Vitet e fundit biologët janë përfshirë nga një mister i madh, ai i zhdukjes në masë të bletëve. Që prej vitit 2006, insektet janë përfshirë në një masakër që ka shkaktuar zhdukjen e 20-40 % të tyre për shkak të asaj që është quajtur “sindroma e shpopullimit”. Kjo ka bërë që të hidhen shumë hipoteza, më e besueshmja nga të cilat ishte ushqimi i modifikuar gjenetikisht, por shkencëtarët ushtarakë dhe entomologët një shkak krejt të ndryshëm.
Sipas studimit të kryer nga ushtarakët e dhomës së Maryland për sjelljen e bletëve në Montana, sëmundja është shkaktuar nga bashkëveprimi mes një kërpudhe dhe një virusi. Nuk është ende i qartë kombinimi por këtë do ta përcaktojnë studimet e mëtejshme.
Në klimë të freskët dhe të lagësht, si kërpudha ashtu edhe virusi zhvillojnë një reaksion ndaj bletëve duke i vrarë. “Është si të ndjekësh një fantazmë sepse nuk e di ku do të shfaqet”, shprehet Jerry Bromenshenk. Vetëm dhe pa bashkëveprim, asnjë prej agjentëve nuk arrin të kthehet në një armë vdekjeprurëse për insektet.
No comments:
Post a Comment