TIRANE- Ish-kreu i Shërbimit Informative
Kombëtar në Shkodër rrëfen sekretet e lidhjes së Berishës me SHIK-un e
Gazidedes.Zgjedhjet e ’96-ës, proçesin zgjedhor e shkatërroi politika,
kryesisht partia në pushtet..
Fran Canga, ish-kreu i SHIK-ut në Shkodër në kohën e Gazidedes ka vendosur të rrëfejë për SHIK-un politik të vitit 1996 dhe implikimet në procesin zgjedhor të 26 majit 1996. Duke rrëfyer lidhjen e fortë mes Sali Berishës dhe Shërbimit Informativ Kombëtar ai zbulon disa sekrete që i japin kuptim kthesave të çuditshme politike në Shqipëri dhe kolapsit që pllakosi vendin në ’97. Në këtë intervistë të gjatë për Shqiptarja.com, të cilën ne do ta sjellim në dy numra të veçantë, ish kreu i SHIK-ut Fran Canga shpjegon se pse i detyrohej SHIK-ut Sali Berisha për gjithë çka bërë në ’92-96 dhe si ka operuar ai me informacionet që merrte rregullisht nga shërbimi sekret. Sipas ish kreut të SHIK-ut Canga, SHIK, ka informuar hollësisht për skemat piramidale, por raportet e tij nuk u vlerësuan. Po ashtu SHIK, sipas tij ka ndihmuar PD–në në zgjedhjet e majit ’96, por proçesin zgjedhor e shkatërroi politika, kryesisht partia në pushtet.
Z. Canga, po e nis këtë pjesë të bisedës tonë të gjatë, me një investigim, ku kam “zbuluar” se në pikat kyçe të ekzekutivit shqiptar dhe më gjërë, gjatë qeverisjes Berisha, ishin “instaluar” ish-shikas të ‘92-‘97, si p. sh:Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë (ish-kryetar i SHIK Durrës), Kryetarja e KQZ-së (ish-juriste në administratën qendrore të SHIK), Drejtori i Përgjithshëm i Doganave (ish-drejtor në SHIK), Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve (i biri një ish–Shik-asi të njohur në Shkodër). Do të vazhdoja gjatë me drejtorë në Ministrinë e Brendshme, inspektorë e punonjës doganash, diplomatë në ambasada e së fundi dhe në vetë institucionin e SHISH, ku Berisha riktheu Shik-sa te ‘92-‘97, në nivelet më të larta, deri tek kreu i tij. Përse gjithë ky vlerësim nga Z. Berisha për këtë organ dhe a konfirmohet “SHIK-u politik” përkundrejt atij real? Përse ky besim e simpati nga z. Berisha për njerëz të implikuar në veprimtari “okulte”?
Së pari ju përgëzoj për veprimtarinë investiguese, më shumë se prej gazetari. Mendoj se konfirmohen njësoj, ekzistenca e “ SHIK real dhe atij politik”, në vlerësimin e Z. Berisha. Listuat disa pika të rëndësishme funksionesh, por sigurisht që kishte dhe pozicione të tjera në nivele të ndryshme të administrates, që ndoshta janë larguar drejtësisht apo padrejtësisht nga drejtuesit e rinj. Nuk besoj që lidhet kaq shumë me prirjen e z. Berisha, për të besuar tek njerëz, profesione apo veprime “okulte”, siç paramendoni ju. Arsyet unë i gjej më konkrete, më të thjeshta e më të besushme. Berisha ka patur një relacion të veçantë besimi të ndërsjelltë me SHIK. Por arsyetimi duhet avancuar: në ndërgjegje, Z.
Berisha ka ndjerë më shumë se “detyrim moral” ndaj eksponentëve të këtij organi.
A mund të na shpjegoni, çfarë ishte ky “detyrim” i z. Berisha ndaj SHIK-ut?
Po. Z. Berisha është informuar për çdo gjë nga SHIK, në vitet ‘92-‘97, se si funksiononte shteti, administrata, cilat ishin problemet që pengonin konsolidimin e shtetit demokratik, cilët zyrtarë, u prekën nga implikimet në abuzime apo shkelje të rënda ligji. Në raportet e SHIK, nuk kishte “optimizëm populist” që përcillte partia në pushtet dhe burokracia e saj, por kishte një “pesimizëm realist”. Informacionet e SHIK, nuk kursenin askënd, për shkak të pozicionit politik apo shtetëror. Materialet dhe raportet e SHIK, nuk mund të ishin të përkryera profesionalisht, por ishin mjaft të vlefshme, sidomos për institucionet e tjera ligj zbatuese, pra për rregullimin e mekanizmave shtetërorë në tërësi.
Jo gjithnjë këto raporte janë “konsumuar” në mënyrë efikase nga ekzekutivi, agjencitë ligj zbatuese, madje dhe nga vetë presidenti. Këto raporte u konfirmuan më vonë, duke kulmuar me krizen e ‘97. Pra:Z. Berisha, ndjehej “borxhli” ndaj SHIK, se nuk ka marrë parasysh si duhet dhe sa duhen informacionet e tij dhe nuk ka qenë në gjendje të monitoronte bashkëpunimin me agjensitë e tjera ligj zbatuese që “ushqeheshin” me informacione apo “indicie” të bollshme, për ti konsumuar në punën e tyre. SHIK, u “martirizua” për shkak të relacioneve të veçanta dhe besnikërisë deri në ekstrem ndaj z. Berisha, ndaj ky duhej ta shpërblente këtë besnikëri kur të vinte në pushtet. Ashtu siç u bë një “mit” Berisha për shumë individë e segmente në SHIK, po ashtu dhe Berisha, e “fetishizoi” besnikërinë e aftësinë e SHIK-save që i ndenjën afër.
Më falni, se po e personalizoj pak: a ishit dhe ju ndër ato që duheshit “shpërblyer” për shkak të arsyeve që përmendet?
Shkurt: Jo! Unë se kam kërkuar një gjë të tillë në mënyrat dhe mbështetur në arsyet e sipërcituara. Unë jam ndër të larguarit prej shumë vitesh nga PD dhe nuk jam rikthyer më. Për shkak të bindjeve të mia, nuk kam patur asnjë kontribut apo rol në fitoren e PD-së në mandatet 2005/2013, ndaj nuk kam kërkuar dhe nuk më takonte asgjë nga torta e fitores. Nëse do të kisha cilësi e aftësi profesionale për t’u konsideruar, ato do të ishin sekondare në raport me cilësitë e kontributet politike.
Ju thatë, që SHIK, ka dhënë informacion të bollshëm, jo aq profesional, por të vlefshëm për shtetin. A përfshihet këtu dhe informacioni i dhënë për firmat piramidale dhe ngjarjet e ‘97?
Tashmë dihet botërisht dhe është pranuar fakti se SHIK, ka bërë informacion, jo vetëm të bollshëm, por dhe profesional për firmat piramidale. Kjo ka ndodhur që nga fillimi i ‘96 e deri në shpërthimet e hapura të revoltave. Madje e them me bindje se nuk kish çfarë të bënte më shumë, me kapacitetin, mundësitë dhe klimën e atyre viteve. Në çdo rreth, janë evidentuar firmat dhe filialet e tyre, njerëzit e punësuar aty dhe veprimtaria huamarrëse.
Janë bërë “observime” dhe janë intervistuar klientë, punonjës apo specialistë. Janë kryer dhe veprime të tjera më të avancuara, bazuar në rregullat e normat e punës operative dhe konkluzioni ka qenë i qartë dhe i thjeshtë: këto firma, apo subjekte, po kryenin veprimtari të paligjshme, po mashtronin njerëzit, po u grabisnin paratë dhe kjo do të çonte medoemos në destabilizim social për shkak të revoltave që parashikoheshin të shpërthenin! Madje, në raportet e SHIK, ardhur nga baza, për ti bërë ato sa më të “besueshëm”, nuk harrohej të shtoheshin dhe fraza të tilla: “.. punonjës të punësuar në këto subjekte, janë dhe ish-oficerët e sigurimit të shtetit…apo ish-funksionarët komunistë…, që janë të interesuar për destabilizim …etj.. ”.
Ky “ngjyrim” subjektivist, partiak e qesharak i raportuesve, që sigurisht përcillej dhe më lart, nuk e zhvlerësonte thelbin e informacionit. Nga raportet kuptohej qartë, se nuk ishte faji i oficerëve të liruar apo ish-funksionarëve komunistë që punonin në to, si drejtues, sipërmarrës apo punonjës të thjeshtë. Ato do të punonin diku, pasi ishin pa punë. Faji ishte i shtetit, i strukturave përkatëse që nuk ishin në gjendje ti kontrollonin, të zbulonin paligjshmërinë dhe ti mbyllnin. Këtë sigurisht nuk mund ta bënte SHIK, pasi nuk kish kompetenca ligjore ekzekutive, nuk ishte specializuar në mënyrë universale, por e bënin institucione të tjera, si organet policore, prokuroria, tatimet, etj. organe të specializuara dhe me tagrin ligjor përkatës.
Përse nuk u veprua atëherë që të parandalohej katastrofa e ‘97?
Janë po ato arsye që media, shoqëria civile, madje dhe segmentet politike i kanë zbuluar dhe thënë. Arsyet ishin: politike elektorale, (pra viti ‘96), implikimet e drejtuesve të niveleve të ndryshme me këto subjekte, paaftësia e shtetit me institucionet e tij për të vepruar shpejt, entuziasmi populist i zyrtarëve të partisë ne pushtet që pothuajse ishin “magjepsur nga zhvillimi i madh” që perifrazohej në mënyrën më paradoksale në zhargonin popullor: ” U bëftë pa punuar!”. Ju kujtohen besoj reklamat që bëheshin në mediat e saj kohe, madje nga politikanët më të lartë për firmat rentiere apo fondacionet huamarrëse? Media dhe politika, krijonin drejtpërdrejt ose tërthorazi opinionin në popull se “pastroheshin para”. Asokohe kishte një koncept krejt naiv për pastrimin e parave që nuk kishte lidhje me përmbajtjen e këtij fenomeni.
Përpunohej bindja se “qeveria dhe sipërmarrësit, donin vetë t’u jepnin para popullit dhe kishin gjetur pikërisht këtë formë”! Ky opinion që sot duket kaq paradoksal, në atë kohë, në popullin e paditur(madje dhe në të ditur) kishte zënë rrënjë.. SHIK-u ka mbledhur informacion dhe për pastrim parash, por ky version u rrëzua shpejt. Në atë kohë kishte mënyra dhe hapsira të bollshme për të pastruar para, pasi shteti ishte gjysëm informal e nuk kishte kuptim të shfrytëzoheshin mënyra spektakolare. Aq më shumë se proçeset e depozitimit të parave në fondacione dhe vazhdimi i proçesit nuk tregonin se po realizohej pastrim parash. Bazuar në të dhëna të tilla dhe presidenti bëri deklaratën “Paratë e shqiptarëve janë të pastra”..
Kjo nuk kishte lidhje aspak me atë që po ndodhte, pra po vidheshin paratë e shqiptarëve, ”te pista dhe të pastra” dhe ai nuk thoshte asgjë, ose fliste pa lidhje, që për fat të keq populli e perceptonte në kontekst të gabuar. Raportet dhe opinionet e SHIK nuk ishin entuziaste , por të trishta, stononin me”entuziasmin” e segmenteve të tjera të shtetit dhe politikes. Kjo gjë vinte në dyshim sigurinë e informacioneve dhe në vetë ne. Ndaj tulateshim nga propaganda dhe nga bindjet që stimuloheshin në njerëzit e niveleve e përgjegjësive të ndryshme “se shteti po i lejon me vetëdije këto subjekte për të mirën e popullit”. Nganjëherë budallaku më absurd, duket më i besueshëm se e vërteta më e thjeshtë. Mashtruesit kishin nuhatur se “ishte shumë lehtë të gënjehej, ai që ka dëshirë të gënjehej” dhe ky “opium” kishte mbërthyer shtetin dhe shoqërinë në tërësi.
SHIK, po bënte sipas tyre rolin e Kasandres. Por kur sheti “u zgjua” po i ndodhte si fatziut në fabul “.. që po e hante bisha e egër e ai shpresonte të ishte në ëndërr. ”. E tillë ishte situata në shtetin tonë në prag të 1997.
Kriza e ‘97, ka një “prolog” të rëndësishëm, vitin elektoral ‘96. Është koha kur SHIK shfaqet si protagonist politik, duke u implikuar në proçesin elektoral të majit ‘96 dhe duke shkatërruar proçesin zgjedhor. Si do ta mbronit këtë episod të turpshëm të këtij institucioni, që me ligj ishte i depolitizuar?
Nuk kam patur as tagrin, as përgjegjësinë për të bërë “apologjinë” e tërë organit. Do të bëja vetëm “apologjinë” e segmentit të përgjegjësisë time, por nuk më është lipsur ta bëj dhe këtë. E vërteta ime është objektive, brenda “kufijëve” të subjektivitetit tim. Natyrisht kush punonte brenda asaj “foleje”, nuhaste, kuptonte, analizonte fenomenet, frymën e përgjithshme që mbisundonte në situata kritike.. Nuk mund të mohoj aspak që “SHIK në ‘96, është përzier me politikë”, por jo të ketë qenë protagonist. Kjo është e ekzagjeruar. Nganjëherë faktet botërisht të njohura, janë shumë më të pasakta se faktet që vihen në dyshim dhe janë objekt prove..
Propaganda mediatike dhe politike, në ato vite dhe duke vazhduar më tej, i ka atribuar SHIK-ut rol protagonist deri në kriminal, tej realitetit, madje sikur gjithë “resurset” njerëzore dhe logjistike të SHIK, të “përqendroheshin”në drejtimin negativ, nuk do të realizonin atë që i është “ngarkuar” këtij organi. Realisht, SHIK, është implikuar në politikë. Elementë e segmente të tij, në mënyrë sporadike, të komtrolluar ose të pakontrolluar, mund të jenë mpleksur dhe ne akcese militanteske-policore-antiligjore. Por nuk ka qenë e nuk mund të ishte shkatërrues i proçesit zgjedhor të ‘96. Shkatërrues i proçesit zgjedhor të vitit ‘96 ishte politika, kryesisht partia në pushtet, por dhe opozita e asaj kohe kishte fajet e veta, të drejtpërdrejta.
Mirë, atëherë na thoni së paku të vertetën tuaj “objektive” për rolin e SHIK në proçesin zgjedhor të ‘96?
Jo thjesht për të kënaqur dëshirën tuaj, por tashmë, sapo pohova implikimin e SHIK në proçesin zgjedhor të ‘96. Se cila është masa e paligjshmërisë, këtë nuk mund ta vlerësoj realisht, se ajo ka qenë e ndryshme në struktura, segmente dhe degë territoriale të SHIK. Kjo nuk do të thotë se SHIK ishte përcaktues i fatit dhe deformimit të proçesit zgjedhor më 1996, siç është thënë e vlerësuar nga shumë segmente mediatike dhe politike. Implikimi i SHIK në këtë proçes, pothuajse u bë i natyrshëm. Siç e kam thënë, shumica e efektivit në rang vendi, përbëhej nga njerëz dhe lidhje të PD. A mjaftonte një deklaratë e thjeshtë depolitizimi për ti çpolitizuar mendjet dhe ndërgjegjet e tyre? Sigurisht jo!Aq më shumë në një situatë të tillë, kur çdo segment shoqëror e shtetëror ishte i politizuar.
Kjo duhej të bëhej gradualisht në mënyrë të qëndrushme, kur drejtuesit e politikës në tëresi dhe të organit në veçanti, të bindeshin për këtë dhe të kishin referencë ligjin. Kjo situatë nuk ishte më 1996. Të mos harrojmë dhe një arsye tjetër shumë të rëndësishme:opozita e atëhershme, me një lider të penalizuar, drejtësisht apo padrejtësisht, në perceptimin dhe të SHIK-ut, nuk kish krijuar bindjen se ishte për sistemin demokratik që “de jure” ishte instaluar. Ardhja e saj në pushtet, thuajse do të thoshte : “rikthim i ish-sigurimit të shtetit, largim nga puna i efektivit aktual, rikthim i ish-komunistëve në tëresi.. etj”.
Ndalimi i rikthimit në pushtet të socialistëve ishte gati “detyrë patriotike”. Kjo e motivonte efektivin e SHIK, të ishte më shumë se virtualisht për partinë në pushtet, veçanarisht për presidentin Berisha. Ndaj SHIK ishte e natyrshme të ishte virtualisht dhe realisht në mbështetje të pozitës. Ky pra ishte “konteksti moralo-shpirtëror” i efektivit të organit, që siç e kam thënë ishte organi më i disiplinuar e më kompakt në atë kohë, ndaj ishte dhe më lehtë, që për shkak të kësaj disipline pune dhe ushtarake, të molepsej e indoktrinohej më lehtë.
Po konkretisht, çfarë detyrash me karakter politik jepeshin për SHIK, lidhur me proçesin zgjedhor? Besoj tashmë nuk janë sekret shtetëror për të mos i thënë?
Për hir të së vërtetës, së paku mua dhe shumë të tjerëvë si unë për të cilët unë di, nuk u është dhënë ndonjë detyrë me karakter policor e represiv si ato që aludoni ju. Edhe po të donin t’i bënin këto veprime, punonjësit e SHIK ishin pak për ti mbuluar gjithë këto veprime në gjithë QV-të e territorit. Nuk mbulonin rreth 1000 veta që kish struktura e SHIK, sikur të shpërndaheshin të gjithë dhe sektorët mbështetës. Aq më tepër nuk mund të ishin të aftë.
Mos harroni se çdo degë SHIK-u në terren, mund të kishte një ose dy automjete të thjeshta, jo cilësore, pra nuk krahasohej me policinë që kishte jo vetëm shumë efektivë, por dhe shumë automjete e mundësi logjistike. Detyra ishte me karakter të përgjithshëm dhe informative. SHIK, do të ndiqte proçesin zgjedhor, duke qenë të gatshëm për të dhënë informacion të verifikuar për çdo problem lidhur me të, duke u përkujdesur që ai “ të zhvillohej siç duhej, brenda ligjeve, të mos sabotohej apo njollosej para mediave dhe vëzhguesve të huaj, të mos u krijoheshin mundësi “elementëve kriminalë e komunistë të shkaktonin incidente, të mos vidhej apo manipulohej etj.. ”. Sigurisht në nëntekst, lihej të kuptohej se “fitorja e presidentit Berisha dhe PD, as që vihej në diskutim, madje ishin marrë të gjitha masat që kjo fitore të ishte e tillë”.
Sigurisht kjo psikozë e krijuar, e bënte efektin e vet moral në efektivat e SHIK, madje duke inkurajuar pjesën ekstremiste për të ndërmarrë dhe ndonjë veprim të hapur, madje dhe për tu” evidentuar para drejtueve partiakë dhe të organit si militant që kishin kontribuar në fitorën e PD-së”. Pra, në rrethana të tilla, SHIK është munduar ti shërbejë PD-së, duke u këshilluar, duke përzgjedhur dhe kandidatë, komisionerë, duke informuar për probleme të mbarëvajtjes së proçesit, ku evidentoheshin shqetësime apo “raporte forcash ne disfavor të PD”, duke implikuar dhe segmente mediatikë me informacione ose dhe ndonjë dezinformim ndaj ”kandidatëve shqetësues nga opozita”, duke ndikuar në përçimin e psikozës në mjediset e çfarëdoshme, se “PD është e sigurtë në fitore.. etj.
”Kjo pra ishte “tabloja” e përgjithshme e veprimtarisë në favor të proçesit zgjedhor, por duhet sqaruar, nuk kishte ndonjë organizim kaq të sofistikuar dhe të posaçëm që e drejtonte këtë veprimtari, nuk di a nga paaftësia apo dinakëria e drejtuesve kryesorë për të mos u implikuar. Gjithçka, më shumë menaxhohej e dirigjohej spontanisht nga fryma e krijuar, që sqarova më lart. Ndoshta, unë nuk mund të dija, ekzistencën e ndonjë “strukture të posaçme, me detyra speciale”, në këtë drejtim, pasi në ato momente kisha humbur besueshmërinë politike tek drejtuesit më të lartë të organit. Nuk isha ndëshkuar, por mënjanuar.
Fran
Canga: SHIK-u bëri sondazhe,PD dilte humbëse në zgjedhjet e
’96
TIRANE- Pjesa e dytë e rrëfimit të ish-kreut
të SHIK-ut në Shkodër. “Pas zgjedhjeve Gazidede më thirri në zyrë e më shpjegoi
pse më kishte shkarkuar nga detyra. Ai më më tha: ”Ti ke vënë një bast se humb
PD”… Fran Canga ish kreu I SHIK-ut në shkodër vijon rrëfimin e tij për
marrëdhënien delicate të kësaj structure të shërbimit informative me qeverinë e
kohës dhe ndikimin që pati në manipulimin e zgjehdjeve të 1996 nga PD.Canga
thotë se SHIK-u e ndihmoi PD-në për të vjedhur zgjehdjet e ’96-ës. Sipas
tij ishte marrë vendim për këtë, pasi SHIK kishte bërë sondazhe që partia në
pushtet dilte humbëse nga ato zgjedhje, e veç kësaj në SHIK shkonin shumë
informacione, sinjale, indicie e denoncimet ku dallohej qartë pakënaqësia
popullore ndaj PD.
Cila qe arsyeja që ju humbët këtë besushmëri, nëse mund të thuhet?
Arsya nuk qe krejt banale, në kontekstin e kohës. Në një bisedë konfidenciale, në zyrën time në Shkodër, në prill ‘96, me dy nga bashkëpunëtorët e mi më të afërt, shprehem se: “këtë fushatë elektorale PD, e ka të humbur për shumë arsye…”(që ne i dinim dhe si qytetarë dhe si drejtues të SHIK). Njëri prej tyre më kundërshtoi, madje më ofroi të vinim një bast “xhentëlmenësh” për këtë. Unë jo vetëm pranova bastin, por ofrova një “bast” jo të barabartë, por me “benefic” për të, duke e sqaruar se: ”Unë e dëshiroj fitoren e PD-së, siç dëshiroj postin, ndaj nëse humbas bastin, zhgënjimi është pozitiv dhe nuk ndjehem i dëmtuar sa mund të ndjehesh ti.. ”. në një kontekst të tillë miqësie dhe shakaje, ramë dakort.
Nuk kaluan veçse dy ditë, kur thirrëm urgjent në Tiranë dhe kryetari i SHIK, si asnjëherë tjetër, më pret shumë ashpër. Mu duk se më kishin improvizuar një pretekst për të më kërcënuar e provokuar, pasi nja një muaj më parë, më kishin liruar dhe dy ish-oficerë sigurimi, që punonin në SHIK-un e Shkodrës, nga 5 të tillë që ishin. Si asnjëherë tjetër, këta ishin liruar pa dijeninë time, por unë u kisha shprehur mbështetjen time, duke qenë i kënaqur me punën e tyre dhe nuk përziheshin aspak në politikë. Njëri ndër ta, siç duket për të testuar sinqeritetin e mbështetjes time, më kërkon t’i jap një vlerësim pune, pasi “ia kishte kërkuar z. Arbnori, që donte ta ndihmonte për tu rikthyer”. Me një sinqeritet naiv, aspak koherent, i thashë: ”Formuloje, siç mendon se të shërben dhe ma sill ta firmos”! Oficeri nuk ma solli dhe kohë më vonë, ma pohoi miqësisht, duke kërkuar dhe ndjesë se “më kishte provokuar, nëse e kisha hequr unë apo jo”.
Ndaj mendova që arsyeja e zemërimit të Gazidedes ishte pikërisht kjo. Kështu u urdhërua që unë të lija Shkodrën dhe komandohesha në një detyrë tjetër, në aparatin qendror, që unë kuptova se isha mënjanuar. Menjëherë pas zgjedhjeve te 26 majit, z. Gazidede, më thërret në zyrë, më trajton me shumë respekt dhe më pyet: “E di përse të kam larguar nga Shkodra?” sigurisht që mohova. ”Ti ke vënë një bast se humb PD”? I zënë në befasi, u justifikova, duke thënë se :“kjo ishte bërë në një kontekst shakaje midis miqsh të besuar, por dhe me një sens objektiv, pasi kishte arsye të forta të prisnim dhe humbje, ndaj jo gjithmonë duhet të parashikojmë e presim atë që dëshirojmë “. “Ti nuk je besimtar, -vijon ai. -Njeriu duhet të besojë e parashikojë atë që dëshiron.
Ti ke treguar mosbesim dhe këtë frymë mosbesimi do e përcillje dashur ose padashur dhe tek të tjerët”. Më pohoi se kishte vlerësuar gjithnjë punën time profesionale dhe “sapo të stabilizohej pak situata politike, do më emëronte në një post të rëndësishëm”. Kjo ishte hera e fundit që jam takuar konfidencialisht, pasi situata politike, jo vetëm nuk do të stabilizohej, por do merrte “rrokullimën”, ashtu si dhe “besushmëria ime” jo vetëm nga SHIK por dhe nga PD. Kohë më vonë, më është pohuar nga ish-punonjës SHIK-u, që jam mbajtur nën survejim pas largimit nga Shkodra, pasi dyshohej se “kisha kontakte me figura të majta”, që nuk ishte aspak e vërtetë. Dy persona më të rëndësishëm, që kishin bindje të majta, por nuk ishin aspak me rol e emër në atë kohë, që unë i takoja natyrshëm ishin i Z. Sandër Lleshi, asokohe pedagog tek Akademia ushtarake, tashmë i njohur si këshilltar i Kryeministrit aktual, me të cilin kisha lidhje miqësore, si dhe z. Kole Nikolla(shok universiteti, bashkqytetar etj.. )i cili që në atë kohë, drejtonte Konfederatën e Sindikatave. Asnjë lidhje apo bashkëpunim tjetër me të majtën nuk kisha.
Pra gjithë kjo tregon “natyrshmërinë” me të cilën SHIK, është implikuar në problemet elektorale, por nuk mund të kishte impakt determinues. Manipulimet e proçesit zgjedhor, ishin një proçes i tërë, që nga ligji zgjedhor, i asaj kohe, kompozimi i KQZ, fushata zgjedhore e pabarabartë me opozitën, udhëzimet që u jepeshin ”underground” komisionerëve të djathtë, si do vepronin e si komunikonin me kolegët e tyre etj, u bënë në qendrat e votimit, ku ishin komisionerë politikë të partive. SHIK-asit as nuk mund ti mbulonin të gjithë qendrat e votimit në gjithë vendin, as nuk ishin “materie e padukshme e misterioze”, që nuk shiheshin.
Pastaj dihet botërisht, pas “kurthit” të komisonerëve të majtë, gjithçka u prish dhe u deformua haptaz. Nuk kish më nevojë për veprime “underground”. Por dhe segmente të PD-së, ishin të interesuar ta “ngjyenin”sa më shumë SHIK-un në këtë “mesele”, për të garantuar mbrojtjen ose së paku për të ndarë përgjegjësinë për maskaradën zgjedhore. Ndërkohë dhe opozita, ndonëse naive dhe e çoroditur, i interesonte të “sofistikohej” e “mistifikohej” sa më shumë ky manipulim, ”të kalonte nëpër labirinthe misterioze”, të bëhej sa më i besushëm e sa “më atraktiv viktimizimi saj nga organi represiv”.
Ku bazoheshit ju, për humbjen e PD-së, duke vënë bast me kolegët tuaj, që ju spiunuan?
Të dhënat e opinionet në terren ishin shqetësuese për pushtetin e PD. Nuk po merrem me analizën politike që është bërë e bëhet zakonisht, së paku nga media dhe shoqëria civile. Do të prek vetëm atë pjesë të analizes që përgjithësohej nga SHIK. Çuditërisht me gjithë zhurmën që bëhej ndaj spiunëve, njërëzit denonconin e informonin tek SHIK, për korrupsionet dhe abuzimet që i perceptonin si të tilla. Kjo nuk bëhej vetëm nga populli i thjeshtë, por dhe nga zyrtarë e nëpunës, që besonin tek SHIK, duke i dhënë nganjëherë të dhënat jo si informatorë, por si miq, në “confidence”. Madje dhe PD nga baza deri në qendër, dukej si e fraksionuar në ato që mbaheshin ose silleshin në mënyrë “asketike”, të ishin të ndershëm dhe të pamolepsur me korrupsion dhe atyre zyrtarëve, të molepsur, që për të mbuluar korrupsionet dhe abuzimet, hiqeshin si modern, duke përdorur madje slogane të tilla”se kapitalizmi e lejon korrupsionin.. demokracia ka arritur kulmin…se më mirë të pasuroheshin demokratët se komunistët…SHIK po lufton njerëzit e PD-së” etj.
Madje, ”të ndershmit”, kërkonin njëfarë “aleance” edhe të hapur tek SHIK, duke e konsideruar atë dhe presidentin si “kolonat kryesore të shtetit demokratik”. Sigurisht këta e fitonin mbështetjen dhe shpesh, madje promovoheshin nga SHIK. Vetë presidenti, luante me të dy palët duke ruajtur ekuilibrin sipas interesit të pushtetit të tij. Në qëndrimet që ai mbante ndaj të atakuarëve nga SHIK, nuk ishte kaq përcaktuese implikimi i tyre në abuzime dhe korrupsion, por sa ishte forca dhe masa e përkrahjes ndaj tij.
Siç e kam thënë, kjo gjë e bënte të pakënaqur dhe SHIK, por prapë s’e vinte në dyshim “rolin dhe ndershmërinë e presidentit, që nuk kish përfituar asgjë gjatë presidencës, veç rrogës zyrtare.. por ishte i detyruar të bënte kompromise me të korruptuarit për interesa politike”. Pra, në informacionet, sinjalet, indiciet e denoncimet që ne merrnim, dallohej qartë pakënaqësia popullore ndaj PD dhe nëse do të bëheshin zgjedhje të rregullta, pushteti ishte i humbur. Le të shtoj dhe faktin tjetër, se SHIK, kishte bërë dhe sondazhe të posaçme për grup mosha e shtresa të ndryshme popullsie dhe rezultatet nuk ishin pozitive. Ndërkohë, nuk mendoja se do kishte ndonjë plan të paramenduar apo rastësor, për të bërë manipulime, ndonëse dihej se ligji zgjedhor dhe ecuria e proçesit të fushatës, favorizonin poziten.
Ky konkluzion ishte i degëve të SHIK-ut në bazë apo dhe strukturave në qendër?
Sigurisht qendra ushqehej nga baza. Kjo situatë ishte ku më shumë e ku më pak në gjithë teritorin dhe ne këtë e kuptonim në kontaktet që kishim me njëri tjetrin. Jo vetëm unë, por dhe të tjerë guxonin e bisedonin lirshëm me z. Gazidede në zyrë, por jo në mënyrë zyrtare. Për hir të objektivitetit, duhet thënë se ai na e krijonte atmosferën të shpreheshim, na dëgjonte, sigurisht nuk i vinte mirë, por na thoshte :”se duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj shtetit dhe demokracisë. Komunistët nuk duhet të fitojnë”. Kjo retorikë, formalisht ishte parimore, pasi PK në atë kohë ishte e paligjshme. Dispozitat kushtetuese, nuk lejonin funksionimin e saj. Madje siç, dihet ka patur dhe një proçes penalizues në ato vite ndaj disa drejtuesve komunistë.

NGA ARDIAN KOLAJ
No comments:
Post a Comment