Një nga portalet më të lexuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Huffington Post, ka kaluar në pronësi të grupit mediatik America Online (AOL).
Krijuesja e këtij portali, Arianna Huffington, do të jetë përgjegjëse në të ardhmen për të gjitha editorialet e grupit mediatik AOL. Për të marrë pronësinë e Huffington Post, AOL ka paguar plot 315 milionë dollarë. Në grupin mediat të AOL-it përfshihen portale të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si MapQuest, MovieFone, TechCrunch, apo Engadget, të cilëve iu bashkëngjitet edhe Huffington Post për të qenë sa më gjithëpërfshirës.
Krijuesja e Huffington Post, Arianna, është një nga femrat më të njohura në ekranet amerikane, si prezantuese televizive dhe si shkrimtare. Në vitin 2005 ajo hapi një blog personal dhe më vonë shpenzoi një milion dollarë për të përfshirë në të emra të njohur të penës amerikane.
Në ditët e sotme, ky portal ka mesatarisht rreth 25 milionë vizitorë cdo muaj, dhe më shumë se 100 analistë aktivë. Veç lajmeve të bollshme dhe analizave të shumta, ky portal ka të ardhura të mëdha nga reklamat. Për vitin 2010, Huffington Post ka arritur të përfitojë rreth 61 milionë dollarë nga reklamat. /R. Dunga - Start/
http://www.huffingtonpost.com/
No comments:
Post a Comment