Friday, February 18, 2011
Padia civile: Demonstratat, PS prishi imazhin e vendit
Levizja "Zgjohu" ka ngritur padi ndaj Partise Socialiste, si organizatore e protestes se dhunshme te 21 janarit, gje qe sipas saj, solli edhe demtim te imazhit te vendit tone, sidomos ne planin turistik. Kreu i kesaj levizjeje, Zirkon Disha tha se, kjo padi ngrihet me qellim krijimin e nje fondi per sponsorizimin e nje fushate nderkombetare, per permiresimin e imazhit. Imazhi Sipas levizjes "Zgjohu", duke qene se turizmi eshte nje nder sektoret strategjike per ekonomine shqiptare, lypset me se paku investim per permiresimin e imazhit te vendit ne planin turistik, qe t'i afrohet atij te para 21 janarit. "Para 21 janarit, "Lonely Planet" dhe disa nga agjencite me me ndikim ne bote, e paraqisnin Shqiperine si nje destinacion turistik qe nuk duhet humbur, duke e radhitur ate ne vendin e pare, me pamje shume interesante nga Shqiperia. Por, kjo nuk zgjati shume, pasi me 22 janar mediat nderkombetare paraqiten pamje filmike dhe foto te cilat pasqyronin dhunen e shfaqur nga protestuesit, me makina te djegura, te vrare dhe me nje gjendje pasigurie",-tha kreu i Levizjes "Zgjohu", Zirkon Disha. Ai rikujtoi se nje gje te tille e perforcojne ambasadat, kryesisht ambasada amerikane, ku i ben thirrje qytetareve te shmangin daljen ne rruge, pasi protestat mund te jene te dhunshme. Dhe me e keqja eshte se kjo situate fatkeqesisht vazhdon, sipas tij. Kreret e levizjes pohuan se disa nga funksionaret nderkombetare, si trupa diplomatike apo perfaqesi te vendeve te ndryshme ne vend dhe jashte saj, deklaruan qe kjo proteste ishte e dhunshme dhe jo demokratike. Rikuperimi Padia sipas Dishes, mbeshtetet ne arsyet e mesiperme, dhe ne te gjithe faktet qe do te mblidhen pergjate dy javeve prane agjencive te operatoreve turistike, te cilet presin turiste. Atyre do t'u vleresohet demin qe u eshte shkaktuar nga protesta e dhunshme, me ane te shtyrjes apo anulimit te qindra-mijera prenotimeve. Nga ana tjeter, demi ne imazh, qe ka shkaktuar kjo proteste me pasoje largimin e perkohshem nga vendi te qindra sipermarresve te huaj, apo shtyrje te projekteve, eshte nje tjeter pasoje e demonstratave te organizuara nga PS. "Te mos harrojme qe rikuperimi i imazhit, eshte nje proces i gjate e i vazhdueshem, i cili duhet te filloje me pergjegjshmerine e politikaneve ne deklaratat para mediave, ku nuk duhet te bejne paralelizma me vende te cilat nuk kane asnje lidhje me Shqiperine",-tha Disha. Sipas tij, nuk ka pse te behen paralelizma me Tunizine apo me vendet e tjera, qe kane pasur problematika krejt te ndryshme. Demet Operatoret turistike te bashkepunojne Levizja "Zgjohu", ftoi gjate konferences se djeshme per bashkepunim te gjitha organizatat dhe operatoret te cilet i ndiejne, kuptojne dhe vleresojne keto fakte, te bashkohen per te bere nje vleresim per demin dhe me pas ngritjen e padise, ku parate e mbledhura nga fitimi i gjyqit ndaj Partise Socialiste, te shkojne per financimin e nje fushate nderkombetare per permiresim te imazhit. Gjate konferences, Zirkon Disha, deklaroi se aktiviste te Levizjes "Zgjohu", jane dhunuar nga punonjes te Bashkise se Tiranes apo nga grupe te tjera mbeshtetes te PS ne 2 korrik 2009 ne protesten tek "ETC", ku i kerkohej Edi Rames te shkonte ne pune si kryetar Bashkie. Shkollat jane njoftuar per zhvillimin e mesimit me ore te shkurtuara Protesta e sotme, "paralizohet" jeta ne Tirane Frika e perseritjes se dhunes se 21 janarit, pritet te paralizoje cdo aktivitet ne kryeqytet gjate pasdites se sotme. Shkollat qe zhvillojne mesim ne turnet e pasdites, jane njoftuar per zhvillimin e mesimit me ore te shkurtuara, ndersa prinderit do t'i marrin femijet e tyre nga cerdhet dhe kopshtet me heret se zakonisht. Por, ka edhe nga ata prinder qe shprehen se nuk do t'i dergojne femijet fare ne shkolle. "Me mire te marrin mungese pa arsye, sesa t'u ndodhe dicka e rrezikshme", shprehin pasigurine e tyre prinderit per protesten e sotme. "Une dhe bashkeshorti biseduam dhe vendosem se eshte shume me mire qe djali te mos shkoje nje dite ne shkolle, sesa t'i ndodhe ndonje gje. Apo qofte edhe te behet deshmitar i atyre demonstratave, qe me sa duket nuk pritet te jene edhe aq paqesore", thote Valbona, nene e nje djaloshi 10-vjecar, i cili sipas saj, ka mbetur i shokuar qe te premten e 21 janarit. Qe prej dy ditesh, femijet e shkollave jane njoftuar se do t'i bejne oret e mesimit te shkurtuara, per arsye te problemeve qe mund te lindin ne trafik dhe per sigurine e femijeve. Perfaqesuesit e bizneseve prane ish-Bllokut, frike per diten e sotme Bizneset: Do te mbyllim qepenat Perfaqesues te bizneseve te vogla e te medha, shprehen se preferojne me mire te ngelen nje dite pa fituar asnje lek, sesa te gjejne belane. Ata e kane pare fare mire se c'u ndodhi lokaleve apo kioskave diten e 21 janarit, kur ato u thyen e u shkrumbuan. Ndaj, kane vendosur qe t'u vene qepenat apo te shtojne masat e sigurise me roje private. Pronaret e dyqaneve, lokaleve apo veprimtarive te tjera private shprehin pasigurine per ate qe do te ndodhe. "Me e keqja eshte se protesta eshte lene qe te zhvillohet ne oren 4 te pasdites, kur fillon te erresohet. Kjo na e perforcon friken se dicka e keqe mund te ndodhe", thote pronari i nje lokali te ish-Bllok. Ai eshte i mendimit se eshte me mire qe nje pasdite te mos kete fitime, sesa te paguaje per demet e mundshme qe mund te pesoje nga ndonje proteste e dhunshme, sikurse ndodhi me 21 janar. "Ate te premte, lokali im u demtua, por me disa investime e riparova. Nuk kam mundesi te perballoj stresin apo shpenzimet e nje demtimi tjeter",- thote ai. Frike nga vjedhjet dhe plackitjet e hajduteve Dhjetera shtepi e biznese jane vjedhur e plackitur me 21 janar, gjate kohes qe e gjithe vemendja e forcave policore ishte perqendruar tek demonstrata. Hajdutet gjeten momentin me te mire per te "ushtruar profesionin" e tyre, duke e ditur qe policia ose nuk do te mberrinte fare, ose do te mberrinte me vonese, kur ata ta kishin perfunduar misionin e tyre. Duke e parashikuar nje fenomen te tille paraprakisht, qytetaret shprehen se do te tregohen te kujdesshem, duke qendruar ne shtepi dhe duke i ruajtur mire ato.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment