Friday, February 18, 2011
Volonte, akuzon opozitën si pengesë për zgjidhjen e ngërçit
President i Grupit Popullor Kristian Demokrat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luca Volonte, gjatë takimit që zhvilloi me kryeministrin Berisha, ai ka akuzuar opozitën si pengesë për zgjidhjen e ngërçit politik. Volonte tha se në fillim të vitit 2010 Rama refuzoi propozimet e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KE, duke mbyllur qëllimisht rrugët për një zgjidhje institucionale të ngërçit të krijuar nga opozita. Nga ana e tij, kreu i qeverisë Berisha nënvizoi rëndësinë themelore për hetim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit. Kryeministri vlerësoi gjithashtu rolin dhe qëndrimin korrekt të përfaqësuesve dhe organizatave ndërkombëtare dhe përpjekjet e tyre për normalizimin e situatës. Berisha e siguroi Volonten për angazhimin e tij maksimal që zgjedhjet për pushtetin vendor të 8 majit të arrijnë standartet më të larta të Këshillit të Evropës dhe OSBE. Ai ftoi për një pjesëmarrje sa më të gjerë të Asamblesë Parlamentare të KE në misionin ndërkombëtar të vëzhgimit të zgjedhjeve.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment