-Nё vend tё replikёs-
Nё se qytetari amerikan, qё nё vitet 70-tё konsumonte 400 litra ujё pёr frymё nё 24 orё, kur shqiptari thahej pёr ujё tё pijshёm, zgrip qё ende vazhdon edhe sot, nuk mund ta deshifronte lehtё kultin e ujit “Gzimi i ujit asht gzimi i jetёs”, kёtё vlerё tё folklorit modern shqiptar, shqiptari sot, mjerisht, s’ёshtё i lirё ta lexoj drejt thelbin e saj, sa kohё qё mes nesh tё pashpёtuar nga kthetrat e kultit tё “Armikut tё Çlrimit”, siç do e quante Konica, edhe pas 21 vjet “demokraci” kjo arritje artistike, njё dhimbje qё buronte nga shpirti i artistit, do tё anatemohet me çdo kusht nёn trysninё e kompleksit antikomunist. Megjithatё, brenda vehtes sime, miqve dhe kundёrshtarёve, sepse armiq s’mund tё ketё Sali Mani, tё gjithёve u kam dhёnё tё drejtё pёrballё absurdit shqiptar:
Askund nё botёn demokratike nuk mund tё ngjajё ajo qё perjetuam nё Shkodrёn tonё, mё 6.04.2011 nё Teatrin “Migjeni” nё jubileun e 100-Vjetorit tё ngritjes sё flamurit nё Deçiç, jubile i nderuar me pjesёmarrjen e tij edhe nga Presidenti i Republikёs, Profesor Doktor Bamir Topi. Megjithatё asnjёri nga autoritetet lokale nuk mori pjesё pёr tё vetmin shkak: Thjesht pёr tё qenё korrekt, jo me Kushtetutёn e RSH, por me vijёn e partisё “nё hёnё jo tё mirё“me Presidentin Topi.
Absurdi ynё: Klima e kёsaj epidemie politike, partia mbigjithçka, me metastazat e saja kёrkon tё mbajё nёn kontroll total gjithçka nё jetёn politike, kulturore, artistike, sportive, akademike tё njeriut shqiptar nё tё gjallё e nё tё vdekur.
Kam ndjekur me shumё vemendje nё internet apo edhe nё shkrime tjera nga shokё e miq tё Sali Manit, impresionet e tyre si sodisfaksion apo si kontenstim ndaj vlerёsimit qё, kohёt e fundit, Bashkia e qytetit tё Koplikut, mbёshtetur nё propozimin e Lidhjes sё Shkrimtarёve dhe Artistёve tё rrethit Malёsi e Madhe, mё13 shkurt 2010, i bёri ”Artistit tё merituar” Sali Mani. Pёrgjithёsisht mё ka pёlqyer ajo klimё debati si diversitet qё ridimensionon mes nesh obligimin nё thellim tё konfirmimit tё mёtejshёm tё vlerave tona, ndryshe nderimin sa mё dinjitoz qё gjithёsesi ia kemi borxh akoma Sali Manit sikur mё indinjuan vlerёsimet e politizuara, ndryshe kompleksi i krisjes si krizё brenda vehtes, kur jemi aq koshientё pёr dobinё e vlerёsimit objektiv tё veprёs sё tij..
Nёn shembullin e shkёlqyer tё nderimit qё diaspora shqiptare nё SHBA, si gjithnjё pararoja e sensibiliteteve nё dobi tё afirmimit tonё si komb, i bёri kёtij artisti malёsor nё ditёt mortore, mё pёlqeu fakti i atij debati tё moderuar nё internet, ku replikat gjithnjё mbylleshin me fjalёt: Me respekt. Njё nevojё kjo e bindjes sё vetvehtes se tashma ne shqiptarёt duhet ta braktisim pёrfundimisht unitetin monolit tё mendimit, vlerёsimit apo tё pёrzgjedhjes duke kultivuar unitetin si diversitet si nevojё e mbajtjes lart tё vlerave tona kombёtare sa tradicionale, sa perёndimore si njё komb i civilizuar.
