavdishme, e cila u formua mu në Drenicën heroike, shyqyr Zotit, jo në Gjakovën titiste komuniste të mbushur urrejtje ndaj qytetarëve të viseve të tjera, (Drenicës, sic!) duke urryer e fyer e shantazhuar dhe e anashkaluar ashiqare në faqe zezelinë dhe një krua që ditën e natën çuçëron urrejtje, fyerjeje, profeci dhe allishverishe të tjera jo vetëm për Drenicën , popullin e saj liridashës edhe heroik, por veçmas linçimi bizar është më i shpërpallur ndaj fytyrave më të shquara intelektuale, burrërore, luftarake që pati dhe ka sot Drenica, e këtë e bëni sot, në Kosovën e lirë, por jo e çliruar nga Gjakova, as kësaj lufte çlirimtare s’i priu shoku Fadil Hoxha, partizanisti i përbetuar i shokut Tito dhe i serbizimit ruso-stalinist, nga dora e të cilit u likuidua pas shpine dhe me moh babai juaj i nderuar, Rexhai Surroi.
Komandanti Shaban Palluzha,
burri nga Drenica në shërbim të okupatorit?!
Sikur zoti Surroi shpresoi se sot kur Kosova është e lirë dhe Qeveria Thaçi po arrin suksese të pamohueshme në të gjitha sferat e jetës, veçmas në fushën e diplomacisë ndërkombëtare ( të kemi dëgjuar mirë zoti Surroi çka keni thënë JU në një mision të KTV-së, alias RTS-së! për marrëveshjen e fundit të Kosovës në Bruksel, nuk jemi habitur fare, këtë e kemi pritur nga Ju!) qenkësh rasti më i volitshëm që edhe njëherë të fusë hundët në Drenicë, duke shtrembëruar e dezinformuar realitetin e kontributin e personaliteteve historike, burrave, bijve e bijave të popullit, duke fyer dinjitetin e sofrën e traditën e familjes drenicare të komandantit Shaban Palluzha (sic!), veçmas, këtë e bëri në hibridin e fundit shkrimor ”Fadil Hoxha…”, duke bërë edhe një përpjekje të kot për të përdhosur tribunin e kryekomandantin e 12 batalioneve të ushtrisë çlirimtare të Luftës së Drenicës, Shaban Palluzha, duke e quajtur shoku Fadil: “Njeri në shërbim të okupatorit!”Dhe i njëjti argat i partizanisë dhe në shërbim të politikës sllavo-çetniko-ruse, shoku Fadil Hoxha-Gjakova, vite më vonë, në ditën kur rinia atdhetare e Kosovës u hodh në demonstratë gjithëpopullore (1981), ai me gojë të vet “Bira e minit treqind qese!”. Ja, cili njeri e fyejti dhe e fyen sot nëpërmjet birit të Tahirit dhe formuesit të “ogrankës” së UJD-dit në Kosovë, rren e dezinformon pas mbi gjatëdhjetë vjetësh, fyen familjen e ndershme dhe gjithmonë patriotike e popullore të Shaban Palluzhës,( dhe e harron Stalinin e Jugosllavisë, drugar Titon, Rankoviqin, Qosiqin, kasapin Milosheviq deri sot të Tadiqi!). Një skllav nuk ka si të mos i tumir qëllimet fantazmë të “Francuska 7” për Kosovën dhe shqiptarinë, sot pas mbi gjashtëdhjetë vjetësh, dhe shpreson se do të zgjohen të vdekurit e do të hanë mish të pjekur të shqiptarëve të Kosovës (UJD-i, Serbia, komunizmi…!),siç janë qindra viktima të rinjsh e burrash atdhetarë që mizorisht u likuiduan në terrin e burgjeve të milicëve çetnikë, pastaj rasti me familjen heroike e historike Jasharaj nga Prekazi, dhe qindra masakra e varre masive nga Kosova deri në tokat e Car Dushanit.
Fadil Hoxha nga Gjakova thyen besën
që ia dha Shaban Palluzhës…
Për hir të së vërtetës, të historisë, për hir të gjakut dhe eshtrave të kryekomandantit heroik Shaban Palluzha, për hire të eshtrave të qindra viktimave të pafajshme:gra, foshnje, fëmijë, gjyshe, vajza, pleq, që u masakruan mizorisht nga thika e çetnikëve partizanë të Fadil Hoxhës dhe shokut Tito, përgënjeshtrojmë fuqishëm fundekrye këtë hibrid shkrimor qesharak, plot urrejtje, primitivizëm, përpjekje për hakmarrje, dezinformim, inati,skizofreni, smirë ndaj personalitetit, lirisë fizike e familjare të komandantit Shaban Palluzha, jo me fjalë e rrena, e supozime të të tjerëve, por këtë po e bëjmë me fakte e dëshmi që flasin me të vërtetën. Është për t’u dyshuar se partizani i përbetuar i shokut Tito, Fadil komandanti i forcave partizane-çetnike-gjakatare-shfarosëse të ushtrisë së Luftës së Drenicës, të ketë pohuar shumë vite më pas ( Shaban Palluzha ishte një burrë i pashkollë, në shërbim të okupatorit?! – sic!), kur me forcën e politikës dhe të shkaut partizan-çetnik ta denoncojë e ta vrasë komandantin Shaban Palluzha, pastaj militantin, patriotin dhe luftëtarin e tipit të Ded Gjo Lulit, Mehmet Gradica (të likuiduar bashkë me shumë bashkëluftëtarë, fëmijë, gra, pleq, foshnja në kullën e Dvoranëve të Drenicës), se kinse ai (Shaban Palluzha), ruana Zot, ishte në shërbim të okupatorit! Nga këtu del se komandanti partizan-titist Fadil Hoxha nga Gjakova (siç do të lexoni e mësoni më poshtë, lexues të nderuar, me fakte e argumente të gjalla!) ai mashtroi, tradhtoi dhe thyeji besën shqiptare që ia kishte dhënë Shaban Palluzhës, se do të bënte çdo gjë të mundshme për të realizuar kërkesat e parashtruara publikisht nga Mixha në të mire të ndalimit të masakrave e dhunës e krimit të partizan-çetnikëve në territorin e Drenicës
No comments:
Post a Comment