Wednesday, July 23, 2014

Sulmohet barbarisht me sharje Tom Doshi/ Zyra e blogjeve në PS inskenon fyerjet të dirigjuara nga Endri Fuga

Pas kritikave të ngritura publikisht nga deputeti Top Doshi nue komision kundër Ministrit Saimir Tahiri, i menjëhershëm ka qenë reagimi. Endri Fuga ka urdhëruar zyrën e blogjeve pranë Partisë Socialiste që të denigrojnë me sharje dhe presioni deputetin Tom Doshi ndaj tue cilëve igjithë FRESH është lëshuar me sharje dhe shpifje në gazetat dhe portale qeveritare. Ju mund të gjeni të fotografuara sulmin e inskenuar nga zyra e njeriut që ve në rresht Edi Ramën dhe që drejton zurën e blogjeve pranë Partisë Socialistë ku janë të punësuar 50 të rinj nga FRESH.
Komisioni i Ligjeve po diskuton në mbledhjen e sotme projektligjin për Policinë. Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi ka kritikuar ashpër sërisht
funksionimin e policies dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Duke marrë rastin e vrasjes së biznesmenit Artan Santo ai ka theksuar se polici nuk kishte as radio dhe nuk bëri asnjë gjë. “Rasti i Artan Santos, polici nuk kishte radio. Punonjësi i policisë nuk ka bërë asgjë. Çfarë përgjegjësie ka policia, kur nuk ka radio?”- ka deklaruar Doshi. “Jemi të ndërgjegjshëm se kemi mangësi’- është shprehur perfaqesuesi i Ministrise se Brendshme Bilbil Mema.
Por debati ka vazhduar pasi deputeti Doshi ka këmbëngulur se përgjegjësi e kujt është që punonjësi i policisë nuk kishte radio. “Përgjegjësi e kujt është që nuk kishte radio? Përgjegjësi e kujt është që nuk u ngritën postblloqet? Nuk ka makina dhe nuk ka benzine. U kam dhënë lekë për benzinë policëve.”- deklaroi Doshi.
Ai theksoi se me i pergatitur eshte polici privat se ai i shtetit. Deputeti Doshi ka vazhduar kritikat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Ai është shprehur se po arrestohen njerëz sipas qejfit të ministrit. “Kanë mbajtur në polici për 24 orë, njerëz për teka të Tahirit”- është shprehur Tom Doshi.
DEBATET TE LIGJET
Tom Doshi: Rasti i Artan Santos, polici nuk kishte radio. Punonjësi i policisë nuk ka bërë asgjë. Çfarë përgjegjësie ka policia, kur nuk ka radio?
Bilbil Mema: Jemi të ndërgjegjshëm se kemi mangësi
Tom Doshi: Përgjegjësi e kujt është që nuk kishte radio? Përgjegjësi e kujt është që nuk u ngritën postblloqet? Nuk ka makina dhe nuk ka benzine. U kam dhënë lekë për benzinë policëve. Më i përgatitur polici i policisë private se i shtetit.
Screen Shot 2014-07-23 at 10.58.13 PM
Mema: Vrasja e Santos, policia ka përgjegjësinë e vet por ngjarja po hetohet, do dalin përgjegjësit.
Doshi-Memës: Thuaj që është përgjegjësi e Drejtorisë së Policisë
Debate mes Tom Doshit dhe Fatmir Xhafajt në komision
Tom Doshi-Fatmir Xhafajt: Kur flas unë mos ndërhy.
Tom Doshi vijon kritikat ndaj Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri
Doshi: Arrestohen njerëz sipas qejfit të ministrit. Kanë mbajtur në polici për 24 orë, njerëz për teka të Tahirit.Kjo gjë ka ndodhur dhe me ministrin e mëparshëm. Ndalohen njerëz që nuk kanë dokumente me vete. 3 mijë makina te Rezervat e Shtetit, se i teket policit. Shoqërohen në polici shitësit e qumështit. Motorat dhe makinat, me çfarë baze bllokohen. Qytetarët s’kanë lekë të hanë bukë, jo të bëjnë gjyq. Qytetarëve pa siguracione u sekuestrohet mjeti.
Bilbil Mema: Mjetet bllokohen sipas rregullave të Kodit Rrugor
Ermonela Felaj: Të ndahet sekuestrimi nga bllokimi. Të hiqet sekuestrimi i mjeteve /opozita.com/

No comments: