Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Sheshi e konsideroi të rëndë faktin nëse pas 20 vitesh demokraci, Shqipëria të kishte një kryeministër ish-komunist të thekur dhe një president po ish-komunist. Duke e konsideruar mundësinë e një pakti Nano-Meta-Berisha për kreun e ardhshëm të shtetit një pazar jashtë çdo morali politik, Shehi theksoi se në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë. “Së pari ky është akoma në kufijtë e muhabete të tavolinave. Megjithatë, fakti se Shqipëria sot drejtohet nga ish- komunistë, të lë të dyshosh se gjithçka mund të ndodhë. Në Shqipëri këta duan të bëhen nuse nga tre herë, pa marrë parasysh parimet morale, të shkuarën etj. Do të ishte e rëndë që pas 20 vitesh demokraci me gjithë këto probleme, Shqipëria të drejtohej nga një kryeministër ish-komunist i thekur dhe nga një president gjithashtu ish-komunist i thekur”, theksoi Shehi. Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Sheshi shtoi më tej se ishte ende herët për t’u zgjatur në këtë çështje, përderisa pretendimet për të marrë kreun e shtetit nuk janë bërë zyrtare. Por, Shehi u ndal tek fenomeni që është shfaqur javët fundit, i quajtur trafiku i deputetëve. Si stimulues të merkatos së deputetëve, ai ka identifikuar sistemin zgjedhor, i cili u imponua nga dy partitë e mëdha për të eliminuar partitë e vogla. Shehi ka theksuar se ai sistem asnjërës palë nuk i jep numrat e nevojshëm për të qeverisur e qetë.
Historia Nano-Meta, dashuri, xhelozi dhe pabesi
Po t’i kthehemi përvojës së kaluar, historia e marrëdhënieve të Fatos Nanos dhe Ilir Metës mund të konsiderohet si një trefaqësh ku në njërën anë qëndron dashuria, në tjetrën xhelozia, ndërsa në tjetrën urrejtja. Në kohën kur Nano ishte në burg, Ilir Meta luajti çdo gur për të marrë nën kontroll partinë, madje për të arritur këtë qëllim bashkëpunoi edhe me Shërbimin Informativ Kombëtar të ’97 si dhe me Berishën. Pasi Nano doli nga burgu, Nano dhe Meta kaluan disa muaj mjalti, deri sa ky i fundit u bë kryeministër. Por, vetëm dy vite më vonë erdhi koha e urrejtjes dhe Nano e rrëzoi Metën, pasi ky fundit po e zgjeronte pushtetin e tij. Më pas Meta krijoi partinë e tij dhe jo vetëm bëri që Nano të humbte zgjedhjet në 2005, por të humbte edhe partinë. Pas 5 vitesh, kur Meta ndjehet shumë i dobët politikisht, ka ardhur sërish periudha e dashurisë, e cila nuk dihet sesa do të zgjasë.
Marrëveshja Nano-Meta
Ilir Meta dhe Fatos Nano duket se kanë lidhur një marrëveshje për të mbështetur njëri-tjetrin; Nano për t’u bërë president në 2012, ndërsa Meta për marrë maksimumin e votave në zgjedhjet lokale si dhe për të trafikuar disa deputetë nga PS në drejtim të LSI. Kështu, me afrimin e zgjedhjeve lokale dhe me mbarimin e mandatit të kreut të shtetit, Fatos Nano ka filluar zyrtarisht fushatën e tij për t’u bërë president, ndërsa Ilir Metën e kanë zaptuar ethet nga dështimi në zgjedhjet lokale, pas marrëveshjes me Berishën dhe krizën që ka mbërthye LSI. Nano i ka premtuar Metës mbushjen e partisë me disa deputetë të Ramës, duke shfrytëzuar njohjet e tij të vjetra si dhe mbështetjen e plotë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërsa Meta i ka premtuar Nanos mbështetjen e kandidaturës së tij për president në 2012 me anë të deputetëve që do të trafikojë nga PS.
Ndoka: Nano president, absurditet
Për kreun e PDK, Nard Ndoka, kandidimi i Nanos për postin e presidentit, është një mendim absurd, jo vetëm për shkak se ai është lideri historik i Partisë Socialiste, por sepse demokratët e vërtetë nuk mund të pranojnë një marrëveshje të tillë. Gjithsesi, Ndoka theksoi se Berisha dhe Meta mund ta mbështesin Nanon, por ky i fundit nuk mund të kalojë sitën e Kuvendit. Sipas Ndokës, pazare të tilla pret vetëm nga ata që manipulojnë zgjedhjet, siç është rasti i zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka komentuar edhe asionin më të fundit të opozitës zë bashkuar, për përmbysjen e Berishës me protesta popullore. Ndoka theksoi se përballë murit të pushtetit, opozita dot zgjedhë rrugën ë protestave demokratike për të garantuar votën e lirë në vend. Ai theksoi se ndryshe nga herët e tjera, protestat nuk do të ndalen më deri në largimin e Berishës nga pushtetit i vjedhur me 28 qershor.
Meta, spiun në SHIK ’97
13 vite më vonë, zbulohet se kryetari i LSI, Ilir Meta, në vitet ‘96-’97, rezulton se ka spiunuar rregullisht pranë Shërbimit Informativ Kombëtar për të eliminuar politikisht Fatos Nanon dhe për të marrë Partinë Socialiste nën kontroll. Nisur nga raportet e detajuara të SHIK, rezulton se Ilir Meta ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i SHIK dhe i Berishës, ku punonte me zell kundër Fatos Nanos dhe të gjithë mbështetësve të tij, sidomos ndaj Mejdanit dhe Islamit. Nga këta raporte dhe dëshmi të asokohe, rezulton gjithashtu se Meta ka marrë para kesh në dorë nga Bashkim Gazidede, për të forcuar pozitat e tij në PS. Në librin e tij, gazetari Mero Baze, fakton sesi Ilir Meta spiunonte në SHIK të gjithë veprimtarinë e Partisë Socialiste dhe skenarët e tij për të marrë nën kontroll selinë rozë. “Kudo që shkonte i deleguari Ilir Meta, apo njerëz të grupit të tij, shtypi afër Berishës siguronte raportet e plota nga konferenca. Atje ku nuk kishte njerëz të grupit anti-Nano, ndërhynte SHIK dhe në gazetën “Albania” nuk mungonin kurrë raportet”, thuhet në librin e Bazes.
Meta, skenar kundër Nanos
Sipas librit të Mero Bazes, dy ishin në atë kohë problemet që iu krijuan grupit të reformatorëve, i pari ishte presioni i ndërkombëtarëve për dialog me PD, nga njëra anë dhe humbja e mbështetjes me bazën e partisë në këtë veprim dhe, së dyti, kufiri deri ku ata duhet të shkonin në luftën ndaj Fatos Nanos. “Ata shpresonin që, nëse merrnin nën kontroll partinë, të arrinin një rezultat pozitiv në zgjedhjet lokale me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe këtë ta paraqisnin si fillimin e kthesës. Ndërsa, nëse humbnin, do të angazhoheshin për një humbje të thellë në zgjedhjet lokale, me qëllim që të diskreditonin grupin e Nanos”, thuhet më tej në librin e tij. Gjithashtu mësohet se një sërë shkrimesh që porositeshin nga Meta dhe Hajdaraga në formën e analizave gjenin vend në faqet e gazetës “Albania”, çka sillnin një çoroditje tek elektorati i majta, madje puna shkoi deri atje sa një grup veteranësh nga Vlora u detyruan t’i shkruajnë një letër Rakipit për t’i kërkuar sqarime për zhvillimet brenda PS.
No comments:
Post a Comment