Klodiana Kotorri
Protesta e opozites e paralajmeruar me 18 shkurt ka detyruar ambasaden amerikane t'u beje thirrje shtetasve te saj qe ndodhen ne Shqiperi te bejne kujdes. Paralajmerimi eshte bere paraditen e djeshme dhe ne oret e pasdites u pasua edhe nga nje i dyte, per tubimin e se dieles, njoftuar nga Partia Demokratike. Me ane te nje deklarate leshuar diten e djeshme, ambasada e SHBA-se u ka bere thirrje shtetasve amerikane qe ndodhen ne Tirane te shmangin udhetimet e panevojshme me date 18 shkurt e me tej. Ne deklaraten e saj, ambasada amerikane shprehet se "kemi informacione qe protestat e opozites te zgjasin disa dite rresht". Kurse vijohet: "Ne i njoftojme qytetaret e SHBA, se edhe demonstratat qe jane njoftuar si paqesore mund te kthehen ne dhune dhe te paparashikueshme. Ju duhet t'i shmangni ato nese eshte e mundshme". Ne njoftimin e leshuar dje nga ambasada e SHBA-se, evidentohej fakti se demonstratat e kaluara kane prekur te gjitha arteriet kryesore hyrese te kryeqytetit dhe kane nderprere ne menyre te konsiderueshme rrjedhen e trafikut. Ambasada e SHBA ka keshilluar personelin te shmange zonat ku ndodhin demonstrata dhe te kufizojne te gjitha udhetimet e panevojshme gjate protestave. "Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te cojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne te gjithe vendin. U bejme thirrje qytetareve amerikane te jeni vigjilente dhe te vetedijshem per vendndodhjen tuaj dhe degjoni se cfare raportojne mediat lokale te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet publike. Qytetareve te SHBA-se po i kerkojme te ushtrojne kujdes te forte, nese ata gjenden prane demonstruesve", thuhen ne deklaraten e ambasades amerikane leshuar diten e djeshme. Paralajmerimi i dyte, vinte per 20 shkurtin, per koncertin festiv qe do te zhvilloje diten e diel Forumi Rinor i Partise Demokratike. Ne nje njoftim zyrtar ambasada e SHBA, kerkon nga qytetaret e saj qe te shmangin zonat ku do te zhvillohet ky miting ne qender te qytetit. Ndersa paralajmeron bazuar ne proceduren qe po ndjek qe prej 21 janarit, se tubimet ne Tirane mund te jene te dhunshme, edhe pse fillimisht deklarohen si paqesore. "Partia Demokratike e Shqiperise ka lajmeruar zhvillimin e nje mitingu te dielen ne 20 shkurt 2011. Ambasada nuk ka informacion specifik per vendin apo zonen ku do te zhvillohet mitingu. Me pare mitingjet publike kane prekur te gjitha arteriet e qytetit dhe zakonisht perreth Parlamentit, Kryeministrise dhe bulevardit, "Deshmoret e Kombit". Personeli i Ambasades se SHBA eshte keshilluar qe te shmang cdo kalim ne zonen e demonstratave dhe te limitojne cdo udhetim gjate kohes se zhvillimit te protestes", thuhet ne njoftimin e Ambasades se SHBA-se qe per shkak te procedures rutine, ne pjesen me te madhe eshte perseritje e atij per kujdes nga 18 shkurti. Nderkohe edhe disa ambasada te vendeve te Bashkimit Evropian, ashtu si heret e kaluara qe nga 21 janari, u kane bere thirrje shtetasve te tyre te qendrojne larg vendeve ku do te grumbullohen demonstruesit me 18 shkurt, ndersa theksojne se qytetaret e vendeve te tyre duhet te shmangin levizjet e panevojshme ne Tirane deri ne perfundim te demonstratave, qe sipas informacioneve mund te vazhdojne disa dite. Keto ambasada kane leshuar deklarata vigjilente edhe ne demonstratat e meparshme te zhvilluara nga opozita. Ambasadat Ambasada britanike e ajo italiane u kane bere thirrje diten e djeshme shtetasve te tyre qe ndodhen ne Shqiperi, te kene kujdes me 18 shkurt pasi demonstratat e PS edhe pse jane paralajmeruar paqesore mund te rezultojne si ajo e 21 janarit. Apeli "Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te cojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne te gjithe vendin. U bejme thirrje qytetareve amerikane, te jeni vigjilent dhe te vetedijshem per vendbanimin tuaj, degjoni se cfare raportojne mediat lokale te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet publike".
No comments:
Post a Comment