Sunday, April 17, 2011

"Më e bukura e futbollit tonë",

Për shërbimet e saj kishin treguar interesim edhe klubi Lyon, si dhe skuadra të ndryshme nga Liga profesionale e SHBA-së
image de l'article

Pas përfundimit të kampionatit Botëror të futbollit të femrave, ku ajo do të mbrojë ngjyrat e Gjermanisë, futbollistja shqiptaro-gjermane Fatmire Bajramaj do të ndërrojë ekipin. "Më e bukura e futbollit tonë", siç shkruajnë gazetat gjermane, sa herë e zënë ngoje Fatmiren, nga Turbine Potsdam do të kalojë në skuadrën rivale, FFC Frankfurt.

Kjo u kuptua në margjinat e ndeshjes që Turbine Potsdam luajti dje kundër Duisburgut. "Kam marrë një sinjal të qartë nga Lira. Kjo më bën të besoj se të hënën (sot) pasdite do ta bëjmë publike marrëveshjen", i ka deklaruar menaxheri i Frankfurtit Siegfried Dietrich, portalit "Morgenpost Online".

Bajramaj që më parë i kishte dhënë dritën jeshile këshilltarëve të saj për tërheqje nga Turbine Potsdam. Për shërbimet e saj kishin treguar intersim edhe klubi Lyon, si dhe skuadra të ndryshme nga Liga profesionale e SHBA-së, në mesine të cilave edhe "Western New York Flash".

Para se të përshëndetet nga Potsdam Turbine, "Lira", siç e thërrasin tifozët, synon të marrë me ekipin e saj të vjetër edhe kupën e Ligës së kampionëve. Ndeshja finale për këtë kupë luhet më 26 maj në Londër, ku Turbine Potsdam takohet me skuadrën franceze Olympique Lyon.

No comments: