PHILADELPHIA PE: Oficerët e policisë pretendohet se kan vjedhur qeset e marihuanës nga një axhentë fshehtë, po i policisë me synimin për të shpërndarë e shitur mariuanën me vlerë rreth 25 mijë dolllar.
Të dy oficerë të policisë, policë me uniformë në qytetin e Filadelfia, kanë dalë dje para gjyqit, dhe janë akuzuar për komplot kriminal, grabitje, rrëmbim, për mbajtje të paligjshme të lëndve narkotike, kapjen e njerëzve dhe dënimin e tyre me burgim të rremë me qëllim vjedhjen, dhe akuza të tjera lidhur me këtë akt të pa precedent, thuhet në një deklartë për shtypin këtu, sipas zyrtarëve të policisë së shtetit në Pennsylvania .
Të dy oficerët e policisë, policë me uniformë në qytetin e Filadelfia, Sean Alivera, 31 vjeç, latino, dhe Christopher Luciano, 23 vjeç, italian, thuhet se u kapën në flagrancë teksa në rastin më të fundit, rast i cili çojë në pranga dy policët, kanë grabitur dy persona.
Sipas dekleratës një "shoqërues" dhe një shitës të drogës, duke i marrë atij 20 pakot të marihuanës me një vlerë rruge prej 24.000 dollar, si dhe i kanë marrë 3.000 dollar në dorë (cash).
Sipas dekleratës për shtyp, të cilës po i referohet edhe gazeta jonë "Rezulton se njeri nga ata që dy ofecerat e policisë mendonin se ishte një shpërndarës droge- "shoqëruesi", ishte në fakt një oficer i fshehtë i policisë që këtu në SHBA-ës, njihen undercover .
Autoritetet gjithashtu besojnë se dy oficerët e policisë, të cilët, tani janë në burg, "kishin planifikuar që në bazë të marrëveshje me Makfaksin drogës në rrugë nga një shpërndarës droge, emrin e të cilët për shkak të hetimeve nuk thuhet do t'a dorzonin tek ai në bazë të vlersë së parave që kishin bërë pazarin". .
"Këta dy njerëz - pra dy oficera të policisë janë një turp për unifromat e tyre, por veprmi i tyre as njollos as trupëron unifromat e policisë dhe misionin e tyre të shenjtë, ata nuk duhet të reflektojnë mbi burrat e gratë e policisë, të cilët edhe në momenet më të vështirë të punës së tyre në departamentin e policisë, kurr nuk janë tërhequr edhe kur kanë vënë edhe jetën në rrezik ose edhe kanë dhënë jetën për të mbrojtur qytetarët" tha Prokurori i Qarkut në Philadelphia, Seth Williams.
Sipas dekleratës së policisë thuhet se së paku pesë zyrtarë nga Filadelfia kanë qenë të akuzuar ose të dënuar në vitin e kaluar, nën akuzë se kan qënë duke u përpjekur për të vjedh tregtarët të drogës në qytet. Komisioneri i policisë në Philadelphia, Charles Ramsey thuhet se ka në plan për të pastruar Departamentin e Policisë së qarkut të Philadelphia, i cili ka gjithësej 6600-anëtare.
"Sa i përket asaj se ka policë të korruptuar, unë tha Komisiari i Policisë së Philadelphias, në qoftë se ata duan të vazhdojnë të bëjnë atë që ata po bëjnë, ne do t'ju a gjejmë vendin , ne do t'i arrestojmë dhe ata do të ndiqen penalisht, e dënohen me dënime maksimale," tha Ramsey, Komisiari i Policisë së Philadelphias, "Nuk ka rrugë të mesme këtu.dhe Absolutisht asnjë lloj rruge tjetër."/BEQIR SINA/
No comments:
Post a Comment