Izet Haxhia, i dënuar për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari në mbremjen e 12 shtatorit te vitin 1998, është liruar sot nga burgu në Turqi, ku dhe ishte arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e Haxhisë, ndërsa zyrtarët e Tiranës, nuk e kanë konfirmuar ende lajmin.
Izet Haxhia është dënuar me 25-vjet burg, ndërsa u ndalua në Turqi më 3 qershor të vitit 2006. I ndodhur në arrati, Haxhia ka kërkuar azil në Turqi, por një gjë e tillë i është mohuar.
Drejtësia shqiptare kërkonte që Haxhia të ekstradohej drejt vendit të tij, por as kjo kërkesë nuk është marrë parasysh, ndërsa sot Gjykata Supreme e Turqisë ka dhënë vendimin për ta lënë të lirë.
No comments:
Post a Comment