7 këshilla të vlefshme për gratë
Jo gjithmonë bëhet fjalë për një problem të vërtetë fizik. Shpesh gratë janë të zëna deri në atë pikë saqë nuk arrijnë më t’i kushtojnë shumë kohë lidhjeve dashurore. Ose ndoshta janë thjesht të mërzitura nga raporti i zakonshëm. Për t’i zgjidhur të gjithë këto dyshime, ekspertët e “Times of India” nuk këshillojnë në asnjë mënyrë përdorimin e “Viagrës së kuqe”, objekt i shumë polemikave për shkak të joefikasitetit. Ata këshillojnë metoda më natyrore dhe të thjeshta, duke nisur që nga ushqimi.
Vendose kënaqësinë në tavolinë
Nuk ka asgjë më të mirë se një darkë romantike për të rritur dëshirën seksuale. Sipas Amy Reily, autor i librit “Love Diet” dhe ekspert i ushqimeve afrodiziake në tavolinë nuk duhet të mungojnë kurrë midhjet. Ato përmbajnë një aminoacid që rrit hormonet seksuale, si te burrat ashtu dhe te gratë. Më mirë akoma nëse në tavolinë gjeni edhe finokë të cilëve u është shtuar edhe selino. Janë dy ushqime që përmbajnë estrogjenë natyralë. Por çfarë mund të themi për kastravecët dhe likeret? Sipas Reily, te disa femra zgjojnë dëshirën seksuale. Nëse doni që gjithçka të funksionojë në mënyrë të përkryer, mos harroni që darkës t’i shtoni edhe një gotë verë të mirë dhe një kafe në fund. Dihet që e para ka lidhje direkt me zgjimin e epshit, por edhe një kafe e mirë ndihmon në lëshimin e hormoneve të kënaqësisë dhe atyre që përmirësojnë humorin. Ndoshta shumë prej jush nuk besojnë te kafeja, por nëse i shtohet në fund një ushqimi të mirë, të jeni të sigurt se funksionon. Për të njëjtat motive si vera mund të përmendim edhe shampanjën dhe tartufin. Kështu, nëse doni që mbrëmja të përfundojë në mënyrë të këndshme, të paktën dy herë në javë, meshkujt duhet të përgatisin darkën, ndërsa femrat të zgjedhin ushqimet. Përveçse do të bëni figurë të mirë, është e mundur që, si të thuash, të shpërbleheni në mënyrën e duhur.
Një pushim javor
Sipas Lisa Turner, psikologe dhe themeluese e “Il-O-Coach.com”, për shkak të programeve të llojit “Sex and the City”, gratë ndiejnë presionin dhe detyrën për të bërë gjithmonë dashuri edhe pas një dite të lodhshme pune. “Kjo mund të dëmtojë dëshirën tuaj seksuale”. Një këshillë që ajo jep ka lidhje me çlodhjen e syve dhe shikimit, të ulura nudo përpara partnerit tuaj, pa folur dhe pa u prekur për disa minuta, për të njohur më mirë trupin tuaj”, Një tjetër ndihmesë është ajo e të mos kryerit raporte seksuale për një javë, por të prekeni çdo ditë në mënyrë seksuale pa pasur asnjë pritshmëri eksitimi. Në fakt, shpesh, kërkohet të arrihet me çdo kusht në orgazëm, duke harruar kënaqësinë që provohet teksa prek një person të dashur”, sugjeron Turner. Në çiftet e dashuruara dhe ato të martuara, studiuesit kanë gjetur se gratë shpesh e përdorin seksin si mjet për të mbrojtur lidhjen e tyre. Shpesh ato pranojnë kërkesat seksuale të partnerëve, që ata të jenë të lumtur dhe të mos kenë ndërmend të largohen. Kjo mund të përdoret nga gratë edhe si një strategji për ta bërë partnerin të mendojë se është i kënaqur nga jeta e tij seksuale. Shumë gra të përfshira në studim, sidomos vajza të reja, pranuan se i praktikonin njohuritë erotike si një motiv për të fituar përvojë. Disa thanë se dëshironin të kishin eksperiencë me qëllimin e vetëm që të mos ndiheshin inferiore dhe "të pamësuara". Studimet në këtë fushë kanë treguar dhe dokumentuar se sa më shumë eksperiencë të ketë një grua, aq më e predispozuar është për të arritur orgazmën. Arsyeja është e thjeshtë: sa më shumë përvojë seksuale të ketë pasur një femër, aq më shumë mundësi ka për të gjetur rrugët që e bëjnë atë të ndihet mirë e të arrijë në orgazëm.
Të lexosh romane romantike
“Letërsia e çdo lloj tipi dhe në veçanti ajo erotike, është një vend vërtet i sigurt për t’u eksperimentuar. Shumë gra shqetësohen të bëjnë dashuri, sepse nuk e dinë se çfarë duan”, tregon Kd Grace, romancier dhe autor i romanit erotik “Ms Holly”.
“Në ndryshim nga imazhet erotike në ekran, fjala e shkruar është më goditëse dhe na lejon të përdorim më mirë imagjinatën”.
Ushtrime seksi
Si thoni të bëni disa ushtrime që jo vetëm iu argëtojnë, por iu ndihmojnë të përmirësoni jetën tuaj seksuale? Këtë e sugjeron Loren Barclay, një instruktore që ka ideuar “Coregasm”, leksione gjimnastike në “Gymbox”. Gjëja e parë që duhet bërë është forcimi i muskujve të pjesës së poshtme të barkut, që përveç të tjerave, është shumë i domosdoshëm për të ndier në maksimum kënaqësinë seksuale që nis me prekjen.
Të brendshmet seksi
Edhe syri luan pjesën e tij të rëndësishme në gjithë këtë. Të brendshmet seksi i bëjnë gratë të ndihen më të bukura dhe më të dëshiruara. Sipas Andressa Rando të “Figleaves.com”, “blerja e të brendshmeve të shtrenjta dhe shumë të bukura mund t’iu bëjë të ndiheni më të fuqishme dhe më seksi”. Prandaj para se të shkoni në shtrat, mendoni mirë se çfarë do vishni.
Ndihma
Sipas një studimi të bërë nga “Netmums.com”, mijëra nëna kanë deklaruar se në vend të çokollatave dhe luleve preferojnë të ndihmohen nga partneri në përkujdesjen për shtëpinë dhe fëmijët. Kështu që mjaft me dhurata të kota, jepini pak ndihmë grave tuaja. Dhuratën do t’ua bëjnë ato më vonë për t’iu falënderuar. Me kusht që më pas të mos jeni ju të lodhur për të bërë seks.
Vendi
Mjaft më me dhomën e gjumit. Nuk ka rëndësi nëse keni fëmijë apo jo. Përpiquni të gjeni momente ku mund të ndryshoni dhomë, vendin dhe mënyrën. Ndryshe raporti seksual bëhet shumë i mërzitshëm. Këto janë këshillat e Sam Roddick, drejtor i “Covent Garden” një dyqan me veshje dhe lodra erotike.
No comments:
Post a Comment