Sunday, March 4, 2012

New York : Presidentja e Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga merr pjesë në Samitin Tretë Vjetëror ;"Gratë në Botë"

BEQIR SINA, New York
 
 
Ish-sekretaria e shtetit Madeleine Albright, do të flasë mbi ndikimin e tmerrshm të luftës tek gratë, nga një vështrim frymëzues, i Luftës në Kosovë , ku ajo si diplomate amerikane, ka luajtur një rol kyç në zgjedhjen e atij problemi , çlirimin e Kosovës
 
 
Lincoln Center New York City : (Bota Sot) Këtë mesëjavë, gratë frymëzuese nga e gjithë bota do të mblidhen në "kryeqendërn" e botës, qytetin e New York, për të mbajtur Samitin Tretë Vjetëror ;"Gratë në Botë 2012", organizuar nga Newsweek & The Daily Beast. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Clinton, është një ndër gratë më të pushtetshme, që ka njoftuar pjesëmarrjen e saj në këtë samit, i cili do të mbahet nga data 8-9 dhe 10 mars-
 
   Zonja Clinton do të i bashkohet së fundi - për të riformuar "formatin e kuadratit" të atyre grave më të sukseshme në botë, së bashku me fituesen e çmimit Oskar- Meryl Streep, laureaten e çmimit Nobel, Leymah Gbowee, Angelina Jolie, bukuroshja e planetit dhe aktorja e njohur hollivudiane, ambasadore e Vullnetit të Mirë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, ish- Sekretaria e Shtetit, Madeleine K. Albright, dhe zonjusha Condeliza Rice, shefia e re FMN - Christine Lagarde, gazetaria e famshme Christiane Amanpour, ish "Zonja e Parë" Barbara Bush, Chelsea Clinton,Tian X. Hou,Janet Napolitano,Mohammada Nasib, kongresistia Nancy Pelosi, Barbara Walters, dhe shumë të tjera.

   Ndërkohë që pjesmarrëse në Samitin Tretë Vjetëror ;"Gratë në Botë 2012", organizuar nga Newsweek & The Daily Beast në New York, kësaj rradhe do të jetë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga e cila ka mbrritur sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është e ftuar të ligjerojë në samitin “Gratë në botë” në panelin e ditës së premte. Gjithashtu, Presidentja Jahjaga gjatë qëndrimit këtu në SHBA, do të vizitojë universitetin prestigjioz amerikan Dartmouth, ku do të mbajë një ligjëratë në temën “Sukseset dhe sfidat e procesit të shtetndërtimit në Kosovë”.

Gratë e Botës :"Ne jemi duke bërë atë përsëri!"

    Kjo është motoja që do të shoqëroi këto ditë Samitin Tretë Vjetëror ;"Gratë në Botë 2012", organizuar nga Newsweek & The Daily Beast . Samit, ky që do të mbledhi për tre ditë me radhë, gra të shquara, lideret dhe aktivistet nga e gjithë bota, në New York City, për të adresuar sfidat më të rëndësishme në të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat, rreth e përqark botës. Mes pjesmarrësve ka nga ato gratë disidente, trime dhe të guximshme, të cilat kan "nxitur" Pranverën Arabe. Gratë, që me zërin e tyre janë bërë mbrojtëse të, të drejtave të tyre, avokatet dhe luftuare kudnra dskriminimit dhe skllavërisë,  dhunës në familje e kundra prustitucionit,, shkrimtare, poete, dhe artistet, gratë më influencuese në politikë, gratë të cilët janë ndeshur me status quo-në vendet e tyre, gratë që kan qenë pjesë në pasojat e luftërave shkatërrimtare në vendet e tyre, ose që janë bërë udhëheqëset më të reja në botë, kan njoftuar pjesëmarrjen e tyre.

    Në panele gjatë këtyre ditëve, sipas axhendës do të flasin gratë disidente gra nga ato të cilat përmbysën regjimet në Lindjen e Mesme. Ose prej atyre grave, si ish-sekretaria e shtetit Madeleine Albright, e cila do të ligjeroi mbi ndikimin e tmerrshme të luftës tek gratë, nga një vështrim frymëzues, i Luftës në Kosovë , ku ajo si diplomate amerikane, dihet se ka luajtur një rol kyç në zgjedhjen e atij problemi. Gratë gazetare do të flasin për çështje të medias, politikës, dhe  sociale prej legjendave të gazetarisë Barbara Walters dhe Christiane Amanpour, si dhe aktiviste të tjera nga e gjithë bota.
 
Samiti, premton se ka për të zbuluar historitë jetësore që janë injoruar shpesh - dhe kan provokuar veprim.

   Nga ligjeratat më interesante priten të jenë ajo e shefes së re të Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, e cila do të mbajë një pasqyrë në aktin tjetër të ekonomisë globale, sot pas krizës ekonomike që ka mbërthyer botën. Udhëheqësia e opozitës izraelite, Tzipi Livni do të ligjeroi me historianin Simon Schama, rreth Izraelit. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton thuhet se do të shfaqet me një ligjeratë të veçantë, për rolin udhëheqës të gruas sot në botë. Kongresistia meksikane Rosi Orozco, do të flasë për betejën e vendit të saj kundër trafikut të drogës dhe seksit.Gjithashtu, me shumë interes priten ligjaratat e moderatoreve Barbara Walters, të Christiane Amanpour, Andrea Mitchell, Lesley Stahl, Robin Roberts, Cynthia McFadden, Marta Raddatz, Charlie Rose dhe Ju Ju Chang nga Kina.

   Në një dekleratë për median këtu të shpërndarë sot, organizatori i Samitit të Tretë Vjetëror ;"Gratë në Botë 2012", organizuar nga Newsweek & The Daily Beast , në qytetin e New Yorkut, thotë : "Ne jemi edhe më të mëdha dhe më të forta se kurrë këtë vit. Pas dy viteve të pabesueshëm dhe të suksesëshme të dy Samiteve , vijmë në Samtin e tretë, me një lëvizje të re në të gjithë botën, duke mbledhur gratë së bashku nga data 8--9 dhe 10 mars, në Linkoln Center Teatrin David H. Koch, ku do të mbahet Samiti i Tretë Vjetëror ;"Gratë në Botë 2012", organizuar nga Newsweek & The Daily Beast , në qytetin e New Yorkut. Me shitjen e biletave dhe përfitimet e tjera mediatike, shuma e të të ardhurave që do të përfitojnë gratë, do t'i shkojnënë Fondacionit Botëror të Grave.
 
1
 
2
3
 
4
 
5
 
 
6
 
7
Women in the World Participants
 
 
8
witw-schedule-teaser
 
9
 
http://womenintheworld.org/
10
 
 
 
11
12
 
13
 
14
 
15
 
http://www.observer.com/2012/02/men-moderate-tina-browns-women-in-the-world-summit/womenintheworld/

No comments: