Nga Reldar DEDAJ
Sado e ndryshme që të jetë Shqipëria në procesverbalet e socialistëve, ajo ka nxjerr në dritë një dështim të madh. Shqipëria i është dorëzuar një vale të shfrenuar krimi që ka prekur rrugët dhe familjet shqiptare. Brenda dyzet e tetë orëve në fshatin Suk të Fierit ka ndodhur një vrasje e pesëfishtë, një ditë më pas, në mbrëmje vritet një njëzet e shtatë vjeçar në Kavajë,
paraditen e sotme në Shkodër, në lumin Buna gjendet një person i pajetë, për të mos harruar plagosjen e një dyzet vjeçari që për fat të mirë i shpëtoi për bukuri vdekjes, si dhe, përsëritjen e shpërthimeve të tritolit në Fushë-Krujë. Brenda dy ditësh një qytetar shqiptar ka mundësi të shohë si një film serial lloj-lloj ngjarjesh tragjike, që për hir të vërtetës, po tmerrojnë të gjithë opinionin publik në vend.
Të lexosh siç duhet këtë gjendje të rëndë, do të thotë, të reagosh përballë kohës që jeton. Por Ministri i Brendshëm përpiqet të krahasojë të vdekurit e një viti më parë, me ata të një viti më pas, dhe shikon në mënyrë cinike arritje, rregullime të gjendjes së përgjithshme, profesionalizëm më të madh të efektivëve të policisë, dhe shifra më të pakta të ngjarjeve kriminale në vend. Megjithatë, e kaluara nuk zë të njëjtën hapësirë mendore te të gjithë njerëzit, dhe ndoshta, përkëtej, nuk duhet lënë që të vdekurit të varrosin të vdekurit.
Ajo që po i bën të brishta marrëdhëniet midis policisë dhe përdorimit të kapitalit profesional të saj kundra krimit të organizuar, apo të formave të tjera të shfaqjes së tij, dhe prandaj e bën të brishtë ekzistencën, është se plaga mbetet gjithnjë e hapur. Cipa që ka zënë në sipërfaqe nuk është forcuar kurrë. Për hiçgjë dhembja rifillon, nganjëherë prej një gërvishtje të vogël, apo për një përkëdhelje të ngathët. Pasi, me ardhjen e socialistëve në pushtet, njerëzit menduan, se erdhi koha që të harrojnë Agron Kuliçajn, jo personin Agron në vetvete, por policinë e mbështetur në logjikën e tarafit, duke e bërë qeverinë dhe institucionet e ndryshme të saj të ngrenë supet përpara kësaj marrëzie profesionale.
Atëherë, që e kaluara të bëhet e kaluar, nuk mjafton të kalojë koha. Që një mendësi të vërë kufi mes së sotmes dhe së djeshmes së vet, duhet të ketë nga kjo anë një kufi hipotetik ku të vërë dinjitetin, profesionalizmin, respektin për veten, duhet të ketë në arkiv të vet suksese të merituara, aksione fitimprurëse, rezultate entuziaste, realizime bindëse dhe të admiruara nga të tjerët, dhe jo dështime spektakolare në terren dhe shifra shpresëdhënëse në letër dhe në relacione qeveritare.
Në të kundërt, qeveritarët që në të sotmën kanë pasur vetëm dështime, disfata, lëndime e poshtërime, i kërkojnë domosdo arsyet në të kaluarën e tyre, që të vazhdojnë të besojnë te vetja. E gjithë historia treqind ditore e qeverisjes së socialistëve, mund të nyjëtohet rreth një pyetje thelbësore: ç’përgjigje të japësh rreth sfidës së sotme që nuk po i bëjmë ballë? Gjithaq, kjo valë krimi, edhe pse po konsiderohet si një gjëmë e derdhur në shenjë hakmarrje nga e kaluara politike e qeverisjes së vendit, sot, me të drejtë, kjo valë krimi është e gjitha një produkt politik.
Policia e shtetit është e uzurpuar nga koka e saj me oficerë policie që për rastësi, ose jo, kanë të njëjtën origjinë me Saimir Tahirin, përveç kësaj, po sipas një deputeti të radhëve të socialistëve, policia po vepron sipas tekave të vetë ministrit, duke kapur persona që Saimri në të kaluarën e tij ka pasur probleme personale me ta, pra me një fjalë, sot, kemi një polici që funksionon në logjikën e tarafit dhe interesave të tij. S’ka dyshim se ky qorrsokak i sigurisë dhe rendit, është një prej shenjave më të dukshme të kësaj ecjeje mbrapsht për nga po shkon mbarë shteti, me sy mbyllur.

No comments:
Post a Comment