Sunday, July 10, 2011

-Kur shikon nё thellёsi…-

Duke lexuar librin e kohёve tё fundit ”Kur dashurohemi me kultkonjukturёn,ndryshe Sindroma shqiptare e Stokholmit” tё kritikut letrar Kadri Ujkaj gjykuar nga stili i tij i tё shkruarit u ndjeva pёrpara njё rastёsie risi,ndoshta e pangjashme nё studimet tona dhe pёrgjithёsisht nё botёn e letrave shqipe,jo thjesht,pёr gjetjet e goditura filluar nga titulli i librit tё tij” , por me funksionalitetin estetik qё ai i jep dritёhijeve,si njё e tёrё, nё pёrjetimin kritik tё thelbit tё qenies sonё si konfirmim i sё tёrёs: Si traditё, si art dhe kulturё, si histori dhe psikologji me vetёdijen kritike :

Pa dyshimin progresist,nёn kthetrat e entuziazmit si kultkonjukturё nё postmodernitet,siç po vazhdojmё nё kёto dy dekada,fatkeqёsisht,po kryejmё atentatin mё absurd ndaj vetvehtes si komb,kur koha e shansit tё madh,koha e “Shqipёrisё-Zonjё”,siç e ёndrronte Naimi,poeti ynё i mirёnjohur,ёshtё pranё nesh mё afёr se kurrё.

Kritiku ynё nuk lexon,por qёmton.Ai nuk rrёshqet ndёr faqet e librave,por ndalet aty ku pёrkon ose nuk pёrkon me autorin.Dhe merr shёnime,.pёrzgjedh citate tё cilat do t’i vlejnё mё vonё,nё njё temё,nё njё ese apo nё njё studim kritik pёr tё mbёshtetur apo kundёrshtuar me kurajo civile ata-ato,”hijet...”:idolatritё,idhujt pa krena,kultet nё epokёn e postkulteve,qё riskojnё ngjitjen tonё nё nivelet e civilizimit bashkёkohor.

Ky ёshtё Kadri Ujkaj,kritiku letrar,eseisti dhe studiuesi disi i veçantё nga tё tjerёt, studiues apo kritikё nё letrat shqipe, nё ditёt tona,kur çuditёrisht kritika jonё letrare e mirёfilltё,shpeshherё,kur e kemi aq tё nevojshme,po zёvёndёsohet me britmat,çjerrjet panergjike,pra sheqer dhe mjaltё ose me histerizёm,pra farmak e zeher.

Filozofia estetike e Kadriut,si kritik apo eseist, nuk i ndan apo veçon tё mirёn nga e keqja,pra nuk ёshtё me pёrjashtimin brenda vehtes d.m.th me parimin e ndarjes ideologjike qё lamё pas: Ose bardhё, ose zi..Kadriu i sheh tё dyja,si objekt i shkrimeve tё tij,tё pandara brenda thelbit tonё:Edhe tё bardhёn, edhe tё zezёn.Posi tё tilla ai i analizon. dhe i interpreton si njё e tёrё,si tek qenia njerёzore,po aq edhe brenda vetё familjes apo shoqёrisё,qoftё kjo edhe si shoqёri e hapur apo si realitet global..

Vetёm brenda kёtij vёshtrimi, me kёmbё nё tokё, ai sheh edhe pёrspektivёn e sё ardhmes sonё si komb,si popull qё ka tё drejtёn e padiskutueshme ta rishikojё historinё, e vet,por kurrёsesi ta rishkruajё,sepse, siç shprehej Konica,nёnvizon me po kaq tё drejtё kritiku Ujkaj, e kaluara nuk zhbёhet dot,sytё tanё dhe mendja jonё duhet tё shohё vetёm pёrpara, nё se realisht duam tё kapim kohёn e humbur.

Pikёrisht kёtu qёndron e veçanta e kёtij kritiku apo analisti nё ditёt tona.Nё pamje tё parё kritiku ynё tё duket proliks dhe pak i vёshtirё pёr t’u “pёrtypur”.Por edhe kjo s’ёshtё tjetёr vetёm njё veçanti e stilit tё tij si studiues,kritik,publicist apo eseist.Ai sheh dhe depёrton aty ku shumёkush ja pёrton tё futet duke i bёrё ftesё lexuesit,sidomos atij tё kualifikuar,pёr durim dhe mbi tё gjitha guxim.guxim deri nё fund guxim.

Nё librin e tij”Kur dashurohemi me kultkonjukturёn,ndryshe Sindroma shqiptare e Stokholmit” ai ka zgjedhur tё merret pёrmes gjuhёs sё esesё me tё keqen e madhe qё mund tё na vijё si qytetarё apo si komb, nё se nuk nxorrёm mёsimet e duhura nga e djeshmja si koha e kulteve ideologjike apo e kultit tё Njёshit, me tё shёmtuarёn luftёn e klasave qё na mjeroi deri brenda gjakut tonё duke na kthyer nё armiq tё vetvehtes.Me shumё vend kritiku letrar Ujkaj na tёrheq vёmendjen tё gjithёve duke filluar edhe nga ajo pjesё qё ai e ndjen si gjёja mё e shtrenjtё nёn diell-vendlindja:

“Kujdes,historia nuk do tё shkruhej,nё se nuk. . . . .. . ekzistonte frika se ato qё harrohen mund tё pёrsёriten”,-

Modelin e mё tё mirёs, nё rrugёn e komunikimit mes nesh,me vlerat tona sa lokale,sa kombёtare ai e sheh tek kulti i tё kaluarёs sё pastёr,si pasurim dinjitoz i identitetit tonё, jashtё çdo politizimi mes nesh,apo pёrjashtimi tё individit apo tё grupit pёr bindjet e veta ideologjike,si deri dje,duke riskuar spiralen drejt sё ardhmes sonё evropiane.

Nё fundit tё fundit,a nuk na do edhe Evropa e Re pikёrisht tё tillё dhe kurrёsesi si majmunёr modernё nё gjirin e saj,kur askush nё Evropёn moderne,- thekson kritiku ynё duke iu referuar Kadaresё-,nuk po bёhet gati tё braktisё kombin e vet.?!?

Veçantia apo risia letrare e Kadriut,si kritik letrar novator,lexohet edhe tek esetё kushtuar Migjenit dhe Dritёroit falё njё leximi ndryshe qё Kadriu i bёnё veprёs sё tyre duke na sjellё dy profile tё reja poetike:.Njё Migjen,poet postmodern,si Korife i Kohёs sё Njeriut-mbinjeri, me Njeriun-Zot dhe jo zotin mbi gjithçka,i aftё tё kapёrcejё vetvehten,qoftё edhe duke e riskuar atё, si nevojё e afirmimit apo e ringritjes nga “balta”,refleks i asaj estetike qё Niçe do ta quante estetikё mashkullore,

Sikurse njё Dritёro,qё duke fituar mbi kufizimet e vet ideologjike,veti e gjenive tё letrave,arrin tё na dhurojё ”Zhurmat e erёva tё dikurshme”me personazh kryesor tё dyzuar apo me dualitetin shpirtёror aristetolian,i cili ,jo thjesht, nuk ёshtё modeli i “heroit tё ri”,por,gjithёsesi,antiheroi,individualisti,me moton”Bota ekziston vetёm brenda meje”,ndryshe “kokёkrisuri”qё preferon tё jetё ai qё ёshtё… dhe jo ai qё duhet…,i cili “suksesin kolektiv” e sheh vetёm si fillimi i jetёs”me sukses tё vetmuar”..

Po kaq intrigues kemi edhe vizionin postmodern tё Kadriut si analist pёrsa i takon patriotizmit...”Kujdes,rrofsha unё ngulmon njeriu postmodern.Atdheu e dua sa tё mё dojё ai mua”-na tёrheq vemendjen kritiku-analist me njё shikim drejt thellёsisё,larg sloganeve patriotike me tё cilat jo pak abuzohet nё ditёt tona.Vizioni i tij mbi posthistorinё si epoka e postideologjisё dhe e postkulteve ёshtё vizioni postmodern i intelektualit shqiptar,qё ngrihet kundёr pёrjashtimit tё tjetrit apo tё grupit pёr bindjet e veta ideologjike..

Pikёrisht kundёr kёsaj filozofie pёrjashtuese,si tharje brenda vehtes apo si luftё e re klasash, si kult i Njёsh-it,si kult i Besnikёrisё sё Mallkuar ndaj “Nёnёs-parti”si deri dje,qoftё kjo edhe si kultkonjukturё demokratike moderne apo si nostalgji ndaj “Armikut tё Çlirimit”,ndryshe si sjellje tragjikomike me vetvehten,qё gjithёsesi na kujton me neveri Sindromёn e Stokholmit(1973)kur e dhunuara gjatё procesit tё hetimit bie nё dashuri me dhunuesin e saj,pengmarrёsin,duke dalё nё mbrojtje tё tij pёrpara trupit gjykues., apelon libri i Kadriut.duke na tёrhequr vёmendjen:

Kush jemi…,ku po shkojmё…?!?!

Kjo ёshtё kuintsentenca,si tё thuash ideja kryesore apo mesazhi i kёtij libri qё aq mjeshtёrisht Kadri Ujkaj e koncentron nё thёnien e njё patrioti,trimi dhe diplomati popullor si nёnkolonel Mul Delia,ish-bajraktari i Hotit:

”Qeveritё dhe pushtuesit janё si uji qё rjedh, . ne jemi populli qё mbetemi kёtu.”

Shkodёr,mё 7.05.2011 Fadil Kraja,“Mjeshtёr i Madh”.

shkrimtar

No comments: