Monday, July 21, 2014

Maqedonia, kjo furrë bërthamore historike dhe gjeografike


Për të kuptuar se çfarë po ndodhë në Maqedoni, dhe sjelljet e shtetit maqedonë ndaj shqiptarëve, janë ngritur hipoteza të shumëta dhe analiza që mundohen ta zbërthejnë mendësinë maqedone. “Fantazmat ballkanike” Robert D. Kapllan ose më saktë një pjesë e kapitullit të parë, sqaron në detaje kush janë dhe pse janë të tillë maqedonët,
pse ekziston konflikti me muslimanët, shqiptarët dhe të gjithë ata që nuk janë maqedonë.
“Fantazmat ballkanike” nuk është vetm titulli i librit të Robert D. Kapllan por edhe një sqarim se çfarë është ajo çfarë po ndodhë në Ballkan ashtu si edhe historia e këtij vendi, të cilin, ata që jetojnë shpesh e etiketojnë edhe si të mallkuar. Konflikti i pushtetit maqedonë me jomaqedonët nuk është asgjë e re ashtu si edhe ai me muslimanët. Pse maqedonët janë të tillë dhe pse Maqedonia është kaq e brishtë nuk flet vetëm historia por edhe protagonistët e realitetit të sotëm. Pse gjithë kjo frikë nga shqiptarët dhe pse përdoret dhuna? Madje rrethanat e krijuara në këtë vend sqarojnë edhe pse të gjithë janë të armiqësuar me popillin maqedonë.
Shpikja e “çështjes maqedone”
…Maqedonia, që nga Aleksandri i Madh filloi të okupoj botën e njohur, dhe aty ku Spartaku filloi kryengritjen e robëve, ishte një furrë historike dhe gjeografike, bërthamore. Këtu fillimisht shpërthyen urrejtjet etnike të çliruara me rënien e Perandorisë Osmane, duke formësuar konfliktet evropiane dhe ato të Lindjes së mesme në shekullin e XX. Maqedonia ishte si një kaos në fillm të periudhës nga e cila, siç më tha poeti Gane Todorovski, “mund të lindë drita më e vogël ose drita më e vogël mund të shkatërrohet”. “Kush përveç Djallit mund ta bëj një morg kaq të bukur?” kishte klithur studiuesja britanike Mersia Mekdermot në pjesën Liri a vdekje: Jeta e Goce Delçevit, tregimit për njeriun që udhëhoqi maqedonët në luftën guerile kundër turqëve. Sipas Mekdermot, Delçev ishte bullgar dhe për këtë arsye Maqedonia është Bullgari perëndimore. Janë disa pretendime për gjak dhe tokë maqedone. Rripat tektonik të Afrikës, Azisë dhe Evropës goditen dhe mbërthehen këtu, duke mbledhur në një vend pjesë nga më të ndryshmet të Tokës dhe duke vënë në lëvizje njërin ndër përrenjtë më të mëdhenjë të lavës. Pjesëtarët e fisit Afris në Afganistanin lindor, për shembull, krenohen me prejardhjen nga ushtarët e Aleksandrit të cilët kanë depërtuar thellë deri në Indi.
Mbylla sytë, duke fshirë në ambient pasojat e qeverisjes 45-vjeçare të komunizmit jugosllav. Në këtë moment pash natyrën e Greqisë veriore: qartësinë e ndriqimit egjeut; liqenet si pasqyra të pluhurosura që forconin edhe vetvëzhgimin më të qetë; fletët e vjeshtës, të cilat edhe pse pak më të përkryera se në Amerikën Veriore, nuk kishte të pashoq në bukurinë e qëndisur nga ngjyra gri dhe kafja e zjarrtë. Dhe pash – duke mos përfillur erën e Azisë Qendrore – formën lindore të misterit dhe magjisë, që Perëndimin e zbuti në diçka shumë të dobishme: ajo në çfarë bazohet përralla. “Maqedonia është vend të cilën e kam parë gjithmonë në mes të gjumit dhe zgjimit,” shkruan Rebeka, “nga fëmijëria, kur do të lodhesha nga vendi ku isha, do të dëshiroja që të shndërrohet në qytet siç është Jajce ose…Manastiri ose Ohri.” Shekulli XX filloi dhe mund të përfundonte me qytete të tilla. Nxorra nga strajca ime Lufta në Evropën Lindore të Xhon Rid. Rid më 1916 shkruante: “Çështja maqedone ishte shkaktare e të gjitha luftërave të mëdha në Evropë në 50 vjetët e fundit dhe përderisa nuk zgjidhet nuk do të ketë paqe as në Ballkan, dhe, as jashtë tijë. Maqedonia është përzierja më e tmerrshme e popujëve që vetëm mund të imagjinohen. Turq, shqiptar, serb, rumun, grek dhe bullgar jetojnë aty njëri pranë tjetrit duke mos u përzier – dhe kështu jetojnë që nga koha e Shën Pjetrit.”
Maqedonia sipas lord Kinros, i cili ndërlidhej me Ridin “ishte një projekcion i vogël” i gjithë Perandorisë Osmane. Shtrihet mu në zemër të Balllkanit jugor: fusha në kufijtë e shekujëve e quajtur “Turqia evropiane”, e për vetë Turqit e njohur si Rumeli – fjalë të cilën e kanë marr nga grekët e bizantit, me kuptimin “tokë romake”.
“Turqia evropiane” filloi të kërcet në fillim të shekullit XIX, kur grekët, serbët dhe malazezët filluan të fitojnë edhe betejat e para të përgjakshme për vetqeverisje nga Perandoria Osmane, prej nga lindë edhe marrëveshja e Shën Stefanit: fitili i parë i “fuqisë ballkanike të barutit”. Sado fantastike të dukej “Bullgaria e madhe” mami e së cilës ishet Rusia, i shkonte për shtati standardit uilsonian të vetëqeverisjes kombëtare, dhjetëra vjet para se Udro Uilson të filloj të mendonte për hartën e Evropës. Për shembull, pjesë më e madhe e Maqedonisë greke(egjeut) iu nda Bullgarisë që në atë kohë ishte e banuar kryesisht me bullgar edhe pse kishte pakica të shumëta greke, turke dhe hebreje. Në pjesën tjetër të Maqedonisë, edhe pse sot të gjithë e mohojnë, nacionalizmi bullgar ishte shumë më përparimtar se sa ai grek dhe serb. Nga koha shumë më e afërt se sa e imja, Xhon Rid e dalloi se “shumica e popullsisë maqedone përbëhet nga bullgarët…Të parët krijuan shkolla kombëtare në kohën kur Maqedonia ishte krahinë turke, e kur kisha bullgare u rrebelua kundër patriarkut grek…Turqit u lejuan që të vendosin peshkopata sepse ishte aq shumë e qartë se Maqedonia ishte bullgare”. Rid sqaronte sse serbët dhe grekët ndërtuan shkollat në Maqedoni – dhe aty futën gueril – kryesisht si reaksion ndaj nacionalizmit bullgar që atje ishte në rritje.
Edhe pse i pranueshëm nga aspekti etnik, unioni i Maqedonisë me Bullgarinë krijoi një shtet jashtëzakonisht të fuqishëm prorus në Ballkan të cilin Britania e Madhe, Gjermania, e në veçanti aleati i saj Autstro-Hungaria – me prona në Ballkan që duhej mbrojtur – nuk mund ta pranonin. Marrëveshja e Shën Stefanit duhej ndryshuar. I nxitur nga ky realitet, kancelari gjerman Oto fon Bizmark thirri takimin në qershorin e vitit 1878, që të zgjidhen ky dhe probleme të tjera të fuqive të mëdha; në histori i njohur si Kongresi i Berlinit. Kështu Kongresi i Bizmarkut coptoi Bullgarinë e Madhe ende pa filluar së ekzistuari. Pjesa më e madhe veriore e Bullgarisë, në mes të Danubit dhe malit Ballkan, mori lirinë e premtuar me marrëveshjen e Shën Stefanit. Por pjesa jugore e Bullgarisë, në mes të maleve të Ballkanit dhe kufirit grek, u bë krahinë turke, me autonomi lokale të cilën e zbatonte gurvernatori ortodoks bullgar. Maqedonia u la nën pushtetin turk, sikur ushtria ruse kurr nuk është ngatërruar nëpër Bullgari, e marërveshja e Shën Stefanit s’ka ekzistuar.
Kështu Kongresi i Berlinit në vend se të zgjidhë problemin e Maqedonisë ai e shpiku: “Çështja lindore” e cila sërish valoi më 1914, në pjesën më të madhe ishte version i hershëm i “çështjes maqedone”, e cila më 1990 vazhdon të gërryej, ashtu siç din vetëm urrejtja, marrëdhëniet e ish pronave turke në Evropë.
Në Maqedoni, marrëveshja e Berlinit brenda natës shkaktoi shpërthimin e dhunës… Maqedonia u bë toka e parë jo vetëm për korrjen e luftimit modern dhe konflikteve politike, por edhe i terrorizmit modern dhe fanatizmit fetar. Ndërkohë në kryeqytetin bullgar, Sofje u krijua, Organizata Revolucionare Maqedone që shumë shpejtë do të bëhet Organizata e Brendshme Revoluconare Maqedone ose VMRO. VMRO gjatë viteve ’90-të të shekullit XIX zgjerohet shumë shpejtë, paratë i mbledhë duke plaçkitur banka ose duke marr haraç. Deri në pikën e ndërrimit të shekujve, Maqedonia ishte vakuum i fuqisë së dhunës së sekteve. Mungesa e një qeverie të qëndrueshme i mundësoi fuqive të ndryshme të huaja – të cilat shumë shpejtë do të zhduken si pasojë e asaj që do të çliroj Maqedoninë – që të garojnë në mes të kulisave të peisazhit madhështor të maleve. Në Maqedoni, milicia kristiane luftonte me muslimanë, ashtu si edhe në mes vete; terroristët rritën mjekrrat, me karikator mbi supe, siç ishte Goce Delçev, vendosnin bomba nëpër kafene, teatër dhe stacione hekurudhore; fraksionet vritnin pjestëarët e grupeve rivale, zhvillonin gjykime secrete, vrisnin civil të aluzuar për bashkëpuni me “armikun” dhe merrnin pengje, siç ishte misionarja protestante, amerikania Elen Stoun. “245 banda ishin nëpër male. Kaçakët serbë dhe bullgarë, andartes grek, shqiptar dhe vllehë…dhe të gjithë zhvillonin luftë terroriste,” shkruan Leon Sciaky në Lamtumirë Selanik: Portreti i një epoke. Në ditën kur filloi shekulli XX Maqedonia ishte vend i egërsive dhe kampeve të përqëndrimit që kishin mërzitur njerëzit në Perëndim dhe ndaj të cilëve ishin cinik; paraqiste një gjendje e cila kurrë nuk do të zgjidhet, e së cilës, korrespodentët e gazetave i kushtonin vëmendje shumë të madhe.
Sallatë e përzier
Maqedonia, inspirim për fjalën franzeze për “sallatë të përzier”(macedoine), përcakton sëmudjen kryesore në Ballkan: ëndërrat e konfliktuara mbi famën e humbur mbretërore. Çdo komb kërkon që kufijtë e tij të vendosen aty ku mbretëria e tyre kishte arritur kulmin e depërtimit të dikurshëm mesjetar.
Në Ballkan, historia nuk shikohet si përcjellje e një rrjedhe kronologjike, si në Perëndim. Në vend të kësaj, kapërcehet dhe lëviz në formë të rrathëve; e aty ku historia shikohet kështu, mitet lëshojnë rrënjë. Evangelos Kofos, studiues i njohur grek i Maqedonisë, vëren se këto “trashëgimi historike…kanë mbajtur kombet në rrugën e tyre drejtë hyrëse të ndërtimit të shtetit, bashkimit kombëtar, dhe me siguri, rivendosjes së mbretërive të shuara prej shumë kohësh”.
“Si ta ndashë të kaluarën?”, më pyet poeti Todorovski. Ishte ora nëntë e mëngjesit në Shkup, e ai më ofronte shlivovicë dhe kafe turke – pardon, “maqedone”.
“Debaton mbi diçka që është në kokën e një të vdekuri”, përgjigjem. Të marrim Goce Delçevin që mund të shihej në muzuemet dhe zyrtar shtetërore në Bullgari dhe Ish-republikën Jugosllave ët Maqedonisë. Goce Delçev ka lindur më 4 shkurt 1872 në qytetin e Perandorisë Osmane, në very të Selanikut; banorët e tij bullgar e thrrisnin Kukush. Gjatë lufëts së dytë ballkanike, më 2 korrik 1913, vendasit e Kukushit ikën nga ushtria greke, duke besuar se do të kthehen pas disa ditëve sapo forcat bullgare ti dëbojnë forcat greke “në det”. Por grekët i vunë flakën Kukushit dhe e djegën me themel dhe banorët e saj bullgar nuk janë kthyer kurrë. Qyteti grek Kilkis që u ngritë nga hiri, sot është i mbushur me restorante. “Mos më flisni asgjë për Kilkisin” tha i tërbuar diplomati bullgar në Athinë më 1985, në kohën kur ekspertët e konsideronin Bullgarinë si satelit luajal i Kremlinit. “Ju jeni nga Amerika dhe nuk dini asgjë nga këto çështje. Ta dini se Kilkisi nuk ekziston, por vetëm Kukush; dhe një ditë kur nuk do të ketë NATO dhe pak të Varshavës, sërish do të jetë Kukush.”
Delçev gjimnazin e mbaroi në Seanik ndërsa akademinë në Sofje, ndërsa pjesën tjetër të jetës e kaloi si mësues dhe gueril-terrorist në “Maqedoni”, rajon i cili sot përfshinë pjesë të Greqisë veriore-qendrore, Bullgarisë jug-perëndimore dhe pjesën jug-lindore të Ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë. Rrëfimi se kush ishte vërtetë Goce Delçev bëhet më komplekse pas vdekjes së tij.
Tre muaj pas vdekjes së tij, më 2 gusht 1903 shpërtheu edhe Maqedonia, me kryengritjen e Ilindenit që u organizua nga VMRO. Ndërsa lufta e parë ballkanike përfundoi në dhjetorin 1912 me shpërbërjen e Turqisë evropiane. Në Maqedoni ushtria serbe mori Shkupin e ajo greke Selanikun. Xhon Rid, pas luftës së parë ballkanike, kështu e përshkruan përpjekjen serbe dhe greke për të anuluan ndikimin bullgar në Maqedoni: “Serbët u dhanë maqedonëve fatkeq 24 orë që të heqin dorë nga kombësia dhe të shpallen serb, e të njejtën gëj e bën edhe grekët. Refuzimi nënkuptonte vdekjen ose dëbimin. Kolonistët grekë dhe serbë mësynë në tokën e okupuar…mësuesit bullgar u vranë…priftërinëjve bullgar iu ofrua vdekja ose ripagëzimi… Gazetat greke filluan të shkruajnë për Maqedoninë si vendin e banuar plotësisht me grek – e faktin se askush nuk di greqisht e shpjegonin duek quajtur popullin, grek “bugarofon”… ushtarët grek futeshinnë fshatëra ku askush nuk e dinte gjuhën e tyre. “Çfarë do të thoni me këtë që flisni në gjuhën bullgare”, bërtitnin oficerët grekë.
Ndërkohë më 30 qershor 1913, pa paralajmrim ose shpallje lufte, ushtria bullgare kalon lumin Vardar dhe sulmon ushtrinë serbe. Kështu fillon lufta e dytë ballkanike. Kjo luftë ishte fatale për Bullgarinë dhe Konferenca paqësore e Bukureshtit ajo humbë të gjitha. Kjo katastrofë la pasoja të rënda për historinë botërore. Kur Xhon Rid në verën e vitit 1915e vizitoi Sofjen, qyteti ofroi fotografinë e ardhshme se do të duket një ditë Bejruti, Damasku dhe Amani: “Gjysmën e popullsisë së Sofjes e përbënin refugjatët maqedonë dhe mund të vizitohej kampi në periferinë e qytetit ku 16.000 prej tyre jetonin në çadëra, me një kosto të madhe dhe shqetësim për qeverinë bullgare…gazetat çdo ditë ishin të mbushura me rrëfime të hidhura nga refugjatët dhe shprehjes së urrejtjes ndaj serbëve…”
Në vjeshtën e vitit 1915, Bullgari futet në luftën e parë botërore në anën e fuqive të bushtit(Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë) me qëllimin për ta kthyer territorin maqedon nga Serbia, e cila I ishte afruar Antantës(Rusisë cariste, Britanisë së Madhe, Francës). Nga viti 1916 deri në paqen e vitit 1918, lufta u zhvillua gjërë e gjatë Maqedonisë, e për bullgarët lufta e parë botërore përfundoi ashtu si edhe lufta e dytë ballkanike: kombi i tyre humbi Maqedoninë në dobi të serbëve dhe grekëve.
Maqedonia është përplotë leksione historike, por sikur historia të mësohet më mirë dhe të kutjohet. Ashtu sikur se shpërbërj e perandorrisë sovjetike nën Gorbaçovin në dekadën e fundit të shekullit XX që pasqyron rënien e Perandorisë Osmane nën Enver-pashën në dekadën e parë të këtij shekulli, tragjedia politike e botës arabe në gjysmën e dytë të shekullit XX shprehë tragjedinë e Bullgarisë gjatë gjysmës së parë.
Pasi që humbi dy lufëtra rreth Maqedonisë, mbreti bullgar Ferdinand abdikoi më 1919. Në 20 vjetët e arrdhshme, deri në shpërthimin e luftës së dytë botërore, djali i tij Boris III udhëhoqi sistemin politik në Sofje e cila ishte përmbytur me përpjekje për grushtet dhe komplote tjera që kishin lidhje me humbjen e asaj që bullgarët e quanin atdheun e tyre. VMRO që u bë edhe më radikale pas humbjeve të vitit 1913 dhe 1918, u bë shtet terrorist në shtet, e për shkak të simboleve të saj – kafkës me kocka të kryqëzuara – sinonim për urrejtje dhe nihilzëm për botën e jashtme. Blerja e armëve për VMRO u financua me përfitimin nga shita e opiumit ndërsa pagesa për një vrasje nga ana e VMRO-s ishte 20 dollarë.
Lufta e dytë botërore
Në luftën e dytë botërore, forcat okupuese bullgare në Maqedoni vepruan së bashku me nazistët. “Bullgarizimi” I dhunshëm I popullsisë vetëm ka përsëritur egërsinë që forcat okupuese serbe dhe greke kishin zbatuar në vitin 1913. Derisa regjimi mbretit bullgar Boris ndihmoi që të shpëtohen hebrejtë që jetonin në Bullgari, bullgarët në Maqedonii ndihmuan nazistët që të mbledhin hebrejtë për ti transportuar në kampet e vdekjes. Një sjellje e tillë ta zbehur edhe simpatitë probullgare që me vite tëra kishin mbretëruar në mesin e joserbëve dhe jogrekëve në Maqedoni. Tani, përveç pretendimeve bullgare, greke dhe serbe u paraqitë edhe “maqedonizmi” i përpunuar vendor, i cili kërkonte territore nga Bullgaria dhe Greqia.
“Dy të tretat e Maqedonisë janë nën okupimin e huaj dhe duhet të çlirohen”, sqaron jë poet tjetër local Ante Popovski të cilin e kam njohur me po atë raki të mbushur në mëngjes. Ndizte cigaren dhe vazhdimisht zhgarraviste diçka. Fytyra e tij ishte si grusht i shtypur. “Pjesa tjetër e Evropës i ka fituar të drejtat kombëtare më 1989, por maqedonët në Bullgari dhe Greqi ende jo, janë nën okupim.”
“Pjesë të kombit tonë nuk gëzojnë kurrfarë të drejta të njeriut – pengesa e cila është pasojë e marrëveshjeve imperialiste paqësore” tha Dr.iVanovski, historian, duek menduar në konkluzionet e “pamjfatueshme” të luftës së dytë ballkanike, dhe luftës së parë dhe të dytë botërore. Sipas tij, Bullgarisë I duhej marr më shuëm territory, së bashku me Greqinë veriore e cila duhet ti dorëzohet Republikës së Maqedonisë.
Rezultati I gjithë kësaj ngatërrese është se Ballkani në vitet ’90-të i është kthyer sistemit të njejtë të aleancës që kanë ekzistuar në vitet 1913, në kohën e luftës së dytë ballkanike: Greqi, Serbia dhe Rumunia kundër Bullgarisë dhe sllavëve në Maqedoni.
“Unë kam lindur në Shtip, gjatë robërimit turk. I ati ishte nxënës i Goce Delçevit. Unë jam maqedonë i vërtetë. Unë e di çfarë jam. Unë jam trumcak, nuk jam bullgar, nuk jam shqiponjë serbe.”
Mitropoliti Mihail ngritë dorën si “Krishti i plotfuqishëm”, pamja e të cilit zbukuron kupolat e shumë kishave ortodokse. Derisa po më fliste, dukej sikur avulli po i dilte nga goja.
“Kemi diçka nga Aleksandri në gjakun tonë, kjo është e vërtetë. Ishim të kryqëzuar, si Krishti, në kryqin e politikës ballkanike…Ajo që pini është maqedone, as kafe turkse dhe as kafe greke…
“Maqedonia është djepi i vërtetë i rilindjes, e jo Serbia. Çfarë ëshët Graçanica në krahasim me Ohrin? Si mund të krahasohet Gjoto me artistët tanë? Më thuani si mund të karahsohet?”
Mitropoliti Mihail më pas më rrëfeu për kishën e tij. “Duhet të keni durim, o njeri i ri. Ky është një rrëfim i gjatë.”
Unë do ta shkurtoj. Qirilo dhe Metodije, dy apostuj nga shekulli i XV që sllavëve u sollën kristianizmin, kanë lindur në Selanik. Kjo i bën ata grek, bullgar dhe maqedonë, në varësi nga këndvështrimi juaj. Mitropoliti Mihailo nuk kishte dyshime se kush ishin ata. Aq më shumë, dy nxënës Qirilo dhe Metodijes, Shën Klementi dhe Shën Naumi, kanë mësuar në Ohër, në Maqedoninë jugperëndimore, dhe është shumë e mundshme që shkrimi cirilik – të cilën e kanë shpikur Qirilo dhe Metodije duke përkthyer Biblën nga gjuha greke në gjuhë sllave – aty është futur edhe për herë të parë është përdorur në përdorimin e përditshëm.
Ohri është gjithashtu vendi ku maqedonët nën mbretin Samuil kanë themeluar kishën ortodokse autoqefale në fund të shekullit X-të. Kur lideri serb Stefan Dushan në shekullin e XIV okupoi Maqedoninë, konfimroi autoqefalinë e patriarkanës maqedone. “Por turqit kanë mbyllur patriarkanën tonë në Ohër më 1767 sepse po përgatisnim kryengritje kundër sulltanit. Vetëm më 1967 sërish u rivendos kisha ortodokse autoqefale e Maqedonisë. Pse serbët, grekët dhe bullgarët nuk do ta pranojnë kishën tonë? Në Maqedoni ka lindur kristianizmi sllav. Ne jemi kristian më të mirë se ata. Më thuani pse nuk kemi miq?”
Mitropoliti Mihail nuk po më lëshonte. Duhej të më rrëfente për mbretin Samuil, “feudalin maqedon”, i cili në vitin 976 të erës së re, nga selia e tij në Ohër krijoi mbretërinë e cila shtrihej deri në detin Adriatik në perëndim dhe der në Konstandinopoj në lindje.
“Por Samuilo gjtihashtu ka qeverisur në emër të Bullgarisë”, i bëra oponencë. Mihael Pselus, këshilltar i disa mbretërve të bizantit, Kronografia e të cilit burimi kryesor i të dhënave në këtë epokë, për Samuilin fliste si për një bullgar. Aq më shumë, mbreti Vasileos IV, pse mundi Samuilin më 1014, u bë I njohur si Vasileos Bulgaroktonos, përkatësisht “Bugarovrasës”.
“Jo, jo çuno”, gërthiti Mitrpoliti Mihail. Sytë i ktheu nga qielli. “Nuk të kuptoj. Ky material është shumë i madh, aq i madh, sa do t’iu duhen vite tëra që ta kuptoni problem tonë.”
Në mesin e librave që më dha para se të largohem nga zyra e tij në Ohër ishte edhe libri me vjersha i Blazheta Koneskit, i cili kërkimin për identitetin dhe dashurinë në Maqedoni e përcakton si “lëvizjen e dorës e cila dëshiron mbretërinë e yjeve”.
Zlatko Blajer, kryeredaktori i të përditshmes më të madhe të Shkupit “Veçeri” ishte njëri ndër 27 hebrejtë e mbijetuar në Shkup, nga 3.795 sa ishin para luftës së dytë botërore. Ishte ulur përballë pasqyrës në një nga restorantet e Shkupit, ku u takova para fundit të një ditë shumë intensive dhe pas shumë kafeve dhe rakive të konsumuara. Po shikoja surratin e tij në pasqyre derisa ai po fliste. Zëri I tij kishte natyrë të paprekshme të një dëshmitari të mbrojtur. Ishte i vetmi të cilin e kam njohur në Shkup dhe nuk më ka dhuruar asnjë libër historie ose me poezi.
“Ky është vendi më i paqëndrueshëm në Ballkan. Ne jemi komb i dobët, i ri i rrethuar me armiq të vjetër. Disa kombe mund të vijnë këtu dhe të luftojnë siç bën në fillim të shekullit. Me dhejtëra vjet na ka mbrojtur federate jugosllave. Kur u shpërbë Jugosllavia, Maqedonia sërish u bë vacuum i forcës. “Dhe mos harroni ne jemi Kosovë e djegur: 23 për qind e popullsisë në Maqedoni përbëhet nag shqiptarët, e nataliteti i tyre është shumë më i madh se i joni. Po ballafqohemi me të njejtin fat si edhe serbët në djepin e tyre.
“Në fund të shekullit XX po bëjmë përpjekje të ndajmë fijet e pandara, të ndajmë këtë nga ajo, sepse kjo ndoshta është maqedone, e ajo tjetëra bullgare…Këtu meshkujt rrijnë shtrirë si pleqtë në Kretë dhe predikojnë mbi nacionalizmin dhe urrejtjen, derisa gratë bëjnë të gjitha punët.” Dukej se sa është urrejtja më e errët dhe më e pamatshme, dhe sa më të vogëla të jenë grupet kombëtare të përziera, rrëfimi bëhet më I gjatë dhe më kompleks. Nuk munda e të mos pyetem  se çfarë do ti ofroj Libani studentëve të historisë për 100 vjet?

No comments: