Shqiptarët janë ndër duhanpirësit më të mëdhenj në Evropë. Të varfër apo të pasur, rrogëtare apo familje me asistencë sociale e pensionistë, shpenzojnë jo pak por 1.4 milionë dollarë në ditë vetëm për cigare.
Duhanpirësit numërohen rreth 870 mijë, ose thënë ndryshe rreth 39 përqind e popullsisë. E në raport me popullsinë, shqiptarët kanë arritur nivelin e turqve, një ndër vendet me numrin më të lartë të duhanpirësve në Evropë. Nga ana tjetër është rritur numri i duhanpirësve femra.
Tendenca nuk është më risi, por shqetësim mbetet cigarja e parë, mosha e konsumit të së cilës është ulur nën 10 vjeç. Pavarësisht numrit të madh duhanpirëse, vihet re një ndërgjegjesim i tyre për konsumimin e duhanit. Ata janë të kujdeshëm dhe shumë prej tyre nuk e pijnë cigaren në shtëpi, apo në makinë veçanërisht kur në këto dy ambjente ka fëmijë. Për të parandaluar sa më shumë fenomenin e duhanpirjes, qeveria shqiptare në dy vitet e fundit ka rritur akcizën e cigareve, duke e çuar aktualisht çmimin minial të një pakete në 150 lekë. Kjo sipas specialitëve të Institutit të Shëndetit Publik po çon rritjen e numrit të personave që duan të lënë duhanin nga shtresat e varfëra dhe të mesme.
No comments:
Post a Comment