Kur vdiq miku i tё gjithёve dhe njёri prej vlerave mё tё spikatura tё kёtij kombi nё fushёn e folklorit,”Artisti i merituar”Sali Mani ndodhesha familjarisht nё Itali. Me t’u kthyer nё Koplik, i vrarё shpirtёrisht nga mungesa nё pёrcjelljen mortore tё bilbilit tё folklorit modern shqiptar,”Artistit tё merituar” Sali Mani, ndjeva si obligim rivlerёsimin publik tё kёsaj figure qё Koplikut, dhimbshёm, po i mungonte… prej disa vitesh.
2.
Kёshtu, si kryesi e LSHA-M.Madhe, paraqitёm propozimin, sikurse zhvilluam disa takime me drejtuesit bashkiakё Koplik. Natyrisht qё qarkulluan edhe kundёrshti, madje
nёn kompleksin idiot tё ngjyrave tё “parcelёs”, duke paragjykuar atё dhe institucionin tonё, LSHA, u shpik edhe “njё grup intelektualёsh nismёtarё, qё askush s’e pa, as s’e njohu”, sikur u afruan edhe kandidatura tё tjera…çka s’na habiti, as s’na befasoi...as para tri vitesh gjatë insistimit tonё nё nderim tё ”Mjeshtrit tё Madh”Lukё Kaçajn, sot ”Nderi i Kombit” .Kryesorja: A kemi bёrё sa duhet pёr Sali Manin? Le tё mё mirёkuptojnё oponentёt e mendimit ndryshe, por personalisht, si kritik dhe studiues, kaq sa u bё e konsideroj pak, njё fillim tё mbarё brenda nesh nё vlerёsim tё veprёs sё tij.
Do tё ftoja krejt sinqerisht vetёdijen profesionale tё folkloristikёs shqiptare kudo ndodhet t’i kontribuonim bashkarisht nderimit tё plotё tё Sali Manit, ambasadorit shpirtёror tё kombit tё tonё, veçmas i Malёsisё sё Madhe, sikur tё kontribuojmё, po aq pa
komplekse, krejt njerёzisht, nё shuarjen e atyre keqkuptimeve me vetvehten qё s’po i shmangim dot ne shqiptarёt brenda vehtes, mjerisht jo nё emёr tё sё ardhmes sonё, por tё sё ardhmes ”sё parcelave tona”, qё aq mjeshtёrisht i anatemoi mjeshtri i fjalёs dhe i tingullit ”Artisti i merituar” Sali Mani nё kёngёn e tij: ”Politika,.politika”.
Si njёri nga anёtarёt e Seminarit shkencor Ndёrkombёtar ”Shkodra nё shekuj”me njё pjesёmarrje qё nga Australia e largёt, SHBA, Gjermania, Anglia, Italia, etj etj.shpesh jam ndjerё “vetёm” brenda vehtes kur me studiues tё ndryshёm, tё ardhur nga shtete tjera, diskutonim: Pse Konica dhe Fishta, emrat mё tё nderuar tё kombit tonё, e kanё parё shpeshherё gati tё pamundur tё tё bёrit shtet nga shqiptarёt?
E vetmja pёrgjigje qё mё vinte nё ndihmё ishte:”Mjerё ai qё s’qe aty kur u fol pёr tё”-thotё populli ynё.”Do tё thuash ishim tё izoluar”,- vazhdonte bashkёbiseduesi im.
Patjetёr, tё izoluar brenda vehtes si njё popull qё masakrohej nёn kujdesin e Fuqive tё Mёdha , po aq tё izoluar nga sjellja jonё tragjikomike, gjithnjё “origjinale”, shpёrtheja disi i çliruar, ndryshe “arsyetoja” atё dhe vetvehten. Por e vёrteta, mё shumё se kaq, s’mbulohet me shoshё, as me slogane, sado tё gjetura qofshin ato. Mjerisht, edhe nё kontekstin e njё gjeopolitike si kjo e shek.XXI, kaq e favorshme pёr ne si komb, nё Epokёn e Dialogut, ne nuk po arrijmё tё kuptojmё se e Ardhmja jonё vazhdon tё mbetet peng i thelbit tё asaj filozofie qё ne ende s’e kemi bёrё sa duhet tonёn:
Tё tё duan tё tjerёt, duhet mё parё tё duash vetvehten.
Kёtej kalon fati i sё ardhmes sonё, ndoshta kjo ёshtё hallka e fundit qё shekulli i 21-tё tё formatohet si shekulli i shqiptarёve.H.Klinton e tha qartё, kohёt e fundit, gjatё vizitёs nё Ballkan:”Tashmё, ju shqiptarёt, jini tё barabartё me tё tjerёt”. Do tё thotё koha punon pёr ju, por qё kjo tё japё frutet e saj duhet tё duani mbi tё gjitha vetvehten. Koha rroftё Partia, si njё rudiment i Perdes sё Hekurt mbaroi, koha e Postperdes apo e njeriut tё lirё: Rrofsha unё, erdhi. Le ta gёzojmё si vlerё diversiteti duke nderuar vetvehten, ndryshe vlera si vepra e Sali Manit qё na nderojnё, na plotёsojnё dhe na bashkojnё drejt dhe rreth Nёnёs sonё tё Pёrbashkёt, ku tё gjithё kemi njё gjak, ku tё gjithё flasim njё gjuhё !
Nё librin tim mё tё ri,”Kur dashurohemi me kultkonjukturёn”,do “tё takoheni” me njё pёrvojё brilante, si njё mёsim i madh, ndryshe me “autokritikёn”e mikut tё madh tё shqiptarёve Willson, nёntor 1920, para kryeministrit anglez Llojd Xhorxh, kur i shkruante: ”Ndonёse isha nё favor tё ruajtjes sё statukuosё, pra ruajtjes sё Pavarёsisё sё Shqipёrisё, kisha gabuar nё njё aspekt: Si vetё (Willsoni), ashtu edhe Fuqitё e Mёdha n s’e kishim parё Çёshtjen e Shqiptarёve nga pikёpamja e interesave kombёtare shqiptare”.
3.
Aspak pёr replikё, por nё respekt tё mendimit ndryshe, si vёshtrim kritik, dua t’u kujtoj anatemuesve tё krijimtarisё sё Sali Manit nё diasporё e kudo qofshin:
Vёrtet nё shikim tё parё, nё sipёrfaqe, ndryshe si ngjyrim entuziazmi, kёnga e Sali Manit: ”Gzimi i ujit, asht gzimi i jetёs”(13 qershor 1973) mirrte jetё si jehonё e arritjeve totalitare, por, po tё futemi nё filozofinё estetike tё vargut, edhe pse ndoshta krejt pa vetёdije çka ka ngjarё edhe me tё gjithё gjenitё e botёs nёn diktatura, ky lloj gёzimi, si gёzim uji, vinte si ironi me vetvehten, vinte si njё dhimbje:
Njё dhimbje pёr ekzistencё, kur cilido e di se tre tё katёrtat e trupit tonё sikur dy tё tretat e globit, si domosdoshmёri e ekzistencёs sonё si qenie, janё ujё. Dhe ne “gёzonim” nё gjirin e asaj tharjeje katastrofale si qenie pёr ujin, gёzimin e njё çesmeje nё mes tё fshatit(lagjes), kur bota po synonte tё siguronte burime uji edhe nё Mars. Aq mё absurde tingёllonte njё situatё e tillё kur Shqipёria, pёr nga burimet ujore natyrore nё raport me numrin e popullsisё qё ka, zё kreun e vendit nё rang kontinenti, mos mё gjёrё: Nё shekullin XX ashtu si Migjeni nё vitet “30-tё ngrinte legjendёn apo apoteozёn e misrit nё vitet “70-tё, ne po ngrinim me kёngё kultin e ujit, apoteozёn e tij, ujin-perёndi.
Kёtu po pёrjetёsohej si njё grotesk njёra nga dёshmitё mё tё dhimbshme autentike tё historisё sonё moderne nёn zgripin tragjikomik tё atij uji, para tё cilit shqiptari i shekullit XX ashtu si njeriu primitiv nё lashtёsi, po i ngrinte atij, ujit, himnin çka nёnkuptonte anёn tjetёr tё medaljes, Thembrёn e Akilit tё njё sistemi qё nё thelbin e vet filozofik, si llahtari zgripi ekstrem, vetёm zhuri-zhar e priste.
Kёtё medalje brilante me dy pamjet e saj, tё dukshmen dhe tё padukshmen si nёntekst, e ritheksoj ndoshta krejt padashje, mund tё na e dhuronte vetёm njё mrekulli shpirti prej artisti brilant siç qe ”Artisti i merituar” Sali Mani.
Kodi i Aizbergut nё letёrsi dhe pёrgjithёsisht nё art i tejkalon kufinjtё e tё gjitha nёnteksteve si njё kod-parim qё sa buron nga shpirti, sidomos nё njё kontekst shtrat Prokust, po aq mund tё deshifrohet vetёm me tё kundёrtёn e vetvehtes si vetё thelbi i qenies sonё, ku e dukshmja dhe e padukshmja, gazi dhe loti, jeta dhe vdekja, janё aq pranё e pranё, sa s’mund tё kenё jetё pa njёra tjetrёn.
Ndoshta nuk e teproj po t’u kujtoj se Molieri i famshёm disa vepra tё tij, si shtrat Prokusti d.m.th si detyrimpёrcaktim nё emёr tё mbijetesёs do t’ia dedikonte, njёrit prej diktatorёve mё pёrbindёsh qё njohu njerёzimi, Luigjit XIV, i cili dёnimet me vdekje i ekzekutonte me prerje koke nё gijotinё. Megjithatё madhёshtia moleriane kurrё nuk u zbe nga qytetarёt e kryeqytetit kulturor tё Evropёs, pse jo edhe tё botёs, Francёs sё tyre, tё bindur se vepra e Molierit, edhe pse pa vetёdije, i hapte rrugёn Francёs moderne.
Hiqnie me kujdes nga memoria juaj “ngjyrosjen” e mallkuar tё atij detyrimpёrcaktimi rozё nё vargjet ”Gzimi ujit asht’gzimi i jetёs” dhe do tё ndjeni se nga shpirti i Sali Manit, jashtё kёtij formati qё e diktonte koha, pёrjetohet vitaliteti i njё krijuesi tё jashtёzakonshёm, mungesёn e tё cilit do ta ndjejmё sa ma larg ditёve tona.
Me artistёt e mёdhej ngjet si me malet: Mund tё jenё edhe hijerёndё nё kufijntё e njё stine tё caktuar, por sa ma larg nesh, aq mё fort zbulohet madhёshtia e tyre.
Artistёt e mёdhenj nuk e shpallin disidencёn me slogane. Ata e pohojnё me gjenialitetin e artit, me thellёsinё e shpirtit tё tyre nga buron vetё vepra artistike si njё oponencё e pёrjetshme ndaj tё gjithёve, sadoqё diktaturat e tё gjitha kohёrave, kanё synuar, pёrmes manipulimeve, tё shndrisin nga drita universale e veprёs sё kёtyre
4.
gjenive. Nuk dua tё them se Sali Mani qe disident. Kushdo qё improvizon njё ndjeshmёri tё tillё si shtirje, fiktivitet, do tё kompromentonte vetё artistin nё fjalё, veprёn e tij sikur askush nuk mund tё mohojё dot se Saliu me veprёn e vet konfirmoi gjeninё e artistit qё u dominua pёrgjithёsisht nga shpirti i popullit tё tij.
Madje tё vjen shumё keq kur libri i tij “Malli pёr Malet”, i reklamuar me rastin e 65-vjetorit tё lindjes sё tij, dhjetor 2010, botohej i censuruar, ndryshe nёn ethet e boshtit blu, duke hequr disa nga perlat e kёtij autori si”Dasmё e re nё katund tё ri”etj.etj. frymё qё, mjerisht, pёrjetohet edhe nё parathёnien e tij shkruar nga njёri prej miqve tё mi dhe tё Sali Manit. Autori i parathёnies, nё shtёpinё e tё cilit nё dhjetor tё 1990-ёs ai do tё digjte vёrtet teserёn e PPSH, i dashuruar pas veprёs brilante tё “Artistit tё merituar”Sali Mani, ngatёrron solidaritetin nё masё tё ish-komunistёve shqiptarё me alternativёn e parё demokratike, si opozitё, me jetёn e plotё tё veprёs artistike tё artistit nё fjalё si njё realitet qё duhet lexuar ashtu siç ishte, si vetё historia jonё si popull, e cila kurrёsesi nuk fillon me 22 mars 1992, ndryshe me ardhjen nё pushtet tё opozitёs demokratike.
”Merrnie me mend se çfarё do tё ndodhte me historinё tonё nё tёrёsi, sikur t’i pranonim shtirjet gjithё disidencё kadarejane, tё ndezura nga etja pёr shkёlqim tё rremё apo pёr abuzim politik pёrmes emrit tuaj, sidomos nё faqet e gazetёs “Drita”,- i drejtohem Kadaresё, ndёrsa, sё bashku me vajzёn time, po pёrjetonim respektin dhe vemendjen, larg frymёs sё intelektualit organik, ndaj argumenteve tё mia tek libri ”Kryqёzimi modern i gjenive” (“Onufri”-korrik 2001) mbi tё ashtuquajturёn disidencё tё Kadaresё (31.10.2001). Dhe Kadare, jo thjesht do tё nderonte bashkёbisedimin e hapur sa profesional, sa miqёsor me tё ftuarit nё konakun e tij, por duke pohuar publikisht (Gazeta Shqiptare 16.03.2002): “Unё nuk kam qenё disident...”do tё nderonte akoma mё tej vetvehten dhe veprёn e vet me qёndrimin objektiv model kundёr spekulimeve me shumicё rreth tё tё ashtuquajturёs disidencё shqiptare nё tёrёsi.
Kёtё kuotё vlerёsimi do tё mirёpriste i mrekullueshmi,”Artisti ynё i merituar”, kёtё kuotё vlerёsimi real-profesional, larg çdo sentimentalizmi genetik apo partiak do t’i uroja tё gjithё shokёve dhe miqve tё sinqertё tё Sali Manit.
Koha nuk do tё na e falё, brezat do tё na ndёshkojnё, nёse vazhdojmё tё injorojmё vetvehten nё emёr tё filozofisё sё pёrjashtimit apo tё fronteve, nё epokёn e posthistorisё, kur historia i kaloi muzeumeve dhe shqiptari i lirё, si qytetar i botёs demokratike, ka shansin maksimal tё realizimit tё vetvehtes. .
Vetёm duke i shpёtuar moderacionit si kompleks, ndryshe antikomunizmit si dogmё, ne do tё arrijmё tё pranojmё vetvehten si integritet vlerash respektive duke shijuar dhe vlerёsuar me dinjitet kumtin e vlerave tona tё traditёs sё afёrt dhe asaj tё largёt, nё çdo fushё, si letёrnjoftimi adekuat i domethёnies sonё si identitet kombёtar.
Koplik,mё 2.07.2011 Kadri Ujkaj,kritik letrar
No comments:
Post a Comment